| SMAJL LATIFI - Intervistė |
| Publikuar më 16 shkurt, 2010 nė orėn 12:51 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Intervistė e Smajl Latifit, Kryetarit tė Lėvizjes pėr Integrim dhe Bashkim (LIB), dhėnė tė pėrditshmes Bota Sot. Intervista e parė dhėnė me 2 Shkurt, dhe Intervista e dytė dhėnė me 10 Shkurt, 2010
 Smajl Latifi 1) A ka ndonjė lėvizje tė re pėr bashkimin kombetar, me qė shumė herė ėshtė folur nėpėr tryeza tė ndryshme politike?
Smajl LATIFI (LIB):
Programit pėr bashkim kombėtar po i krijohen mundėsi dhe hapėsira tė reja. Ka zhvillime tė shumta nė favor tė kėtij opsioni. Nėse do t`i marrim pėrmbytjet nė zonėn e Shkodrės, atėherė mund tė shohim se shqiptarėt e ndjejnė bashkimin dhe japin shembuj pozitiv pėr kėtė qėllim. Kėtė ndjenjė e kemi kudo. Mund tė thuhet se shqiptarėt e duan bashkimin dhe po t`iu jepet mundėsia pėr ta shprehur vullnetin e tyre politik, do tė vendosnin pa kurrfarė dyshimi pėr bashkimin kombėtar dhe territorial dhe pėr krijimin e njė shteti tė bashkuar, si masė pėr qėndrueshmėrinė politike, mundėsi e madhe pėr zhvillim ekonomik dhe bazė pėr pėrparim tė gjithanshėm. Kėto ditė Galup, nė bazė tė anketave e verifikojė dėshirėn dhe vullnetin e atyre qė u anketuan. Pra, mund tė konstatojmė lėvizje tė reja dhe rritje tė besimit nė opsionin e bashkimit kombėtar. Nė ditėt e ardhshme presim tė shohim lėvizje edhe mė tė prekshme, angazhime mė tė pėrqendruara nė favor tė bashkimit kombėtar.
2) A ka mbetur BE-ja e vetmja zgjidhje ku shqiptarėt mund tė bashkohen?
Smajl LATIFI (LIB):
Zgjidhja mė e drejtė dhe mė e mirė ėshtė qė ne tė integrohemi dhe tė bashkohemi si komb nė njė shtet dhe tė bashkuar tė integrohemi nė BE. Bashkimi nė kėtė mėnyrė do tė jetė shumė mė i frytshėm jo vetėm pėr shqiptarėt, por edhe pėr BE-nė. Ne nuk mund t`i shėrbejmė paqes dhe prosperitetit tė BE-sė, nėse do tė futeshim nė BE me problemin themelor tė pazgjidhur. Kjo ėshtė e kuptueshme pėr njohėsit e mirė tė rrethanave dhe pėr dashamirėt e paqes dhe sigurisė nė rajon. Askush nė Evropė sot nuk duhet tė jetojė i shtypur, i diskriminuar ose i administruar nga regjime qė ruajnė pozita koloniale ndaj popujve. Askush nuk dėshiron sot tė ndjehet i poshtėruar, i nėpėrkėmbur. As populli shqiptar i ndarė padrejtėsisht nuk e dėshiron kėtė pozitė. Prandaj, ne kemi detyrim tė pėrpiqemi qė zgjidhjen ta realizojmė nė rrugė tė natyrshme dhe jo tė presim se ajo do tė mund tė realizohet pasi tė futemi nė BE. Pėr t`i pėrmbushur kriteret e anėtarėsimit nė BE, ne do ta kishim shumė mė lehtė tė pėrqendrohemi nė zgjidhjen e problemit tonė kombėtar si njė parakusht pėr tė shpejtuar hapat qė kėrkohen tė ndėrmerren nga ana jonė.
3) Cilat mund tė jenė disa nga hapat kryesor qė na ēojne drejt bashkimit kombėtar dhe cilėt mund tė ndėrmarrin kėtė nismė?
Smajl LATIFI (LIB):
Kontribut nė ēėshtjen e bashkimit kombėtar mund tė japin tė gjithė ata qė mendojnė se kjo ėshtė zgjidhja mė e mirė e ēėshtjes sonė. Hapat janė tė shumtė, por thelbėsore ėshtė tė konsolidohet mendimi dhe koncepti politik pėr bashkim kombėtar. Nė shėrbim tė kėtij qėllimi, duhet tė vihen tė gjitha shtresat e popullsisė. Edhe njerėzit e dijes, edhe shtypi, mediumet elektronike, tryezat shkencore, tribunat politike etj. Tė gjitha kėto do tė jenė njė kontribut i mirė nė fuqizimin e mendimit politik pėr bashkim kombėtar. Hap shumė i rėndėsishėm do tė jetė edhe pėrfshirja nė institucione, posaēėrisht tė R. Kosovės dhe tė R. Shqipėrisė e projektit pėr integrime mbarėshqiptare dhe bashkim kombėtar. Hap tjetėr do tė jetė edhe rritja e nivelit tė komunikimit ndėrshqiptar, aktivitete dhe aksione tė pėrbashkėta nė rrafshin e unisimit tė arsimit, tė institucioneve tė tjera tė dijes, veprime intensive dhe njė dinamikė veprimesh e hapash nė rrafshin kulturor, sportiv, tė shėndetėsisė, tė hapjes dhe heqjes sė barrierave pėr tregun mbarėshqiptar, tregun e punės dhe prodhimit. Tė gjitha kėto janė hapa qė duhet tė hidhen, nė mėnyrė qė ne ta shohim, se sa mundėsi e hapėsirė pėr njė jetė mė tė mirė, pėr zhvillim dhe pėrparim do tė kemi si komb. Nismat pėr kėto duhet tė jenė edhe nga institucionet, por edhe nga organizma tė ndryshėm ēofshin politik, ekonomik apo shoqėror. Ne jemi tė hapur pėr tė kontribuar edhe mė tej drejt kėtij qėllimi.
4) Meqė nuk ka parashikime pėr kėtė ēėshtje, pasi tani u bė 1 shekull qė jemi tė ndarė, ju a mund tė hidhni njė hipotezė se kur do tė mund tė bashkohen shqiptarėt?
Smajl LATIFI (LIB):
Mund tė themi, se pėr gati njė shekull nuk rreshtėn pėrpjekjet pėr bashkim kombėtar. Edhe sot ato vazhdojnė. Njė gjė ėshtė e sigurt se ne nuk jemi pajtuar dhe nuk duhet tė pajtohemi asnjėherė tė jetojmė si popull i ndarė. Na mbetet qė tė veprojmė pa u ndalur, duke i shfrytėzuar rrethanat qė tani janė mė tė favorshme pėr t`u organizuar mė mirė. Sa mė i shtrirė qė tė jetė bashkimi kombėtar nė popull, aq mė i besueshėm do tė bėhet ky program. Gjykojmė se ky program tashmė nuk ėshtė vetėm njė ideal, por edhe nevojė, interes dhe mundėsi e shkėlqyer pėr tė parė ne dhe tė tjerėt, njė komb paqedashės dhe me dinjitet qė po hapėron nė rrugėn e tij tė zhvillimit dhe pėrparimit. Bashkimit nuk duhet t`i frikėsohet askush, posaēėrisht faktorėt demokratik dhe paqedashės. Dita e bashkimit do tė vie dhe kjo varet shumė nga vullneti dhe veprimet tona si komb.
Prishtinė
Mė 2.2.2010
1. Rasti i shqiptarėve tė Maqedonisė, mos respektimi i kulturave tė tyre dhe as identiteti i shqiptarizmit, duket se po e ēon nė krize identitetin e shqiptarėve. Marrė nė pėrgjithėsi, pėrfshire kėtu edhe Kosovėn, Shqipėrinė dhe Kosovėn Lindore, a ka krizė tė identitetit shqiptar?
Smajl LATIFI (LIB):
Do tė ishte mė realiste, tė themi se kemi tė bėjmė me njė ofansivė intensive tė qarqeve antishqiptare sllavo-maqedonase, serbe etj. dhe me njė servilizėm tė madh tė akterėvė politik shqiptarė, tė cilėt ndjehen komodė pėrballė kėtyre pretendimeve iracionale dhe shoviniste. Politikanėt qė drejtojnė partitė e ashtuquajtura parti tė mėdha politike, nuk pėrfaqėsojnė interesa kombėtare, por interesa tė ngushta, ata nuk bėzajnė - heshtin, nuk kanė vullnet dhe nuk pėrpiqen pėr tė dalė nė mbrojtje tė identitetit kombėtar shqiptar sepse tė tillėt kanė vetėm njė qėllim: tė ruajnė pozitat e veta, priviligjet e mėdha qė i kanė krijuar duke e keqpėrdorur pushtetin dhe duke i nėpėrkėmbur vlerat kombėtare.
Ne jemi tė bindur se identiteti shqiptar absolutisht nuk ėshtė nė krizė, edhe pėrkundėr faktit se ai po kėrcėnohet nga tenndenca pėrcarėse tė tė ashtuquajturit kosovarizim, pastaj tendencave pėr ruajtjen dhe trashjen e ndasive brendashqiptare etj. Ne themi me tė drejtė, se politika aktuale ėshtė nė krizė tė thellė dhe pėr pasojė tė kėsaj politike servile e cila nuk e ka nė bosht zgjidhjen e ēėshtjes shqiptare, sulmet ndaj identitetit shqiptar janė gjithnjė e mė tė shpeshta dhe mė tė shumta. Dhe kur? Nė kushtet kur duhet tė ishte e kundėrta.
Sot dhe gjithnjė, ne kemi detyrim, posaēėrisht forcat politike atdhetare, intelektualėt e mirėfilltė dhe tė gjithė shqiptarėt, iu takon dhe duhet tė pėrpiqen ēcdo ditė pėr tė ngritur dhe fuqizuar njė politikė tjetėr- politikėn e cila ndjek kursin pėr integrimin dhe bashkimin e kombit shqiptar nė njė shtet. Kėmbanat e alarmit po bien,. ka ardhė koha qė nė kėto rrethana tė favorshme pėr shqiptarėt, t`i japim pėrgjigjje tė qartė dhe tė guximshme aspiratave hegjemoniste tė fqinjėve, qė po vrapojnė pėr tė fshirė dėshmitė e autoktonisė sė shqiptarėve qė jetuan, jetojnė dhe kanė tė drejtė tė jenė zot nė truallin e vet.
2. Pse po ndodh kjo dhe cilat nga institucionet duhet tė ngrenė zėrin pėr tė mbrojtur identitetin e shqiptarėve kudo qė jetojnė?
Smajl LATIFI (LIB):
Dėme tė tilla po shohim me sy, pikėrisht pėr mungesė tė njė politike tė organizuar shtetėrore me palcė kombėtare, e cila do tė ishte aktive dhe e pėrkushtuar pėr ruajtjen, kultivimin dhe realizimin e tė drejtės sė patjetėrsueshme tė kombit shqiptar pėr tė jetuar nė njė shtet. Ėshtė e domosdoshme qė pėr veten tonė, pėr mbrojtjen e identitetit shqiptar, tė ngrejnė zėrin tė gjitha institucionet, para sė gjithash institucionet politike dhe shtetėrore (ato tė R. Shqipėrisė dhe tė R. Kosovės), partitė politike, akademikėt, intelektualėt, shoqatat atdhetare, historianėt, studentėt-tė gjithė shqiptarėt duhet tė jenė tė mobilizuar pėr ta mbrojtur vetveten kur janė nė rrezik, tė gjithė ne duhet tė organizohemi, jo vetėm pėr t`ua ndalur hovin veprimeve antishqiptare, por doemos tė ndėrmarrim veprime tė organizuara drejt inmtegrimit tė plotė dhe bashkimit politik e territorial tė kombit shqiptar, cili ende ėshtė ndarė dhe si rrjedhim i kėrcėnuar nga sjelljet agresive tė fqinjėve tė tij.
3. Cilėt janė faktorėt qė ndikojnė nė krizėn e identitetit tė shqiptarėve?
Smajl LATIFI (LIB):
Nė rend tė parė ėshtė mosorganizimi i brendshėm i faktorit shqiptar, politikat jo tė duhura shtetėrore dhe veprimet e shumta parciale tė politikanėve shqiptarė. Si rrjedhojė e kėsaj, janė interesat kundėrthėnėse brenda bashkėsisė ndėrkombėtare ndaj ēėshtjers shqiptare. Kėta janė dy faktorėt themelorė tė cilėt po ndikojnė shumė qė ne tė vonohemi. Ne nuk i shfrytėzojmė mundėsitė e shumta, ne nuk jemi tė pėrkushtuar nė tė drejtėn tonė pėr bashkim si komb i ndarė qė jemi, edhe pse kemi tė drejtė dhe aktualisht jemi nė pozitė shumė mė tė pėrshtatshme pėr tė reaguar fuqishėm si komb i organizuar. Mjerisht ende nė institucionet e R.Shqipėrisė, nuk shohim veprime tė duhura pėr realizimin e aspiratės sė popullit shqiptar pėr bashkim (kėto janė detyrime qė burojnė nga Preambula dhe nga neni 8 i Kushtetutės sė R. sė Shqipėrisė), por as veprime tė duhura pėr ruajtjen ose mbrojtjen e identitetit kombėtar shqiptar tė ndarė dhunshėm, padrejtėsisht dhe kundėr vullnetit tė tyre, tė cilėt vazhdojnė tė goditen edhe sot e kėsaj dite nga tendencat pėrcarėse tė politikanėve vendorė, nga sjelljet e tė cilėve duket sikur ka njėfarė gatishmėrie qė ta zėvendėsojnė identitetin shqiptar me njė identitet i cili s`ka asgjė tė pėrbashkėt me shqiptarėt. Ndėrkaq, bartėsit e institucioneve tė R. sė Kosovės, sikur janė hedhur nė garė se kush mė shumė po largohet nga identiteti shqiptar dhe nga Kosova si truall i shqiptarėve. I keni parė se sa me zell promovohen simbolet e Kosovės multietnike dhe i ashtuquajturi, identitet kosovar. Promovime tė tilla i shohin edhe dashakeqėt e shqiptarėve, tė cilėt duket se po trimėrohen nga dita nė ditė, nė vend qė tė braktisin dhe tė na lėnė tė qetė, po hedhin valle nė shtėpinė tonė.
Sė fundi, kriza e madhe qė e ka kapluar kėtė politikė e cila nuk ka pėr qėllim ta mbrojė identitetin shqiptar nga kanosjet e ndryshme, kėrkon qė tė tejkalohet sa mė parė. Pra, kėrkohet ndryshim thelbėsor. Besojmė fort se vetėm njė politikė qė udhėhiqet nga qėllimet e integrimit ndėrshiptar dhe pėrpiqet pėr bashkimin kombėtar, do t`i pėrgjigjej qartė kėrcėnimeve tė ndryshme qė i sillen si fantazmė identitetit tonė shqiptar.
Prishtinė
Mė 10.2.2010
Kontakti: smajl.latifi@gmail.com, smajl.latifi@lib-ks.org
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 44 vizitorë |
| Lexuar:
1,425 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri |
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12 Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin... |
| Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun |
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16 Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik
BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM
- thotė ... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|