Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Pėr protesta tė pėrbashkėta, dhe tė mirėn e pėrbashkėt
Publikuar më 06 shkurt, 2010 nė orėn 18:18 ( ) Lajme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Degė tė ndryshme tė shėrbimeve civile dhe publike janė ngritur nė protesta, apo kanė paralajmėruar greva, pėr tė kėrkuar pėrmirėsimin e kushteve tė punės, me theks tė veēantė nė rritjen e pagave. Tė gjithėve u ishin premtuar paga mė tė larta pėrgjatė fushatave tė ndryshme paraelektorale dhe prononcimeve tė ndryshme institucionale.

E filluan mjekėt tė cilėt gjatė tėrė javės sė kaluar protestuan duke kėrkuar rritjen e pagave tė premtuara kohė mė parė, pastaj miratimin dhe zbatimin e ligjit pėr sigurimin shėndetėsor si dhe ligjin e punės. Java pastaj vazhdoi me grevat e policėve kėrkesat e tė cilėve ishin, pėrveē rritjes sė pagave, edhe zbatimi i tėrėsishėm i ligjit tė policisė si dhe ndryshimi i kontratave tė punės nga tė pėrkohshme nė tė pėrhershme. Punėtorėt e Teatrit Kombėtar janė nė grevė tash sa kohė, e po ashtu pėr javėn e ardhshme greva kanė paralajmėruar punėtorėt e Shėrbimit Korrektues tė Kosovės, ndėrkohė qė protesta edhe greva kanė paralajmėruar punėtorėt e gjykatave dhe prokurorive, Sindikata e Administratės publike, si dhe ajo e Administratės Tatimore. Nė anėn tjetėr, punėtorėt e Llamkosit janė duke kėrkuar tash sa kohė, pėrmes protestave dhe tubimeve tė ndryshme, qartėsimin e pozitės sė tyre dhe tė ndėrmarrjes sė tyre, e cila ishte privatizuar pėr t’u kthyer prapė nė pronėsi tė AKP-sė.

Tė gjitha kėto greva e protesta e kanė njė emėrues tė pėrbashkėt: ato tregojnė zėshėm pėr stėrkeqjen e institucioneve politike tė vendit dhe politikave tė cilat kėto institucione ndjekin. Qysh prej vitit 1999 UNMIK-u nė bashkėpunim me tė gjitha qeveritė e Kosovės pa dallim kanė ndjekur politika tė skajshme neoliberale tė cilat shkurtojnė dukshėm shpenzimet pėr shėrbimet publike nė emėr tė qėndrueshmėrisė buxhetore, me qėllim tė zvogėlimit tė shtetit dhe drejt privatizimit sa mė tė madh tė tij. Prandaj sot e kemi sistemin shėndetėsor tė shkatėrruar dhe pa sistem tė sigurimeve shėndetėsore. Kohėve tė fundit kanė filluar tė lulėzojnė, sikur ordinancat e spitalet private, edhe kompanitė e sigurimeve qė ofrojnė sigurim shėndetėsor. Prandaj edhe kemi shumė mė shumė fakultete, kolegje e universitete private, pėr shkak se sistemi publik i arsimit ėshtė rrėnuar tėrėsisht. Tash do tė na e privatizojnė furnizimin dhe prodhimin e energjisė elektrike, ndėrmarrjet skajshmėrisht profitabile si PTK dhe Aeroporti Ndėrkombėtar. Nesėr do tė na e privatizojnė ujin e ngrohjen qendrore. Qė tė na mbetet vetėm ajri.

Kėrkesat pėr rritje tė pagave dhe pėrmirėsimit tė kushteve tė punės janė minimaliste krahas asaj qė i nevojitet Kosovės. Dhe nuk ėshtė aspak e vėrtetė qė rritja e tyre ėshtė e pamundshme. Qeveria e Kosovės i pėrdor paratė e Buxhetit tė Kosovės pėr investime absurde nga tė cilat pėrfitojnė vetėm politikanėt dhe kompanitė e afėrta me ta, tė cilėt i fitojnė tenderėt. Qeveria ka projekt 80 milionėsh pėr kompjuterizim tė shkollave dhe shtrirjen e fibrave optik pėr tė gjitha shkollat e Kosovės, ndėrkohė qė nxėnėsit mėsojnė nė klasė tė ngushta, e mėsuesit kanė tė ardhura tė mjaftueshme pėr tė dalė nga varfėria ekstreme nė varfėri.

Ky zgjim i shėrbyesve civilė dhe punėtorėve tė Kosovės ėshtė lajm shumė i mirė. Tė gjithė punonjėsit nė Kosovė duhet tė bashkohen dhe tė protestojnė bashkė, meqenėse kėrkesat e tyre janė tė ngjashme. Ligji i punės, njėra prej kėrkesave kryesore nė kėto protesta, ėshtė domosdoshmėri pėr tė gjithė. Mirėpo ligji i punės nė vetvete nuk sjell dobi. Punėtorėt e organizuar duhet t’i kenė tė qarta kėrkesat e tyre dhe tė insistojnė nė futjen e tyre brenda ligjit tė punės. Dhe kėtu duhet tė bashkohen edhe studentėt, pensionistėt e tė papunėt. Pėr shkak se kėto kėrkesa dhe ky legjislacion e ndikon tė gjithė shoqėrinė. Vetėm njė qytetari e organizuar mund ta pėrkthejė rritjen ekonomike nė mirėqenie, meqenėse trendi aktual i ekonomisė politike nė Kosovė ėshtė nė rrugė drejt koncentrimit tė pasurisė nė duart e njė pakice. Ndėrkohė qė kjo pasuri krijohet nga punėtorėt, ashtu siē ėshtė krijuar nga brezat e kaluar tė punėtorėve, pasuria tė cilėn e kemi trashėguar. Kjo pasuri ėshtė e tė gjithėve dhe duhet tė na takojė tė gjithėve.

Lėvizja VETĖVENDOSJE!

Prishtinė, 6 shkurt 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 245 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Ashton ka plan pėr Kosovėn
E premtė, 30 korrik 2010 - 21:46
Bruksel, 30 korrik – Shefja pėr Politikė tė Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ua ka shpėrndarė propozimin e rezolutės pėr Kosovėn vendeve anė...
Protestohet nė mbėshtetje tė Haradinajt
E premtė, 30 korrik 2010 - 21:42
Qindra qytetarė nga komuna e Deēanit kanė protestuar sot nė sheshin kryesor tė kėtij qyteti, nė shenjė tė pakėnaqėsisė kundėr rigjykimit tė kryetarit tė Al...
OVL e UĒK-sė: EULEX-i ka degraduar
E merkurė, 28 korrik 2010 - 20:11
Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė reagoi tė mėrkurėn kundėr bastisjes nga ana e EULEX-it tė shtėpisė sė ish-komandantit tė UĒK-sė, Azem Syla.
Serbia e dorėzoi rezolutėn, nuk pajtohet me G...
E merkurė, 28 korrik 2010 - 20:09
Serbia ia ka dorėzuar sot Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tekstin e rezolutės sė re pėr Kosovėn, me tė cilėn sipas medieve serbe, nuk pėrmenden negocia...
Marnhac, shef i ri i EULEX-it
E martė, 27 korrik 2010 - 21:14
Bashkimi Evropian e ka emėruar pėr shef tė misionit EULEX, francezin Xavier Bout De Marnhac, i cili mė parė ishte nė Kosovė nė detyrėn e komandantit tė KFO...
më shumë nga - Lajme »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi