| LOTĖT E KROKODILIT SERB NĖ NJU-JORK PĖR KOSOVĖN SHQIPTARE! |
| Publikuar më 05 shkurt, 2010 nė orėn 00:45 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
BAROMETRI DIPLOMATIK
*** Sa mė parė Serbia ta harrojė Kosovėn, aq mė mirė ėshtė pėr interesin e saj tė pėrgjithshėm. Ndryshe, sė shpejti, do ti humbasė edhe kolonitė e fundit shqiptare, siē janė Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, sepse, edhe kėto kanė tė njėjtin fat historik, ashtu, sikurse Kosova, janė pjesė integrale tė tėrėsisė territoriale tė Shqipėrisė Etnike.
*** Tanimė, Serbia e ka tė qartė se e ka humbur Kosovėn-koloninė e saj 100-vjeēare, mirėpo, titullarėt e saj mė tė lartė dhe mė tė zhurmshėm, siē janė kryetari Boris Tadiq dhe ministri i Jashtėm Vuk Jeremiq po ēojnė pluhur dhe mjegulla tė dendura propagandistike, politike dhe diplomatike nė sy tė opinionit tė brenshėm dhe ndėrkombėtar, jo pėr ta mbrojtur Kosovėn (sepse, siē thotė populli ynė i urtė, Kosova hangėr fiq e vdiq pėr Serbinė), por pėr ti ruajtur edhe mė tej, tė paprekura nėn sovranitetin e saj kolonial: Preshevėn, Bujanocin dhe Medvegjėn.
 Kėtė politikė antishqiptare, propaganda, diplomacia dhe politika kolonialiste serbomadhe po e zhvillon furishėm dhe, nė mėnyrė agresive, pėr shkak se, tanimė, e ka shumė tė qartė faktin se, me rėnien e kryekėshtjellės sė kolonizuar-Kosovės, sė shpejti, nga merimanga e sundimit kolonial serb, do tė shthuren edhe territoret e tjera etnike, tė populluara me shqiptarėt autoktonė, siē janė Presheva, Bujanoci dhe Medvegja.
Po, Kosova, Shqipėria dhe shqiptarėt, as Amerika e Bill Klintonit, e Xhorxh W. Bushit dhe e Presidentit aktual Barak OBAMA, as Bashkimi Evropian (BE) e as NATO-ja nuk janė fajtorė, pse tė gjithė kryetarėt e serbive dhe jugosllavive tė derisotme mbretėrore, kolonialiste, fashiste, socialiste, komuniste dhe demokratike sė bashku me Kishėn Ortodokse Serbe dhe me Akademinė e Shkencave dhe tė Arteve Serbe, nė vazhdimėsinė historike (1912-2010) e kanė gėnjyer dhe e kanė mashtruar popullin serb dhe vetėvetėn, ashtu sikurse sot, qė janė duke genjyer dhe mashtruar Boris Tadiqi (kryetari aktual i Serbisė) dhe Vuk Jeremiqi (ministėr i Jashtėm i Serbisė se Kosova ėshtė djepi, zemra, shpirti, territori i Serbisė!
Kjo gėnjeshtėr, ky manipulim dhe ky vetmashtrim i qarqeve shtetėrore politike, diplomatike, juridike dhe ushtarake; i elitave akademike shkencore dhe i politikės sė kakofonisė dhe tė simfonisė sė Kishės Ortodokse Serbe, nė asnjė formė nuk pėrbajnė bazamentin historiko-juridik dhe politik shkencor se Kosova ėshtė provincė e Serbisė, sepse kryekėput mbėshtetet nė rrenėn e krijuar vetėmashtruese mė se 100-vjeēare(1912-2010), tė ilustruar me mite, me pėrralla dhe me thashetheme gojore tė popave tė ndryshėm serbė dhe tė Vuk Karaxhiqit etj.
Si rrejdhim, rrena, pėrrallat dhe mitologjia e idhujtarive serbe, nuk janė prova materiale as pėr historinė, as pėr drejtėsinė e as pėr politikėn ndėrkombėtare, kur ėshtė fjala pėr tė vėrtetėn e Kosovės shqiptare, qė i pėrket Shqipėrisė Etnike, jo Serbisė kolonialiste dhe gjenocidale (1912-1999).
Problemi nuk ėshtė Kosova shqiptare, por rrena e sajuar me shekuj serbomadhe pėr shpėrfytyrimin historik, faktik, juridik, politik, etnik, territorial, kulturor dhe shtetėtror tė identitetit tė shqiptarėve dhe tė Shqipėrisė Etnike, duke pėrfshirė nė radhė tė parė Kosovėn si pjesė tė saj, qė dikur shtrihej deri nė Nish, ku sot nuk ka asnjė frymė shqiptare, si rrjedhim i institucionalizimit dhe i ushtrimit tė gjenocidit kolonialist serbomadh tė Beogradit (1844-2010).
Sa Serbia kolonialiste gjenocidale e ka asimiluar, shfarosur dhe dėbuar sistematikisht popullsinė shqiptare nga vatrat e tyre stėrgjyshore tė Anamoravės sė Shqiėrisė Etnike, kėtė, mbi tė gjitha e dėshmon edhe rrudhja e territorit etnik shqiptar, qė sot, si kujtim historik dhe faktik ka ngelur vetėm njė pjesė e vogėl e tij-trekėndshi Preshevė-Bujanoc-Medvegjė me disa qindra e mijėra shqiptarė, tė cilėt nuk gėzojnė kurrfarė tė drejtash dhe lirish elementare nacionale, politike, demokratike e as jurdike ndėrkombėtare sikurse minoritetet tjera nė Evropė.
Pėr mosndryshimin e statusit robėrues tė shqiptarėve tė Preshevės, tė Bujanocit dhe tė Medvegjės nuk ėshtė fajtore vetėm Serbia, por edhe Kosova, edhe Shqipėria, tė cilat fare nuk janė angazhuar qė tė definohet statusi i autonomisė politike dhe kulturore i shqiptarėve nė Kosovėn Lindore, nė pėrputhje me tė drejtėn historike dhe me tė drejtėn ndėrkombėtare.
Pse tandemi Tadiq-Jeremiq dhe patriarku Irinej ende e vajtojnė Kosovėn shqiptare, sepse duan qė ta mjelin edhe 100 vjet tė tjera!
Sipas referatit denoncues tė kryetarit serb Boris Tadiq, nė llogari tė pavarėsisė sė Kosovės, tė paraqitur nė Seancėn e Kėshillit tė Sigurimit tė Kombeve tė Bashkuara pėr Kosovėn, bėrė mė 22 janar 2010, del se: Qėndrimi ynė parimor lidhur me statusin e ardhshėm tė provincės sonė, ėshtė guri themeltar. Serbia, nėn kurrfarė rrethanash, implicite ose eksplicite, kurrė nuk do ta njohė deklaratėn unilaterale tė pavarėsisė sė Kosovės. Ky ėshtė njė imperativ kushtetues, si dhe detyrė jona morale, historike dhe demokratike. Mbi kėtė bazė fundamentale, populli ėshtė i bashkuar nė njė. Deklarata unilaterale e pavarėsisė sė Kosovės e ka ndarė botėn nga Ballkani. Kjo ka sjellė nė pikėpyetje parimet fundamentale tė sistemit tė sotėm ndėrkombėtar, me gjithė pėrpjekjet pėr tė konsoliduar tė arrirat demokratike nė rajon. (www.b92.com, 22.01.2010).
Kėtė gėnjeshtėr shekullore se Kosova ėshtė e Serbisė, Tadiqi, Jeremiqi, patriarku Irinej, Vladika Artemije, qeveria, parlamenti dhe akademia sė bashku me akademikėt serbomėdhenj mund ta pėrsėrisin sa tė pėrsėrisin me miliona herė, mirėpo, Kosova-kolonia e tyre e dikurshme, nuk ka asnjė gjasė tė kthehet nėn Serbi, sepse kėtė, kurrė nuk do ta pranojnė shqiptarėt, as Kosova, as Shqipėria, as Amerika, as BE-ja e as NATO-ja. Kosova pėr Serbinė ka tė njėjtin kuptim de fakto dhe de jure, sikurse Sllovenia, Kroacia, Mali i Zi, tė cilat pėrfundimisht janė shkėputur nga Serbia.
Kur edhe e Mali i Zi ėshtė shkėputur nga Serbia dva oka na glavi tė Jugosllavisė sė Slobodan Milosheviqit, po ēkėrkojnė shqiptarėt dhe Kosova nėn Serbi, kur nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me tė, veēse sundimin, terrorin, gjenocidin dhe shfrytėzimin 100-vjeēar tė saj. Kjo ėshtė e vetmja simetri e dhunshme, qė dikur ilegalisht dhe me forcė, e bashkonte Kosovėn me Serbinė, ashtu sikurse po ndodhė tash me shqiptarėt e Preshevės, tė Bujanocit dhe tė Medvegjės, tė cilėt nuk kanė asgjė tė pėrbashkėt me Serbinė veē sundimit dhe shrytėzimit kolonialist dhe ekspansionist nga Serbia e sotme demokratike e Boris Tadiqit.
Sipas Modelit tė Dy Gjermanive tė Volfgang Ishingerit, Kosova edhe mė tej mbetej nėn sovranitetin territorial dhe shtetėror kolonial tė Serbisė!
Fundja, kush iu ka faj tadiqėve, koshtuniqėve, jeremiqėve, qė nuk dijnė tė bėjnė politikė nė favorin e politikės sė tyre kolonialiste serbomadhe, ashtu sikurse dikur kryeministri Nikola Pashiq... nė dėm tė territoreve indigjene tė Hungarisė, tė Kroacisė dhe tė Shqipėrisė.
