Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
VDEKJA POLITIKE DO TĖ ISHTE SHPĖTIM PĖR LDK'nė
Publikuar më 06 shkurt, 2010 nė orėn 20:21 ( ) Behxhet Shala | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Mė nė fund pėrfunduan zgjedhjet lokale nė dy komunat e kontestuara nga z.Dell, “vėzhguesi i pavarur“ dhe tė pėrkrahura nga njė fushatė e furishme mediale e z. Haziri, shef i shtabit zgjedhor, nėnkryetar i LDK-sė dhe anėtar me korrespondencė i bendit Guns n’Roses nė planin global dhe, po ashtu anėtar i bendit qeverisės PDK-LDK, nė planin lokal!

Para rezultateve preliminare, pas raundit tė tretė, gjithnjė duke shpresuar nė fitore tė sigurt, z. Haziri ”kėrcėnoi” botėrisht se pasi tė certifikohen rezultatet do tė vie deri te shkurorėzimi me partnerin me tė cilin deri me tani e ndanin shtratin qeverisės, ndonėse gjithnjė ishin nė pozitė tė disfavorshme, qoftė pėr tė bėrė dashuri, qoftė pėr tė bėrė gjumė tė rehatshėm! Rezultatet dolėn si dolėn si mos mė keq pėr LDK-nė dhe zotin Haziri, nė radhė tė dytė dhe tė atyre qė i kontestuan kėto rezultate nga pozitat shumė tė fuqishme vendimmarrėse, nė radhė tė parė! Qėllimi ishte tė krijohej njė baraspeshė e re midis PDK-sė dhe LDK-sė, duke e forcuar LDK-nė dhe duke e dobėsuar PDK-nė! Mirėpo ndodhi e kundėrta, u forcua shumė PDK-ė ndėrkaq LDK-ė ra nė njė komė tė lehtė me rrezik serioz tė pėrjetojė vdekje klinike! Realisht gjasat qė LDK-ė ta merrte pushtetin nė Prizren ishte e barabartė me mundėsinė qė Eqa tė bėhet dashnor i radhės i Madonės nė kohėn kur kjo, pas ndarjes sė fundit ka mbetur me zemėr tė thyer! Nė Lipjan ishte edhe mė lehtė pėr kandidatin e PDK-sė dhe njė mission impossible pėr Imri Ahmetin, kandidatin e LDK-sė i cili po i konteston edhe kėto rezultate, derisa tė bėhet kryetar i Kandaharit. Duket se atje ka gjasa mė shumė se kėtu! PDK’ė dhe Hashim Thaēi mė parė do tė pajtoheshin qė Kabuli tė bjerė nė duart e talibanėve se Prizreni nė duart e LDK-sė! LDK-ė bėri shumė gabime ndėrsa mė tė madhin e bėri kur insistonte tė pėrsėriteshin zgjedhjet pas raundit tė dytė. Tash me dėshirė do t’i pranonte ato rezultate! Pastaj, me lehtėsi hoqi dorė nga votat e pakicave tė cilat i ndihmuan shumė PDK-sė nė kėtė fitore bindėse. AKR-ė nuk e ka dėmtuar aspak LDK-nė e as qė e ka ndihmuar PDK-nė siē ka deklaruar presidenti, tashmė i degės sė PDK-sė e quajtur AKR-ė, zotni Behgjet Pacolli. Ėshtė megjithatė njė pėrparim i ndjeshėm i AKR-sė, nga nėndega e PDK-sė u avancua nė degė tė saj! Pėrkundrazi, PDK-ė dhe Hashim Thaēi, kryetar i PDK’sė dhe AKR-sė kontribuoi qė AKR-ė tė ndjehet fituese nė dy komuna! Bashkėdyzimi i PDK-sė me AKR-nė nė tė ardhmėn seriozisht do ta dėmtojė shėndetin elektoral tė PDK-sė. Pyeteni LDD-nė, janė ndarė tė lagur! Derisa fushata e LDK-sė u mjaftua me paraqitjet mediale tė nėnfrontmenit tė saj Lutfi Haziri, pelegrinėt e PDK-sė shkuan nga dera nė derė, jo pėr tė pėrhapur njė besim tė ri por pėr t’i mbledhur votat! Dhe, ia dolėn! Hashim Thaēi veproi si njė trajner i mirė i futbollit nė njė ndeshje vendimtare, e bėri zėvendėsimin me kohė dhe me lojtarė tė duhur duke i inkuadruar pakicat nė lojė! AKR-nė e Behgjet Pacollit e mori si gogol, pėr t’i frikėsuar kundėrshtarėt! Pėr asgjė mė tepėr! Dhe ia arriti qėllimit duke shkaktuar huti nė radhėt e LDK-sė. Pastaj, PDK-ė veproi si orkestėr ku dihej kush ėshtė dirigjenti, kush ėshtė violina e parė dhe instrumentet e tjera andaj nuk dėshtoi. Ndėrkaq te LDK-ė nuk kishte dirigjent, as violinė tė parė por tė gjithė vepronin si defa dhe tupana! Andaj dėshtuan! Vetėm bėnė zhurmė! Megjithatė kėto zgjedhje e kishin anėn pozitive tė tyre sepse u vėrtetua parimi, e treta e vėrteta! Pastaj, po tė mos ishin kėto zgjedhje nuk do tė dinim pėr Nesrin Lushtėn e qė vėrtet do tė ishte njė humbje e pariparueshme. As pėr dy amerikanėt e Kajtaz Rrecajt qė e bėnė lėmsh kėtė punė! Gabimin mė tė madh e bėnė sepse e nėnēmuan dhe e fyen Hashim Thaēin nė ndėrkohė qė ai nuk kundėrpėrgjigjej nė tė njėjtėn mėnyrė por e zhvendosi shtabin e tij zgjedhor nė Prizren, duke e quajtur kėtė qytet Jerusalem, qė pėr mendimin tim nuk ėshtė kurrfarė mėkati! Kėmbėngulėsia megjithatė paguhet! Unė kam bėrė tifo pėr Ramadan Mujėn ndonėse nuk e kam takuar asnjėhere.

LDK-ė nėn Fatmir Sejdiun si Milano nėn Karlo Anēelotin

Jo fort moti pėr ekipin e Milanos luanin dhe disa luajnė ende si: Paolo Maldini, Alesandro Kostakurta, Kafu, Pipo Inzagi, Nesta, Abiati etj. qė kishin hyrė nė tė 40-tat dhe Milano u bė sinonim i ekipit ku fillohet karriera pas t’i mbushėsh 35 vjet. Kėta lojtarė nuk kishin motiv tė angazhoheshin nė lojė andaj Milano luftonte pėr mbijetesė nė ligėn italiane. Ardhja e Patos dhe 2-3 lojtarėve tė rinj e ndryshoi edhe cilėsinė e lojės edhe respektin pėr kėtė klub me renome. Edhe LDK-ė luante me ekip tė vjetėr qė i kishte kaluar koha andaj luftonte pėr mbijetesė nė skenėn politike tė Kosovės. Angazhimi i Hashim Thaēit nė radhėt e LDK-sė e pati efektin e angazhimit tė Patos nė Milano! Pėrmes koalicionit qeverisės i siguroi mbijetesėn politike LDK-sė sė plakur dhe cfilitur duke e shndėrruar ate nė njė gejshė politike! Po pse LDK-ė u katandis nė kėtė situatė?! LDK-ė, nga njė lėvizje e fuqishme gjithėpopullore asnjėhere nuk arriti tė profilizohet nė njė parti politike tė mirėfillt. Ishte dhe mbeti peng i kryetarit tė saj tė pėrjetshėm, Ibrahim Rugovės. Pas vdekjes sė tij brenda kėtij subjekti politik filloi njė luftė pėr trashigimin politike qė pėrfundoi me variantin e dytė tė Betejės sė Kosovės qė definitivisht i ndau nė dy taborre, ai i Nexhat Dacit dhe i dyti i Fatmir Sejdiut. Ky, nė fakt ishte fillimi fundit i LDK-sė. Nexhat Daci e formoi LDD-nė ndėrsa Fatmir Sejdiu mbeti nė LDK-ė. Qė tė dy u shndėrruan nė autokrat dhe antidemokrat, mohues tė demokracisė! Nė zgjedhjet e fundit parlamentare, ato vota qė i fituan i fituan falė Ibrahim Rugovės. Vota nga varri ishte mė e fuqishme se krejt votat e LDK-sė dhe LDD-sė! Lideri i LDD-sė ishte dhe mbeti karrierist andaj e solli subjektin e tij privat politik buzė humnerės, pa gjasa tė faktorizimit. Duket paradoksale por liderin e LDK-sė e shpėtoi Hashim Thaēi dhe PDK-ė dhe ata po e mbajnė nė skenė me infuzione tė vazhdueshme nga tė huajt, “miqtė ndėrkombėtarė”. Sot, LDK-ė ėshtė njė rrėnojė burokratike qė udhėhiqet nga njė grup interesi tė cilit aspak nuk i intereson fuqizimi i partisė por vetėm ruajtja e pushtetit qė ua lejojnė tė tjerėt. Janė tė kėnaqur me aq sa ua lejojnė! Brenda kėtij subjekti politik ka grupe tė pakėnaqura tė cilat me oportunizmin e tyre vetėm sa e zgjasin agoninė e LDK-sė! Nuk kanė guxim tė dalin botėrisht dhe ta shpėtojnė LDK-nė. Luajnė me dy palė letra. Edhe ata i mbrojnė do interesa tė vogla personale. Prandaj, LDK-ė ėshtė buzė vdekjes klinike e cila, nėse nuk i ndėrrmer disa veprime pėr shpėtim do ta pėsojė vdekjen e vėrtetė pas sė cilės nuk mbetet asgjė pos tė balsamohet duke u vendosur nė ndonjė bodrum pėr ta mbuluar pluhurat! LDK-sė i mungon njė lider karizmatik siē