Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Autostrada e kombit: Bashkim kombėtar, apo bashkim i skandaleve, korrupsionit dhe mjerimit?
Publikuar më 09 shkurt, 2010 nė orėn 23:56 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Punim hulumtues pėr diskutimin e politikave, Nr. ESP025/10, H54, 08 shkurt 2010.

“Nėse ndonjėherė populli bėhet i pavėmendshėm ndaj punėve publike, unė dhe ti, Kongresi dhe kuvendet, gjykatėsit dhe guvernatorėt, tė gjithė duhet tė bėhemi ujq” -- Thomas Jefferson.


Autostrada Durrės-Kukės-Morinė me gjatėsi prej 180 kilometra, ndryshe ka filluar tė quhet “Autostrada e Kombit”, pasi ajo lidh Shqipėrinė dhe Kosovėn me njė rrugė tokėsore, tani tė ndėrtuar dhe asfaltuar mė mirė nė njė pjesė tė trasesė ekzistuese dhe disa terrene tė reja duke pėrfshirė edhe hapjen e tuneleve. Deri te emėrtimi “Autostrada e Kombit” ka ardhur pėr shkak tė krahasimit me kohėn e gjatė dhe udhėtimit tė vėshtirė nga Morina nėpėr terrenin e papėrshtatshėm rrugor tė Shqipėrisė verilindore dhe anasjelltas nė trasenė e rrugės sė vjetėr. I kontraktuari i ndėrtimit tė kėsaj autostrade ishte dhe ende ėshtė, konzorciumi amrikano-turk, Bechtel&Enka. Punimet kishin filluar nė nėntor tė vitit 2006. Hapja ose lėshimi nė pėrdorim i saj u bė nė maj 2009, me pėrurimin zyrtar nga kryeministri i Shqipėrisė Sali Berisha, dhe ai i Kosovės Hashim Thaēi. Gjesti i pėrurimit nė formė tė “bashkimit kombėtar” (duke i harruar trojet tjera tė banuar me shqiptarė) u shpall nė mes tė tunelit tė Kalimashit. Kjo simbolikė e “bashkimit kombėtar” nė zgafellė nuk duket e hijshme. Nuk vonoj shumė, diku pas pesė muajve ose mė 5 nėntor 2009, pasuan shembjet e mėdha me gjatėsi prej 80 metrash nė po atė tunel ku ishin takuar e pėrqafuar pėrmallshėm Berisha dhe Thaēi. Tė gjithė ata qė e shfrytėzuan rastin e hapjes sė tunelit si “bashkim kombėtar” pėr propagandė politike nė llogari tė Sali Berishės, tani ishte dashur ta shpallin “ndarjen kombėtare” madje edhe me njė pjesė tė territorit tė Shqipėrisė. Dukej se kishte shumė punė pėr rihapjen e atij tuneli. Njėherė u tha se nuk do tė rihapet deri nė mars 2010, por njoftimet e fundit thonė se kjo nuk do tė ndodh deri nė verė tė kėtij viti. Me kėtė rast, konzorciumi Bechtel&Enka ėshtė dashur dhe duhet tė penalizohet nga Qeveria e Shqipėrisė. Arsyeja gjendet kėtu:
http://www.youtube.com/watch?v=7uA8qNwnIdw
Vlera e atij tuneli derisa mbetet i mbyllur, nuk ėshtė ėshtė zero, por shpenzime tė mėdha shtesė tė panevojshme shkaku i punės jo profesionale. Qeveria e Shqipėrisė nė vend se ta penalizoj kryesin e punimeve Bechtel&Enka, menjėherė shfrytėzon rastin pėr tė bėrė dėme edhe vet me mashtrime financiare nė projektin e Autostradės sė “kombit” nė prag tė zgjedhjeve parlamentare nė qershor 2009. Njė prej rasteve tė zbuluara (ka edhe shumė tė pazbuluara) ėshtė ai i devijimit tė rrugės pėr 1,5km (nė vend tė ndėrtimit tė urės qė merrte kohė mė shumė) me shpenzime financiare prej 5 milionė euro, me tė vetmin qėllim: qė ta pėrshpejtoj pėrurimin e autostradės nė prag tė zgjedhjeve pėr qėllime politike. Dėshmia gjendet nė kėtė adresė:
http://www.youtube.com/watch?v=q4Cc-KsykP8
Skandali mė i madh me rrugėn e “kombit” mund tė cilėsohet kostoja e panjohur financiare ose ēmimi qė duhet ta paguaj Shqipėria. Nė fakt, kostoja e ēdo projekti zakonisht dihet para se tė filloj zbatimi i projektit, por nė rastin e Bechtel&Enka, kjo do tė dihet nė fund ose pas realizimit tė projektit, dhe atė do ta pėrcaktoj vetė kryerėsi i punimeve. Dukuria e tillė kur shėrbyesi ose i kontraktuari (nė anglisht “agent”) Bechtel&Enka vepron si zotėri ose urdhėrdhėnės (nė anglisht “principle”) ndaj zotėriut Qeveria e Shqipėrisė, ėshtė e papranueshme dhe e pakapshme pėr teorinė e zotėriut dhe shėrbyesit (principal-agent theory, ose master and servant). Pėrpjekjet e ndonjė ekonomisti pėr ta studiuar hollėsisht rastin Bechtel&Enka dhe Qeveria e Shqipėrisė nga perspektiva e teorisė sė zotėriut dhe shėrbyesit, kanė gjasa tė sjellin pėrfundime qė do ta rrotullonin mbprapshtė teorinė standarde dhe tė pranuar ndėrkombėtarisht. Kjo mund tė ndodh vetėm nė praktikėn e shėrbyesit Bechtel&Enka me “Autostradėn e Kombit” tonė. Gjersa praktika e tillė me pasoja vazhdon nė Shqipėri, pėrqėndrimi kryesor i kėtij punimi pėr diskutim tė Institutit pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike (INEPRA), pėrsėri ėshtė nė shėrbyesin e njėjtė tė quajtur Bechtel&Enka, nė tė njėjtėn autostradė (nė bazė tė asaj siē e quajnė mediet, politikanėt dhe qytetarėt “vazhdimi i autostradės sė kombit”) por nė njė shtet ose zotėri tjetėr – nė Republikėn e Kosovės. Tani jemi nė pozitė tė volitshme tė shohim dhe tė bindemi para se tė filloj sė zbatuari loja e lojtarit tė njėjtė me njė zotėri ose gjyqtar tjetėr se ēka janė duke bėrė; a po planifikojnė skandale tė ngjashme sikur nė Shqipėri, apo diēka mė shumė? Nė ofrimin e pėrgjigjes, do tė bazohemi nė burimet sekondare dhe nė faktet me harta, skica, dhe plane qė janė tė miratuara zyrtarisht. Instituti INEPRA ka dėshmi tė konsiderueshme zyrtare qė mund t’ia ofroj medieve dhe publikut, por nė kėtė studim do t’i pėrdorė vetėm disa qė do tė jenė mė sė tė mjaftueshme pėr ta kuptuar skandalin kombėtar qė ėshtė duke u planifikuar nė Kosovė.

1. Vonesat nė pėrzgjedhjen e kompanisė pėr ndėrtimin e autstradės Vermicė-Merdare

Sikur me rastin e autostradės sė “kombit” nė pjesėn e Shqipėrisė ku fillimi i punimeve ishte vonuar pėr tre muaj, edhe nė Kosovė deri nė momentin kur po shkruajmė ato janė vonuar pėr tre muaj. Ndėrtimi i Autostradės Vėrmicė-Merdare ishte planifikuar tė filloj nė muajin nėntor 2009. Bindja e parė nė opinion ishte se shtyrja e afatit, madje nė pėrzgjedhjen e kompanisė, u bė shkaku i zgjedhjeve lokale qė u mbajtėn mė 15 nėntor. Pasi u rehatuam disi me ato zgjedhje tė cilat nė fillim u cilėsuan si historike por mė vonė dolėn disi pėr faqe tė zezė, u dha njoftimi se pėrzgjedhja e kompanisė qė do tė ndėrtoj autostradėn ose vazhdoj atė tė Shqipėrisė nėpėr Kosovė, do tė bėhet deri nė fund tė vitit 2010. Pėrzgjedhja u bė nė janar 2010 dhe fituesi doli tė jetė konzorciumi Bechtel&Enka.
Me procedurat e pėrzgjedhjes dhe shkaqet e zgjedhjes sė kėtij konzorciumi nuk do tė merremi kėtu. Ajo qė ėshtė duke i interesuar shumė publikut dhe thuajse tė gjithėve, ėshtė vendimi i papritur ( cili duhet ta marrė miratimin e Kuvendit tė Kosovės) pėr ndryshimin e trasesė sė autostradės Vermicė-Merdare. Se ēka fshihet nė kėtė vendim thuajse sekret, kush qėndron prapa, dhe cili ėshtė qėllimi i tij, kėtė do ta mėsojmė mė vonė. Sė pari do ta trajtojmė versionin e miratuar vite mė parė pėr trasenė e autostradės.

2. Cili ėshtė versioni zyrtar i miratuar pėr autostradėn Vermicė-Merdare?

A government that robs Peter to pay Paul can always depend on the support of Paul (Qeveria qė vjedh Pjetrin pėr tė paguar Palin, gjithmonė mund tė llogarisė nė mbėshtetjen e Palit)—George Bernard Shaw.

Pėr autostradėn Vermicė-Merdare ėshtė kryer studimi i projektit ideor (fizibilitetit) dhe ai ėshtė miratuar vite mė parė. Nė vijim do t’u sjellim pjesė nga ky version me dokumentet zyrtare. Nė bazė tė asaj me tė cilėn ėshtė e njohur shumica e publikut dhe atyre qė u ka interesuar puna e autostradės, traseja e miratuar do tė shtrihet nėpėr kėto lokacione:

Vermicė – Zhur – Poslisht – Vlash – Prizren – Atmagj – Dushaovė – Trepticė –Petrova – Caprac – Shpenadi - Velezhė – Novak - Trnje – Leshan – Suharekė – Sllapuzhan – Bllacė – Duhel - Grejqevc dhe Lluzhnicė - Shtime – Carralevė – Belicė - Godanc i Epėrm dhe i Poshtėm - Lipjan – Bregu i Zi – Kraishte – Torinė - Rufc i vjetėr&ri – Ribar i madh&vogėl – Halilaq – Suhadoll – Skullan – Lepi - Fushė Kosovė – Batush – Miradi –Uglar - Prishtinė – Shkabė – Bernicė – Nėntė Jugoviq – Leban – Prugrovc – Besi-Trudė-Rimanisht - Obiliq – Mazgit - Lazarevė - Podujevė – Ternavė - Bellopojė – Grdoc – Kaqipeg – Dumosh – Sibovc – Gllavnik –Sveqel – Surkish - Balloc – Shtedim - Miroc dhe Merdare.

Figura 1: Plani i trasesė sė autostradės Vermicė-Merdare, nė bazė tė studimit detaj dhe preciz. Burimi: JAKKO PÖYRY INFRA, BPI-Consult GmbH, Branch Office, Erfurt (mungon data). Shkalla e zvogėlimit nė hartė 1:300 000. © BPI-Consult GmbH dhe INEPRA (pėr qėllime studimi).




























Pėr shkak se tė dhėnat dhe emėrtimet nė hartėn e prezantuar janė tė madhėsisė shumė tė vogėl dhe mezi vėrehen, pėr lexuesit do t’i pėrmbledhim ato mė kryesore. Fushat me katrorė tė kuq prej kufirit me Shqipėrinė deri nė kufi me Serbinė, tregojnė zonėn e plotė kah i bie autostrada. Kjo ėshtė e ndarė nė katėr segmente, ose siē e ka quajtur BPI-Consult, nėnzona. Ato janė:

Nėnzona e I-rė: Prej kufirit me Shqipėrinė deri nė Suharekė (Therandė), me gjatėsi prej 30,400 km

Nėnzona e II-tė: Suharekė - Shtime – Lipjan, me gjatėsi prej 33,552km

Nėnzona e III-tė: Shtime – Lipjan – Veriu i Prishtinės, me gjatėsi prej 25,005km

Nėnzona e IV-tė (e fundit): Veriu i prishtinės – Kufiri me Serbinė (Merdare), me gjatėsi prej 27,789km
Me kėto matje tė zbėrthyera deri edhe nė metra, BPI-Consult e ka dhėnė gjatėsinė e pėrgjithshme tė autostradės prej 116,746 km. Ta provojmė a del kėshtu nėse i mbledhim gjatėsitė e tė katėr nėnzonave: 30,400+33,552+25,005+27,789 = 116,746, ose 116 kilometra e 746 metra.
INEPRA i ka edhe skicat tjera nė detaje mė tė imėta pėr secilin vend, fshat, dhe qytet kah duhet tė kaloj saktėsisht autostrada. Mendojmė se mjafton kjo qė u prezantua pėr ta kuptuar se traseja e autostradės ishte dhe ėshtė punė e kryer nė tėrėsi. Nė vijim po u sjellim edhe versionin zyrtar dhe tė pranuar tė Qeverisė sė republikės sė Kosovės, konkretisht tė Ministrisė sė Transportit dhe Postė Telekomunikacionit (MTPT), i cili bazohet nė po tė njėjtėn trase tė BPI-Consult, por me disa tė dhėna pak mė ndryshe. Pėr nevojat e saj mė praktike, MTPT-ja e ka ndarė trasenė nė pesė zona sikur nė figurėn qė vijon:

Figura 2: Klasifikimi i trasesė (me vijė tė zezė) sė autostradės sipas planit tė BPI-Consult, me tė dhėna pėrcjellėse. Burimi: MTPT (mungon data). © MTPT dhe INEPRA.




Tė dhėnat qė i pėmban Figura 1, ėshtė vėshtirė tė lexohen pėr shkak tė cilėsisė sė dobėt tė Figurės. Megjithatė, ne jemi pėpjekur me kujdes tė madh tė bėjmė leximin e tyre. Ajo qė mė shumti do t’iu interesoj tė dini, janė tė dhėnat e pėrgjithshme, por pėr interesin e tė gjithė tė interesuarve, ne kemi bėrė paraqitjen dhe pėmbledhjen ndryshe edhe tė tė dhėnave specifike nė Tabelėn 1.






Tabela 1: Paraqitja numerike dhe nė vlera monetare e autostradės sipas seksioneve
L = Length (Gjatėsia nė km) P = ēmimi nė € pėr km2 Σ = L x P (Vlera e pėrgjithshme nė mil. €)
Seksioni A 35.45 3.84 136.13
Seksioni B 22.60 15.04 339.90
Seksioni C 19.62 2.54 49.83
Seksioni D 14.77 4.00 59.08
Seksioni E 25.73 2.78 71.53
GJITHSEJ 118,17 km 5.58 659,48
Burimi: Figura 2 dhe pėrllogaritje e Autorit.

Vėrejtje: Tė dhėnat pėr secilin seksion, sidomos nė vlera monetare janė tė rrumbullakėsuara, prandaj vlera e pėrgjithshme kur pjesėtohet me ēmimin mestar prej 5.58 milionė euro ndikon nė gjatėsinė e pėrgjithshme tė autostradės, duke e shtuar atė pėr 20 metra. Nė anėn tjetėr nėse e shumėzojmė numrin e pėrgjithshėm tė kilometrave me ēmimin mesatar, ēmimi i pėrgjithshėm i autostradės do tė jetė 659,38 milionė euro, ose pėr 100,000 euro mė pak. Nė Figurėn 2 e cila mezi vėrehet, ēmimi i pėrgjithshėm duket se ėshtė 669,01 milionė euro. Nėse kjo tash pjesėtohet me ēmimin mestar 5.58 milionė euro, gjatėsia e autostradė shtohet nė afėr 120 km (nėpėr njoftime pėr shtyp ėshtė dhėnė 116,764 km). Tė gjitha kėto gjėra tė vogla ndikojnė nė rezultatet e ekonomistėve dhe statisticientėve, por pėr MTPT-nė kjo ėshtė njė cikėrrimė aq e pakuptimtė sa qė ata nuk do tė bisedonin pėr tė as nė kafene kur ėshtė nė pyetje njė projekt i madh si autostrada. Nuk “fėlliqen” ata me 100,000 euro nė projektet qindra milionėshe dhe nuk kanė pse tė brengosen pėr ndonjė cikėrrimė tjetėr a janė nė pyetje 20 metra apo afėr 2 kilometra mė pak ose mė shumė. Sidoqoftė, edhe pėr neve dhe qytetarėt nuk kanė rėndėsi aq tė madhe kėto devijime standarde. E tėra qė na mjafton ėshtė tė mbajmė mend mirė se nė Figurėn 2, ēmimi mestar pėr njė kilometėr tė autostradės, ėshtė 5.58 milionė euro. Kėtė jo vetėm qė duhet ta mbajmė mend, por edhe ta shėnojmė gjithkah nėpėr vende tė ndryshme. E kjo tash ka rėndėsi tepėr tė madhe pėr analizėn e mėtejme. Sepse, pėr tėrė autostradėn, edhe ne u pajtuam se devijimi prej 100,000 euro ėshtė diēka me tė cilėn politikanėt tanė nuk do tė “fėlliqeshin”. Tani me planin e ri ka dalė ēmimi mesatar (dhe nė fakt ėshtė kontraktuar) prej 7.5 – 8 milionė euro kilometėr. Duket sikur pėr ēdo kilometėr planifikohen tė shmangen ose fitohen (nė kėtė rast tė vidhen) nga 2 deri nė 2.5 milionė euro. Dhe kjo bazohet nė dokumente faktike zyrtare, pa llogaritur edhe vjedhjet tjera nė proces tė “paplanifikuara”.
Ēmimi mesatar pėr kilometėr ndryshon sipas Seksioneve ose Zonave. Te Seksioni B, ēmimi prej 15 milionė euro pėr kilometėr, ka tė bėjė me hapjen e tuneleve. Por ēka ėshtė jo e ēuditshme por shumė e ēuditshme, MTPT-ja propagandon se po e devijon autostradėn pėr t’iu shmangur tuneleve qė autostrada tė kushtoj mė lirė. Atėherė pyetja logjike ėshtė: Pse nuk u zvogėlua ēmimi mesatar pėr kilometėr sė paku nė lartėsinė e atij tė cilit do seksion, madje ne po e marrin atė mė tė lartin tė mundshėm qė gjendet nė Seksionin D prej 4 milionė euro, por u dyfishua deri nė 8 milionė pasi iu shmangėn tuneleve? Kjo nuk do mė shumė koment. Sepse nuk ka ēka tė komentohet kur logjikisht dhe haptas shihet dhe kuptohet.

3. Kush dėshiron ta ndėrroj trasenė e autostradės, pėr ēfarė shkaku dhe qėllimi?

Siē ėshtė njoftuar opinioni i gjerė, ministri i MTP-sė, Fatmir Limaj, ka vendosur ta devijoj trasenė zyrtare tė autostradės tė miratuar mė parė nė bazė tė studimit dhe matjeve. Ministri Limaj ėshtė deklaruar, po e cekim edhe burimin, nė njė intervistė pėr gazetėn ‘Kosova Sot’, tė datės 22 janar 2010, ballina dhe faqe 4-5, se “Devijimi nėpėr Malishevė i autostradės kursen 400-500 milionė euro”. Kjo ėshtė njė e pavėrtetė e madhe. Arsyeja e devijimit nuk ėshtė kursimi. Nėse kursehen deri nė 500 milionė euro, atėherė i bie qė nga fondi i pėrgjithshėm sa ėshtė llogaritur se do tė kushtoj ndėrtimi i autostradės (shih Tabelėn 1), ne do tė ishim nė gjendje ta ndėrtonim atė me 160 milionė euro nėse bėhet devijimi nėpėr Malishevė. Kjo pėrllogaritje del logjikisht nga gjykimi qė i bėnė Fatmir Limaj autostradės. Por kundėrthėnia mė e madhe qė del tash, ėshtė pse autostrada nuk po kushton 660 milionė euro (sa ishte llogaritur me tunele), por me devijim po i rritet ēmimi mesatar nė 7.5-8 milionė euro pėr kilometėr dhe ēmimi i pėrgjithshėm po rritet deri nė 800 milionė? Edhe nuk do mė shumė koment.
Ndoshta duhet tė bazohemi pak nė thashetheme tė cilat i kemi dėgjuar nė publik. Thashethemet nuk kemi mundur t’i vėrtetojmė ose t’i incizojmė dhe t’i hedhim diku nė internet. Megjithatė, ėshtė me rėndėsi vetėm t’i pėrmendim, sepse veprimet e tanishme tė ministrit Limaj duket se i konfirmojnė ato. Nė njė mbledhje pasi Fatmir Limaj erdhi nė krye tė MTPT-sė, paska grushtuar tavolinėn me nervozė duke thėnė: “N’koftė Fatmir Lima gjallė, ka me qu autostradėn pėr Malishevė”. Shumica prej jush menjėherė do tė bindeni thellėsisht se ajo qė kinse ka thėnė Fatmir Limaj, nuk ka tė bėjė me asgjė “kinse” por me njė tė vėrtetė, sepse veprimet e tij tė tanishme pėr devijimin e autostradės pikėrisht nėpėr Malishevė, e vėrtetojnė fuqishėm grushtimin e tavolinės me nervozė. Ne nuk kemi nevojė dhe nuk na shėrben asgjė tė besojmė apo mos besojmė nė grushtimin e tavolinės nga Fatmir Limaj. Ne sjellim fakte dhe argumente qė vėrtetojnė se devijimi i autostradės bėhet pėr qėllime klientelizimi, nepotizmi, korrupsioni, krimi i organizuar dhe mercenarizmi pa kurrfarė logjike ekonomike. Se Fatmir Limaj e do autostradėn kah arat e veta, kjo tanimė ėshtė kuptuar si argumenti kryesor. Por nuk ėshtė i vetmi.
Argument tjetėr ėshtė se Fatmir Limaj dhe rrethi i tij nė Qeveri, janė duke e plaēkitur buxhetin e Kosovės, jo vetėm pėr veti por edhe duke ua dhėnė tė huajve dhe shteteve armike. Vetėm nė pėrzgjedhjen e kompanisė pėr autostradėn, kėta kanė rrėmbyer 5,547,827 euro pėrnjėherė nė emėr tė firmės “konsultuese” Amy Metom Metom nga Izraeli. Se a i mori shumicėn e atyre mjeteve tandemi Thaēi-Limaj dhe klani i tyre apo izraelitėt, kjo nuk ka rėndėsi. Me rėndėsi ėshtė se kemi tė bėjmė me plaēkitje. Izraeli i quan shqiptarėt e Kosovės terroristė dhe refuzon ta njoh pavarėsinė e Kosovės. Me mbi 5,5 milionė euro, ne kishim mundur t’i sigurojmė sė paku dy njohje tė pavarėsisė.
E ēka bėri ajo firmė “konsultuese” nga Izraeli? A ia di kush rezultatet e konsulencės asaj nė Kosovė rreth autostradės? Ku janė analizat e saj dhe ku janė botuar qė publike tė ketė qasje nė to? Me mbi 5,5 milionė euro bėhet punė shumė e madhe, ndėrsa Qeveria dhe MTPT-ja i avullojnė pa u marrė vesh se ēka u bė me to. Pėr Qeverinė u thamė mė herėt se ajo nuk “fėlliqet” me nga 100,000 euro nė projekte e mėdha; ajo keqpėrdorė vetėm miliona. Keqpėrdorimi i qindra mijėra eurove, ėshtė biznes i nivelit mė tė ultė qeveritar.
Nuk ėshtė hera e parė qė Qeveria avullon kėshtu milionat nė llogari tė tė huajve, madje pėr propagandė pėr t’ia dėmtuar imazhin Kosovės. Para njė viti, Qeveria i kishte dhėnė hiq mė pak se 5 milionė euro firmės Saatchi&Saatchi, gjoja pėr t’ia pėrmirėsuar imazhin e Kosovės nėpėrmjet reklamės me parullėn “Kosovo: The Young Europeans (Kosova: Evropianėt e Rinj). Ēfarė imazhi i krijon kjo Kosovės kur nėpėr fotografi dhe pllakata shfaqen disa ēoroda flokėshprishur, veshje bajate, profesione nė tė cilat nuk kanė prodhuar ndonjė rezultat, si “filani luan basketboll”, “kjo skilipecja di t’i bie violinės”, e kėshtu me radhė. Nga pamja, shumica e evropianėve po tė bėjnė njė xhiro nėpėr Kosovė dhe tė shohin se si duken nė pamje shumica e popullsisė sė Kosovės, do tė dyshojnė seriozisht nėse ata qė duken nė pano janė shqiptarė.
Devijimin e autostradės pėr Malishevė Fatmir Limaj e ka ripėrsėritur edhe nė njė debat nė Klan TV me datėn 04.02.2010, nė emisionin me titull “Zona e Debatit” tė udhėhequr nga Baton Haxhiu. Ministri Limaj ripėrsėriti qėndrimin e tij pėr “kursimin” e 4-500 milionėve, siē thoshte ai, tė qytetarėve tė Kosovės. “Nuk di nėse do tė jetė kush kundėr kursimit tė 500 milionė eurove tė qytetarėve tė Kosovės”, tha pėrafėrsisht Ministri. Kur jemi te kursimi i buxhetit tė shtetit, duhet t’ua bėjmė tė njohur edhe njė fakt, megjithėse shumė i njohur pėr publikun por vetėm po ua rikujtojmė. Ministri Limaj dhe klani i tij i pėrfshirė edhe nė LDK, ėshtė pėrgjegjės pėr keqpėrdorimin e 1,5-1,8 milionė eurove nė njė projekt skandaloz pėr asfaltimin e njė rruge lagjesh nė fshatin Rakosh, Uēė dhe Zhakovė tė komunės sė Istogut nė gjatėsi prej 7 km, i cili kishte filluar sė zbatuari nė nėntor tė vitit 2008. Projekti pėrfundoj pas njė viti. Nuk kaluan as dy muaj dhe rruga e asfaltuar shkel e shko, filloj tė prishet. MTPT-ja duke e ditur se edhe budallai e ka marrė vesh se ēka kanė bėrė, sepse skandali me atė rrugė tani ėshtė evident, pėr t’u shpėrlarė doli nė opinion se nuk e pranon punėn qė e kishte bėrė kompania. MTPT-ja nuk bėri zė pėr skandalin financiar qė fshihej pas asaj pune nė tė cilėn ishte pėrfshirė edhe vetė, megjithėse njė ekspert i institutit tonė me kohė e kishte paralajmėruar opinionin me argumente bindėse. Analiza dhe faktet nga terreni nga muaj dhjetor 2008, gjendet nė kėtė adresė interneti:
http://gazetakritika.net/Forumi/index.php?itemid=1652.
Nė fakt, doli edhe mė keq se qė kishte paralajmėruar eksperti ynė. Nėse ėshtė dikush qė mė sė shumti keqpėrdor paranė publike, atėherė kjo ėshtė MTPT-ja.
E ftuara nė emisionin e Klan TV, ia sqaroj ministrit Limaj arsyet pse traseja e miratuar mė herėt ėshtė mė e sigurt pėr komunikacion, mė e mirė, me lidhje mė tė mira me autostradėn e Shkupit, mė lehtė e menaxhueshme, dhe mė dobi prurėse nga aspekti ekonomik pasi kalon nėpėr dhe pranė zonave urbane, se nėpėr arat e batallinat e Fatmir Limajt nė Malishevė. Ministri propozon ta fus autostradėn nėpėr Malishevė, Arllat, tė dal nė Komoroan e tė vazhdoj diku nė Sllatinė dhe Besi tė Fushė-Kosovės. Pėr kėtė duhet studim i ri i cili nuk ekziston, ndėrkohė qė kompania pėr ndėrtimin e autostradės ėshtė pėrzgjedhur.
Sikur nė rastin e Saatchi&Saatchi, Amy Metom, Paja Patakut, The Young Europeans, e shumė tjera, qėllimi i Qeverisė ėshtė plaēkitja e shtetit dhe varfėrimi i skajshėm i shoqėrisė. Njė Mal i Zi shkėmbor e ka Bruto Produktin Vendor (GDP) pėr kokė banori mbi 10.000 dollarė. Kosova si vend fqinjė i tij me tė gjitha tė mirat mbi tokė e nėntokė, diasporė tė madhe, prezencė tė madhe ndėrkombėtare dhe donacione tė shumta, ka njė GDP prej vetėm 2.300 dollarė ose gati pesė herė mė tė vogėl se tė Malit tė Zi. Pse ka ndodhur kjo dhe me tendencė tė pėrkeqėsimit tė mėtejmė pėr Kosovėn? Sepse klani i Fatmir Limajt ka vendosur t’i detyrojnė shqiptarėt e Kosovės tė kursejnė, e mjetet e kursyera kėta nė pushtet t’ua japin firmave tė ēfarėdoshme ndėrkombėtare. Kjo ėshtė logjika e kursimit sipas Qeverisė e mė pas e plaēkitjes sė tij, qė i pėrgjigjet anekdotės pėr gomarin e Nastradinit.

4. Skandali i Skandaleve: Shėrbyesi Bechtel&Enka si zotėri e Zot!

MTPT-ja kah mesi i janarit 2010 kishte kėrkuar lejen e Agjencisė sė Prokurimit Publik (APP) pėr t’ia dhėnė tenderin konsorciumit Bechtel&Enka. Ky konsorcium kishte kėrkuar 600 milionė euro pėr ndėrtimin e autostradės nėpėr trasenė e miratuar nė bazė tė studimit. Papritmas MTPT-ja del nė opinion me njoftimin se konzorciumi ka konkurruar me dy propozime, i dyti qė parasheh ndėrrimin e trasesė nė njė pjesė tė autostradės dhe orientimin e saj sipas qejfit tė Fatmir Limajt nėpėr komunėn e Malishevės. Konsorciumi paska kėrkuar 500 ose 100 milionė euro mė pak pėr ndėrtimin e autostradės nėse ajo devijohet. Tė jemi tė qartė pėr njė gjė. Kompania, i kontraktuari ose shėrbyesi nuk mundet dhe nuk guxon tė paraqitet me propozime tė veta dhe tė vendos sė kah duhet t’i bie autostrada. Ėshtė shteti ai i cili e shpall ankandin pėr projektin e caktuar. Ofertuesit konkurrojnė nė atė qė e shpall shteti, e nuk vendosin pėr projektet qė nuk janė tė tyre. E vėrteta ėshtė se Bechtel&Enka janė fare tė vetėdijshėm se ata janė vetėm punė kryes tė projekteve qė u ofrojnė subjektet e ndryshme. Kėtė praktikė e ka ēdo kush nė botė. Nėse ju jeni firmė dhe shpallni ankandin (tenderin) ku i ftoni ofertuesit, atėherė ata vetėm ua prezantojnė ofertat pėr realizimin e atij projektit. Askund nė botė nuk ndodh qė ofertuesit t’ia shpallin kushtet e ofruesit tė projektit (nė kėtė rast MTPT-sė) tė pavlefshme, dhe tė imponoj kushte qė i do vetė kompania punė kryese. Pėrndryshe, nėse vijnė kėso propozime dhe imponime, kjo shėrben si bazė e mirė pėr diskualifikimin e asaj kompanie. Edhe nė rastet kur ju si individ konkurroni diku pėr punė, kompania u tregon kushtet dhe detyrat qė ju duhet t’i kryeni. Pėr shembull, kompania shpall konkursin pėr njė drejtues kamioni nė relacionin Prishtinė - Pejė pas studimit detaj se i duhet njė person pėr ta mbajtur kėtė linjė. Tani, njė kandidat del me shpifjen se atij nuk i pėlqen tė punoj ose kryej punėn qė ia ofron subjekti, por i propozon subjektit tė drejtoj kamionin nė relacionin Prishtinė - Malishevė (te Arat e Fatmir Limajt). Subjekti punėmarrės pasi e ka rekrutuar drejtuesin e kamionit, tash i bindet drejtuesit pėr ta ndėrruar destinacionin si ia do qejfi drejtuesit. Kjo nuk do koment. Kur ju konkurroni diku, subjekti punėmarrės u thotė shumė qartė: “N’daq kėshtu, mirė; s’deshe e gjėjė tjetrin menjėherė. Edhe mos m’u shit t’i mua si ofertues se ]ka duhet tė bėjė unė, e aq mė pak aty fyerje se ]ka dėshiron t’i tė bėsh me mua. Nuk je ti zoti i kėtij projekti por jam unė. Nuk jam unė si ofrues i projektit shėrbėtor i juaji por duhet tė jesh ti i imi dhe t’i pėrmbahesh me pėrpikėri rregullave tė mia. Jam unė ai qė i pėrcaktoj rregullat e lojės, madje pėr ty, e jo anasjelltas”.
Derisa logjika qė u pėrshkrua nė paragrafin e mėhershėm ėshtė e qartė, duam t’iu bėjmė me dije se ndėrrimi i trasesė nuk po tentohet tė bėhet nga Bechtel&Enka por nga vetė Fatmir Limaj. Bechtel&Enka nuk e ka grushtuar tavolinėn me nervozė se kah duhet t’i bie autostrada nė Kosovė. Prandaj, vendimi pėr ndryshimin e trasesė ka ardhur si propozim nga ministri Limaj i cili e ka ndėrsyer konzorciumin tė paraqitet me propozime tė kundėrligjshme pėr llogari tė tij dhe miqve tė tij, dhe kėtė po synon ta pėrcjellė pėr miratim nė Kuvendin e Kosovės. Kuvendi i Kosovės megjithatė e ka kryer punėn e vet njėherė ose aq sa i takon. Ai ka miratuar trasenė e bazuar nė studim dhe nuk kurrfarė arsyeje tė torturohet mė tė votoj devijime tė trasesė tė cilat nuk kanė bazė studimi, sepse studimi ideor i kryer, mė sė miri e ka vlerėsuar se cila ėshtė traseja mė dobi prurėse nė aspektin ekonomik dhe gjeostrategjik pėr Kosovėn dhe lidhjen e saj me korridoret X-tė dhe i VIII-tė.

