Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SHQIPĖRIA E ANKETAVE DHE SHQIPĖRIA E VULLNETIT TĖ LIRĖ
Publikuar më 05 shkurt, 2010 nė orėn 18:33 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nėse sipas anketės sė “Gallup Internacional” mbi 70% e shqiptarėve deklarohet pėr “Shqipėrinė e Madhe” atėherė pėr bashkimin e popullit shqiptar nė njė shtet do tė deklaroheshin mbi 90% e tyre. Nėse shqiptarėt i pyet a janė pėr bashkim kombėtar vetėm si dėshirė dhe vullnet e jo edhe si mundėsi, ata do tė deklaroheshin pothuajse qind pėr qind “pėr”. Pra mbetet vetėm qė shqiptarėt tė punojnė pėr realizimin e vullnetit tė tyre.)

Ideja e bashkimi kombėtar tė shqiptarėve nuk ėshtė as e re, as e panjohur. Ajo lindi qė nė momentin e ndarjes sė padrejtė tė popullit shqiptar nė pesė shtete dhe mbijetoi sulme e fushata tė panumėrta, tė hapura apo tė fshehta pėr njė kohė jashtėzakonisht tė gjatė. Pengesat i kanė ardhur dhe vazhdojnė t’i vijnė nė vazhdimėsi nga brenda e nga jashtė. Por pėrkundėr tė gjithave kjo ide nuk u shua kurrė. Kjo ndodh sepse ajo ėshtė pjesė e pandashme e ndjenjės sė fortė tė pėrkatėsisė sė pėrbashkėt kombėtare tė shqiptarėve, qė tejkalon dukshėm kufijtė e shtetit tė sotėm shqiptar, ndjenjė kjo qė mbijetoi shekuj dhe arriti deri nė ditėt tona.
U investua dhe po investohet shumė qė kjo ide tė paraqitet si e vjetruar, demode, “e panevojshme nė kohėn e humbjes sė rėndėsisė sė kufijve nė Evropėn e shekullit tė 21-tė”, e deri te “rrezikshmėria e saj”, sepse po e rrezikuaka paqen dhe stabilitetin rajonal, thuajse ne shqiptarėt duhet tė jemi ata mbi shpatullat e tė cilėve duhet tė rėndojė barra e ruajtjes sė kėtij stabiliteti, pa e marrė parasysh faktin se ky stabilitet nėnkupton vazhdimin e copėtimit tė ekonomisė sonė dhe tė gjithė potencialeve tona nė pesė shtete, qė d.m.th. pjesėtimi me pesė i ēdo mundėsie tonė pėr zhvillim nė raport me fqinjėt tanė.
Prandaj ne nuk kemi pse tė frikėsohemi dhe duhet t’i themi JO! kėsaj pikėpamjeje tė ruajtjes sė kėtij stabiliteti tė brishtė nė llogari tė dėmtimit tė interesave tona kombėtare. Ne duhet tė angazhohemi pėr arritjen e atij stabiliteti qė do tė ishte rezultat i shprehjes sė vullnetit tė lirė politik tė shqiptarėve pėr vetėvendosje (aty ku kanė vazhdimėsi territoriale, ku janė popullatė e vetme apo shumicė dėrrmuese dhe kompaktėsi shtrirjeje banimi), se nė cilin shtet duan tė jetojnė. Dhe vetėm kėshtu do tė ketė stabilitet tė njėmendtė. Por qė ky vullnet tė vijė nė shprehje vėrtet lirshėm, deklarimi pėr kėtė ēėshtje nuk duhet tė nxitet nė bazė tendencioze nė stilin: “A jeni nė favor tė krijimit tė Shqipėrisė sė Madhe?”. Gogoli “Shqipėria e Madhe” nuk paraqitet pa qėllim para tė deklaruarve tė mundshėm shqiptarė ndaj kėsaj ēėshtjeje. Nėse dikush ka pėr qėllim qė tė ndikojė paraprakisht nė rezultatin e kėtij deklarimi (qoftė kjo edhe pėr qėllime tė ndryshme studimi nė kėtė temė) duke ndrydhur vullnetin e lirė tė shqiptarėve qė nė start, s’ka mėnyrė mė tė lehtė sesa ta paraqitėsh atė si njė ide ekstreme, pėrpjekja pėr realizimin e sė cilės ėshtė e kobshme (sjell fatkeqėsi tė madhe). “Shqipėria e Madhe” menjėherė tė ngjall asociacion nė luftėra, nė konflikte tė reja dhe nė pushtime tė tokave tė popujve fqinj rreth nesh. Dhe natyrisht kjo nuk ėshtė Shqipėria tė cilėn ne e dėshirojmė. Kjo ėshtė Shqipėria tė cilėn dėshirojnė tė na e imponojnė ata qė po tė ishin pyetur as Republikė tė Shqipėrisė siē e kemi sot nuk do tė ekzistonte.
Prandaj as shifrat e deklarimit tė shqiptarėve nė raport me mundėsinė e krijimit tė “Shqipėrisė sė Madhe” nė njė tė ardhme tė afėrt tė dhėna nga Gallup Ballkan Monitor kėto ditė nuk mė duken reale. Shqipėria e vullnetit tė lirė tė shqiptarėve – Shqipėria e bashkuar ėshtė thellė e rrėnjosur nė ndėrgjegjen kombėtare tė shqiptarėve dhe kjo ndėrgjegje tejkalon bindshėm edhe 70% tė mbėshtetjes nga ana e shqiptarėve qė dha kėto ditė anketa e Gallupit.
Kjo anketė jo pa dashje u pėrqendrua nė togfjalėshin “Shqipėri e Madhe”, term ky i prodhuar nga qarqet tė cilat gjithmonė kanė mbajtur nėn pushtim tokat shqiptare dhe ēdo tendence qė ka shkuar nė drejtim tė deklarimit tė lirė politik tė popullit shqiptar u janė pėrgjigjur me kėtė “argument”. Por mos po tregon kjo matje e pulsit tė opinionit shqiptar pėr tendencėn qė ėshtė vėnė re drejt njė bashkimi kombėtar tė shqiptarėve nė tė ardhmen? Ėshtė e qartė qė kjo po ndihet dhe atė nė masė tė madhe nga poshtė, nga rritja e madhe nė vitet e fundit tė kontakteve ndėrnjerėzore tė pjesėve tė ndara tė kombit shqiptar.
Rezultatet e anketimit tregojnė se pėrkundėr pėrpjekjeve tė pareshtura qė nga 1999 e kėtej nga qarqe politike tė brendshme dhe tė jashtme qė ndaj kėsaj ideje tė krijohet njė distancė dhe ftohje graduale nė opinionin shqiptar, ajo, ndonėse pa pėrkrahjen institucionale, sa vjen e po del nė sipėrfaqe. Sado qė formulimi i pyetjes u bė nė formė jokorrekte, rezultatet janė mė se tė kėnaqshme. Ato tregojnė se ata qė angazhohen pėr bashkimin kombėtar tė shqiptarėve kanė terren tė pasur pėr ta shfrytėzuar situatėn nė drejtim tė institucionalizimit tė kėrkesės pėr bashkim, e cila po u shtrua nė formė tė mundėsisė pėr deklarim tė lirė tė popullit shqiptar pėr bashkim, s’ka asnjė dyshim se do tė marrė njė mbėshtetje tė plotė gjithėpopullore e cila do tė dominonte bindshėm, sigurisht shumė pėrtej 70%-shit tė deklaruar.

Driton AVDIU,
Sekretar pėr Marrėdhėnie me Publikun i Lėvizjes pėr Bashkim
E-mail: dritonavdiu@levizjaperbashkim.com


Prishtinė, 4.2.2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 32 vizitorë
Lexuar: 239 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Largimi shqiptarėve tė Luginės dhe Maqedonisė...
E enjtė, 11 mars 2010 - 23:39
Gjeostrategjia e PMB-sė dhe Rrafshit tė Kumanovės Lugina e Preshevės (PMB) sė bashku me Komunėn e Likovės dhe rrafshin e Kumanovės deri nė fshatin Haraē...
Sulmet fizike kanė pėr qėllim pastrimin etnik
E enjtė, 11 mars 2010 - 23:28
Nė kuadėr tė politikave tė veta tradicionale pėr zhdukjen e tėrėsishme apo uljen e pjesėshme tė numrit tė popullsisė shqiptare, pushteti jugosllav ka pėrdo...
AH, ĒFARĖ PAVARĖSIE ĖSHTĖ KJO ORE?
E merkurė, 10 mars 2010 - 23:41
(Ky shkrim ėshtė vazhdim i shkrimit tė dat. 3 mars 2010)
Miqėsia shqiptaro-amerikane ėshtė ikonike
E merkurė, 10 mars 2010 - 23:34
Meqė disa nga lexuesit kanė shprehur interesim te dijnė se a kam shkruar gjė pėr rastin nė Fort Dix, desha qė t'ua plotėsojė dėshirėn dhe t'i njoftoj se te...
SHQIPĖRIA - ISLAMI – AMERIKA
E merkurė, 10 mars 2010 - 23:29
Nė popullin tonė pėr shkak tė zhvillimeve tė brendshme dhe tė jashtme, historiko- shoqėrore dhe aktuale, pėr kah mendimi politik dallojmė tri shtresa tė po...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi