| REQUIEM me rastin e 5-vjetorit te vdekjes së atdhetarit e të nacionalistit të dëshmuar kombëtar, z. Ibrahim ( Ibush ) Galimuna, |
| Publikuar më 23 shkurt, 2010 në orën 19:24 ( ) |
Të ndryshme | |
|
|
|
. Ibrahim ( Ibush ) Galimuna, i burgosur politik dhe veprimtar i palodhur
i P N D SH-së për Kosovë.
Kryesia e P N D SH organizoi Mbledhje komemorative per nder te tij, duke evokuar punen dhe vepren e tij te madhe ne drejtim te kombit, të bashkimit kombëtar dhe te çeshtjes se pazgjidhur të Statusit te Kosoves.
Lindi ne Prishtinë, më 03.04.1929, vdiq me 22.02. 05 dhe u varros me nderime, më 23. 02. 2005 ne varezat e pergjithshme ne Prishtine.
Lindi ne nje familje me përmasa te medhaja kombëtare. Gjyshi i tij,
Ibrahim Galimuna ishte Kryemiftiu i Prishtines ne kohen e Lidhjes se Prizrenit, kurse babai i tij, Sadik Galimuna, treti tërë pasurin e tij per Shqiperi etnike, sepse tradicionalisht, ne familjen e tij mbrohej deviza : " Pa Kosovë e pa Çamëri, nuk ka Shqiperi "!
Kjo dallge e madhe, Ibrahimin, apo sic e therrisin te gjithe Ibushin e përcolli deri ne fund të jetës. Ai ishte një atdhetar i zjarrtë, trim e sypatrembur, duke bërë dhe sakrifica me përkushtim deri në fund të jetës trasoi rrugën për realizimin e idealeve të familjes së tij rreth krijimit të Shqipërisë Etnike, për liri të plotë e bashkim kombëtar.
Ne vitin 1952 ish Jugoslavija e dënon me 10 vjet burgim drakonik,
( si pjesëmarrës aktiv në radhët e Grupit të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare të Gjon Serqit, i cili lindi dhe vdiq po për
Shqipërinë Etnike), kurse, me1959 lirohet nga burgu.
Vitin e pare te burgimit e kreu ne Shkup, aty ku ndodhej patrioti dhe nacionalisti dibran, dr. Burhan Pasholli, pastaj kalön ne burgun e Nishit, ku vuanin dënimet drakonike dhe shokët e tij të një ideali:
Rexhep Abdullahu, kryetar i partisë ne fjalë, Rexhep Bunjaku, Rexhep Parteshi si dhe shume figura te shquara te nacionalizmit kosovar. Gjashtë muaj pas burgosjes së tij, Zoti i dhuroi një vajzë të bukur si hana, me këtë rast, shokët e tij, vajzën e tij të dashur dhe të porsa lindur e pagëzuan me emrin Afërdita, që ka kuptimin: dita e
bashkimt kombëtar ofrohet !
Vdekja, Ibrahim Galimunen e gjen si anëtar i Kryesise qendrore me kryetar Rexhep Abdullahu,Skender Berishen si dhe me shoket tjere.
Sot, Kryesia e Partise Nacional Demokratike Shqiptare në Prishtine i bëri homazhe varrit te tij duke vendosur kurora lulesh mbi varr.
Po sot ne ora 14, familjes së tij, respektivisht, bashkëshortes së tij besnike e trimëreshë,z-jës Sheriban, për angazhimin dhe përpjekjen e tij si aktivist i devotshëm i P N D SH, iu dorëzua një MIRENJOHJE.
TAKIMIMI IM I PARE DHE I FUNDIT ME ATDHETARIN E PANGOPUR PER LIRI E BASHKIM KOMBETAR, Z. GALIMUNA
Ishte 26 nëntori i virit 2001. Në Prizrenin historik mbahej Kongresi i Parë i Lidhjes Shqiptare në Botë. Në mesin e mbi dymijë delegatëve ishte prezent dhe anëtari i Kryesisë së P N D SH-së, patrioti Ibrahim Galimuna.
Pas mbylljes së Seancës së parë të punimeve të Kongresit,pra gjatë kohës së pushimit, aty në radhën e parë, me sheshir (republikë) mbi kokë qëndronte ulur një burr i pashëm, shtatlartë dhe i buzëqeshur në fëtyrë. Porsa kalova pranë tij, ai papritmas m’u drejtua: -Ju lutem më tregoni, mos jeni nga Dibra? -Po, iu përgjigja ! Me siguri e njihni dr. Burhan Pashollin, e kam mik të idealit, të lutem kur të shkosh ma qafo dhe bëri të fala prej meje. Po, iu përgjigja do ta përshëndes, sepse dhe unë e kam mik shumë të dashur. Mandej vazhdoi: - Po
djalin e mikut tim Shaban Jegenit-Lirimin, ekonomistin nga Dibra ?!
Si jo-e njoh. Mandej vazhdoi:-Lirimi është dhëndri im, bashkëshorti i vajzës sime, Afërditës.
Të lutem ua përcjell përshëndetjet nga ana ime. Po, u përgjigja unë, me kënaqësi. Pastaj vazhdoi:-Sot, në këtë Kongres i shoh të gjithë shqiptarët anë e kënd botës - të bashkuar. Sot e shoh Shqipërinë time të bashkuar dhe etnike! Sot jam tepër i gëzuar! Me këto fjalë në gojë u ndamë me atdhetarin të paepur për liri e bashkim kombëtar, z. Ibrahim-Ibush Galimuna
Më vonë, pas takimin me dr. Burhanin dhe z. Lirim Jegeni mësova më hollësisht se kush kish pasë qenë z. I. Galimuna.
Lavdi veprës atdhetare të tij!
Dheu i Kosovës i qoftë i lehtë!
Shpirti i tij le t’i prehet plot dritë!
Atdhetarët si z. Ibrahim (Ibush) Galimuna nuk vdesin kurrë!
Pusho i qetë o bashkëshorti im, o baba, o gjysh dhe o mik i dashur!
Me dashuri e nderim të perjetshëm: -bashkëshortja Sheribani, bija Afërdita me bashkëshortin-Lirimin dhe nënën e tij-Bukurien, mbesat
Dafina, Ilirida dhe nipi-Burimi.Mandej, djali i tij Agroni me të shoqen, vajzat Vjollca e Arbëresha dhe nipi i tij Masar Muaharemi – Krasniqi nga Zelandë të Re, që bashkëpunon me ish-kongresistin-Dioguardin.
Malme-Suedi, 23 fror ’10 Me shumë respekt,
familja Egriu
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 14 vizitorë |
| Lexuar:
1,593 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Duam Përgjegjësi |
E mart, 23 mars 2021 - 21:08 Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le... |
| 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ... |
E diel, 21 mars 2021 - 15:45 40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit
Poliklinika 3L, hist... |
| NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q... |
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04 JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA... |
| NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE... |
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01 Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda!
Profesorin e nderuar, pata fatin që t... |
më shumë nga - Të ndryshme » |
|
|
|
|
|