Konzorciumi nuk e ka pasur ndėrmend, dhe nuk ia ka lejuar ndonjė normė e ligji, tė vendos pėr ndryshimin e trasesė. Por kur ministri Limaj ėshtė marrė vesh me matrapazėt e konzorciumit, atėherė normal qė edhe konzorciumi pajtohet tė dal me propozime si imponime. A do tė kishit ju gjasa teorike si firmė ndėrtimi/asfaltimi qė, kur tė konkurroni pėr ndėrtimin e njė autostrade nė Turqi, t’i thoni qeverisė turke se do ta devijojmė autostradėn prej Diarbakirit nė Stamboll nėpėrmjet Bursės? Pėrgjigja logjike qė e dimė tė gjithė, ėshtė JO. Por nė rast se keni tė bėni me ndonjė ministėr turk si Limaj nė Kosovė, pėrgjigja mund tė jetė edhe PO nėse iniciativa vjen nga ministri turk qė t’iu propozoj juve se me ēfarė propozimi duhet tė dilni ju si komani pėr devijimin e autostradės dhe ta fusni kah arat e ministrit turk. Kjo ėshtė teorikisht e mundur nė Turqi, sepse Turqia ėshtė shtet normal shumica e tjerėve dhe do tė merrte masa tė menjėhershme kundėr ministrit.
Po e citojmė ministrin Limaj nga debati i tij nė Klan TV mė 04 shkurt 2010: “Ka ardh njė propozim nga kompania [Bechtel&Enka] pėr devijimin e trasesė, dhe i ėshtė dhėnė drita e gjelbėr Qeverisė pėr ta marrė nė shqyrtim”.
Kjo deklaratė e papėrgjegjshme meriton disa komente dhe sqarime. E para, kompania nuk guxon tė dal me propozime pėr devijim tė trasesė pasi ėshtė shpallur fitues. Ajo ėshtė shpallur fituese pėr trasenė e miratuar tė cilėn e ka shumė tė qartė me studim. E dyta, Qeveria nuk duhet dhe nuk guxon tė marrė nė shqyrtim propozime pėr devijime tė trasesė, pasi me kėto punė janė tė specializuara kompanitė e konsaltingut dhe jo kompanitė ndėrtimore. E treta, propozimi i Bechtel&Enka pėr devijim tė trasesė, e vėrteton dyshimin pėr grabitjen e mbi 5,5 milionė eurove nga Qeveria nė bashkėpunim me firmėn konsulente Amy Metom nga Izraeli, dhe hedh poshtė qėndrimet zyrtare se kjo firmė ėshtė pėrzgjedhur dhe paguar pėr konsulencė rreth autostradės. Kuptohet se kjo firmė ėshtė e specializuar nė atė konsulencė pėr ēfarė thirret, por qėllimi i parė, i dytė, i tretė dhe i fundit i MTPT-sė dhe Qeverisė sė Kosovės kur e pėrzgjodhėn atė, ka qenė dhe doli shpėrlarja dhe vjedhja e parave. Argument i fuqishėm pėr kėtė ėshtė se MTPT-ja e Fatmir Limajt tani ka vendosur qė tėrė konsulencėn t’ia besoj Bechtel&Enka dhe shumica e asaj nga Amy Metom bie nė ujė ēfarėdo qė ėshtė. E katėrta, sikur tė vinte propozimi nga konzorciumi, ai me siguri do ta kishte orientuar autostradėn kah Gjakova, ta pėrcaktoj ēfarėdo gjatėsie, kah do t’i bie (nė magjistralen ekzistuese Prizren – Gjakovė sepse kushton shumėfish mė lirė), pėr Ferizaj, ta vazhdoj nė Prishtinė dhe ta kthej pėr Mitrovicė, e kurrsesi nuk ishte kujtuar ta fus nėpėr arat e Fatmir Limajt dhe farefisit tė tij. E pesta, kompania ėshtė e detyruar tė ndėrtoj vetėm ato rrugė qė ia pėrcakton ofruesi i projektit. Nėse shpallni ankand pėr ndėrtimin e njė autostrade prej malit tė Pashtrikut e deri nė majėn e Gjeravicės, tė jeni tė bindur se do tė keni sa tė doni kandidatė qė konkurrojnė me ofertat dhe ēmimet e tyre. Pėr ta pėrmbyllė kėtė argument prej disa pikash, po theksojmė se ndėrrimi i trasesė sė autostradės nuk vjen nga Bechtel&Enka por nga grushtimi me nervozė i tavolinės nga Fatmir Limajt para njė viti. Pse konzorciumi nuk po e devijon autostradėn nė ēfarėdo drejtimi qė i teket dhe i duket mė lehtė pos kah arat e Fatmir Limajt? Mbani mend vetėm njė gjė: Ėshtė absurde tė dal konzorciumi e tė thotė se kėndej ėshtė mė e lehtė dhe kushton mė lirė. Konzorciumit nuk i intereson fare a do tė ketė nevojė tė shpohen tunele nė terrene shkėmbore ose tė ēelikta, sepse ato e kanė ēmimin e punės. Nuk i intereson konzorciumit a duhet tė kaloj autostrada nėpėr deti (ka tė tilla, si psh. urat e gjata). Pėr ēdo qė e shpallni tenderin (tunele nė shkėmbinj, terren i “hekurt”) konzorciumi ua ofron ēmimin. Por tash po duket se tenderin po e shpall Bechtel&Enka pėr veti. Nė fakt e ka shpallur Fatmir Limaj pėr veti, e kurrsesi konzorciumi. Absurd!
Pėr tenderin e ri tė Fatmir Limajt pėr devijim tė autostradės, ēdo gjė tash do tė vendoset nga konzorciumi. Nė kėtė punė tė shtrembėr, juristi Limaj ka marrė vendim qė askush nga Kosova tė mos i pėrzihet konzorciumit. Ai ėshtė duke e intensifikuar kėtė. Tė citojmė njė lajm nga gazeta ditore e Kosovės ‘Koha Ditore’, e datės 28 janar 2010, faqe 8: “Pėr segmentin Malishevė-Besi [trase e re] vendos kompania e kontraktuar, ministria [private me pronarin e saj Fatmir Limaj, v.j.] nuk pėrzihet: Bechtel&Enka vendos pėr ndryshimet e trasesė”. Shihet qartė se ministri Limaj e ka ftuar konzorciumin tė bėjė ēfarė tė dojė derisa qėllimi ėshtė te Malisheva. Kjo ka pėr t’i kushtuar shumė Kosovės, pasi pėr pjesėn e devijimit, konzorciumi duhet ta filloj studimin ideor (tė fizibilitetit) nga zero. Ēdo tė ndodhė me studimet pėr pjesėn e trasesė sė mėhershme e cila tash synohet tė anashkalohet?
Nuk ėshtė vetėm Fatmir Limaj dhe Qeveria nė kėtė lojė tė kaladredhavt kundėr interesave tė shtetit dhe shoqėrisė sė Kosovės dhe pėr llogari tė tyre personale, familjare, klanore dhe disa tė huajve nėn hije. Mund tė jetė edhe Kryetari i Kosovės, Fatmir Sejdiu. Pėr ēka ishte ky nė vizitė Turqisė nė fillim tė shkurtit? Pėr diplomaci, bashkėpunim ndėrmjet dy shteteve, pėrkrahje tė Turqisė ndaj Kosovės. Kėshtu thonė mediet tė cilat nuk kanė arritur ta hulumtojnė pėrkrahjen e dy Fatmirave (Sejdiu dhe Limaj) tė Kosovės pėr kompaninė Enka tė Turqisė nė kurriz tė Kosovės. Pse kryetari i Turqisė Abdullah Gyl i ofroj Fatmir Sejdiut aeroplan special pėr t’u kthyer nė Kosovė? Qė Sejdiu tė mos vonohej pėr varrimin e Fadil Feratit (siē u dha nė shtyp ky arsyetim i paarsyeshėm)? Absolutisht jo. Fadil Ferati vdiq me 30 janar dhe u varros me 03 shkurt 2010. Sejdiu do tė mund tė vinte edhe me biēikletė nga Turqia pa u vonuar pėr asgjė, sepse Tuqia ėshtė afėr. Pse asnjė zyrtarė i qeverisė turke nuk i ofroj Bajram Kosumit njė aeroplan special pėr t’u kthyer nė Kosovė nė vitin 2006? Sepse, ndoshta, Bajram Kosumi si kryeministėr i atėhershėm i Kosovės nuk kishte angazhuar ndonjė kompani turke t’ia asfaltoj rrugėn e tij nė Tugjec!