janė Thaēi dhe Haradinaj. Karizma e Fatmir Sejdiut ėshtė artificiale, joreale dhe e imponuar! Kėtė karizmė e pėrkrahin vetėm ata qė kanė interes tė drejtpėrdrejtė! Njė person qė pati mundėsi tė bėhet karizmatik ishte Isa Mustafa pasi i fitoi bindshėn zgjedhjet e fundit lokale nė Prishtinė. Mirėpo as ai nuk deshi ta sfidoi Fatmir Sejdiun qė e mbanė tė “ngrirė” lexo tė rezervuar pėr vete postin e liderit tė LDK-sė. Ishte kjo njė shans pėr tė shėnuar golin e artė pėr LDK-nė dhe i cili nuk u shfrytėzua. Duhet ta kemi tė qartė se Prishtinėn nuk e fitoi as Fatmir Sejdiu, as LDK-ė por karizma e Isa Mustafės me ndihmėn e Ismet Beqirit. Mendoj se vetėm Isa Mustafa ka pasur mundėsi t’i sfidoi Hashim Thaēin dhe Ramush Haradinajn. Po them, ka pasur mundėsi sepse tash nuk e ka mė atė mundėsi apo ajo mundėsi ėshtė zbehur shumė! Njė politikan qė kėnaqet me pushtetin nė “oborrin“ e tij, vėshtirė se ka ardhmėri! Nė Kosovė ndoshta edhe mund tė ketė nėse kemi parasysh ēfarė politike bėhet kėtu! Tashmė LDK-ė, me politikėn moldaviane (shkon nė shtrat me ate qė i jep diēka) ėshtė bėrė xhuxh politik, pa ndikim nė skenėn politike! Tė tėrhiqet nga koalicioni qeverisės,e ka tė pamundur sepse mbetet pa bakllava! Nėse vazhdon kėshtu, do ta ketė njė vdekje tė ngadalshme ndėrkaq varrimi i saj politik do tė bėhet nė zgjedhjet e arshme parlamentare me njė xhemat shumė tė kufizuar. Dhe askush nuk do tė qaj pėr te! Madje, do ta kenė vėshtirė ta hapin tė pamen sepse nuk do tė dinė ē’tu thonė atyre qė vijnė pėr kryeshėndosh, nėse do tė ketė tė tillė! Nėse, megjithatė duan tė mbijetojnė me ēdo kusht do ta kenė njė mundėsi; ty hyjnė nė senduiē midis dy tereqėve politik, Hashim Thaēit dhe Ramush Haradinajt! Nuk jam i sigurt se kanė kondicion ta pėrballojnė kėtė situatė! Duke pasur parasysh lodhjen e madhe, vdekja politike do tė ishte shpėtim, nė aspektin moral dhe tradicional! Ndoshta edhe gaboj!!

Njė lajm i keq pėr Iranin dhe njė lajm i mirė pėr Kosovėn

Zyrtarėt iranianėt i varėn dy opozitarė dhe po bėhen gati t’i varin edhe 9 tė tjerė qė ėshtė njė lajm shumė i keq pėr demokracinė. Zyrtarėt nė Kosovė nuk kanė mundėsi tė varin asnjė opozitar qė ėshtė lajm i mirė pėr Kosovėn! Sepse nuk ka opozitė! Kėtė opozitė qė hiqet si opozitė nė Kosovė nuk do ta pranonte as Ahmadinexhadi nė Iran. Andaj, si tė tillė qė janė edhe nė Iran do ta kishin njė status tė privilegjuar ashtu si e ka partia mė e “forte” opozitare nė Kosovė, AKR-ė!

(Autori i shkrimit ėshtė drejtor ekzekutiv i KMDLNj’sė. Pikėpamjet nė kėtė shkrim janė krejt personale)

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Behxhet Shala
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 34 vizitorë
Lexuar: 403 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi