Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prezantohet megalomania nacionaliste e qeverisė sė Fyromit
Publikuar më 07 shkurt, 2010 nė orėn 22:52 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė organizim tė komunės qendėr-Shkup dhe nėn pėrkujdesjen e kryetarit sėrb tė kėsaj komune “maqedonase” z.Vladimir Todoroviq, opinionit publik nė vend iu prezantua plani i ri i qeverisė sė Fyromit pėr ndėrtime masive nė qendrėn e gjerė tė kryeqytetit me emrin “Shkupi 2014”. Plani parasheh njė mori tė ndėrtimeve masive e tė llojllojshme qė nėse realizohen do tia ndryshojnė fytyrėn historike njėherė e pėrgjithmonė kėtij qyteti shqiptar.

Shkruan: Valon Kurtishi

Sipas video-projektit qė e publikuan gjithė mediat vizive nė vend, plani parasheh ngritjen e njė numri tė ndėrtesave tė mėdha pėr nevojat e administratės shtetėrore, objekte kulturore, disa hoteleve, dy ura mbi lumin Vardar, monumente, buste e skulptura tė ndryshme prej mermeri e bronzi tė heronjve si dhe objekte fetare sllavo-bizantine tė proviniencės ortodokse. Parlamenti republikan do tė mbulohet nga njė kupolė e madhe surealiste prej xhami kurse nė skajet e urave do tė vendosen buste tė mėdha tė figurave tė ndryshme publike tė kombit maqedonas. Parashihen tė ndėrtohen edhe pėrmendore tė mėdha qė nuk hyjnė nė kategoritė e mėsipėrme si p.sh kafshė tė egra gjigante tė specieve luanė dhe elefantė apo harqe tė mėdha tė llojit tė arkut tė triumfit qė gjenden nė Berlin, Paris e Romė.
Inspirimi pėr vendosjen e kėtyre kafshėve gjigante nė qendrėn e Shkupit Gruevskit me siguri i ėshtė zgjuar nga vizitat e fundit nė lindjen e mesme, hapėsira kulturore ku faraonėt egjiptianė njiheshin pėr pėrdorimin e animalizmit monumental nė arkitekturė si shprehje apo simbole tė fuqisė sė egėr ushtarake. Inspirimin pėr portat e mėdha trimfale me siguri e ka marė nga vizitat nė disa kryeqytete europiane. Kėto porta nga ana tjetėr simbolizojnė pushtimet kolonialiste dhe fitoret e shumta nė beteja tė ndryshme.
Shuma e pėrgjithshme e gjithė kėsaj megalomanie abuzuese me fondet e njė vendi tė varfėr do tė tejkalojė tė 200 milionė eurot sa janė paraparė nė fillim. Kuptohet se pėr kėto ndėrtime do tė kontribuojnė gjithė qytetarėt e kėtij vendi pa dallim pėrkatėsie etnike, fetare, pėrkatėsie klasore, apo bindje politike.

Sipas arkitektėve qė me urdhėr tė kryeministrit kanė punuar pėr realizimin e kėtij plani, kjo do tia ndryshojė krejtėsisht pamjen qendrės sė kėtij qyteti, pėr tė rikuperuar kohėn e humbur me anė tė siē e quajnė “simbiozė tė stileve arkitektonike”. Shkupi ėshtė i mbingarkuar me arkitekturė soc-realiste prandaj ėshtė koha qė me kombinimin e stileve arkitektonike ti japim njė “ekspresion artistik” tha kryetari i komunės Qendėr.
Ndėrsa sipas fjalėve tė ministres sė kulturės Elizabeta Mileva, prej realizimit tė kėtij plani “do tė burojė identiteti kombėtar i kombit maqedonas”. Gjithashtu, shtoi kjo ministre, qeveria nėpėrmjet kėtyre ndėrtimeve dėshiron tė lėrė njė shenjė tė sundimit tė saj nė histori. Kėto fjalė duket sikur dalin nga thėniet e mbretėrve sumerianė apo perandorėve romakė tė para dy-tremijė viteve e mė shumė e jo nga njė qeveri e njė vendi europian me mė pak se dy milionė banorė nė vitin 2010 tė erės sė re.
Tani sa pėr fillim mund tė shtojmė se mjerė ata kombe qė me ndėrtime antike tė stilit grek, porta triumfale romake, ndėrtime barok tė stilit franko-gjerman apo kisha tipike bizantine duan qė nė periudhėn postmoderniste tė prodhojnė apo ndėrtojnė “identitet kombėtar maqedonas”!?.
Gjithė kėtė katastrofė arkitektonike njė arkitekt maqedonas me plot tė drejtė e quajti “degjenerim virtual nė formė tredimensionale”. Por ēėshtja qėndron diku tjetėr dhe ėshtė shumė mė e thellė sesa ēoroditja arkitektonike qė mund tė duket nė shikim tė parė.

