Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Serbia propozon hapjen e kanalit ujor në Luginën e Preshevës
Publikuar më 04 mars, 2010 në orën 23:43 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Lugina e Preshevës si zona kyqe e vendëndarjes dhe vendëbashkimit të dy lumenjëve potencialishtë të lundrueshëm ,asaj të Moravës dhe Vardarit, ka nxitur kurreshtjen e ekspertëve të inxhinjerisë së hapjes së kanaleve në botë, përkatësishtë Kompania Gjermane RWE e cilla merret me ndërtimet e sistemeve energjetike ujore dhe tubacioneve të gasit , pas nënshkrimit të memorandumit të bashkëpunimit me kompanin shtetërore serbe "Elektrodistribucija" ka propozuar ndërtimin e kanalit ujor artificial përmes Luginës së Preshevës , për të bërë lidhjen e Moravës Jugore me Vardarin sipas tyre kështu për të krijuar një rrugë të re lundrimi trans-europian nga Roterdami (Holandë) deri tek porti grek i Selanikut.

Plani i propozuar
"Së paku për 10 vite i gjithë regjioni ku do të hapet kanali do të përjetonte lulëzim të gjerë ekonomik , sepse shumica e punëve do të realizoheshin nga kompanitë lokale dhe vendore.Deri më tani ende nuk dihet sakt se sa do të kushtoj por në pyetje janë disa miliarda euro . Nga kjo do të kemi një zhvillim serioz të bujqësis rreth Moravës së madhe dhe me hapjen e disa hidroelektranave ne do të zgjidhnim vetë problemin me rrymen në të ardhmen.Dihet që nga planet europiane deri në vitin 2010 gati se i gjithë transporti trans- europian do të zhvendoset në Danubë dhe lumenjtë përreth tij. Jo rastësisht amerikanet e kanë blerë dhe janë locuar tek Sartidi i cili është një port i rëndësishëm i Danubit në Smederevë.Aty kemi edhe portin Kovinj i cili është një pikë kyce zbarkimi dhe ngarkimi në krejtë lumin Danubë ." thotë për Transaparenost Serbia z.Zoran Gvozdenovic shef i Kapetanis ujore të Pancevës.

" Rruga lundruese Danub-Morava-Vardar-Selanik do të ndahet në 5 zona. E para do të përfshinë Moravën e madhe prej Danubit deri në Stallaq , pjesa e dytë Moravën jugore dhe kanalin lateral prej Stallaqit deri tek ujëndarësi i Preshevës , pjesa e tretë do të quhej kalimi prej ujëndarësit të Preshevës . Zona e katërt do të jetë lidhja e ujëndarësit të Preshevës me Vardarin dhe kanalin lateral me Greqin dhe zona e pestë rregullimi i rrugës së Vardarit deri në Selanikë. Përgjithësisht 650 km prej të cilave 345 km do ti takonin sektorit të Moravës , është projektuar transporti vjetor që do të shënonte mbi 10 milion tonelata mjete të ndryshme që do të transportoheshin.
Ideja e lidhjes me rrugë ujore të Danubit dhe Selanikut është e vjetër prej fillimshekullit 20 dhe me realizimin e këtij projekti përfitimet do të ishin marramendëse shum të mëdha.Do të krijohej rruga lundruese moderne që do të lidhte shum qendra industriale të Serbis qendrore me Danubin dhe mandej , Danubin me anën e kanalit Rajna-Danub-Rajna do ta lidhte me Europen qendrore dhe veriore në Perëndim , deri sa në Lindje me Detin e Zi dhe ne jug me Suezin .Do të shfrytëzohej potenciali hidroenergjetik , me cka Beogradi do të fitoj statusin e qytetit udhëkryqë në rrjetën më të madhe të lumenjëve transportues .Për realizimin e këtij projekti do të duhen rreth 5 miliard euro investime" - vlerëson profesor Nenad Milleusniq .

Kompania Gjermane REW e cila është pronare e dhjetra sistemeve ujore në Hungari dhe SHBA , me hapjen e këtij kanali planifikon të bëjë lidhjen e dy porteve më të mëdha europiane , Roterdamit dhe Selanikut me cka sipas tyre lundrimi i anijeve transportuese nga Europa Veriore drejt Detit Mesdhe dhe kanalit të Suezit do të zvogëlohej për 1200 km.
Me hapjen e kanalit si pjesë e tij është edhe zhvillimi i në ato zona ku do të kalojë kanali lateral. Aty potencohet dhe propozohet në ndërtimin e hapësirave tregtare , pushimoreve , ambulancave , zonave hotelerike që do të jenë në shërbim për udhëtarët tranzit. .
Eshtë interesante se këtë ide e kishte propozuar ish Presidenti Udrou Uillson në vitin 1913 dhe më pas e kishin dizejnuar Asociacioni i Inxhinjeris Civile të Nju Xhersit duke e emëruar "Linja e gravitetit e ekonomis europiane në relacion me kanalin e Suezit" .(INA)

Arben Jahiu

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 28 vizitorë
Lexuar: 1,470 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi