| INTEGRIMI NDĖRSHQIPTAR GODITJE VETĖM PĖR ARMIQTĖ E PAQES |
| Publikuar më 07 shkurt, 2010 nė orėn 22:55 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
Gjithmonė ndėr shekuj, shqiptarėt nga gjiri vet kanė nxjerrė veprimtarė, patriotė qė kanė bėrė tė pamundurėn nė drejtim tė zgjidhjes sė ēėshtjes shqiptare, por nė mėnyrėn e organizuar jo rrallė jemi treguar tė pasuksesshėm, ndoshta edhe pėr mungesė vetėdijeje institucionale apo shtetėrore unifikuese, mbase edhe pėr ndonjė pasojė tjetėr qė ka ndikuar nė tėrė rrjedhėn e historisė dhe ēėshtja shqiptare edhe sot e kėsaj dite tė jetė e pazgjidhur.
Shkruan: Adem SYLEJMANI
Integrimi brendashqiptar nė kufijtė natyror ėshtė njė element bazė shumė i fuqishėm qė lidhja ndėrmjet shqiptarėve tė jetė lidhje e gjallė, nė kuptimin e krijimit tė bashkėpunimit nė tė gjitha fushat, para sė gjithash, nė rrafshin ekonomik, kulturor, politik etj. Ky zhvillim do tė vinte nė funksion tė gjitha elementet pėrcjellėse, qė shqiptarėt do t`i bėnin faktor me fuqi ndikuese nė rajon. Kėtė projekt pra duhet ta jetėsojmė dhe tė dimė t`i shfrytėzojmė rrethanat aktuale nė mėnyrėn mė tė mirė tė mundshme. Kundėr kėtij procesi tė pandalshėm dhe kundėr kėsaj rrjedhe tė natyrshme janė vetėm armiqtė e paqes.
Nga ne kėrkohen mendime tė qarta, veprime tė organizuara, pjekuri dhe maturi politike nė rrethanat aktuale, nė mėnyrė qė tė shohim pėrparime mė tė dukshme nė kėtė drejtim. Ėshtė jo e frytshme tė mbesim nė njė rreth tė mbyllur, sa pėr tu vetėkėnaqur dhe sa pėr tė thėnė, se ne kemi programe dhe ato tė ngelen nėpėr sirtarė tė zyrave, por kėto si tė tilla duhet tė bashkė-orientohen nė atė mėnyrė qė tė gjejnė zbatim nė praktikė. Ky projekt,(integrimi dhe bashkimi kombėtar) qė tė zbatohet mė mirė, tė zbatohet mė lehtė dhe mė shpejtė, duhet tė jetė i kapshėm dhe pesha e ndikimit tė realizimit tė tij, tė reflektojė pėrveē tė mirave tė tjera, edhe paqen nė rajon e mė gjerė.
Nga integrimi i brendshėm do tė pėrfitonim asgjė mė shumė se sa qytetarėt e tjerė tė lirė tė Evropės. Kjo ecje nuk duhet kuptuar, si diēka qė prish marrėdhėniet me tė tjerėt ose si projekt i pa realizueshėm, por si diēka e logjikshme, mė se e domosdoshme dhe fitimprurėse pėr qytetarėt e vendit tonė si dhe garanci i cila do tė sjellė stabilitet nė rajon. Pėrfituesit mė tė mėdhenj janė qytetarėt tanė, tė cilėt do ta ndjenė vetėn tė lirė nė vendin e vet sepse do t`i zgjeroheshin hapėsirat dhe do t`i rriteshin mundėsitė pėr tė parė se atdheu ynė dhe resurset e tij njerėzore, ekonomike dhe shoqėrore janė tė bollshme dhe bazė e mirė pėr njė ardhmėri tė qartė dhe tė sigurt.