Duke dėgjuar dhe lexuar prononcimet e deklaratat e shumta tė hartuesve tė kėtij plani qė tė gjithė janė sllavė etnikė, shihet se qėllim kryesor i tyre ėshtė theksimi i karakterit kombėtar maqedonas tė sheshit tė gjerė tė kryeqytetit tė vendit. Pėr qeverinė e sotme nacional-romantike tė Gruevskit karakteri kombėtar maqedonas ėshtė i ndryshueshėm nė varėsi tė situatave politike. Kėshtu identiteti maqedonas mund tė marė herė formė sllave e herė formė maqedonase antike sipas interesave momentale politike tė vendit. Kjo lojė me tė kaluarėn e njė populli e cila i bėn tė qeshen gjithė studiuesit vendorė e europianė ėshtė marė shumė seriozisht dhe pa fije turpi nga kryeministri dhe qeveria aktuale. D.m.th Leka i Madh dhe Justiniani i parė edhepse nuk kanė asnjė lidhje gjenetike me sllavėt e sotėm bullgarishtfolės tė IRJM meren si heronj nacionalė tė tyre. Kėshtu nė qendėr do tė ndėrtohet pėrmendorja 35 metra e lartė e Lekės dhe njė tjetėr e ngjashme nė pėrmasa pėr perandorin ilir Justinian qė sipas qeverisė janė heronj kombėtarė tė kombit maqedonas!!.
Nė pjesė tė ndryshme po nė qendėr do tė ndėrtohen edhe pėrmendore kolosale tė apostujve sllavė Shėn Kirilit dhe Metodit. Edhe kėta sipas qeverisė sė Fyromit janė heronj kombėtar tė kombit maqedonas!!. Tani kontradikta etno-kulturore qė lindėn mes maqedonizmės e ilirizmės antike tė Lekės dhe Justinianit nga njėra anė dhe apostujve tė kulturės sllave si shėn Kirili dhe Shėn Metodi nga ana tjetėr ėshtė e parėndėsishme pėr qeverinė. Njė provokim i radhės do tė bėhet edhe ndaj Bullgarisė fqinje me vendosjen e pėrmendoreve tė heronjve bullgarė si Car Samuili, Nikolla Karev apo Goce Dellcev tė cilėt janė figura madhore tė cilėsuara nga historiografia zyrtare bullgare si heronj tė mėdhenj nė luftėn pėr ēlirim kombėtar nga pushtimet bizantine e turke. Edhe vėllezėrit Milladinov janė shkrimtarė tė mėdhenj bullgarė tė cilėt me dorėn e tyre kanė shkruar se janė bullgarė etnikė.
Goditja mė e madhe nė kėtė rast i jepet kulturės shqiptare e cila anashkalohet nė mėnyrė tė tmershme dhe eliminohet totalisht nga gjithė zona e gjerė e kryeqytetit tė njė shteti tė banuar me 35% shqiptarė etnikė. Me kėto ndėrtime me prapavijė krejtėsisht politike, Shkupi e humb definitivisht edhe atė trohė karakter shqiptar qė e kishte deri tani dhe shndėrrohet i gjithi nė ekskluzivitet tė sllavėve etnikė dhe nė peng tė identiteteve tė tyre tė dyzuara antike ose sllavojugore. Kjo nė periudha afatgjata do tė prodhojė krizė nė identitetin kombėtar tė gjeneratave tė reja shqiptare nė Shkup, tė cilat me kalimin e kohės do tė jenė gjithnjė e mė shumė nėn influencėn pėrthithėse kulturore tė kėtyre ndėrtimeve gjigante. Sllavizimi i kėtillė masiv i hapėsirės publike shkakton me automatizėm ndjenjė inferioriteti tek rinia shqiptare e cila pastaj sukcesivisht do tė gjenerojė krizė vlerash nė botėn e tyre tė brendshme. Rezultati pėrfundimtar do tė jetė adaptimi dhe nė perspektivė edhe asimilimi i plotė i rinisė shqiptare nė Shkup.

Vendosja nga ana tjetėr e Katedrales gjigante tė Shėn Konstantinit dhe Elenės nė vendin ku dikur ka qenė shtėpia e Nėnė Terezės ėshtė goditja e radhės ndaj kulturės shqiptare dhe njė provokim i rėndė nė baza fetare, i cili i dėmton rėndė interesat e komunitetit katolik shqiptar nė Shkup. Kjo ėshtė njė pėrpjekje qė pas gjenocidit fizik dhe kulturor qė pasoi vrasjen dhe asimilimin e pjesės mė tė madhe tė shqiptarėve katolikė tė Shkupit, tė jepet edhe goditja pėrfundimtare me fshirjen totale edhe tė gjurmės sė fundit shqiptare katolike nė Shkup – shtėpisė sė Nėnė Terezės.

