| Pėr diferencimin e prodhuesve nga tregtarėt |
| Publikuar më 07 shkurt, 2010 nė orėn 00:09 ( ) |
Albin Kurti | Opinion | |
|
|
|
Siē e ka shpjeguar profesor Nuri Bashota nė njė punim tė tij, infrastruktura nuk ėshtė zhvillim ekonomik, por bartėse e zhvillimit ekonomik. Infrastruktura e re nė Kosovė do tė jetė mė shumė bartėse e zhvillimit tė huaj sesa e zhvillimit tonė, pėrderisa politika ekonomike ėshtė nė funksion tė privatizimit, kurse politika fiskale nė funksion tė importit.
Komuniteti i biznesit. Kėtė shprehje e kanė shpikur tregtarėt. Atyre iu leverdis qė kjo shprehje tė blihet nga qytetarėt. Tė duket se biznesmenėt janė bashkė, se janė komunitet. Nė fakt, dallimi thelbėsor ėshtė pikėrisht pėrbrenda komunitetit tė biznesit, dallim ndėrmjet tregtarėve dhe prodhuesve, ndėrmjet atyre qė shesin e blejnė dhe atyre qė prodhojnė.
Nė kundėrshtim me logjikėn formale tė Aristotelit, Gilles Deleuze konsideronte qė diferenca nuk ėshtė diferencė e varur nga identiteti, se identiteti nuk i paraprin diferencės, por anasjelltas. Aristoteli thoshte qė A=A, B=B, A≠B, dhe sė kėndejmi A-B≠0, d.m.th,. kemi diferencėn qė varet nga identiteti meqė ėshtė diferencė ndėrmjet identiteteve. Porse Deleuze thoshte qė mu kjo diferencė ka jetė tė pavarur qė strukturon tutje mandej. Sipas Deleuze, diferenca nuk duhet pėrkufizuar negativisht; diferenca ėshtė, kurse identiteti bėhet, dhe jo e kundėrta.
Nė shoqėrinė tonė, si nė aspektin material, po ashtu edhe nė atė kulturor tė klasės, mė afėr janė konsumatorėt gjithnjė e mė tė varfėr me prodhuesit qė gjithashtu po varfėrohen, sesa kėta prodhues me tregtarėt qė janė gjithnjė e mė tė pasur. Pra, shumė mė i madh ėshtė dallimi midis prodhuesve dhe tregtarėve sesa midis prodhuesve dhe konsumatorėve. Nė rrethanat aktuale, nė nivelin qė ka shoqėria jonė, mė e rėndėsishme ėshtė nėse biznesmeni ėshtė prodhues apo tregtar sesa nėse qytetari ėshtė biznesmen, apo jo? Pra, diferenca e brendshme nė komunitetin e biznesit ėshtė (diferenca) themelore.
Sėrish, ėshtė Deleuze ai qė sqaronte se A nė fakt ėshtė diferenca ndėrmjet a dhe a, etj. Deleuze konstatonte supremacinė e diferencės sė brendshme. P.sh., ai besonte qė njė njeri e shquan dallimin ndėrmjet njė njeriu tjetėr dhe njė kali sepse, para sė gjithash, e shquan dallimin ndėrmjet dy njerėzve ēfarėdo. Dallimi ndėrmjet dy produkteve nuk ėshtė pėrjetimi i ndryshėm nga pėrdorimi i tyre, por marrėdhėnia nė prodhim qė ka rezultuar me ato produkte. Historia e produktit qė e konsumojmė e pėrcakton jetėn tonė e jo e tashmja e atij produkti, jo aktualiteti banal i tij. Prodhuesit janė prodhues tė mallrave tė Kosovės kurse tregtarėt janė shitės tė mallrave nė Kosovė. Duhet ti diferencojmė prodhuesit (vendorė) qė e forcojnė Kosovėn, prej tregtarėve qė i forcojnė vendet prej nga ata na i sjellin produktet (e huaja).
Shteti nuk mbahet me supermarkete e me qendra tregtare. Shteti mbahet me prodhim. Nuk ka punėsim dhe as mirėqenie pėr qytetarėt pa prodhim. Kosova ka deficit enorm tregtar. Raporti eksport/import ėshtė vazhdimisht nėn 10% (ndėrsa mė 2009 kjo pėrqindje kishte rėnė madje nė 8.5%). Shumica dėrrmuese e parave qė vijnė nga diaspora jonė shpejt nxirren jashtė vendit pėrmes konsumit masiv qė iu bėhet produkteve tė huaja. Tregtarėt e fuqishėm janė tė lidhur me udhėheqėsit politikė tė tė gjitha partive kryesore. Ata i financojnė fushatat parazgjedhore dhe, pas zgjedhjeve, shpaguhen me tenderė dhe ligje tė favorshme pėr tregtinė e tyre qė e ka ngritur importin mbi vlerėn e buxhetit tė Kosovės. Shteti i kėtillė i Kosovės nuk ėshtė nė shėrbim tė prodhuesve vendorė qė nuk i subvencionon fare, por nė shėrbim tė tregtarėve tė huaj qė ua ka hapur tregun pėr gjithēka. Nuk do ti blejė askush prodhimet tona pa i blerė njėherė ne vetė ato. Prodhimet vendore nuk forcohen nga jashtė por nga brenda: pėrmes pėrkrahjes sė shtetit dhe konsumimit tė qytetarėve.
Tė gjithė ata qė nguten tė pyesin se ēfarė tė bėhet pėr produktet e nevojshme qė nuk i prodhon as Kosova dhe as Shqipėria, duhet tiu pėrgjigjemi me pyetje: sa janė tė kujdesshėm vetė ata qė rregullisht ti blejnė produktet qė tashmė prodhohen nė Kosovė e Shqipėri? Ndėrkaq, tė gjithė atyre qė arsyetohen se ka shumė produkte tė huaja qė janė mė tė lira, duhet tiu pėrgjigjemi sėrish me pyetje: ēfarė kanė bėrė ata qė tė organizohen kundėr UNMIK-ut dhe qeverive tė pasluftės, tė cilėt me politikat e tyre fiskale janė vėnė nė shėrbim tė tregtarėve (tė mallrave tė huaja) dhe kundėr prodhuesve (tė mallrave vendore)?
Nė jetėn tonė publike patjetėr duhet ta sjellim atė qė e maskon realiteti: antagonizmin ndėrmjet prodhuesve dhe konsumatorėve nė njėrėn anė, dhe tregtarėve e koniukturave politike dhe institucionale nė anėn tjetėr. Duhet ta kemi betejėn qė ta kemi fitoren. Mbase kėtu edhe do tė duhej tė ndahemi nga Deleuze: ta pranojmė kritikėn e Deleuze ndaj Aristotelit, por jo edhe atė ndaj Hegelit (pėrkatėsisht ndaj dialektikės si sintetizim i kundėrthėnieve nėpėrmjet tejkalimit tė tyre drejt njė uniteti cilėsisht mė tė lartė).
Mungesa e zgjidhjeve politike dhe ekonomike nė Kosovė doemos i shton problemet sociale. Grevat dhe protestat gjithsesi do tė shpeshtohen dhe rriten. Sepse asfalti nuk hahet. 45% tė varfėr dhe 18% nė varfėri tė thellė nuk i kanė hall gropat nėpėr rrugė, por ato nė stomak. Nė vend se tė ndėrtohen fabrika tė cilat mandej do tė na e sillnin edhe asfaltin e ri, po shtrohet asfalti qė tua ndėrtojė e forcojė fabrikat tė huajve qė shesin gjithnjė e mė shumė produkte tė tyre tek ne.
Siē e ka shpjeguar profesor Nuri Bashota nė njė punim tė tij, infrastruktura nuk ėshtė zhvillim ekonomik por bartėse e zhvillimit ekonomik. Infrastruktura e re nė Kosovė do tė jetė mė shumė bartėse e zhvillimit tė huaj sesa e zhvillimit tonė, pėrderisa politika ekonomike ėshtė nė funksion tė privatizimit, kurse politika fiskale nė funksion tė importit. Teksa shkojmė e vijmė te halla nė Prizren ose te daja nė Besianė, do tė hasim gjithnjė e mė shumė nė maune me mallra tė huaja e gjithnjė e mė pak nė ato mė mallra vendore.
Prishtinė
05.02.2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 28 vizitorë |
| Lexuar:
255 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|