| GĖZUAR FESTA MĖSUES! |
| Publikuar më 03 mars, 2010 nė orėn 22:49 ( ) |
Prof. Bedri Tahiri | Kulturė | |
|
|
|
Nė 123- vjetorin e shkollės sė parė shqipe
E ardhmja ėshtė nė duart e mėsuesit!
(Hygoi)
Historia e popullit shqiptar ėshtė, sa e dhimbshme, aq edhe krenare. Pėrherė luftėra e beteja, sakrificė e mbijetesė. Fati i popullit tim ėshtė edhe fati im,- thoshte mendjendrituri ynė, Pjetėr Bogdani. Lirisht mund tė thuhet edhe ndryshe: Fati i popullit shqiptar ėshtė edhe fati i shkollės shqipe. Pushka dhe pena, denbabaden, bashkėjetuan tė pandara, si vėllezėrit siamezė. Njėra pa tjetrėn as qė mund tė mendonin gjallimin e tyre nėpėr kapėrcyellit historike.
Shkolla shqipe bėri rrugė shumė tė mundimshme, duke ecur nėpėr ferra e gjemba tė gjakosur. Qė kur nisi ēapin e parė, nė Korēėn e lulėzuar, kėtu e njėqind e njėzet e njė vjet mė parė, pra mė 7 mars 1887, mėsuesit e saj u shndėrruan nė lulėkuqe lirie. Mėsonjėtorja e Korēės, pėrkundėr pushtuesit dhe klerit antikombėtar, veproi plot pesėmbėdhjetė vjet, duke mbėltuar suksesshėm farėn e diturisė gjithandej trojeve shqiptare...
Dėshmorėt e saj ėndėrruan ditėn e bardhė dhe synuan drejt shtigjeve tė ardhmėrisė. Nuk harrohen pėr jetė tė jetėve Pandeli Sotiri, Gjokė Shqiptari, Petro Nini Luarasi, Papa Kristo Negovani, Nuēi Naēi, Thoma Avrami, Fazli Greiēevci, Shaban Jashari
Ata, me gjakun e tyre tė shtrenjtė, qėndisen abecenė tonė lavdiplote.
Dhe, qė nga viti 1960, 7 Marsi ėshtė shpallur Dita e Mėsuesit dhe festohet si data mė e rėndėsishme e historisė sė shkollės shqipe.
Populli ynė i pėrvuajtur e kishte fare tė qartė dhe e barti vath nė vesh atė thėnien profetike: Ku hapet njė shkollė, mbyllet njė burg! Ngjashėm me tė krijoi edhe thėnien e vet: Njeriu i pashkolluar ėshtė qorr me sy nė ballė! Trimat tanė, nė ēdo periudhė kohore, krahas ēlirimit tė vendit, luftuan edhe pėr pėrparimin dhe mbrojtjen e shkollės shqipe. Hasan Prishtina e shkriu tėrė pasurinė pėr dritėn e diturisė nė gjuhėn amtare. Azem e Shotė Galica zunė shkrim- leximin nėpėr male e nėpėr flakė pushkėsh
Por, ajo, qė mė mirė sė tė tjerėt, i doli zot Kosovės dhe shkollės shqipe, duke kurorėzuar edhe gjithė aspiratat tona shekullore, qe Ushtria Ēlirimtare e Kosovės. Ajo ishte ushtri e popullit, e idealeve tė larta dhe e moralit tė pathyeshėm. Mbi supet e saj tė brishta rėndoi edhe amaneti i brezave liridashės. Nga thellėsia e nėndheut tė robėruar u veguan fuqishėm zėrat e Ahmet Delisė, Isė Boletinit, Idriz Seferit, Mic Sokolit, Bajram Currit, Azem e Shotė Galicės, Hasan Prishtinės, Shaban Palluzhės, Mehmet Gradicės, Tahir Mehės e shumė e shumė tė tjerėve, sa qė edhe malet u ngritėn nė kėmbė dhe thirren fuqishėm: O sot, o kurrė!
Trimat u mblodhėn tok, si njė grusht i vetėm dhe shtrėnguan fort armėt e lirisė. Aksionet e tyre ilegale tmerruan satrapėt e Beogradit. Sėrish fati nopran u shkarkua mbi shkollėn shqipe. Gjaku i mėsuesit Halit Geci shkėlqeu si fanar nė furtuna. Para masės sė pafund, nė Llaushė tė Drenicės, u shfaqen tri shqipe krahėlehta. Ato, hapur dhe shkoqur paralajmėruan agun e bardhė tė lirisė dhe u zotuan nė besė e nė flamur qė, sot e tutje, fatin e vendit tė gjymtuar do ta merrte nė dorė UĒK- ja.
Male e fusha oshtinė deri nė kupė tė qiellit nga thirrjet ngazėlluese:
UĒK!
UĒK!
UĒK!
Ca, tė hutuar e tė zėnė beftė, ende nuk po u besonin as syve as veshėve tė vet.
Sakaq, lufta mori krahėt e dragoit. Betejat e aksionet nuk kishin tė sosur. Edhe shumė tė vrarė e tė plagosur. Gjaku i njomė ujiste tokėn mėmė, e cila dita-ditės po kthehej nė tokė tė djegur.
Ajo qė vulosi fatin e Kosovės dhe bėri kthesa historike, duke ndėrruar edhe rrjedhat e globit, ishte Epopeja heroike e Jasharėve tė pavdekshėm , e cila u zhvillua mė 5, 6 e 7 mars 1998. Komandant Adem Jashari, me gjithė familje e me Jasharėt e tjerė, u shkrinė deri nė njė dhe i dhanė jetė lirisė. Ai u shndėrrua nė legjendė, u bė i pavdekshėm dhe si Prometheu shpėrndau flakėn e luftės nė tė gjitha trojet e robėruara shqiptare. Pushkėt e lirisė nuk pushuan pėr dy vjet rresht. Edhe shumė dėshmorė u radhitėn nė Altarin e pavdekėsisė. Nė mesin e tyre edhe 400 arsimtarė e mbi 1200 nxėnės.
Heroizmi i pashoq i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės dhe sakrificat vetėflijuese tė masės sė gjerė popullore mahnitėn botėn e civilizuar. NATO- ja, nė krye me Amerikėn mike, mblodhi mendjen e fuqinė dhe u hodh veprim pėr ta ndalur barbarinė shfrenuese serbe. Aeroplanėt e saj iu bėnė krah luftėtarėve tė lirisė.
Dhe, tė koordinuara mirė e mirė, ata nėpėr qiell, e kėta nėpėr tokė, mė nė fund, mė 12 qershor 1999, ia dolėn mbanė, dėbuan gjakatarin shekullor dhe ēliruan Kosovėn.
Sot, 7 Marsin: Ditėn e Mėsuesit dhe Ditėn e Zjarreve tė Lirisė, po e kremtojmė nė liri. Ėndrra jonė shumėshekullore u bė realitet. Dy vite mė parė, mė 17 shkurt 2008, Nusja e Praruar, me emrin Pavarėsi, hoqi vellon e bardhė dhe ndriu mbi tokėn tonė tė larė me gjak. Andaj, nė kėtė vigjilje tė kremtimit tė shtetit mė tė ri nė gjithė globin, kemi tė drejtė tė pėrgėzojmė e tė urojmė:
Gėzuar festa mėsues!
Gėzuar Pavarėsia Kosovė!
Gėzuar pavdekėsia, o Ju Dėshmorė!
Kaltrinė TAHIRI- nxėnėse e klasėsės VII, Galicė
GĖZUAR FESTA MĖSUES!
Sa i bukur marsi
Muaji i trimėrisė
Ku nisi rrugėn e mbarė
Farė e diturisė
Shumė vite mė parė
Korēa u bė nuse
Kur Pandeli Sotiri
U shkri nė lulėkuqe
Rruga e shkollės shqipe
E shtruar me gjak
Por armiqtė e saj
Nuk e tremben aspak
Me pushkė e me pene
Shtigjeve hapėruam
Kurrė nuk u lodhėm
Pėrderisa fituam
Sot jemi tė lirė
Dhe skemi pushtues
Urojmė nga zemra:
Gėzuar festa MĖSUES!
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
| Lexuar:
926 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Kėngėtimi pėr Kosovėn |
E dielė, 19 maj 2013 - 18:00 Kėto ditė na doli nga shtypi libri i pestė i autorit, Mustafė Krasniqit Gjarpinjtė e zinj edhe atje..., qė ėshtė dhe ribotim i veprės sė parė nė fjalė. ... |
| SHTĖPIA E VOGĖL PĖR MIQ TĖ VĖRTETĖ |
E dielė, 19 maj 2013 - 01:19 Nė fillim tė pranverės unė dhe Fadil Shyti nė Malme tė Suedisė vendosėm tė vizitojmė shokun tonė, Xhemil Zeqirin, matanė detit - nė Kopenhagė. Atje shkohet... |
| Kalaja e gurit me vlerėn e njė guraleci |
E shtunė, 18 maj 2013 - 02:26 Ismail Kadareja ėshtė njė shkrimtar i madh, por njė njeri shumė i vogėl, - Adem Demaēi!
Fillimisht mė duhet tė theksoj faktin se unė jam njė guralec ku... |
më shumë nga - Kulturė » |
|
|
|
|
|