Rastin historik (trenin e fundit), qė ta ruajė koloninė e vet 100-vjeēare, Serbia e ka pasur, sikur ta kishte pranuar Planin e Volfganing Ishingerit (pėrfaqėsues i Treshit tė BE-sė pėr zgjidhjen e statusit tė Kosovės, mė 2007) tė Dy Gjermanive, sipas tė cilit Kosova mbetej nėn Serbi.
Mirėpo, me gjithė faktin se negociatorėt e palės shqiptare kishin shprehur gatishmėri pėr miratimin e tij, para se ai tė bėhej publik pėr debatim midis dy palėve nė konflikt, fati e deshi, qė Beogradi zyrtar me sinjalizimin JO tė Moskės, e refuzoi, para se tė shtrohej nė tryezėn e gjelbėr tė bisedimeve nė Vjenė, mė 20 nėntor 2007.
Kjo JO e palės kundėrshtare serbe, i ka shpėtuar nga pėrgjegjėsia historike kontraktuesit negociues tė palės shqiptare. Ndryshe, do tė bėheshin teslim, sikurse me rastin e miratimit tė Planit tė Marti Ahtisarit, i cili, me fajin e kontarktuesve politikė shqiptarė, edhe e pezulloi zbatimin e Referendumit tė popullit shqiptar tė Kosovės, qė i garantonte realizimin e plotė tė sė drejtės sė vetėvendosjes.
E, tash, ēfarė po kėrkon Serbia, pas tretjes sė shansit historik (para se tė zgjidhej statusi politik i Kosovės) sipas Planit Gjermani-Gjermani (1972), tė propozuar nga Volfgang Ishinger (tė cilin si ide propozuese nuk e ka kundėrshtuar as pėrfaqėsuesi amerikan nė kuadrin e Treshit tė BE-sė? Po kėrkon ringjalljen e Planit tė Dy Gjermanive tė Wofgang Ishingerit tė vitit 2007, nė mėnyrė qė, diē tė fitojė si kompensim politik pėr shkėputjen e Kosovės nga raporti i saj kolonial shekullor, mė 17 shkurt 2008.
Mirėpo, teorikisht dhe praktikisht kjo kėrkesė politike postfestum, ėshtė e parealizueshme, ashtu sikurse Plani Z-4 pėr njohjen e autonomisė sė gjerė politike tė minoritetit serb nė Kroaci(1995) tė cilin ēetnikėt agresorė serbė e patėn refuzuar, duke e dėgjuar politikėn e verbėr kolonialiste tė regjimit fashistoid dhe diktatorial komunist tė Serbisė sė Slobodan Milosheviqit, edhe pse kryeminitri i sė ashtuqujaturės Republika e Krainės Serbe(RKS), Milan Babiq kishte deklaruar se e kishte pranuar atė( 3 gusht 1995).
Duke qenė se nė politikė nuk ka riprovim, tash, rrota historike nuk mund tė kthehet prapa, nė mėnyrė qė serbomėdhenjtė ti korrigjojnė gabimet e tyre tė politikės kolonialiste nė dėm tė Koracisė dhe tė Kosovės.
Edhe pse Beogradi po i nxit serbėt, qė ti rikthehen kėrkesės pėr miratimin e Planit Z-4, tė dikurshėm, tė propozuar nga pėrfaqėsuesit e bashkėsisė ndėrkombėtare, mirėpo, kjo ėshtė njė gjė e kotė dhe absurde, sepse Kroacia nuk do tė pranojė kurrfarė kėrkese tė tillė stereotipe, tė cilėn e ka shkelur koha, si pasojė e refuzimit kategorik tė saj nga ana e Beogradit.
Gjithashtu, qarqet e larta zyrtare tė Beogradit, si dhe qeveria dhe kuvendi i Serbis, duhet ta kenė tė qartė se, pavarėsisht, ēfarė vendimi do tė miratojė Gjykata Ndėrkombėtare e Drejtėsisė nė Hagė, nuk mund tė kthehet nė rishqyrtim as pavarėsia e Kosovės, e cila ėshtė miratuar nga SHBA-tė, nga BE-ja dhe nga njė numėr i madh i shteteve tė bashkėsisė ndėrkombėtare, sepse ėshtė nė pėrputhje me tė drejtėn historike tė popullit shqiptar mbi Kosovėn dhe me parimet fundamentale tė sė drejtės ndėrkombėtare nė favor tė shkolonizimit dhe tė vetėvendosjes sė Kosovės si shtet sovran dhe i pavarur, i cili nuk ėshtė krijuar me gjenocid, me agresion dhe me forcė sikurse Republika Serbe nė Bosnjė, por me paqe dhe me mjete demokratike, ashtu siē diktojnė normat, rregullat dhe parimet e sė drejtės ndėrkombėtare.
______________________
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 46 vizitorë |
| Lexuar:
613 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|