Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LETER E HAPUR DREJTUAR PROKURORIT LULEZIM SYLEJMANIT
Publikuar më 21 shkurt, 2010 në orën 15:07 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Ne pamundesi per te marre pjese ne nenshkrimin e Peticionit kunder rigjykimit te z.Albin Kurtit, te organizuar nga Rrjeti i Organizatave Shqiptare (Rr O Sh), Une i quajturi Agim Curri si nje sherbetor i Shqiptarizmes, deshiroj ta shfrytezoj te drejten time legjitime qe te ua dergoj kete leter te hapur.

I nderuari z.Sylejmani, permes mediave shqipe te shkruara dhe elektronike u njoftova, se JU, zoteri i nderuar jeni caktuar ne detyren e Prokurorit Publik nga Misioni EULEX ne nje proces te padrejt, anti-ligjor dhe krejtesisht politik ndaj z.Albin Kurtit, ketij Atdhetari te shqiptarizmes. Nuk e dijme saktesisht se ne kete "detyre te shenjte" anti-shqiptare dhe anti-humane, a e keni pranuar vullnetrisht, apo me imponimin dhe presionin e padronit Tuaj- EULEX-it.
Zoteri i nderuar Prokuror (z.Sylejmani), si do qe do ta keni pranuar kete "detyre te shenjte", por aspak te hijeshme dhe korrekte per JU; Une, Agim Curri, shqiptarisht iu bej thirrje; apo, ndoshta do te deshironit te ju lutem, sepse, edhe kete do ta beje per hire te Shqiptarizmes, pjestar i se ciles, sigurisht jeni edhe Ju zoti Prokuror Sylejmani, nese nuk gabohem. Atehere vllazerisht dhe kombetarisht dhe si nje argat i shqiptarizmes qe jam, shume ju lutem qe te heqni dore (te dorehiqeni) nga ky proces i montuar politik kunder birit te shqiptarise, te te madhit, te te pa thyeshmit dhe sy patremburit, Albin Kurti.
Nese nek e beni nje potez te tille, pra nese nuk do te doreheqeni nga ky proces i montuar politik, do ta merrni nga shqiptaria epitetin e tradhetarit te kombit (gje te cilen nuk ua deshiroj), dhe do t'i lini nje njolle te ZEZE pasardhesve Tuaj, dhe Ju do te rradhiteni ne "LLUMIN" e historise qe ka per t'iu mallkuar ne te ardhmen.
Prandaj, z.Sylejmani, ju lutem shume te merrni anen e popullit tuaj dhe ta mbroni ate me dinjitet, vetedie kombetare dhe me guximin qytetar.
Ndiqeni edhe Ju, i nderuar, shembullin e kolegut Tuaj te profesionit, avokatit te caktuar po keshtu nga ky EULEX, zotit Ramiz Krasniqit; i cili, pasi e deklasoj publikisht me argumente juridike "akuzen"kunder zotit Kurti, duke dhene doreheqje te parevokueshme nga kjo "detyre e shenjte", si mbrojtes i te madhit Kurti. Prandaj, ju lutem shume edhe JUve z. Sylejmani te mos ndaheni nga koleget Tuaj te profesionit dhe mos bini PRE e intrigave te EULEX-it i cili ka marre nje barre te rende dhe nje rol anti-human dhe anti-shqiptar, duke denuar shqiptare te pafajshem. Ne vend qe te denohen kriminelet rumune te policise se UNMIK-ut te cilet na vrane dhe na plagosen, vetem pse kerkonim demokraci dhe vtevendosje.
Me sinqeritetin me te madh, edhe njehere u beje thirrje dhe lutje, qe te mos beheni sherbetor dhe servil i te huajit (EULEX-it); i atyre qe po deshirojne ta gjynjyzojne popullin tend. Mirepo,, le ta dijne te gjithe armiqet e ketij populli se nje gje e tille kurren e kurres nuk do te ndodhe. Kete gje nuk kane arritur as pra Jush ta realizojne. Nuk gjunjezohet shpirti liridashes, nuk gjunjezohet nje popull qe kerkon, hiq me pak e hiq me shume se nje demokraci, nje liri dhe nje vetevendosje per keto troje.
Ju mund ta gjykoni Albin Kurtin, por nuk mund ta gjunjezoni nje popullate te tere. Prap do te kete Albin Kurta, do te kete prap trima e trimeraesha qe do t'i dalin zot Atdheut dhe ketij populli.
Edhe Ju zoti Prokuror Sylejmani e dini shume mire se, nese duhet denuar krimineli per krimet e bera mbi ket popull; ateher adresa eshte e njohur. Kjo adrese te qon drejte e te policia rumune e UNMIK-ut, e cila i vrau dy djem te pafajshem dhe plagosi mbi 80 shqiptare te tjere gjate asaj proteste (10.Shkurt.2007) dhe e skuqi me gjak sheshin e Prishtines; edhe pse kjo protest ishte plotesisht paqesore dhe e pa armatosur.
JU zoti Prokuror Sylejmani, e dini me mire se Une, se me 10. Shkurt. 2007 ne qender te Prishtines, me plumba te skaduar afati dhe nga nje afersi e pa lejuar juridikisht, vriten dy te rinj shqiptare - Mon Balaj dhe Arben Xheladini te cilet ishin te pa armatosur dhe krejtesisht poaqesor, vetem e vetem se kerkonin Liri dhe vetevendosje per popullin e vet.
Zoti Prokuror Sylejmani, nuk dua te behem me Pape se Papa dhe t'iu imponoj mendimin tim, sepse Ju i nderuar jeni jurist i diplomuar dhe vete mund ta merrni vendimin per t'u terhjekur nga ky Rigjykim politik. Kjo le te mbetet ne nderin dhe moralin Tuaj prej nje shqiptari te vertete se si do te veproni ne kete moment.
Por e gjithe shqiptaria, pjestar i se ciles sigurisht se jeni edhe Ju z.Sylejmani, sot po kerkon nga Ju qe te mos merrni pjese ne kete rigjykim jo te drejt dhe kryekeput politik dhe jashte çdo norme juridike. Ne Kosove sot ka kush te gjykohet dhe denohet. Ku jane sot ata qe e vrane policin Ukrainas te UNMIK-ut, ku jane sot ata qe djegen dhe shkaterruan pikat doganore ne Veri te Kosoves (Pika nje dhe Pika 31), ku jane sot ata qe e vjedhen kete popull???...
Edhe Ju zoti Prokuror Sylejmani e dini se drejtesia nuk mbrohet me padrejtesi. Kjo po ndodhe vetem ne Kosoven tone!!!
Dhe per ne fund, zoti Sylejmani shpresoj se nuk do te keqkuptohemi dhe nuk do te ma merrni per inat kete leter te hapur derguar Juve, sepse kete po e kerkon nga Une Zeri i shqiptarizmes; ketij zeri nuk mund t'i iku, sepse nuk po me lejon amaneti dhe gjaku i derdhur i Deshmoreve te kombit te rene per ket toke.

Shqiptarisht Ju pershendes

AGIM CURRI, GJermani

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,061 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi