| STOP VRASJEVE DHE SHTYPJES SĖ RINISĖ SHQIPTARE! |
| Publikuar më 05 shkurt, 2010 nė orėn 18:42 ( ) |
Ramadan PLLANA | Opinion | |
|
|
|
RIBOTIM
UNMIKUT, KFORIT, QEVERISĖ SĖ KOSOVĖS, EKIPIT TĖ UNITETIT, PARLAMENTIT TĖ KOSOVĖS DHE PARTIVE POLITIKE TĖ KOSOVĖS
STOP VRASJEVE DHE SHTYPJES SĖ RINISĖ SHQIPTARE!
Thellėsisht i revoltuar dhe i pikėlluar, njėkohėsisht i brengosur pėr tė ardhmen e kombit tonė, me zė tė lartė e shpreh revoltėn time ndaj vrasjes sė dy tė rinjve liridashės, Man Balajt dhe Arben Xheladinit, goditur mė 10 shkurt 2007 nga plumbat mizorė tė vrasėsve tė lirisė e demokracisė shqiptare !
E di se ka reagime tė shumta kundėr kėsaj dhune ushtruar ndaj rinisė dhe popullit tė pafajshėm, po unė nuk do tė zgjatėm shumė, por pikėsėpari i drejtohem UNMIK-ut, dhe KFOR-it, si vendimmarrės nė tė gjitha proceset politiko-shtetėrore nga 1999 sipas Rezolutės 1244 tė OKB-sė :
Zotėrinj, nėse ju keni ardhur tė mbani rend e tė kultivoni demokraci, para se tė veproni pėr ēdo gjė qė ju lejon ligji ndėrkombėtar, nė kėtė rast ishit nė kundėrshtim kulminant ndaj vlerave tė demokracisė, ėshtė mirė qė tė shikoni nė vlerat e KARTĖS SĖ KOMBEVE TĖ BASHKUARA, nė tė cilėn edhe duhet tė bazoheni, dhe unė vetėm po ua pėrkujtoj kreun e 6 :
Roli i shoqėrisė civile dhe i mediave:
Shoqėria civile dhe demokracia Shoqėria civile ėshtė e rėndėsishme pėr procesin e demokratizimit dhe ėshtė shprehje e tij. Ajo luan njė rol tė fuqishėm nė rritje pėr funksionimin e demokracive tė qėndrueshme. Ajo nė mėnyrė aktive u kujton udhėheqėsve politikė se ka njė larmi kėrkesash dhe interesash konkurruese qė duhen mbajtur parasysh kur merren vendimet pėr shpenzimet publike dhe politikat shtetėrore. Kjo ėshtė arsyeja pse ekzistenca e njė shoqėrie civile energjike ėshtė kėrkesė bazė pėr demokracinė. Shoqėria civile ka mundėsi qė tė veprojė si kundėrpeshė ndaj kompetencave tė shtetit, ti rezistojė autoritarizmit dhe, pėr shkak tė natyrės sė vet pluraliste, tė sigurojė qė shteti tė mos jetė mjet nė shėrbim tė disa interesave ose grupeve tė caktuara.
Ju zotėrinj tė UNMIK-ut e tė KFOR-it, nė vend qė tė dėshmonit se kultivoni e mbroni vlera demokratike, nė vend qė tė lejonit shprehjen e lire tė rinisė, qė ende nuk e ka shijuar asnjė element tė jetės sė lire e tė lumtur, ju mbrojtėt kundėrvlerat e servilėve klasikė, qė pėr interesa tė veta degjenerojnė, mashtrojnė e korruptojnė popullin e vet
e tani edhe e vrasin. Njė mendimtar i qytetėruar do tė thoshte: Limportance! Monsieur, nest-ce rien? Le respect des sots, lébahissement des enfants, lenvie des riches, le mépris du sage.etj.
Zotėrinj Qeveritarė, Kuvendarė e « Kompetentė » tė tė gjitha institucioneve e partive politike !
Juve qė pretendoni tė jeni pronarė e kompetentė pėr kufinjt e historinė aktuale tė Kosovės dhe pėr ardhmėrinė e saj, Ju qė prej mendjemadhėsisė e krenarisė tuaj « tė pagabuar e largpamėse », me servilizmin tuaj, a nuk u ngopet ma « sukseset » tuaja tė papara deri mė sot nė politikėn e diplomacinė tuaj nėnshtruese ndaj faktorit e lobit pro-serb ndėrkombėtar !...
Me vrasjen e Man Balajt dhe Arben Xheladinit, si dhe me plagosjen e shumė tė tjerėve, ju mė nė fund vratė edhe ndėrgjegjen politike qė u ka mbetur, se ajo morale shihet se u mungon
Mjaft mė me mashtrime, fraza e dokrra boshe nė emėr tė pavarėsisė !
Zotėrinj, mjaft mė me krekosjet talljet e lėvdatat si tė Don Kishotit ! A ju kanė verbuar sytė e nuk shikoni realitetin, bėni pazar pa hanxhiun, tregtoni me trojet e Kosovės. Shikoni vetė fjala negocim e ka kuptimin e tregtisė. A nuk jeni ngopur me diplomacinė e historinė pro-serbe, qė pėr ne shqiptarėt ka qenė gjithmonė shtrigė ! Ledhatimi diplomatik e dhelparak alla franka te i shtypuri ka prodhuar lidershipe dhe lajkatarė qė pėrherė kanė qenė pengesa pėr kurorėzimin e plotė tė lirisė, si dhe thikė prapa shpine ndaj luftėtarėve tė lirisė. Tani « Qendrat e Vendosjes » (miqtė e Serbisė) duan njė Kosovė multietnike, tė lidhur me Serbi, tė vulosur nga ju o tė mjerė !
Si shqiptar qė jam, i syrgjynosur nga regjimi serb, kam tė drejtėn morale qė tju sugjeroj edhe juve qė ti shikoni vlerat e demokracisė sė njė shteti tė qytetėruar dhe tė veproni konform normave e ligjeve tė sanksionuara nė KARTĖN E KOMBEVE TĖ BASHKUARA, nė pikat ku flitet pėr DEMOKRACINĖ E DREJTPĖRDREJTĖ DHE RATIFIKIMIN E TRAKTATEVE NDĖRKOMBĖTARE DHE MARRĖVESHJEVE TĖ TJERA TĖ RĖNDĖSISHME Rasti i Zvicrės :
Nė Zvicėr, nė procesin e ratifikimit tė marrėveshjeve ndėrkombėtare pėrfshihet Parlamenti Federal (Qeveria) dhe popullsia. Marrėveshjet qė kanė rėndėsi pėr vendin behėn objekt jo vetėm i debatit parlamentar, por edhe i debatit publik. Nėpėrmjet referendumit shoqėria mund tė shprehė mendimin e saj pėr marrėveshjet pėr tė cilat janė zhvilluar bisedime. Pėrveē kėsaj, me anė tė referendumit mund ti japė Kėshillit Federal mandatin qė tė zhvillojė ose tė ndėrpresė zhvillimin e bisedimeve pėr marrėveshjet e ardhshme. Referendumi kėrkohet kur qeveria dėshiron tė hyjė nė njė « organizatė tė sigurisė kolektive ose nė njė bashkėsi ndėrkombėtare ». (Neni 140.b i Kushtetutės Federale).
Zotėrinj, nė fund vetėm po ju pėrkujtoj se, me kėtė gjendje e pozitė qė pėrpiqeni ta vulosni statusin e Kosovės, nuk jeni tė parėt pėr dredhi e shitje tė trojeve kombėtare, se gjaku i dėshmorėve tė tė gjitha kohėrave, e posaēėrisht i kėtyre qė jemi dėshmitarė, si 68, 81, 79, e gjaku i tė madhit komandant Adem Jashari me shokė tė UĒK-sė, dhe mė nė fund gjaku i njomė i filizave tė VETĖVENDOSJES, qė ranė si lule tė demokracisė sė mirėfilltė mė 10 shkurt 2007 nuk ju lejon njė marifet tė tillė, se ky gjak i ka rrėnjėt nė damarėt e thellė tė ATDHEUT, dhe nuk do tė bėhet ujė, se me sakrificat, mundin e gjakun e bijve e bijave mė tė lavdishme historia jonė nuk do tė ndalet asnjėherė, ajo do tė vazhdojė rrugėn e vet deri nė fitoren e plotė-nė P A V A R Ė S I N Ė D H E RIBASHKIMIN K O M B Ė T A R!
Zvicėr, 12 shkurt 2007
(Autori ėshtė ish - i burgosur politik, i cili ka qėndruar shumė vjet burgjeve jugosllave pėr ēėshtje kombėtare).
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 43 vizitorë |
| Lexuar:
871 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
| PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ |
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 03:28 Barometri Diplomatik
*** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|