Nė kėtė kohė qė po e quajnė moderne, ne jemi ende me probleme tė vjetra. Andaj, duhet tė ndryshoj patjetėr qasja e mėnyrės sė zgjidhjes sė problemeve qė neve padyshim na shqetėsojnė. Para sė gjithash secili duhet tė niset nga vetja. Prej nesh kėrkohet ti japim pėrgjigje pyetjes: ēfarė bėra unė sot pėr vendin tim?!. Dikush sot mund tė gjen pėrgjigjen ne mes tė rreshtave, bie fjala te autostrada, pėr tė cilėn kohėve tė fundit po flitet shumė nė mediat tona elektronike dhe ato tė shkruara. Padyshim se autostrada ėshtė njėri nga projektet mė madhore. Mirėpo, pa marrė parasysh ēmimin, ajo duhet tė ndėrtohet pėr shkak tė rėndėsisė, vlerės dhe mundėsive reale qė i krijon, por brenda saj ka elemente qė mund tė korrigjohen, pėrmirėsohen etj. P sh. kualiteti ndėrtimit, trajektorja e saj, qasja qė duhet tė kenė qytetarėt nė tė, pastaj tė mbahet parasysh, se a po pėrfshihen tė gjitha trevat tona etj. Pse jo duhet tė trajtohet me kujdes edhe kostoja e ndėrtimit. Mirėpo, esenca e tėrė kėsaj, ėshtė se nuk duhet jetė objektiv vetėm Prishtina, siē po pretendohet, por ajo duhet tė prekė viset shqiptare, banorėt e saj nga kepet e ndryshme tė atdheut. Ky projekt madhor, pra, duhet tė shihet dhe analizohet nė rrafshin politik, ekonomik dhe strategjik kombėtar, nė mėnyrė qė tė ndihmohet integrimi ndėrshqiptar dhe tė mundėsohet lėvizja mė e madhe brenda trevave tona, ajo tė jetė sa mė gjithėpėrfshirėse dhe mė e lehtė. Thjeshtė kėtė duhet ta kuptojmė si formė tė pėrshtatshme e ndėrlidhjeve pėrmes infrastrukturės rrugore, i cila pėrshpejton ringjalljen, njohjen mė tė mirė nė mes nesh, thellimin e raporteve tona nė tė gjitha fushat etj. Me gjithė faktin e pamohueshėm, se pesha dhe vlerat e kėsaj autostrade janė tė mėdha, ne nuk duhet tė kėnaqemi, se ajo ėshtė gjithēka dhe me kėtė tė themi, se me kėtė u krye e tėrė puna. Jo. Na mbetet tė mendojmė kthjellėt dhe tė veprojmė edhe mė tej, pėr tė krijuar hapėsira tė reja nė planin e forcimit ekonomik, i cili mund tė bėhet edhe pėrmes rrugėve hekurudhore, ajrore, telekomunikimit etj. Nė planin afatgjatė duhet hartuar sa mė shumė projekte tė vogla e tė mėdha, tė cilat janė me levėrdi dhe tė realizuara. Pastaj, sa mė parė duhet tė pėrfshihemi mė seriozisht edhe nė projektet rajonale.
Ka ardhur koha ti ikim fjalorit tė madh sepse ėshtė me interes ti qasemi projekteve tė mėdha ku do tė pėrfitonin qytetarėt. Ti heqim pengesat qė krijojnė kufijtė aktual ndėrshqiptar. Nė kėtė kėndvėshtrim, orientimi ynė ėshtė qė ti qasemi sė bashku projektit tė madh, atij tė integrimit nė Evropė si vend stabil i fuqishėm, prosperues me synime tė qarta pro-evropiane. Themi me plot tė drejtė, se me Evropėn mė afėr do tė jemi, nėse e ndjekim rrugėn qė kalon pėrmes shtetit amė- Republikės sė Shqipėrisė.
Tanimė ka ardhur koha qė tė flaken praktikat e vjetra, aspak tė mira, praktika tė papranueshme pėr ne, sepse kur e kemi parasysh pėrfitimin e madh qė ka jetėsimi i kėtij programi, atėherė del e domosdoshme qė tė gjithė duhet tė punojnė pėr integrimin dhe bashkimin e kombit shqiptar dhe jo vetėm njė subjekt i caktuar.
Proceset qė po kalojmė kėrkojnė qė tė orientohemi nė rrugėn e duhur, nė mėnyrė qė vendit tonė ti sjellim dritė, siguri, mirėqenie dhe pėrparim. Ėshtė njerėzore dhe kėrkesė e kohės, qė tė veprojmė sė bashku pėr ta bėrė vendin tonė, njė vend ku bashkėkombasit tanė do tė ndjehen mirė, do tė jetojnė tė qetė, do tė kenė mė shumė punė ku do tė punojnė pėr tė pasur njė ardhmėri tė ndritur tė familjeve tė tyre. Kombi shqiptar duke u integruar mirė dhe duke u bashkuar nė njė shtet, do tė bėhet i aftė qė t`i zotėrojė pronat dhe pasuritė qė kanė trojet tona, nė mėnyrė qė tė shqiptarėt tė jetojnė e veprojnė pa kėto shqetėsime tė mėdha e tė shumta qė i kemi sot.
4.2.2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 32 vizitorë |
| Lexuar:
415 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|