Njė lojė tjetėr tė ndyrė qė luan Gruevski nė bashkėpunim perfekt me disa grupe fundamentaliste islamike ėshtė edhe ajo nė lidhje me ndėrtimin e xhamisė sė quajtur “Burmali” nė qendėr tė Shkupit. Qarqet nacionaliste sllave janė tė interesuar qė shqiptarėt ti paraqesin para Europės si myslimanė tė devotshėm qė kėrkojnė me ngulm ndėrtimin e faltoreve nėpėr qendrat e qyteteve, ku tė mblidhen sa mė shumė besimtarė myslimanė nė mėnyrė qė qytetet shqiptare tu ngjajnė atyre aziatike apo afrikane. Gruevski vdes nga dėshira qė ti shohė shqiptarėt e Shkupit tė veshur me ēallma dhe ferexhe arabe duke u rotulluar me llokuma orientale nėpėr duar njėjtė si nė Peshavar tė Pakistanit apo Daka tė Senegalit. Pastaj vetė Gruevski do tė paraqitet nė mesin e kėtyre qenieve tė mjera gjoja pėr tė respektuar besimin e tyre fetar !!!.
Gruevski nė ēdo vizitė tė tijėn nė Europė nė stilin tipik millosheviqian nuk i heq nga goja fjalitė kontradiktore pėr maqedonasit e “krishterė” dhe shqiptarėt “myslimanė” qė jetojnė nė harmoni dhe pėr rrezikun nga fundamentalizmi islamik qė i kanoset vendit. Me kėtė fjalor makiavelist i kėrkon leje Europės pėr ndonjė kryqėzatė tė re policore-ushtarake kundėr shqiptarėve. Prandaj komuniteti mysliman shqiptar nė Fyrom si dhe disa grupe civile qė mbrojnė ndėrtimin e kėsaj xhamie duhet tė jenė shumė tė kujdesshėm dhe tė moderuar nė kėrkesat e tyre. Nuk duhet tė keqpėrdoren ndjenjat nacionale tė qytetarėve pėr qėllime fetare siē bėn qeveria aktuale e kėtij vendi.
Shqiptarėt gjithashtu nuk duhet tė bėhen lodra nė politikat turke pėr rikthim nė Ballkan. Qeveria turke e cila interesohet pėr ndėrtimin e kėsaj xhamie duhet ta sqarojė prapavijėn e interesit tė saj nė kėso lloj objektesh historike dhe nė pėrgjithėsi nė gjithė trashėgiminė kulturore materiale qė rjedh nga periudha e sundimit otoman. Nėse dikush mendon se shqiptarėt do tė harxhojnė energji pėr tė ndėrtuar vepra tė cilat qeveria turke i shpall pėr arkitekturė nacionale turke e ka shumė gabim. Turqia bashkė me Nikolla Gruevskin pak muaj mė parė e uzurpuan hanin Kurshumlia nė qendėr tė Shkupit duke e nxjerrė nė rrugė Institutin e vetėm kulturor shqiptar nė kryeqytet pikėrisht duke arsyetuar se ky han qenka arkitekturė “turke”. Shqiptarėt do tė shikojnė tė mbrojnė interesat e tyre kombėtare dhe nuk do tė jenė shėrbetorė tė nacionalizmave tė huaj dhe ėndrave tė tyre tė sėmura perandorake.

Arkitektura ėshtė pjesė thelbėsore dhe mė e rėndėsishme e civilizimit tė njė populli, tė njė vendi. Vetė zhvillimi historik i njė kombi mund tė zbardhet nga studimi i asaj qė quhet trashėgimi materiale kulturore e njė shoqėrie tė caktuar. Shtrohet pyetja se ku ėshtė arkitektura shqiptare e Shkupit? Civilizimet lėnė shenjat e tyre nė histori me anė tė ndėrtimeve masive tė kėsaj natyre? Ku janė ndėrtimet karakteristike etnike shqiptare nė Shkup? Zhdukja e arkitekturės sė njė populli si pjesė e kulturės sė tij materiale nėnkupton vdekjen e ngadalshme kulturore dhe zhdukjen pėrfundimtare fizike tė tij. Kur Isa Beu e pushtoi Shkupin nė shekullin e XV ai i shkatėroi me zjarr e me hekur gjithė monumentet kulturore shqiptarė nė atė qytet. Kur ushtria sėrbe pushtoi Shkupin nė vitin 1912, edhe ajo i zhduku me zjarr e me hekur gjithė monumentet shqiptare nė qytet. Sot pėrsėri, plani arkitektonik siē e pamė nė video-projektin qeveritar nuk parasheh ndėrtimin e asnjė objekti kulturor shqiptar apo pėrmendoreje pėr ndonjė figurė historike shqiptare nė gjithė hapėsirėn urbane tė Shkupit!? Ky ėshtė njė rrezik nacional pėr shqiptarėt e kėtushėm. Ēėshtja ėshtė tė jesh apo mos jesh. A do tė gjejė forca komuniteti shqiptar nė IRJM qė ta bllokojė kėtė gjenocid kulturor tė pėrmasave gjigante qė i pėrgatitet publikisht?

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 24 vizitorë
Lexuar: 287 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi