| Intervistė me Albin KURTIN |
| Publikuar më 22 shkurt, 2010 nė orėn 19:32 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
VIZITĖ E SUKSESSHME E ALBIN KURTIT NĖ SKANDINAVI!
Intervistė me Albin KURTIN, udhėheqėsin e Lėvizjes Vetėvendosje (L.V), gjatė qėndrimit tė tij nė Skandinavi nė kėto shtete mjaft me peshė nė politikėn e sotme botėrore: nė Danimarkė dhe nė Suedi.
Fadili: Pėrshėndetje shqiptare i nderuari atdhetar, mirė se erdhe nė mesin tonė!
Albini: Faleminderit shumė pėr pritjen tuaj tė pėrzemėrt dhe vėllazėrore.
1. Pyetje: Nga kush jeni ftuar dhe financuar pėr kėtė vizitė kaq tė shumėpritur prej mėrgimtarėve atdhetarė dhe nga miqtė e vėrtetė tė shqiptarėve? Si tė pritėn bashkatdhetarėt dhe si tė trajtuan qeveritarėt dhe parlamentarėt skandinavė? Si ishin qėndrimet e tyre politike nė raport me kėrkesat e Lėvizjes Vetėvendosje? Sa i arsyetonin apo i mohonin ata, VETĖVENDOSJEN DHE REFERENDUMIN dhe kėrkesat tjera tė Lėvizjes Vetėvendosje?
Albini: Kam qenė nė vizitė nė Danimarkė dhe Suedi me ftesė tė organizatės daneze STS International dhe tė aktivistit tonė Xhemil Zeqiri. Nė takime me bashkatdhetarė kemi diskutuar pėr problemet e Kosovės dhe mbarė shqiptarėve nė pėrgjithėsi. Po ashtu njė vend tė rėndėsishėm nė kėto takime kanė zėnė edhe problemet e bashkatdhetarėve nė kėto dy vende. Diskutuam edhe pėr angazhimin konkret pėr zgjedhjen e ēėshtjes shqiptare. Nė takim me bashkatdhetarė kam kaluar jashtėzakonisht mirė dhe jam ndierė shumė mirė nė mesin e tyre shfrytėzoj rastin ti falėnderoj pėr pritjen e tyre. Gjatė qėndrimit nė Danimarkė, u mbajtėn dy tubime publike me bashkatdhetarė, nė Kopenhagė me 14 qershor dhe nė shoqatėn Zenel Hasani nė Ballerup me 19 qershor, nė tė cilat prezantova konceptin e Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe qėndrimet e veprimet tona lidhur me zhvillimet aktuale politike nė Kosovė. Kėto tubime u organizuan nga pėrgjegjėsi i Qendrės sė VETĖVENDOSJE!-s nė Danimarkė, Xhemil Zeqiri. Njė tubim i ngjashėm u mbajt edhe nė Malmė tė Suedisė me 20 qershor 2009, nė lokalet e Shoqatės Iliria me organizimin tuaj. Nė takimet qė kam pasur mė zyrtarėt e kėtyre vendeve kisha mundėsi qė tė shpreh pikėpamjen tonė lidhur me proceset qė po zhvillohen nė Kosovė dhe i kemi theksuar disa nga problemet qė bashkatdhetarėt tanė po i hasin nė kėto vende. Mendimet tona janė marrė seriozisht por pėr tė fituar pėrkrahjen e tyre ne duhet tė jemi mė tė organizuar dhe mė tė fortė. Nė Kopenhagė kam takuar kreun e organizate STS International, Vagn Rasmusen, deputetin e parlamentit danez, Holger K. Nielsen, deputeten e Parlamentit Evropian, Britta Thomsen, me drejtorin e institutit Shoqėria Daneze pėr Politikė tė Jashtme, Klaus Carsten Pedersen, si dhe me gazetarė e analistė tė ndryshėm. Ndėrkaq, nė Stokholm, nėn organizimin e Shqiptar Osekut dhe Anders Vesman nga Lidhja e Miqėsisė Suedi-Kosovė, u takova me Fredrik Malm dhe Birgita Olson nga Partia Liberale, Gustav Blikst nga Partia Konservative, dhe Kerstin Palm nga Partia Centriste e djathtė, kjo e fundit anėtare e Kėshillit tė Evropės. Prej opozitės, me Hans Linde nga Partia e Majtė, Bodil Caballios dhe Hokan Sundberg nga Partia e Blertė, si dhe Urban Ahlin nga Partia Socialdemokratike, zėvendėskryesues i komisionit parlamentar pėr politikė tė jashtme, e i dizajnuar si ministėr i jashtėm nėse opozita i fiton zgjedhjet e shtatorit 2010. Nė Ministrinė e Jashtme suedeze, jam pritur nga Lars Ėahlund, shef pėr BE dhe dora e djathtė e ministrit Karl Bilt, nga Osa Pehrson, referente pėr Kosovėn, si dhe nga Arba Kokalari, kėshilltare konservative me origjinė shqiptare pranė ministrisė.
2. Pyetje: A mund tė na thoni pėr lexuesit, si e pėrkujtuat 131 vjetorin e sė famshmes Lidhje Shqiptare tė Prizrenit, cili qe mesazhi juaj gjatė atij kremtimi? Kush ishte nismėtare e kėsaj feste gjithėkombėtare dhe sa bėri pushteti nė Shqipėrinė Natyrale, pėr kremtimin e kėtij pėrvjetori tė madh, kur dihet historikisht qė L.SH.P, bėri njė luftė ēlirimtare, tri vjeēare pėr ruajtjen e tėrėsisė tokėsore tė Shqipėrisė Natyrale, e cila kėrcėnohej nga shtetet ballkanike.
Albini: Nė shėnim tė 131 vjetorit tė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, Lėvizja VETĖVENDOSJE! si pjesė e Rrjetit tė Organizatave Shqiptare (RrOSh), pikėrisht nė Prizren organizoi njė manifestim nė tė cilin kishte aktivitete tė llojllojshme me karakter kombėtar. Nė Kosovė qė prej shpalljes sė pavarėsisė kemi shumė mė shumė komb-formim se sa shtet-ndėrtim, pra ka njė investim qė tė theksohen mė shumė ato qė na ndajnė se sa ato qė na bashkojnė. Pra pikėrisht e kundėrta e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit. Nismėtarė dhe organizatorė ka qenė Rrjeti i Organizatave Shqiptare. Me 10 qershor ne stolisėm qytetin e Prizrenit me flamuj e simbole kuq e zi gjithandej, bėmė njė ekspozitė tė fotografive, kishte defilim tė ansambleve folkloristike si dhe organizuam tryezėn e rrumbullakėt mbarėkombėtare me titull Rėndėsia politiko-ushtarake e Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit.
3. Pyetje: Tani, dy vite pas shpalljes sė pavarėsisė sipas kushtit tė Paketės sė Ahtisaarit, politikanėt shqiptarė po trumbetojnė me tė madhe se, Kosova e ka fituar pavarėsinė dhe sovranitetin; duam tė dimė si ėshtė gjendja politike, ekonomike, ushtarake etj nė Kosovėn e kolonizuar nga enklavistėt serbė, aleatėt e tyre tė hapur e tė maskuar evropianėt dhe nė trojet tjera tė e okupuara shqiptare?
Albini: Tani u bėnė tri vite qė kur politikanėt pranuan Pakon e Ahtisaarit dhe kemi dy vjet tė shpalljes sė pavarėsisė. Pikėrisht pse pavarėsia u shpallė nė bazė tė kėsaj pakoje ne as nuk u bėmė tė pavarur dhe as nuk jemi sovran, sidomos nė mė se 30% tė territorit. Nuk jemi tė pavarur sepse nė Kosovė fjalėn e fundit nuk e kanė institucionet vendore por ato ndėrkombėtare, kėto tė fundit janė kėtu pėr sundim tė ligjit e vetė janė mbi ligjin. Po ashtu nuk jemi sovran pikėrisht se Pakoja e Ahtisaarit na ndalon ushtrinė e cila e ka pėr detyrė shtrirjen e sovranitetin dhe mbrojtjen e integritetin territorial. Ne kemi vetėm 2500 pjesėtarė tė FSK-sė e cila pėr nga detyrat qė i ka ėshtė mė shumė se polici dhe mė pak se ushtri, pra ėshtė xhandarmėri. Gjendja ekonomike nė Kosovė vetėm sa ėshtė rėnduar edhe mė shumė. Nė Kosove 45% jetojnė nė varfėri dhe 18% tė tjerė nė varfėri tė skajshme. Papunėsia llogaritet tė jetė mbi 60%. Pėr mė keq, Kosova ėshtė shėndrruar nė njė vend tė tregtarėve dhe kryesisht atyre qė importojnė nga Serbia pėr shkak tė lidhjeve tė tyre me politikanėt kryesorė, ku kėta tė fundit i favorizojnė tė parėt me politika fiskale. Prodhuesi vendor po ngulfatet nga konkurrenca jolojale dhe politika tė pafavorshme ekonomike. Kjo ėshtė Kosova e dy viteve tė para tė (pa)varėsisė.
4. Pyetje: Vitin e kaluar e keni festuar 4 vjetorin e Lėvizjes Vetėvendosje. Gjatė veprimtarisė 4 vjeēare (pėr tu mos u ngjitur mė lart), si e shihni tė kaluarėn tuaj personale dhe tė Lėvizjes qė e drejtoni dhe si e parashikoni apo i planifikoni objektivat tuaja edhe tė ardhmen e saj; do tė pyesja konkretisht: a do tė qėndroni nė kėto pozita tė fuqishme opozitare nė ballė tė revoltave popullore si njė djalosh guximtar i rebeluar, pėrballė pozitės dhe opozitės nė Kosovė dhe pėrballė qarqeve reaksionare ndėrkombėtare, apo Lėvizja jonė do tė transformohet sė shpejti nė parti politike, qė zėri i saj tė dėgjohet i fuqishėm nė institucionet e shtetit tė brishtė dhe tė ricopėtuar tė Kosovės?
Albini: Lėvizja VETĖVENDOSJE! pėr katėr vite radhazi me aktivitetet qė i ka organizuar ka ndikuar qė disa tė kėqija tė ndalen e disa tė tjera tė zbrapsen. Por mos tė harrojmė se pėr kėto katėr vite kemi ndikuar qė qytetari i Kosovės tė kuptojė qė proceset politike dhe ekonomike nuk janė nė favor tė tij. Lėvizja VETĖVENDOSJE! ėshtė e pėrkushtuar qė Kosova tė jetė vend me sovranitet dhe integritet territorial nė gjithė territorin e saj. Po ashtu nė angazhohem pėr njė ekonomi e cila i favorizon mė shumė prodhuesit se sa tregtarėt, pėr njė shoqėri me barazi sociale. Pra ne jemi tė pėrkushtuar mė shumė se si ta realizojmė konceptin tonė se sa pėr metodat qė do tė pėrdorim. Metodat mund ti shtojmė e pasurojmė, porse principet bazė i mirėmbajmė. Mbi tė gjitha, duam ta realizojmė qėllimin tonė tė pėrbashkėt meqenėse kjo politikė zyrtare qė po ndiqet po ia humbet edhe territorin edhe resurset natyrore Kosovės kurse popullatės po ia rrėmben perspektivėn dhe mirėqenien.
5. Pyetje: Si i konsideroi Lėvizja Vetėvendosje, zgjedhjet lokale tė vjeshtės 2009?
Albini: Lėvizja VETĖVENDOSJE! mendon se Kosova ka pas nevojė pėr zgjedhje parlamentare e jo pėr zgjedhje lokale. Problemet e Kosovės para sė gjithash janė nacionale e jo lokale. Qė prej shpalljes sė pavarėsisė, Kosovės i ėshtė cenuar sovraniteti dhe integriteti territorial, po ashtu po rrezikohemi nga shitja e shpejt dhe e lirė e ndėrmarrjeve dhe pasurive tė Kosovės si: KEK-u, PTK-ja, ANP-ja, Trepēa, Miniera e Sibovcit etj. Mendoj se kėto janė problemet kryesore tė qytetarit tė Kosovės e jo shtrimi i njė rruge nė njė fshat. Qėllimi i mbajtjes sė zgjedhjet lokale ka qenė tė realizohet decentralizimi etnik pėrmes krijimit tė komunave mė shumicė serbe, dhe tė shmanget vėmendja nga problemet kryesor nė Kosovė. Pėr mė shumė kėto zgjedhje dėshmuan sė nė Kosovė nuk ka fare demokraci.
6. Pyetje: I nderuar, si duket nė popull u krijua pėrshtypja e gabuar, thellėsisht e nxitur nga politikanėt se Lėvizja Vetėvendosje ėshtė kundėr ndėrkombėtarėve. A mund tė na sqaroni sa qėndron kjo, si dėshmi e tyre se, kinse ne po e dėmtojmė kėshtu Kosovėn dhe viset tjera shqiptare, sepse sipas tyre, duke i kundėrshtuar ata aleatė, po largohemi nga Evropa dhe po izolohemi nga bota demokratike?
Albini: Ne nuk jemi kundėr bashkėsisė ndėrkombėtare, por jemi kundėr sundimit tė tyre nė Kosovė. EULEX-i ėshtė nė Kosovė nė bazė tė planit tė veprimit tė pėrbashkėt i dalė nga BE-ja, rezolutės 1244 dhe 6 pikėshit tė Ban Ki Mon-it, qė tė gjitha kėto dokumente nuk ja njohin Kosovės pavarėsinė. Pra ata nuk na njohin shtetin tonė dhe pėr ketė ne jemi kundėr. Ne jemi qė bashkėsia ndėrkombėtare tė jetė nė Kosovė jo si sunduese por si kėshilluese dhe ndihmuese.
7. Pyetje: A mund tė na thoni, sa e ka ngritur zėrin e arsyes Lėvizja Vetėvendosje, pėr faktin pse po lihet pas dore turizmi i cili sot ėshtė nė tėrė botėn kudo njė pjesė me rėndėsi tepėr tė madhe e ēėshtjes ekonomike, me njė fjalė qė e rrit buxhetin e Kosovės? Dihet se Egjipti, Jemeni, Dubai fitojnė shumė nga turizmi, kujtoj nuk e teproj kur them se turizmi ėshtė zemra ekonomike e njė shteti dhe ka ndikim tė fuqishėm gjithashtu, dhe nė aspektin politik apo jo?!
Albini: Pushteti nė Kosovė nuk mendon pėr Kosovėn se si mund tė pėrfitojė ajo, por vetėm se si mund tė pėrfitojė prej saj. Pushtetarėt tonė e preferojnė pasurimin e shpejtė pėrmes tenderėve dhe jo pasurimin e Kosovės pėrmes turizmit. Por, tė mos harrojmė qė Pakoja e Ahtisaarit ėshtė e dėmshme edhe nė kėtė aspekt. Zonat e veēanta pėr rreth kishave dhe manastireve ortodokse nė Kosovė qė shumė shpesh po quhen serbe me qėllim qė ta serbizojnė historinė e mesjetės dhe nė kėtė mėnyrė tė na ndėrpresin lidhjen nė mes tė antikitetit dhe modernitetit dhe tė na shpallin ardhacak. Kėto zona disa qindra hektarėsh nėpėr gjithė territorin e Kosovės e kryesisht nė vend ku ka potencial po bėjnė e pamundur zhvillimin e turizmit dimėror si p.sh: Patriarkana e Pejės nė Gryken e Rugovės, Manastiri i Deēanit nė Deēan, Shėn Arhangjeli nė Prizren, etj.
8. Pyetje: Strukturat paralele serbe po veprojnė hapur nė Kosovė, ato madje i kanė krijuar dhe institucionet e tyre, i kanė zgjedhur kryetarėt e tyre tė cilėt i japin llogari dhe bėjnė veprime kundėr-shqiptare tė hapura dhe ilegale, ato, e njohin de fakto dhe de jure vetėm shtetin e Serbisė, ndėrsa, pas 17 shkurtit 2008, tė deklaratės sė bujshme tė pavarėsisė, institucionet e Kosovės, qeveria e parlamenti, duke i pėrfshirė kėtu dhe organet ekzekutive, qė, pa lejen e tyre nuk kanė ndėrmarrė asnjė hap pėr shpartallimin e tyre, dhe bile, pėr mė keq, as pėr pengimin e tyre, kur dihet se nė tė kaluarėn jo tė largėt regjimi i Serbisė i ka ndjekur egėrsisht duke i burgosur e vrarė, individėt, grupet dhe partitė ilegale shqiptare, kur ata/ato, pėrpiqeshin pėr tė bėrė ēlirimin e trojeve shqiptare nga okupatorėt serbė e tė tjerė. I nderuar, a mund tė na thoni kush pėrfitoi mė shumė, nga kjo deklaratė e pavarėsisė sė Kosovės dhe pse nuk po bėhen hapat konkretė nė eliminimin e kėtyre institucioneve paralele tė pėrkrahura hapur nga Serbia?
Albini: Prej shpalljes sė pavarėsisė mė shumė situatėn nė terren e kanė ndryshuar strukturat paralele tė Serbisė se sa Qeveria e Kosovės. Pėrveē 65 njohjeve qė i kemi pas shpalljes nė Kosovė nuk kemi asnjė veprim konkret drejt shtetit sovran dhe me integritet territorial. Pėr mė keq, pas shpalljes sė pavarėsisė Kosovės iu djegėn pikat doganore 1 dhe 31, ju uzurpuan Gjykata nė Veri, hekurudha, sistemi energjetik, ndėrhyrjet nė komunikim etj. Pra, nuk po kemi kurrfarė shtet-ndėrtimi por pėrkundėr po kemi fuqizim tė strukturave paralele gjegjėsisht Serbisė nė Kosovė. Lėvizja VETĖVENDOSJE! para njė viti e gjysmė pat prezantuar njė plan pėr integrimin e veriut, pėr tė lexuar planin vizitoni ueb-faqen e Lėvizjes nė internet www.vetevendosje.org . Aty patėm dhėnė shumė propozime konkrete: Ne patėm bėrė njė propozim 12 faqesh para njė viti mbi atė se si do tė duhej qė tė luftoheshin strukturat e Serbisė nė veri dhe si tė integrohet veriu. Nė vijim po i jap disa prej propozimet konkrete pėr veriun:
1) Njė bazė e njėsisė speciale tė policisė sė Kosovės tė jetė e vendosur nė njė kazermė nė veri tė Kosovės.
2) Nė veri tė ketė njė prezencė tė shtuar tė policisė pėr shkak tė gjendjes sė jashtėzakonshme atje.
3) Nė veri janė rreth 500 familje shqiptare. Duhen shikuar mundėsitė qė secilės familje tiu punėsohet nga njė anėtar nė Policinė e Kosovės dhe asisoj do ti kishim afėr 500 njerėz tė armatosur nė veri nė gjendje pėr ta mbrojtur veten atje.
4) Trupat e KFOR-it duhet tė mbrojnė pikat kufitare tė kontrolluara nga Policia Doganore e Kosovės nė veri tė Kosovės. Madje, ato mund tė mbyllen pėr njė periudhė prej 3 deri nė 6 muaj derisa tė merret situata nėn kontroll. Veriu i Kosovės para se tė jetė problem i kontrabandės (siē propagandon RTK-ja) ėshtė problem i integritetit territorial dhe i sovranitetit.
5) Duhet bėrė ngritja e akuzave dhe arrestimi pėr strukturat ilegale tė sigurisė, pėr pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Serbisė, pėr vozitėsit qė pėrdorin targa tė Serbisė, pėr gjykatat paralele.
6) Duhet arrestuar ata qė janė nė krye tė krimeve etnike nė veri.
7) Tė vihen nė shėnjestėr burimet financiare tė strukturave paralele. Duhet gjurmuar dhe duhet prerė financimi i strukturave paralele tė Serbisė. Kjo po ashtu pėrputhet me pikėn e mėsipėrme pėr vėshtirėsimin e arsyetimit politik tė Serbisė pėr tė vazhduar me financimin e atyre strukturave.
8) Nuk duhet tė legjitimohet komuna e veriut tė Mitrovicės. Kėsisoj, sė paku nuk do ti vėshtirėsohej bashkimi i Mitrovicės gjeneratave tė ardhshme tė politikanėve. Nėse pranohet komuna e veriut tė Mitrovicės, atėherė ēfarėdo ndėrmarrje integruese apo ēlirimtare atje nė tė ardhmen do tė konsiderohet agresion.
9) Nuk mund tė ketė paqe tė qėndrueshme pa reciprocitet tė tė drejtave tė serbėve nė Kosovė me shqiptarėt nė Luginė tė Preshevės. Asimetria e situatave na lė peng tė konfliktit qė nuk mbaron. Shqiptarėt nė Luginėn e Preshevės duhet tė bėhen bashkė pėr flamurin kombėtar qė nuk i lejojnė ta pėrdorin dhe pėr universitet nė gjuhėn shqipe. Pėr kėto, ata duhen ndihmuar pa kursim nga Prishtina e Tirana.
10) Rivitalizimi i Trepēės, funksionalizimi i saj qė do tė rezultonte me punėsimin e rreth 8.000 vetave. Nė fund tė viteve tė 70ta por edhe pėrgjatė tė 80-tave, arsimtarėt e mjekėt nė Kosovė kishin paga qė mund tė krahasoheshin edhe me disa vende tė zhvilluara perėndimore. Mirėpo, kjo ishte e mundur pikėrisht pėr shkak punonte Trepēa.
11) Themelimi i njė Universiteti tė Evropės Juglindore (sikurse nė Tetovė) me fondet e Bashkimit Evropian ashtu siē ka propozuar ESI. Kjo tė bėhet qendėr e arsimit tė shkėlqyer pėr tė gjithė rajonin e Mitrovicės dhe tia merr fuqinė Universitetit tė veriut tė Mitrovicės tė kontrolluar nga Serbia.
12) Ofrimi i bursave pėr shqiptarėt dhe serbėt nga veriu pėr nė shkollat e mesme dhe Universitetin nė Prishtinė.
13) Investim nė spitalin e Prishtinės dhe atė nė jug tė Mitrovicės nė mėnyrė qė aty tė ofrohen shėrbime mė tė mira.
14) Forcimi i fshatrave tė shqiptarėve atje si pakicė e rrezikuar qė janė duke ofruar mjete pėr rindėrtimin e shtėpive, infrastrukturė tė mirė, transport publik falas pėr nė jug tė Mitrovicės dhe anasjelltas tri herė nė ditė, lehtėsim nė punėsim, lehtėsim pėr regjistrim nė universitet. Secili shqiptar i dėbuar duhet tė kėrkojė tė kthehet nė pronėn e vet nė veri. Dhe njėkohėsisht tė organizohen dhe mobilizohen pėr kėtė. Ata qė nuk duan, duhet ta thonė hapur kėtė dhe tua shesin tė tjerėve pasurinė, atyre qė duan tė kthehen atje.
15) Nuk duhet lejuar qė Qeveria e Serbisė ti blejė pronat e shqiptarėve nė veri. Tė gjithė shqiptarėt qė janė detyruar ti shesin pronat e tyre, Qeveria e Kosovės tua blejė ato. Qeveria e Kosovės mandej ti lėshojė me qira tė ulėt pėr ata qė duan tė banojnė atje. Kurse, politikanėt e Kosovės, tė cilėt gojėn e kanė plot premtime boshe pėr bashkimin e qytetit, tua lirojnė njė pjesė tė hapėsirės sė apartamenteve dhe shtėpive tė tyre tė gjera e luksoze banorėve tė dėbuar prej veriut tė Mitrovicės nė mėnyrė qė ata tė mos paguajnė mė qira nė jug tė Mitrovicės apo kudo tjetėr nė Kosovė qė jetojnė e banojnė tash.
Siē dihet e siē po shihet pėrditė, nuk ėshtė pėrfillur ky plan yni. Qeveria e Kosovės, e vetėmjaftueshme dhe e vetėkėnaqur siē ėshtė, mė parė e ka pėr shqetėsim kritikat qė i bėn pėr mosangazhimin drejt bashkimit tė Mitrovicės sesa vetė ndarjen e qytetit tė Mitrovicės.
Tash sė fundit Qeveria e Kosovės bashkė me ICO-nė ka pėrgatitur njė strategji qė sipas tyre ėshtė pėr integrimin e Veriut. Sė pari, integrimi bėhet kur ėshtė nevojė e jo dėshirė, pra sė pari duhet qė serbėve t“ju ju ndėrpriten tė gjitha lidhjet me Serbinė dhe mė pastaj tė iu japin fonde pėr integrim. Pėr gjithė kėto vite tė pasluftės vazhdimisht institucionet vendore dhe ndėrkombėtare kanė dhėnė miliona euro pėr integrim dhe shikoni sa janė integruar ata. Kujt i konvenon kjo gjendje? Tė gjithėve nė pushtet, kujt mė shumė e kujt mė pak, meqė veriu i Kosovės ėshtė shndėrruar nė njė zonė tė krimit tė organizuar ekonomik ku tė gjithė po pėrfitojnė nė pėrjashtim tė qytetarėve tė Kosovės.
9. Pyetje: Tash e kishim tre vjetorin e demonstratės sė 10 shkurtit, ku u vranė Arben Xheladin dhe Mon Balaj dhe u plagosėn mė shumė sė 80 veta dhe nuk ka asnjė tė dėnuar pėr kėtė punė, e nė anėn tjetėr jemi dėshmitarė tė rifillimit tė procesit gjyqėsorė ndaj teje. Pse po ndodh e gjithė kjo?
Albini: Po ėshtė e vėrtetė qė nuk ka tė dėnuar pėr vrasjen e Arben Xheladin dhe Mon Balaj dhe pėr plagosjen e mė shumė sė 80 vetave tė tjerė. UNMIK-u e ka pranuar fajin pjesėrisht duke thėnė se vrasjet kanė qenė tė panevojshme dhe tė mėnjanueshme, dhe kanė propozuar njė kompensim pėr familjaret por mė kushtin qė ata tė heqin dorė nga ēfarėdo ndjekje penale ndaj vrasėsve. UNMIK-u asnjė herė nuk pat filluar ndonjė hetim qė do tė pėrfundonte me gjykimin e vrasėsve, por nė anėn tjetėr mė pat akuzuar mua dhe mė pat mbajtur afėr njė vit nė paraburgim. Gjatė kėtij rasti ka pasur shumė shkelje procedurale dhe mjaft vendime politike pėr vazhdimin e paraburgimit me arsyetim se unė mund ta rrezikoj statusin e Kosovės. Nė kohėn kur qytetarėt e Kosovės po prisnin qė tė fillojnė arrestimet e politikanėve tė korruptuar EULEX-i e lėshoi lajmin se do tė rifillonte procesin gjyqėsorė kundėr meje. Nė anėn tjetėr EULEX-i e pėrjashtoi mundėsinė qė do tė filloj edhe njė proces gjyqėsor kundėr policėve rumunė. Fakti qė EULEX-i ėshtė i njėanshėm tregon se nuk ėshtė i interesuar pėr drejtėsi pėr rastin e 10 shkurtit. Po ashtu koha kur u vendos qė ky rast tė rifillojė tregon se ėshtė krejt politik. E kam fjalėn se tash Kosova ka nisur tė vlojė pėr shkak tė gjendjes sė rėndė politike dhe ekonomike, dhe po ashtu qytetarėt si kurrė mė parė janė tė irrituar nga kjo elitė politike e korruptuar dhe e shantazhuar. Tash kur po bėhen gati pėr privatizimin neoliberal tė ndėrmarrjeve dhe pasurive kryesore tė Kosovės, po flitet gjithnjė e mė shumė pėr fillimin e negociatave tė reja pėr veriun e Kosovės me Serbinė dhe tashmė u dha lajmi qė edhe pėr disa vite nuk do tė ketė liberalizim tė vizave pėr Kosovėn. Po frikėsohen qė Lėvizja VETĖVENDOSJE! dhe unė mund ta kanalizojmė kėtė pakėnaqėsi kundėr kėtij sistemi, dhe duke ia dhėnė mbėshtjellėsin politik kėtij zgjimi tė mundshėm qytetar mund tė ketė edhe ndryshime rrėnjėsore. Pėr ketė arsye Lėvizjes VETĖVENDOSJE! dhe mua po ja mbyllin dyert e parlamentit dhe po ja hapin dyert e burgut. Unė nuk kam shkuar nė seancėn e 15 shkurtit dhe sdo tė shkoj as nė atė tė 22 shkurtit. Ky proces kundėr meje ėshtė politik, ėshtė padrejtėsi, dhe unė skam pse i kontribuoj asaj.
10. Pyetje: I nderuar atdhetar, a keni ndonjė mesazh pėr bashkatdhetarėt qė jetojnė kudo nėpėr botė, ēfarė kėrkoni ju tė bėjmė ne mėrgimtarėt mė shumė, qė Shqipėria Natyrale tė ketė njė ardhmėri tė ndritur dhe tė realizohen idealet e rilindėsve tanė tė mėdhenj, pėr ribashkim kombėtar, kur dihet mirėfilli qė, pėrpjekjet dhe lufta me tė gjitha format dhe mjetet e mundshme pėr t“u arritur kjo objektivė madhore historike, nuk ka pushuar asnjėherė, pėr mė tepėr se njė shekull, brenda dhe jashtė atdheut?
Albini: Ashtu si jemi tė ndarė shqiptarėt nė disa shtete, vėshtirė qė do tė mund tė ju bėjmė ballė qėllimeve tė shteteve pėr tė na marrė mė shumė territor dhe pėr tė na pėrdorur si treg pėr prodhimet e tyre. Vetėm tė bashkuar mund ti ndalim kėto qėllime hegjemoniste tė tyre, sepse tė bashkuar do tė jemi mė tė fortė ushtarakisht edhe ekonomikisht. Diaspora jonė ėshtė bukur e ndarė dhe jo aq e organizuar. Porosia ime ėshtė qė ju duhet tė organizoheni. Sė pari tė kėrkoni mė shumė tė drejta pėr ju aty ku jetoni dhe punoni sepse vetėm njė diasporė e organizuar dhe mė me shumė tė drejta do tė mund tė ndihmonte edhe mė shumė popullin shqiptar nė Ballkan. Po ashtu edhe ne po gjejmė njė pėrkrahje tė madhe te ju dhe kjo po na bėn qė ne tė punojmė edhe mė shumė.
Im vėlla ideali, vėrtetė qe kėnaqėsi e madhe qė ishe nė mesin tonė, dėshirojmė tė na vizitoni sa mė shpesh, Ty dhe pėrkrahėsit tuaj, ata djem e cuca sypetritė tė Lėvizjes Vetėvendosje, qė po pėrhapin shkėndija drite dhe rezistence nė tė gjitha trojet shqiptare!
Albini: Ju faleminderit e pėrshėndetje tė gjithė lexuesve tuaj.
Intervistoi: Fadil SHYTI
Suedi , 5.02 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 64 vizitorë |
| Lexuar:
1,036 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura! |
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59 Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c... |
| Ramadan PLLANA: DĖSHMI TĖ KOHĖS (IV) |
E shtunė, 26 qershor 2010 - 00:06 KUJTIME NGA BURGU
(PJESA E KATĖRT)
Veē njė qėllim i naltė tban me durue,
E zemrėn ta forcon;
Ndėr kundėrshtime svyen kurrė me u ligshtue,
... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|