5. (Pa)arsyeshmėria ekonomike e devijimit tė trasesė nga ministri Limaj dhe propaganda e zėvendėsit tė tij Grabovci

Pėrpos mungesės sė arsyeshmėrisė shkencore pėr devijimin e trasesė, ministri Limaj dhe zėvendėsi i tij Grabovci vazhdojnė me iluzione pa u referuar nė asnjė plan konkret, pėr pėrfitimet ekonomike qė do t’i sjellė autostrada. Siē u theksua dhe vėrtetua nė nėntitullin paraprak, traseja e re e shpikur nga ministri Limaj kalon nėpėr zona kryesisht rurale larg qyteteve. Kur studimi ėshtė i pėrfunduar nė tėrėsi dhe pėrzgjedhja e kompanisė ende nuk ėshtė e bėrė, duket normale nė ēdo vend tė botės, sepse kėshtu e kėrkojnė rregullat. Por tė zgjidhet kompania dhe nė njė pjesė tė filloj punimet, e nė tjetrėn tė filloj me studimin ideor, duket e paarsyeshme. Meqenėse zonat ku devijohet autostrada janė kryesisht rurale dhe nė to nuk ėshtė planifikuar ndonjė investim i madh, sepse ende duhet pritur studimin ideor pėr autostradėn, atėherė ėshtė shumė e qartė se nga autostrada nė kėto zona do tė pėrfitojnė kryesisht vetėm automjetet qė qarkullojnė poshtė e lartė. Asnjė biznes i madh nuk ėshtė planifikuar tė vendoset nė Arllat ose Bajė tė Malishevės (vendlindja e ministrit Limaj), dhe asnjė investitor i madh nuk ėshtė konfirmuar se ka plan pėr investime atje. Por ajo qė po synon tė bėjė MTPT-ja me devijimin e trasesė duke e futur nė kėto fshatra dhe kėtė rajon, ėshtė se po i lufton investimet e planifikuara dhe gati pėr tė filluar nė vlerė prej qindra miliona, madje ndoshta edhe miliarda euro nė rajonin tė cilin qėllimisht synon ta lė jashtė autostradės. Fjala ėshtė pėr komunėn e Lipjanit. Me kėtė hedhen poshtė tė gjitha thashethemet e MTPT-sė dhe kujtdo qė pėrpiqen tė na bindin se devijimi i trasesė pėr Malishevė, Gjakovė, apo Ferizaj kursen kaq miliona euro dhe mund tė ndėrtohet edhe me 5 euro. Edhe sikur ndryshimi i trasesė tė kursej 500 milionė apo edhe 1 miliardė euro, shikoni Figurėn mė poshtė se ēfarė dėmėsh tė pallogaritshme do tė sjell devijimi i autostradės sipas tekeve tė ministrit Limaj kah arat e tij.

P = 1: 200 000, zona nė studim 135 hektarė.
Figura 3: Projekti ideor urbanistik i Qytetit tė Agrobiznesit “ULPIANA”, Art Design 2009. © INEPRA.


Autostrada sipas trasesė sė miratuar me tė cilėn u njohėm mė herėt, nė Figurėn 3 ėshtė e theksuar me vijė tė trashė qė fillon nga vendi i quajtur Kraishtė dhe ndan “Zonėn nė studim” (njė mega-projekt investiv) pėrgjysmė. Kjo ėshtė pjesa ku ministri Limaj ka vendosur ta heq nga autostrada pėr llogari tė arave tė tij. Investimet qė do tė ndodhin kėtu nuk janė deklarata tė Adem Grabovcit pėr pėrfitimet ekonomike qė do tė sjell autostrada, por plane konkrete tė miratuara me tė gjitha lejet e nevojshme komunale dhe zyrtare, dhe me investitorė tė gatshėm. Vendi ėshtė lokacion strategjik nė afėrsi tė qytetit tė Lipjanit, stacionit hekurudhor, dhe aeroportit ndėrkombėtar tė Prishtinės. Mandej, Plani i zhvillimit i komunės sė Lipjanit (PZhKL) ka hartuar projekte me vlera tė mėdha investive dhe vetėm pret fillimin e realizimit tė tyre. Tė gjitha kėtyre planeve konkrete qė presin realizimin, u ka shpallur luftė ministri Limaj i cili tenton t’ua ndaloj autostradėn dhe t’i tremb investitorėt vendorė dhe tė huaj.
Nė Figurėn 4, janė treguar zonat e banuara qė ndodhen afėr zonės nė studim si dhe pjesa urbane e qytetit tė Lipjanit.

Figura 4: Njė pamje tjetėr e trasesė sė miratuar, tė cilėn ministri Limaj synon ta heq nga autostrada nė shkėmbin tė devijimit nėpėr fshatrat e Malishevės. © PZhKL dhe INEPRA.
























Nė PZhKL, ku gjendet edhe Figura 4 tė cilėn e ka nxjerrė Drejtoria komunale pėr urbanizėm, shihet qartė se autostrada i bie nė mes tė Zonės nė studim (tani e studiuar). Pėrndryshe, Orientimi zhvillimor i Lipjanit, pėrpos “Zonės sė studiuar”, ėshtė shumė i justifikueshėm edhe me 3 fakte tė pamohueshme:

1. Pėr arsye se Lipjani tanimė ėshtė zonė e Kryeqytetit nė zhvillimin 10-15 vjeēar.

2. Ky regjion ėshtė me 2 Resurse shumė atraktive turistike por ende tė panjohura pėr investitorėt dhe turistėt e huaj: i) Parku kombėtarė BLINAJA; dhe ii) Shpella e Gadimes. Asnjėra prej kėtyre nuk gjendet nė Arllat ku po synohet tė devijohet autostrada, por nė komunėn e Lipjanit ku duhet tė kaloj autostrada siē ėshtė planifikuar dhe miratuar.

3. Nė Lipjan, pėrkatėsisht nė "Rrethrrotullimin" e tij, lidhet drejtimi pėr kyēje me Maqedoninė dhe Preshevėn, respektivisht korridori i X-tė dhe i VIII-tė.

Prandaj, kėto janė edhe mė shumė arsye pse gjermanėt janė orientuar nė pėrcaktimin e aresyeshmėrisė ekonomiko-strategjike te kėsaj traseje. Kjo pra ėshtė nyja kryesore e pėrfitimit ekonomik numėr njė dhe mė tė madh tė autostradės. Asfaltimi i rrugėve nėpėr zona rurale si Bajė dhe Arllat, qofshin edhe autostrada, nuk i sjellė kėto pėrfitime ekonomike. Edhe pėrvoja e fundit nė rrugėn e lagjeve nė fshatin Uēė, Rakosh, dhe Zhakovė, ka treguar se edhe po tė investohen miliarda euro nė infrastrukturėn rrugore, kur vendet nuk janė strategjike pėr ekonominė, nuk mund tė sjellin pėrfitime ekonomike. Kėtė e di edhe zėvendės ministri i MTPT-sė, Adem Grabovci, i cili mund tė marr shembullin e asfaltimit tė rrugės nė fshatin e tij tė lindjes, Saradran tė Komunės sė Istogut, para shumė rrugėve tjera regjionale nė vendbanimet qė ishin tė karakterit mė strategjik.

6. Financimi i autostradės

Flitet shumė edhe pėr mėnyrėn se si do tė financohet autostrada, ndonėse ne e cilėsojmė kėtė si problem i dorės sė dytė nė krahasim me tė papriturat qė po synon t’i imponoj MTPT-ja, e tė cilat, nėse vazhdojnė sipas synimeve tė tyre, e rrezikojnė ndėrtimin e autostradės qė mund ta pėrcjellin njė numėr i problemeve edhe mė tė mėdha se nė Shqipėri. Thuhet se (qėndrimi zyrtar i MTPT-sė dhe Qeverisė sė Kosovės) “Autostrada do tė financohet me kredi tė buta”. Ato pėr Kosovėn nuk janė aq tė buta duke e ditur rėnien e normave tė kamatės (jashtė Kosovės) gjatė krizės financiare. Financimi me pagesė ose taksa tė automjeteve nuk duket zgjidhje pasi i bie qė qytetarėve dy herė t’u merren para – nga buxheti i shtetit pėr ndėrtimin e autostradės, e mė vonė pas ndėrtimit tė saj me futjen e taksave nė shfrytėzimin e autostradės.
Njė propozim qė e jepin ekspertėt e ekonomisė, ėshtė se Kosova ndoshta nuk ka nevojė tė hyjė borxh pėr ndėrtimin e autostradės, por mund tė shfrytėzoj fondet e ndryshme tė saj si Trustin e Pensioneve, Fondin e Privatizimit dhe ndonjė fond tjetėr qė arrijnė shumėn 800 milionė euro, ose aq sa kėrkohen pėr ndėrtimin e autostradės. Kjo nuk ėshtė zgjidhje. Problemi ėshtė se kėto fonde janė krijuar dhe kanė arritur nė vlerėn e tanishme pėr njė kohė tė gjatė, prandaj nėse ne duam t’i investojmė pėrnjėherė nė tėrėsi apo pjesė-pjesė, atėherė duhet tė mendojmė se si do tė kthehen ato mjete. Autostrada nuk ėshtė sektor qė gjeneron tė ardhura (mė pėrjashtim kur shfrytėzohet me pagesė, nė Shipėri ėshtė pa pagesė). Prandaj, mjetet pėr kthimin e atyre fondeve duhet tė vijnė nga sektorėt tjerė tė ekonomisė. Kthimi do ishte i mundur nėse traseja e Autostradės NUK NDRYSHOHET dhe i bie ashtu siē ėshtė planifikuar dhe miratuar – nėpėr komunėn e Lipjanit – tė cilin e pret njė bum i madh i biznesit. Nga Banja dhe Arllati i Malishevės kthimi i mjeteve pėr ndėrtimin e Autostradės nuk ka gjasa tė ndodhė pėrjetė.
Te fondi i privatizimit, ekspertėt e ekonomisė po harrojnė diēka. Dihet se ai fond mbahet i ngrirė, por sipas legjislacionit nė fuqi, ai e ka njė destinacion, e ky ėshtė shlyerja e kėrkesave kreditore ose kthimi i borxheve tė ndėrmarrjeve shoqėrore pas privatizimit tė tyre. Nuk mund tė llogarisim nė kėtė fond, sepse nuk ėshtė aq i sigurt. Autostrada duhet tė financohet kryesisht (ndoshta nė tėrėsi) me kredi nga institucionet financiare ndėrkombėtare.
Pėr kėtė dhe problemet tjera qė u shtjelluan nė kėtė punim, Instituti INEPRA paraqet qėndrimet dhe rekomandimet e tij nė nėntitullin qė vijon.

Qėndrimet dhe rekomandimet e INERA-s

Nė kėtė punim kemi prezantuar argumentet tė bazuara nė tė dhėnat zyrtare qė vėrtetojnė vendimin e paarsyeshėm tė ministrit Limaj pėr devijimin e trasesė sė autostradės Vermicė - Merdare. Njohja me pėrvojėn e Shqipėrisė dhe pėrshkrimi i shkurt i sfidave dhe pengesave qė janė hasur atje, ėshtė njė mėsim i mirė edhe pėr Kosovėn, meqenėse kemi tė bėjmė me tė njėjtėn firmė tė kontraktuar, e cila ka ndėrtuar autostradėn Durrės – Kukės – Morinė (dhe ende nuk e ka pėrfunduar si duhet). Vazhdimi i asaj autostrade prej Vermicės deri nė Merdare, ėshtė projekti mė i madh pas luftės nė Kosovė 1998-99 qė do tė filloj sė zbatuari. Pas shumė vonesave, ka dalė, ose mė mirė tė themi ėshtė shpikur me qėllim, njė pengesė serioze qė mund ta zhagis mė tutje fillimin e realizimit tė projektit, e ndoshta edhe ta rrezikoj nė tėrėsi projektin. Instituti INEPRA me kėtė rast shpreh qėndrimet e tij si vijon:
Ndryshimi i trasesė ekzistuese tė miratuar pėr autostradėn Vermicė – Merdare nuk po synohet tė bėhet me kurrfarė qėllimi tė kursimit tė mjeteve financiare. Konzorciumi Bechtel&Enka fillimisht kishin kėrkuar 600 milionė euro pėr realizimin e projektit nė trasenė ekzistuese zyrtare dhe tė miratuar nė bazė tė studimit. MTPT-ja kishte llogaritur se autostrada do tė kushtoj afėr 670 milionė euro, ose mė shumė se ē’kishte kėrkuar konzorciumi. Tash me idenė pėr ndryshimin e trasesė qė tė “kursej” 500 milionė euro, konzorciumi u kontraktua pėr 800 milionė euro!

• Ndryshimi i trasesė nuk bazohet nė kurrfarė studimi dhe analize krahasuese pos idesė qė ajo tė kaloj nėpėr Malishevė, sipas tė gjitha gjasave me iniciativėn e ministrit Fatmir Limaj, sepse, ky po e mbron trasenė e re tė shpikur vetė dhe atakon trasenė e miratuar nepėr komunėn e Lipjanin shkaku se, sipas tij, tė shmanget hapja e tuneleve te qafa e Dules.

• Ēmimi mesatar pėr kilometėr deri vonė ishte 5.58 milionė euro. Pas shpifjeve pėr “krusim” mjetesh dhe orientimin e autostradės nė terrene mė tė “pėrshtatshme” qė kushtojnė mė lirė, ku ēmim u ngrit nė 7,5-8 milionė euro pėr kilometėr. Kėtu ekziston dyshimi serioz pėr korrupsion tė madh dhe ashiqare.

• Ftesa qė MTPT-ja i bėnė konzorciumit Bechtel&Enka pėr tė bėrė studimin ideor nė trasenė e re tė shpikur dhe tė marrė nė dorė ēdo kompetencė rreth autostradės, sugjeron se njė kompani e huaj ėshtė mbi shtetin dhe shoqėrinė e Kosovės. Pra, Kosova nė kėtė drejtim nuk ka kurrfarė sovraniteti. Ky ėshtė njė sinjal shumė i keq pėr institucionet financiare ndėrkombėtare tė cilat nuk mund ta financojnė autostradėn sepse pėr tė duket se pyetet konzorciumi e jo shteti i Kosovės. Konzorciumit nuk i intereson fare se nga vijnė mjetet dhe kush i jep ato.

• Vonesat dhe tendencat pėr ndėrrimin e trasesė sė autostradės, pėrsėri pėrcjellin sinjale negative tek institucionet financiare ndėrkombėtare, tė cilat do tė tregohen tė rezervuara dhe nuk do ta financojnė ndėrtimin e autostradės kur kuptojnė se ajo ndryshohet sipas grupeve tė caktuara. Ato nuk mund t’i jepin kredi njė shteti kur e dinė qartė se me ardhjen e qeverisė sė re, borxhi i qeverisė paraprake nuk mund tė njihet nėse shumica e atyre kredive kanė shkuar nė llogaritė e njerėzve tė caktuar dhe klaneve tė tyre brenda dhe jashtė Kosovės.

• Traseja pėr devijimin e autostradės, ėshtė goditje serioze pėr investimet e mėdha qė janė planifikuar, tė cilat kanė paraparė edhe autostradėn nė studimet e tyre detaje afariste. Asgjė e ngjashme nuk ėshtė planifikuar nė rajonin ku bėhet devijimi i autostradės.

• Kuvendi i Kosovės e ka kryer punėn e vet dhe nuk ka nevojė tė shantazhohet pėr trase tė reja pa studime qė mund tė na sillen nė mendje secilit.

Rekomandimet kryesore tė Institutit INEPRA janė:

• Traseja e miratuar nė bazė tė studimit ideor nuk guxon tė devijohet. Ekzistojnė paqartėsi dhe rreziqe serioze nėse ky devijim bėhet, dhe jemi tė bindur se do tė hasė nė kundėrshtime shumė tė forta, madje edhe pėr sabotimin e projektit.

• Kompanitė punė kryese nuk mund tė bėjnė propozime pėr ndryshime tė trasesė, e as tė merren me studime ideore pėr trasetė qė i propozojnė ato si tė duan, vetė apo me kėrkesėn e MTPT-sė.

• Ēmimi i pėrgjithshėm i kontraktuar pėr autostradėn duhet tė jetė i pandryshueshėm prej fillimit e deri nė pėrfundim tė realizimit tė projektit. Nuk duhet tė lejohet praktika e Shqipėrisė ku i kontraktuari imponon shpenzime shtesė gjatė punės dhe nė fund e dorėzon faturėn pėrfundimtare qė duhet ta paguaj Qeveria.

• Njė komision mbikėqyrės duhet ta pėrcjellė punėn e Bechtel&Enka pėr cilėsinė e punimeve. Defektet qė mund paraqiten sikur nė Shqipėri si rezultat i punės jo cilėsore, duhet t’i riparoj kompania me mjetet e veta ose nga fondi i pėrgjithshėm i kontraktuar pėr autostradėn. Komisioni mbikėqyrės do tė pėrkujdesej edhe pėr respektimin e afatit tė pėrgjithshėm dhe afateve nė faza sipas pjesėve tė punės nga i kontraktuari.

• Financimi i autostradės duhet tė bėhet me fondet e organizatave tė mėdha ndėrkombėtare, pra me kredi ndėrkombėtare. Kosova nuk ka mjete pėr t’i investuar nė autostradė dhe ekonomia e saj e varfėr nuk mund ta pėrballoj kėtė kosto. Edhe shtete tjera tė zhvilluara si Sllovenia, Kroacia i ndėrtojnė autostradat me kredi ndėrkombėtare. Ato kanė borxhe tė mėdha pėr infrastrukturėn rrugore dhe krahas kthimit ė tyre tė pjesshėm vazhdojnė tė zhyten edhe mė shumė nė borxhe. Kėshtu ndodh nėse me kredi punohen punė tė mira dhe tė arsyeshme, pavarėsisht ēmimin. Por kjo nuk ka gjasa tė ndodh pėr autostradėn Vermicė – Merdare nėse bėhet devijimi pėr Malishevė.

• Qė tė fillojmė sa mė shpejtė autostradėn, tė sigurojmė kreditė e nevojshme nga institucionet financiare ndėrkombėtare dhe pėrkrahjen e tyre, t’i hapim rrugėn investimeve tė mėdha dhe bumit ekonomik nė atė pjesė tė trasesė sė miratuar e cila po synohet tė anashkalohet qėllimshėm, hapi i parė ėshtė anulimi i propozimit pėr devijimin e trasesė nėpėr Malishevė. Pėrfitimet e mėdha ekonomike nga traseja e miratuar nėpėr komunėn e Lipjanit, janė tė planifikuara, tė matshme dhe vetėm presin ekzekutimet. Nė trasenė e re tė propozuar, nuk ka asgjė tė re tė planifikuar nga biznesi.

• Rekomandimi i parafundit, tė iniciohet njė hetim i gjithanshėm pėr jo transparencėn dhe dyshimet serioze pėr korrupsion nė ēėshtjen e autostradės Vermicė – Merdare, duke filluar nga pagesat e mėdha ose shpėrlarjet e parave nė emėr tė “konsulentės” firmave tė huaja, e deri te synimet dhe vendimet absurde tė Qeverisė dhe MTPT-sė pėr dhėnien e ēdo kompetence kompanisė ndėrtuese tė autostradės, nxitjen e saj pėr tė propozuar devijimin e autostradės kah Malisheva, e shumė tė tjera.
Shoqėria civile dhe secili segement i arsyeshėm i Kosovės, politik, jopolitik, afarist, OJQ, ekspertė, intelektualė, medie, duhet tė ngrihen o tani o kurrė nė mbrotjen e arsyeshmėrisė, sepse ėshtė nė pyetje njė projekt shumė i madh qė do tė ndikoj nė secilin pėr shumė vite me radhė. Kėshtu do ta kemi edhe pėrkrahjen e institucioneve financiare ndėrkombėtare nė sigurimin e fondeve pėr ndėrtimin e autostradės, tė cilat nuk do ta financojnė kėtė projekt tė madh nėse vazhdojmė tė tregohemi shumė joserioz me devijime tė autostradės sipas tekeve individuale, grupore e klanore.

© Instituti pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike (INEPRA). Tė gjitha tė drejtat janė tė rezervuara. Ndalohet ribotimi dhe kopjimi pa lejen e Autorit (INEPRA). Ndalohet edhe pėrkthimi nė gjuhėt tjera pa lejen e Autorit.



Thaēi, Limaj, Grabovci
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 86 vizitorë
Lexuar: 5,085 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Jasques Hogar tė paditėt pėr gjenocid
E enjtė, 23 tetor 2014 - 04:22
Qė nga shpopullimi i veriut tė Mitrovicės nė vitin 2000, shumė herė e kam ngritur zėrin dhe kam adresuar fajin pėr kėtė, qė ėshtė bėrė nė mėnyrė tė qėllims...
…Aq sa ka krahėt Shqiponja, Katėr vilajetet ...
E enjtė, 23 tetor 2014 - 04:14
…Aq sa ka krahėt Shqiponja, Katėr vilajetet tona Lefter Ēipa Nė njė njoftim tė faqes interneti...
Kuqezinjtė mundin faqezinjtė
E enjtė, 23 tetor 2014 - 04:05
Paraqitja dinjitoze nė kryeqytetin e turpit nė Beograd tė Serbisė raciste e kriminale e Shqiponjave Kuqezi vazhdon tė ketė jehonėn e saj ēdoku nėpėr shqipt...
Serbia e madhe, faktor destabilizues nė Ballk...
E enjtė, 23 tetor 2014 - 03:59
Tendencat e Serbisė pėr ndarjen e Kosovės ėshtė nė vazhdėn e ndryshimeve gjeopolitike qė kanė ndodhur nė tė kaluarėn dhe nė kohėt e fundit nė Ballkan, janė...
Bushtra e Bushatit
E martė, 21 tetor 2014 - 01:05
Andi Bushati, bushtra shqiptare e broēkullave. I ashtuquajturi analist shqiptar qe pėr gjithēka nė Shqipėri, Kosovė, dhe ku ka shqiptar e qet gjuhen e capi...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2014 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi