Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
LETĖR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TĖ SHĖNDOSHA ATDHETARE PĖR 17 SHKURTIN
Publikuar më 05 mars, 2010 nė orėn 00:22 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
LETĖR E HAPUR DREJTUAR KOMBIT DHE FORCAVE TĖ SHĖNDOSHA ATDHETARE PĖR 17 SHKURTIN, TENTATIVAT E RROTULLIMIT TĖ NORMĖS DHE KLIVAZHIN E RI POLITIK MBI TĖ ARDHMĖN E TROJĖVE SHQIPTARE!

ATDHETARĖ TĖ NDERUAR, E DASHUR RINI, TĖ DASHUR VEPRIMTARĖ, NĖ SHĖRBIM TĖ PĖRPARIMIT TĖ ĒĖSHTJES SHOQĖRORE DHE KOMBĖTARE SHQIPTARE, KU DO QĖ JENI, NGADO QĖ VINI!

Po ju shkruaj kėtė letėr tė hapur, sepse kam bėrė njė « mėkat » tė pafalshėm, njė sjellje devijuese tė pashembulltė : Nuk kam pranuar tė festoj “17 Shkurtin”, ditėn e Pavarėsisė sė Kosovės - « shtetit mė tė ri nė botė ».
Pse e bėra kėtė ? Pse nuk festova me bashkėatdhetarėt e mi ? Po e shfrytėzoj kėtė « tribunė » dhe ju marrė pak nga koha juaj pėr t‟i parashtruar argumentet e kėsaj “nėnkulture tė re politike”, tė cilės po thonė se i pėrkas. E pranoj se kam « devijuar » nga politikat e ditės, sepse i mbetem besnik normės kombėtare shqiptare, duke menduar, besuar dhe vepruar vetėm mbi bazėn e interesit politik kombėtar dhe me qėndrim tė qartė politik nė mbrojtje tė interesave tė Kombit dhe Atdheut tim, SHQIPĖRISĖ NATYRALE. “Normėn shoqėrore”, por as atė “politike”, nuk i takon ta vendos turma, e cila manipulohet pėrmes politikės dhe mediave dhe as ca “liderėve tė opinionit”, qė, si ish-revolucionarė, ndjekin turmėn e manipuluar.
Nė kėtė letėr do tė trajtoj ēėshtjen e “normės shqiptare”, apo, pėr tė qenė mė i saktė, “normės te shqiptarėt”- meqė mungesa e sundimit tė njė norme tė qartė mbetet sfida kryesore nga e cila rrjedhė edhe njė rrezik qė na shpie drejt erozionit tė identitetit kombėtar (I). Simptomė i kėsaj mungese ėshtė edhe nisma pėr festimin e 17 Shkurtit me shumė pompozitet nga njerėz qė nuk janė tė detyruar ta bėjnė atė, duke e pėrfshirė atė nė normėn, traditėn dhe identitetin e shqiptarėve tė Kosovės e mė gjerė (II), dhe mė nė fund, ēėshtjėn e klivazhit tė ri politik dhe rikonfigurimit tė skenės politike ndėrmjet vazhdimtarrėve tė Rilindjės dhe reaksionarėve tė rinjė (III).

MUNGESA E SUNDIMIT TĖ NJĖ NORME TĖ QARTĖ MBETET SFIDA KRYESORE NGA E CILA RRJEDHĖ RREZIKU QĖ NA SHPIE DREJT EROZIONIT TĖ IDENTITETIT KOMBĖTAR

Kam shkruar edhe nė artikuj tė mėparshėm se Lėvizjes Atdhetare - njė ndėr qėllimet e sė cilės ishte, ndėr tė tjera, edhe ēlirimi i territorit administrativ, tė quajtur Kosovė, i ka munguar dhe i mungon ende njė program politik e kombėtar i qartė dhe i pėrbashkėt. Realiteti ėshtė pak mė i nuancuar. Ajo kishte njė synim politik, i cili ishte ēlirimi i tė gjitha trojeve tė pushtuara shqiptare dhe bashkimi i tyre nė njė Shtet tė vetėm (nė njė Shqipėri tė bashkuar). Por, ata qė ranė nė kėtė Luftė heroike me kėtė synim, sot vihen pėr sė vdekuri nė vallen e tė tjetėrsuarve, tė cilėt pretendojnė dhe « vulosin » se ata ranė pėr shtetin e Kosovės ! Duket sikur i ka zėnė amnezia njė pjesė tė atdhetarėve dhe luftėtarėve tė djeshėm, qė ishin bashkuar me kėtė synim, me qenė se jo vetėm qė kėnaqen me atė minimum qė e kanė arritur, duke e festuar 17 Shkurtin, por tani edhe u prijnė kėtyre festimeve, duke na rishfaqur nė mendje festimet e Republikės (2 korrikun) tė para Luftės nga ata qė kėta tė fundit i quanin « rugovistė », “titistė”...
Ca prej kėtyre militantėve, heronjė tė gjallė, janė demobilizuar dhe krejtėsisht tė zhgėnjyer, gjė qė mund edhe tė kuptohet, kur merret parasysh dallimi ndėrmjet synimit dhe arritjes. Por, njė pjesė tjetėr qėndron aktive dhe devijon ngadal drejt horizontit politik reaksionar, duke shfrytėzuar hyrjen nė Qeveri tė ish-revolucionarėve dhe respektimin e ceremonialit publik tė shtetit tė Kosovės, qė ta pėrdorin si arsye qė edhe 17 Shkurti tė festohet e tė organizohet nga ta si nga tė tjerėt (pronarėt e diskotekave, muzikave etj.). Vėrtetė kur e festojnė ish-drejtuesit politikė e ushtarakė tė UCK-sė, pėrse tė mos e festojnė edhe kėta “lider tė opinionit” ? Pėrse jo edhe t‟i prijnė kėsaj feste me qenė se partia dhe Qeveria e tyre nė pushtet, nė “Shtetin” e arritur, e festojnė? Por ndėrmjet festimit “zyrtar”, pak a shumė tė detyruar, pėr shkak tė politikave dhe detyrimeve zyrtare shtetėrore dhe marrjes sė nismės pėr festim me vetėdėshirė tė plotė me njerėzit e popullit dhe me familjet e tyre ekziston njė hap, tė cilin nuk duhet hedhur, sepse kjo e fundit shpie nė integrimin e festės sė Pavarėsisė nė traditėn dhe “normėn politike e shoqėrore”, nė identitetin shqiptar. Nėse njerėzit tanė zyrtarė e festojnė, ajo nuk do tė thotė se ata janė tė kėnaqur me kėtė gjendje dhe se pajtohen me projektin politik qė fshihet pas kėsaj feste, por detyrohen tė ushtrojnė detyrėn e tyre. Ata, pėrkundrazi, presin nga “liderėt e opinionit”, veprimtarėt e tyre dhe njerėzit me autoritet nė masė qė tė mos bėhen “mė katolikė se Papa”, por t‟i japin popullit shembullin e orientimit kombėtar, e kurrėsesi ta orientojnė nė drejtimin e gabuar tjetėrsues.
Nuk ka asnjė popull nė botė qė ka kaq shumė norma identitare qė bashkėjetojnė sa ka te ne aktualisht. Jo pse shprehja e kulturės nė vendet e jashtme ėshtė mė pak e lirė se te ne. Pėrkundrazi, nė vendet e jashtme bashkėjetojnė mė shumė nėnkultura sociologjike se te ne, si adhuruesit e rrymave muzikore, qė kanė edhe veshjet e tyre tė ndryshme (rapera, gotik, etj), komunitetet me preferenca seksuale tė ndryshme (travestit, homoseksualė, etj), si dhe kategori devijuese tė tjera (konsumues tė drogės, tė pornografisė, etj.). Por, ato nėnkultura janė kultura qė edhe pse u ipen publikut popullor pėrmes mediave audiovizuale mbeten jashtė normės sė pranuar dhe definimit tė identitetit kombėtar e shoqėror normativė, pra jashtė normalitetit. Pėr mė shumė, ato identitete nuk njihen zyrtarisht e nuk janė tė pranueshme pėr njeriun normal dhe kurrėsesi s‟lejohen tė kenė ditė memoriale.
Por, nė njė popull, nė tė cilin njė elitė apo njė shtresė e mesme nuk i pėrmbahet njė norme tė caktuar mbi kritere tė arsyeshme kombėtare dhe shoqėrore, nė njė vend ku ēdo i dyti ka tė drejtė tė vetėdeklarohet mbi identitetin e tij individual dhe kombėtar, pa dal jashtė normės, mund tė ndodhė qė identiteti kombėtar i pėrbashkėt tė erodohet nė pėrfitim tė identiteteve rajonale, lokale, komunitare, fetare, tallavaqe, etj. Festat familjare e popullore nuk janė festa neutrale, por festa me konotacion tė fort identitar, si kombėtar, politik, shoqėror dhe individual. Ashtu, duke festuar Bajramin apo Krishtėlindjet njeriu tregon se ėshtė musliman apo katolik dhe njeh parimet dhe synimet e fesė sė tij, duke festuar 28 Nėntorin njeriu tregon dhe pėrkujton se ėshtė Shqiptar dhe se pajtohet me normėn Shqiptare dhe aspiratat e popullit Shqiptar, tė deklaruara me kėtė datė pėr Bashkimin Kombėtar nė njė Shtet tė Pavarur, e qė qeveriset, duke u bazuar mbi vullnetin e popullit Shqiptar (sovranit). Kurse duke festuar 17 Shkurtin, njeriu ynė tregon se pajtohet me projektin e imponuar politik evropiano-rajonal pėr rregullimin e “ēėshtjes kosovare” dhe mosbashkimin e Shqipėrisė. Kėto festa kanė pra njė konotacion identitar, politik dhe normativė tė fortė.
Por, duke pasur kaq shumė festa konkurrente, cila reflekton normėn parimore politike dhe shoqėrore Shqiptare ? A ėshtė tė jesh katolik apo Musliman? Jo. Programi i Rilindjes, nė veēanti Pashko Vasa, na thotė se “Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria”. Feja ėshtė pra de facto njė pėrbėrėse dytėsore e identitetit dhe ēdo projekt politik i lidhur me tė pėrjashtohet. Atėherė, me festimin e Festės Kombėtare njeriu simbolizon pėrshtatshmėrinė e tij ndaj normės identitare dhe projektit politik kombėtar. Por, cila Festė i pėrshtatet mė sė miri identitetit dhe projektit politik Shqiptar dhe cila e pėrjashton : 17 Shkurti apo 28 Nėntori? Pyetje qė mund t‟i duken njė pjese tė ish-revolucionarėve pak banale, mbasi pėr njė pjesė nuk ka dyshim se ėshtė festa kombėtare qė duhet festuar, kurse pėr njė pjesė tjetėr tė dyjat “bėnė” me i festu dhe kjo nuk pėrbėn problem. Por, duke mos qenė tė qartė para opinionit popullor, tė cilit i dėrgojnė sinjale tė kundėrta nė lidhje me projektin dhe vizionin e tyre, ata i lėnė derėn hapur atyre qė bėjnė dallimin ndėrmjet “festės sonė” dhe “festės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė‟ (nėnvizojė debilitetin e padiskutueshėm tė atyre qė e thėrrasin ashtu, sepse 28 Nėntori nuk lidhet vetėm me Pavarėsinė e “Shqipėrisė londineze”, por me mbarė Shqipėrinė dhe kombin shqiptar).
Por, kjo temė duhet trajtuar mė thellė. Cka ėshtė norma dhe pėrse mund tė flitet pėr njė rrotullim tė normės me kėtė rastin e 17 Shkurtit 2010? Norma ėshtė njė sėrė vlerash dhe aspiratash qė pjesėtarėt e shoqėrisė ose tė njė grupi nėnkulturor kanė tė pėrbashkėta dhe tė cilat janė pak a shumė tė pranuara gati se nė mėnyrė unanime nga tė gjithė. Nė njė shoqėri normale individi kalon qė nga lindja faza tė ndryshme, tė cilat e ēojnė drejt integrimit gjithmonė mė tė fort tė “normės”, aspiratave tė shoqėrisė dhe njė mėnyre tė jetesės gjithmonė mė tė pajtueshme me tė. Ata qė nuk i pėrshtaten normės quhen margjinalė ose devijues dhe u rrezikohet integrimi nė shoqėri jashtė grupit tė tyre nėnkulturor. Nėse ėshtė e vėrtetė se njerėzit devijues tolerohen pak a shumė nga ata konform normės, duhet kuptuar se tė tolerosh do tė thotė pak a shumė tė arrish tė qėndrosh nė njė hapėsirė tė pėrbashkėt pa sulmuar tjetrin, por kurrėsesi tė pranosh sjelljen apo identitetin e tij. Pėr shembull, tė konsumosh drogė ėshtė sjellje devijuese. Sigurisht se njė njeri normal mund tė tolerojė dikend qė konsumon atė nė rrugė, por kurrėsesi nuk do tė pranonte ta ftoj njė tė droguar nė shtėpi pėr tė konsumuar bashkė me tė. Ekziston pra njė dallim i qartė ndėrmjet asaj qė mund tė tolerohet nga njeriu i normės (sjelljen devijuese) dhe asaj qė ėshtė e pranueshme dhe cilėsohet si e natyrshme (norma).
Nėse aplikojmė tė njėjtėn logjikė pėr festėn e 17 Shkurtit ekzistojnė jashtė personave tė detyruar tri lloje pozicionimesh rreth normės politike dhe shoqėrore nė Kosovė, nė veēanti dhe Shqipėri, nė pėrgjithėsi.
I pari, qė mund tė quhet margjinal-devijues ndaj normės ėshtė ai i njerėzve qė pretendojnė tė kenė “identitet kosovar”, apo tjetėr rajonal. Normė devijuese, pėrfaqėsuesit e sė cilės janė jashtėzakonisht tė mbimediatizuar, sikur janė edhe kulturat devijuese nė vendet tjera, mbasi devijuesit me identitetin e tyre kundėrshtues ndaj normės janė natyrisht tėrheqės pėr opinionin, sikur pėr shembull homoseksualėt, konsumuesit e drogės (etj...) nė vendet e tjera.
Njė pozitė e mesme ėshtė ajo e atyre qė mendojnė dhe propagandojnė se bėnė tė festohet, duke vazhduar tė festojnė edhe festa tjera kombėtare, duke mos rrėshqitur pra nė kategorinė margjinale devijuese. Kjo pozitė e mesme vėrtetė mund edhe tė jetė opinion i njė shumice, mbasi njerėzit me pozicionim jo tė prerė ose pa opinion janė shumicė. Sidoqoftė, kjo pozitė qonė nė afat tė mesėm dhe tė gjatė nė kthimin e njė feste dhe njė identiteti devijues nė tė “pranueshėm”. Deshėm apo s‟deshėm tė mbėrrijmė deri aty, duke mos e luftuar dukurin negative e pėr mė shumė, duke e festuar (apo praktikuar) rregullisht me familje, ajo hynė nė traditėn e ēelizės bazė tė njė shoqėrie dhe bėhet normė. Duke festuar dhe marrė nismėn e festimit tė 17 Shkurtit me vetdėshirė, ajo pjesė e ish-revolucionarėve -“lider tė opinionit”- e kthenė nė tė pranueshme praktikėn e festimit tė njė feste politike zyrtare te shumica, e bėjnė tė pranueshme edhe mbajtjen e simboleve shtetėrore nė ambientet familjare e nė dasma te po tė njėjtit dhe pėrgatisin vendin atyre qė lėngojnė pėr “identitetin kosovar” dhe krijimin e njė « kombi » tė ri mbi trojet dhe kurrizin e shqiptarėve.
Prandaj, le t‟ju rikujtojmė « liderėve tė opinionit », sikur edhe ish-militantėve tė tanishėm, se ajo qė pėrbėnte “normėn politike e shoqėrore” tė ish-revolucionarėve sikur edhe tė Rilindasve tė tanishėm ishte dhe mbetėt nė pajtim me Rilindjen dhe aspiratat e Kombit Shqiptar, tė deklaruar mė 28 Nėntor 1912 dhe tė materializuar nė programin politik dhe doktrinėn e Luftės Antipushtuese Clirimtare tė UCK-sė. Ajo ishte dhe mbetet ēlirimi i tė gjitha trojeve tė pushtuara tė Shqipėrisė dhe Bashkimi i tyre nė njė Shtet tė vetėm me identitet tė padiskutueshėm Shqiptar dhe me liri tė pakufizuar (pozicionimi i tretė konform normės Kombėtare). Normė tė cilėn e luftojnė nė mėnyrė tė pamėshirshme veglat e armiqėve tė Kombit Shqiptar, duke mos e pėrfaqėsuar nė media dhe e kundėrshtuar dita-ditės, dhe duke shpikur identitete e festa tė huaja poshtėruese, qė tė harrohet 28 Nėntori , simbol i normės, identitetit dhe projektit politik e shoqėror Shqiptar. Me synim qė tė harrohet dita me tė cilėn pėrkujtohen aspiratat e Kombit Shqiptar pėr Bashkim, liri e pėrparim; dita kur pėrkujtohen tė arriturat dhe tė mbeturat drejt realizimit tė tyre dhe tregohet pėrkushtimi i njė Kombi pėr tė realizuar barrėn qė i ka ngarkuar historia. Natyrisht, qė ata ish-revolucionarė, tė cilėt zgjedhin rrugėn e mesme arsyetojnė atė me nevojėn pėr “pėrshtatje kohės”, sikur ēdo devijues nė proces devijimi gjen arsyetime pėr devijimin e tij, mbasi edhe devijuesit mė tė mėdhenjė ndikohen nga norma dhe mundohen ta neutralizojnė atė pėrmes njė sėrė arsyetimėsh, por, pavarėsisht arsyetimit, njė devijues mbetet devijues...

SIMPTOMĖ E MUNGESĖS SĖ KĖSAJ NORME ĖSHTĖ EDHE MARRJA E NISMĖS DHE FESTIMI ME SHUMĖ POMPOZITET I 17 SHKURTIT NGA NJERĖZ QĖ NUK JANĖ TĖ DETYRUAR TA BĖJNĖ ATĖ, DUKE E FUTUR NĖ NORMĖ, TRADITĖ DHE IDENTITET TĖ SHQIPTARĖVE TĖ KOSOVĖS E MĖ GJERĖ.

Nė kėtė pjesė do tė pėrqėndrohemi te arsyetimėt qė pėrdoren nga atdhetarėt dhe veprimtarėt e djeshėm pėr tė festuar ose marrė pėrsipėr organizimin e festimit tė 17 Shkurtit, duke e pėrfshirė kėshtu nė normėn dhe traditėn shqiptare. Arsyeve, tė cilave edhe ne do t’u pėrgjigjemi, qė opinioni tė ketė edhe argumentet e kundėrta.

THUHET SE “SI ARRITJE E POPULLIT SHQIPAR AJO MERITON DHE DUHET TĖ FESTOHET”.

Sigurishtė qė pavarėsia e Kosovės shėnon njė pėrparim tė ēmueshėn nė kushtet e jetesės dhe nė statusin politik tė shqiptarėve tė Kosovės. Askush nuk mund tė thotė se ajo nuk pėrbėn njė arritje nė krahasim me atė qė kishim mė parė dhe se ajo do tė ishte arritur ndryshe pėrveē se me gjakun e mijėra dėshmorėve dhe tė zhdukurve (viktima tė pėrpjekjeve shtetėrore serbe pėr dėbimin, rrėmbimin dhe zhdukjen fizike tė popullatės shqiptare tė Kosovės). Por, a ėshtė “fundi i tunelit” apo vetėm njė hap pėrpara nė tunel drejt daljes nė dritė? Aty, festimi i Pavarėsisė me datėn 17 Shkurt e jo mė 28 Nėntor -sikur do ta donte logjika e shėndoshė- qonė peshė. Me qenė se 28 Nėntori nuk ka pėr synim kryesor pėrkujtimin e ditės sė Pavarėsisė sė Shqipėrisė, por deklarimin para syve tė botės tė vullnetit politik tė qartė tė Kombit Shqiptar, qė tė jetonė i Bashkuar nė trojet e Shqipėrisė natyrale, nė liri e mirėqenie, pėrse tė jetė atėherė e nevojshme tė shtohet edhe njė festė tjetėr “kombėtare”? Pėrvec, nėse ajo pėrbėn njė festė tė karakterit politik, pėr momentin jashtė normės shqiptare, por qė me kohėn mund edhe tė hyj nė traditė, duke i shėrbyer ndonjė “projekti politik”? Por, cili ėshtė ai projekt politik? A i shėrben -apo sė paku- a mund tė pajtohet me “aspiratat Shqiptare”, tė deklaruara mė 28 Nėntor 1912?
Mund ta kuptoj secili sa tė panjohura ka rreth pėrfitimit potencial politik pėr Kombin tonė qė tė festohet kjo festė -e pėr mė shumė- sa rrėziqe paraqet pėr unitetin dhe identitetin Kombėtar njė banalizim i tillė. Si ta festoj atėherė njė festė tė panevojshme, nga festimi i sė cilės nuk pėrkujtoj asgjė qė pėrkujtohet nė festat e mija Kombėtare dhe nga karakteri dhe Projekti i sė cilės kuptoj vetėm rreziqe e prapambetje pėr tė ardhmen e Kombit tim?
Mė thuani ju tani: A nuk pėrkujtonin edhe armiqėt tanė tė vjetėr titistė pėrmirėsime tė statusit politik tė shqiptarėve nėn Jugosllavi? A nuk janė paraqitur ato festa tė karakterit politik si festa tė arritjeve politike tė popullit shqiptar ? A nuk merrte pjesė shumica e popullatės nė to? Edhe festimi i festave zyrtare tė Jugosllavisė komuniste arsyetohej nga titistėt si festim i arritjes sė autonomisė, mundėsisė sė pėrdorimit tė flamurit kombėtar dhe hapjes sė fakulteteve nė gjuhėn amėtare si edhe arritja e njėfarė mundėsie pėr vetėqeverisje lokale... Sigurisht, qė kėto qė pėrmendėm ishin arritje tė rėndėsishme nė pėrmirėsimin e tė drejtave dhe statusit politik tė shqiptarėve, tė fituara jo nga titistėt, por nga populli i udhėhequr nga Heronjtė
e demonstratave tė 1968... Por, sapo kėto tė drejta –qė ishin utopike pėr brezin qė i fitoi me gjak- u arritėn dhe u bėnė pjesė e normalitetit, gjenerata tjetėr revolucionare pėrparimtare nuk u ndal nė rrugė e nuk iu nėnshtrua ceremonialit jugosllav, por u kthye nė rrugė dhe kėrkoi mė shumė, Statusin e Republikės! A do tė ndaleni edhe ju tė festoni e tė mbroni tė arriturat politike tė brezave tė viteve 80/90, kur koha kėrkon qė tė pėrgatitemi e tė luftojmė pėr tė arriturat e shekullit XXI, qė duhet dhe do tė jenė padyshim Bashkimi Kombėtar Shqiptar. Tė luftosh nė vitin 2010 si ish-pėrparimtar pėr Pavarėsinė e Kosovės, sigurisht se do tė vihesh nė pozitėn qesharake tė atij qė bėnė njė luftė me vonesė ose nė atė tė reaksionarit, i cili do ta mbanė dhe thellonė njė gjendje shoqėrore edhe nėse ajo shkon nė dėm tė shumicės sė kombit.

ARSYEJE TJETĖR -SHUMĖ BANALE NĖ BUZĖT E NJĖ ISH-REVOLUCIONARI- ĖSHTĖ AJO SE “TĖ GJITHĖ E FESTOJNĖ, DHE KĖTĖ E DONĖ... POPULLI ”. PĖRSE, ATĖHERĖ TĖ MOS SHFRYTĖZOJMĖ RASTIN “MBASI ASHTU DO POPULLI” QĖ “T’I BASHKOJMĖ SHQIPTARĖT ME KĖTĖ FESTĖ”, THONĖ ATA?

Po ju, o heronj tė gjallė tė demonstratave dhe mobilizimit tė shekullit tė kaluar, qė kaluat rininė tuaj nėpėr burgje, Atdhetarė tė shquar tė orėve tė para, a nuk festonin “tė gjithė” ditėt memoriale Jugosllavo-kosovare nė kohėn tuaj? A nuk mbaheshin ceremoni publike nga zyrtarėt “shqiptaro-jugosllavė” nė kohėn tuaj? Por, ishit ju vetė, ata qė me vėmendje, me njė guxim tė pamposhtur e me njė pėrkushtim tė paluhatshėm pėr idetė e Rilindasėve dhe aspiratat e 28 Nėntorit, u ngritėt nė kėmbė e i that mėsuesit, i that prindit, i that edhe mikut se ishin gabim dhe nuk pranuat ceremonialin. Ishit ju qė me fytyrėn e pėrgjakur, trup e shpirt tė sakatosur kaluat vite tė tėra nė burgjet barbare, duke u ngritur saherė e pėrsėri nė kėmbė pėr t‟i thėnė jo « skiptaro-jugosllavėve » dhe Jugosllavisė fashiste, edhe pas torturave ēnjerėzore! Ishit ju qė mbajtėt gjallė frymėn, traditėn, identitetin dhe projektin politik shqiptar! Ishit ju qė mundėsuat, falė sakrificave tuaja, qė idetė e juaja tė pėrhapen nė popull e tė bėhen tė pashmangshme, dhe dikur edhe pjesė e “normės politike”. Vetė ish-udhėheqja “skiptare-titiste” u detyrua nė vitet e 90-ta tė deklarohet, sė paku formalisht, pėr Pavarėsinė. Por sot? Mbeteni pėr njerėzit e popullit, pėr vegjėlinė, pėr tė cilėn sakrifikuat aq shumė, “fanari ndriēues”: juve ju takon ta drejtoni vegjėlinė dhe rininė nė rrugėn tuaj tė Rilindjes kombėtare! Juve ju takon, qė tė mos bini pre e tentativave tė armiqėve tuaj pėr tė tjetėrsuar dhe ēorientuar popullin, juve ju takon t‟i tregoni popullit se cila ėshtė norma Shqiptare, e kurrėsesi tė mos i leni ata qė ėndėrrojnė ndarjen e kombit tė realizojnė aspiratat e tyre shekullore! Populli nuk pret nga ju qė tė festoni bashkė me ta, ai ju pret me padurim qė t‟i tregoni rrugėn, t‟i tregoni normėn dhe tė mbeteni bartėsit e lirisė dhe projektit politik Shqiptar.
Sikur tė ishte e vėrtetė se vendosja e normės shoqėrore dhe shpėrndarja e ideve politike do varej, sikur thonė ata qė pretendojnė se “ashtu e do populli », vetėm nga prirja natyrore e popullit pėr njė identitet tė caktuar pa intervenim tė propagandės politike dhe « liderėve tė opinionit », atėherė do tė kishte dominuar nė mėnyrė tė natyrshme projekti politik dhe identiteti Shqiptar. Por, duke u arsyetuar me kėtė arsye tė kotė, njė pjesė e ish-militantėve jo vetėm se kanė pushuar luftėn politike pėr pėrhapjen e identitetit dhe projektit tė Bashkimit Kombėtar, duke u lėnė tė lirė terrenin grupeve identitare dhe politike me synime tjetėrsuese, por gjithashtu janė mashtruar nga propaganda e kėtyre grupeve tė frymėzuara si nga miqtė ndėrkombėtarė edhe nga Serbia dhe ish-bashkėpunėtorėt e saj. Kėshtu, atyre jo vetėm se ua kemi lėnė terrenin e lirė pėr pėrhapjen e
propagandės antishqiptare, duke mos e luftuar mjaft dhe mos u pozicionuar qartė, por sot vijmė edhe te pozita, ku disa prej nesh edhe bijnė direkt nėn dhunėn simbolike tė tyre, duke organizuar 17 Shkurtin, qė as populli nuk e feston. Nė tė vėrtetė ėshtė pėr t‟u ēuditur edhe me shprehjen “tė gjithė e festojnė”, kur ata qė prentendojnė se tė gjithė e festojnė, shpesherė numrojnė vetėm ata qė e festojnė, por nuk shohin ata qė nuk e festojnė... Tė mblidhen ca dhjetėra veta nė qytete tė ndryshme pėr ta festuar njė festė e tė mos e festojnė qindra mijėra tė tjerė edhe nė kushte tė hyrjes sė lirė dhe tė njė informimi optimal tė publikut (etj...) tė lenė pa dyshim pėrshtypjen e njė feste, apo ngjarjeje krejtėsisht margjinale.

ARSYEJA E FUNDIT, QĖ PĖRDORET PĖR TĖ ARSYETUAR TĖ PAARSYETUESHMĖN, ĖSHTĖ SE “MUND TĖ FESTOJMĖ EDHE 28 NĖNTORIN EDHE 17 SHKURTIN”, PRA NUK JANĖ TĖ PĖRJASHTUESHME NJĖRA ME TJETRĖN...

Njė problem i parė, qė lind me kėtė arsyetim, ėshtė ai i kalendarit tė festave zyrtare nė Kosovė dhe tė raportit tė forcave qė reflektohen nė tė. Me qenė se Festa e 28 Nėntorit nuk ėshtė ende zyrtare, dihet qė ato zyrtaret (kosovare, fetare, etj...) nė perspektivė kanė gjasa mė tė mėdha tė fitojnė mbi jo-zyrtarėn. Gjė qė shpjegohet me faktin se ato janė ditė pushimi dhe pėrfitojnė nga njė fushatė e madhe propagande ideologjike dhe mediatike, kurse Festa jonė ėshtė viktimė e njė fushate injorimi, e pėr mė shumė, njė lufte ideologjike dhe mediatike nga tė gjithė ithtarėt e identiteteve konkurrente me atė Kombėtar, si ata tė identitetit kosovar, fetar, pseudo-evropian (etj...). Nėse nė shikim tė parė duken ato identitete dhe projekte politike konkurrente nė mes veti nuk duhet harruar se e vetmja gjė qė ato kanė tė pėrbashkėt ėshtė njė vullnet i pakompromis pėr tė denigruar dhe asgjėsuar deri nė zdhukje ēdo festė apo simbolikė qė lidhet me identitetitin Shqiptar dhe projektin politik Shqiptar.
Ashtu, ata ithtar tė identiteteve dytėsore jo vetėm se nuk pranojnė vendin qė u ka caktuar norma Shqiptare, por si identitete zyrtare tė “Republikės sė Kosovės” luftojnė nė mėnyrė tė pamėshirshme ēdo ndjenjė Kombėtare, duke shkuar edhe deri aty sa tė ofendojnė dhe poshtrojnė ata qė u pėrshtaten normės Shqiptare. Presioni i ushtruar nga ithtarėt e kėtyre grupeve anti-shqiptare dhe mbimediatizimi i tyre nga mediat (kryesisht nė duart e klasės bashkėpunėtore) pėr tė asgjėsuar definitivisht ēdo ndjenjė Kombėtare te Shqiptarėt synon tė reduktoj vetėdijen e tyre nė atė fisnore/krahinore, duke bėrė njė popull pa identitet e pa histori tė pėrbashkėt (lloj komunitetesh qė jetojnė nė fqinjėsi tė mirė). Shqiptarėt tė mbeten ashtu lloj nomadėsh, rregullimi i ēėshtjes tė tė cilėve duhet adresuar te autoritetet lokale tė gjashtė Shteteve ku ata jetojnė si “komunitete”. Kurse, ata ithtarėt e zgjidhjes evropiane tė “ēėshtjes kosovare”, qė theksojnė identitetin “Evropian” tė saj, duke thėnė se “e vetmja zgjidhje pėr “Kosovarėt” ėshtė qė ata tė integrohen sa mė shpejtė nė Evropė” e tė harrojnė ēdo identitet apo projekt politik „fantazmė” tjetėr, na qojnė drejt njė zgjidhje qė do t‟i kthente Shqiptarėt si tė Kosovės edhe tė Ballkanit nė njė turmė njerėzish tė pa Komb e tė pa Zot, tė padėshirueshėm nė njė pjesė tė vendėve ku jetojnė (Mal i Zi, Serbi, Greqi, Maqedoni, Shqipėri londineze dhe Kosovė), zgjidhja e problemeve tė tė cilėve duhet gjetur dhe imponuar nga Brukseli si nė rastin e Ciganėve...
Nuk ka dyshim pėr vullnetin e qartė dhe planet e menduara mirė pėr pėrjashtimin nga norma nė shoqėritė Shqiptare tė normės Shqiptare, sikur nuk ka dyshim pėr pėrkrahjen e gjithanshme intensive nga tė gjithė faktorėt antikombėtarė, vendorė dhe ndėrkombėtarė, nė kėtė drejtim. Nuk ėshtė pėr t‟u ēuditur qė sulmet ndaj normės Shqiptare po shtohen dita-ditės dhe me njė intensitet gjithmonė mė tė fortė, si nga rajonalistėt e komunitaristėt, edhe nga jashtė, tė frymėzuar nga miqtė tanė ndėrkombėtarė, pėrmes bashkėpunėtorėve vendorė. Ashtu, regjistrimi i popullėsisė sė Shqipėrisė dhe ai i popullėsisė sė Kosovės, qė do ndodhin nė vijim, do jenė i vetmi shembull nė Evropė, ku lejohen qytetarėt tė vetėdeklarohen mbi etninė dhe fenė e tyre, duke kėnaqur ashtu interesat e shteteve tė ndėrtuara mbi tokat Shqiptare edhe nė ato pak toka qė kanė mbetur... Dhurata qė Kryeministri Berisha bėrė Greqisė shėnon integrimin si normė politike, legale, shoqėrore dhe shtetėrore tė “vetėdeklarimit mbi identitetin kombėtar” edhe nė Shqipėrinė londineze, i cili qonė domosdo nė njohjen e grupeve minoritare e fetare tė krijuara nga jashtė nė territoret Shqiptare dhe te krijimi i mundėsisė qė nė tė ardhmen Serbia dhe Greqia tė pėrforcojnė kontrollin e tyre politik mbi territoret Shqiptare, duke forcuar edhe privilegjet e « shtetasėve » tė tyre fantazmė. Kjo tradhėti, qė iu paraqit opinionit si “obligim Evropian”, nuk ekziston askund. Pėrkundrazi, shtete si Greqia nuk tolerojnė vetdeklarim as mbi fenė, e kurrėsesi mbi etninė nga shtetasit e tyre.
Pra le tė na tregoni tani. Sa shqiptarė do tė mbesin nė Kosovė nga mbi 90% e tyre sa janė tash? E sa tjerė do mbesin nė Shqipėrinė londineze, nė shtetin me popullatėn mė homogjene kombėtare nė botė, me mbi 96% shqiptarė tė pastėr? Po nė territoret e okupuara? Nė prag tė regjistrimit tė popullsisė a do tė kontribuojnė pėr identitetet dhe projektet politike antishqiptare (qoftė edhe pa vetėdije) « liderėt e opinionit », apo do tė mbrojnė identitetin dhe projektin politik shqiptar? Ky ėshtė klivazhi i kohės sonė, nė njė kohė kur identiteti dhe projekti politik Shqiptar ėshtė sa afėr realizimit edhe aq afėr rrezikut tė erozionit...

DREJT KLIVAZHIT TĖ RI DHE RIKONFIGURIMIT TĖ SKENĖS POLITIKE DHE SHOQĖRORE SHQIPTARE NDĖRMJET VAZHDIMTARRĖVE TĖ RILINDJĖS DHE REAKSIONARĖVE TĖ RINJĖ.

Natyrisht qė vėrejtjet e bėra nė kėtė shkrim nuk u bėhen njerėzve tė zakonshėm, tė cilėt nuk kanė kohė, interes ose dije tė mjaftueshme qė t‟i mendojnė nė mėnyrė tė thellė kėto ēėshtje politike mjaft tė ndėrlikuara. Nė fakt, rrjeti i pėrhapjes sė propagandės dhe krijimit tė pranueshmėrisė te populli funksionon pak a shumė sikur njė rrjet i furnizimit me energji elektrike. Kemi centralet (ideologėt) qė e prodhojnė atė, linjat e tensionit tė lartė (mediat dhe propaganduesit e mėdhenjė) qė e qojnė drejt linjave tė tensionit tė mesėm (militantėt e terrenit) nga tė cilėt pėrēohėt te qytetari. Nė kėtė rast, njeriu i cili nuk ėshtė i angazhuar dhe pėrkushtuar tė mendoj pėr kėto ēėshtje ėshtė pak a shumė sikur konsumatori i energjisė elektrike, i cili vė televizorin nė prizė dhe nuk interesohet rreth problematikave teknike e shoqėrore, qė bart nė vete gjenerimi dhe furnizimi i kėsaj energjie, tė cilat janė menduar dhe ushtruar si politika energjetike nga ekspertėt dhe vendimėmarrėsit shtetėror e privatė. Ai pėr kėto ēėshtje i lė tė kujdesėn specialistėt (ata qė njihen dhe i njeh si kompetentė) dhe merr informacionin e cilėsuar si tė besueshėm mbi kėto ēėshtje nga ta. Kjo letėr natyrisht se sulmon nė mėnyrė tė pakompromis centralet (ideologėt), linjat e tensionit tė lartė
(mediat dhe figurat mediatike antikombėtare) dhe ato tė tensioneve mė tė ulėta (militantėt antikombėtar dhe ata renegat tė kthyer nė militantė tė UNMIK-EULEX-it), qė e kyēin njeriun tonė nė idet dhe normat tjetėrsuese, njėherazi edhe duke luftuar nė mėnyrė direkte apo indirekte opsionet e ideologėve dhe militantėve tė ēėshtjes kombėtare! Synimi tjetėr i kėsaj letre ėshtė qė edhe njeriu ynė, qė manipulohet nga kėta tė fundit, tė kuptoj realitetin politik aktual dhe tė mos mashtrohet mė mbi realitetin e normės, tė “mirės » e tė « keqės” dhe tė ketė orientimin e duhur pėr tė ardhmen e Kombit tonė.
Ky lloj servilizmi i njė pjese tė ish-militantėve, e pėr mė shumė kthimi i ca prej tyre nė komisarė politik e moral tė regjimit tė UNMIK-EULEX-it, nė kohėn kur shokėt e tyre qė mbajnė qėndrimin, e sidomos gjenerata e re, trashėgimtare e flakės sė lirisė tė Rilindjes, po ndjeken, gjykohen dhe torturohen padrejtėsisht vetėm se kėrkojnė dhe veprojnė pėr tė drejtat legjitime qė aspiron Kombi Shqiptar, tregon se jemi nė prag tė njė udhėkryqi historik dhe politik.
Gjatė qėndrimit tim nė Kosovė (pesė muaj nė praktikė nė Qeverinė e Kosovės) munda tė vėrej se viti qė shkoi ka qenė vit i sulmit mė direkt e mė brutal ndaj ish-krahut politik tė UCK-sė dhe krahut mė Atdhetarė nė Kosovė, sikur edhe ndaj militantėve tė rinjė tė Rilindjės, me qėllim qė tė zhdukin kėtė lėvizje Kombėtare! Duke sulmuar militantėt dhe udhėheqėsit e rinjė tė kėsaj ideologjie tė Kombit, si Albin Kurtin, ashtu edhe militantė tjerė nė mėrgim, pėrmes veglave tė tyre, ata synojnė qė kjo ethe pėr liri e barazi tė Kombit Shqiptar tė mos trashėgohet.
Kėshtu, nė mars mediat titiste, tė koordinuara nga BIRN-i, sulmuan rėnd UCK-nė duke e akuzuar pėr burgje fantazmė nė afėrsi tė Kukėsit, duke synuar qė tė denigrojnė jo vetėm shenjtshmėrinė e Luftės Antipushtuese Clirimtare tė UCK-sė, por edhe drejtuesit shtetėror e politik tė dalur nga ajo. Ndėrmjet dy raundeve tė zgjedhjeve doli nė media propaganda denigruese e veglave tė UDB-sė, e inskenuar mirė dhe e gjiruar nga mediat titiste, e cila sulmonte jo vetėm SHIK-un, por edhe figurat e tjera tė mėdhaja e patriotike Kombėtare, emrat e tė cilėve u « pėrbaltėn » nė mėnyrė tė pamoralshme dhe ilegale nga mediat titiste. Nuk do tė zgjatem shumė pėr komplotin qė synonte qė aplikimi i decentralizimit tė bėhet nė mėnyrė optimale pėr Serbinė nė Anamoravė, duke u munduar me ēdo kushtė qė aty tė mos fitoj njėri nga krahėt mė Atdhetar tė PDK-sė (sepse ėshtė trajtuar mirė kjo ēėshtje). Mbas gjithė kėtyre sulmeve, intensiteti i tė cilėve ėshtė shtuar kėtė vit na erdh edhe gjyqi UNMIK-EULEX dhe veglave tė tyre udbeske i Albin Kurtit, qė filloi nė tė njėjtėn kohė me ditėn e Pavarėsisė, pėr ta goditur atė figurė kombėtare, udhėheqės i rinisė atdhetare tė krahut historik Kombėtar, gjė qė tregon se sa po punohet qė tė eliminohen politikisht e moralisht militantėt e vjetėr besnikė tė Rilindjes dhe trashėgimia e tyre ndaj tė cilės po ushtrohet njė inkuizicion i vėrtetė!
Meqė, kundėrshtarėt e krahut Kombėtar nuk arrijnė t‟i sulmojnė gjithmonė nė mėnyrė direkte militantėt e vjetėr dhe autoritativ tė tij -mbasi ata i donė dhe do t‟i mbroj populli, ata sulmojnė trashėgimtarėt e rinjė tė frymės sė Rilindjes, tė frymės militante flijuese Kombėtare, duke u munduar qė tė neutralizojnė dhe eliminojnė veprėn dhe luftėn politike tė tyre, qė idet e tyre ata t‟i marrin me vete nė varreza…
Por gjenerata trashėgimtare e frymės sė Rilindjes, brezi i rritur nė demonstrata, shembull i tė cilės mbetėn gjigantėt e historisė, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Jusuf Gėrvalla, Kadri Zeka, Adem Jashari, Fehmi Lladrovci, e shumė atdhetarė e Rilindas tė tjerė, asnjėherė nuk pranojnė tė rrinė « urtė ». Nuk mund tė
eliminohet dot kjo dashuri pėr Atdheun, pėr Shqipėrinė, siē e donin Samiu, Naimi, Noli, etj., pėr gjithė ata qė u frymėzuan nga ta dhe u munduan qė punėn e njė jete t‟ia kushtonin mbrojtjes sė asaj pjese tė popullit Shqiptar qė i kishte shpėtuar Holokaustit tė ushtruar mbi ta. Edhe ne, Kėshtjellėn e pamposhtur Shqiptare, qė e mbrojtėn me flijimin, veprat, gjakun e tyre, kėtė Shqipėri natyrale qė na e lanė Amanet “tė parėt tanė” nuk do ta hedhim poshtė e tė festojmė robėrin, kur nuk ka mė ėmbėl se tė festosh lirinė. Prandaj, edhe ne do tė vazhdojmė tė besojmė nė lirinė e tė luftojmė pėr barazinė e asnjėherė s‟do kėnaqemi me robėrin. Mbetemi tė vendosur qė nė njė ditė jo tė largėt tė kemi njė shtet tė vetėm me emrin Shqipėri dhe me njė Flamur.
Edhe ideologjia e vjetėr e kohės Titiste apo edhe e asaj Rugoviste kishte strukturat e saja si nė Kosovė edhe nė mėrgat, tė cilat organizonin ceremoniale pėr pėrkujtimin e 2 korrikut dhe festave tjera politike. Por, mė shumė se tė organizonin Festa nė mėrgatė, qėllimi kryesor i kėtyre strukturave ishte mbajtja nėn kontroll e diasporės qė mėrgimtarėt mos tė “devijonin” e mos t‟u ndihmonin atyre qė pėrgaditnin luftėn pėr ēlirimin e Kosovės dhe Bashkimin e Shqipėrisė. Nė kontekstin e ri, forcat pėrparimtare e Kombėtare nuk duhet kurrėsesi tė lejojnė qė tė ringjallen strukturat e vjetra reaksionare dhe tė pėrforcohen me reaksionarė tė rinjė tė dalur nga radhėt tona!
Tani prapė bėhet njė propagandė agresive dhe e ndyrė pėr t‟i ēorientuar dhe mashtruar njerėzit duke festuar Traktatin e Londrės dhe Traktatin e Vjenės, e jo Pavarėsinė, as tė Shqipėrisė e as atė tė Kosovės, por datat e nėnshtrimit dhe copėtimit tė Kombit, tė Shqipėrisė! Nė kontekstin aktual tė rikonfigurimit tė skenės politike pėrballė klivazhit tė ri politik dhe shoqėror, tė krijuar mbas ēlirimit tė Kosovės, kėto sulme ndaj figurave Kombėtare dhe denigrimi i tyre nė emėr tė regjimit tė UNMIK-EULEX-it vetėm tregojnė arritjen e njė pike nė kohėn kur klivazhet politike dalin haptazi nė sipėrfaqe para opinionit publik.
Ne mbetemi tė pėrkushtuar pėr lirin e kėtij Kombi dhe sigurisht se nuk do bimė pre e propagandės denigruese dhe kurrėsesi nuk do kėrkojmė falje e as nuk do t‟i pėrshtatemi mendimit tė shėrbėtorve tė projekteve politike pėrjashtuese ndaj projektit kombėtar e as atyre ndėrkombėtarė apo tė grupeve tjera identitare margjinale. Neve na takon tė mbrojmė vijėn ideologjike tė Rilindjes dhe zgjidhjen e vetme qė Kombi ynė tė ketė ekzistencėn fizike, kulturore dhe politike tė sigurtė! Neve na takon qė tė sigurohemi se ai nuk do mashtrohet mbas zgjidhjeve qė imponohen dhe e robėrojnė, duke e mbajtur tė nėnshtruar dhe tė copėtuar.

Nė kėtė pikė historike dhe klivazh tė ri, Kombi ėshtė para njė udhėkryqi me dy zgjidhje tė qarta:
Atė tė nėnshtrimit dhe erozionit tė identitetit tė tij nė pėrfitim tė identiteteve tė imponuara nga jashtė, duke u ballafaquar me krijimin e shteteve tė reja policore mbi tokat shqiptare, tė cilėt pretendojnė tė jenė zgjidhja e duhur dhe legjitime e ēėshtjes shqiptare, falė paqes ndėrmjet gjashtė shteteve tė krijuara nė tokat e Shqipėrisė.
- Atė tė arritjes sė formimit tė njė Kombi me identitet tė vetėm Shqiptar, konform modelit tė Rilindjes. Shteti Komb, qė sikur Shtetet-kombe Evropiane do tė garantonte tė gjitha tė drejtat pėr popullin qoftė ato individuale, qoftė ato Kombėtare (e drejta pėr tė qenė Shqiptar, pėr tė shprehur lirshėm identitetin, pėr t‟u mbrojtur nga Shteti dhe pasur tė njėjtat tė drejta si tė tjerėt nė Evropė).
Ne pa dyshim se duke zgjedhur opsionin e dytė mbetemi tė pėrkushtuar pėr tė realizuar Kombin Shqiptar, me identitet Shqiptar e Evropian (mbasi identiteti Evropian karakterizohet nga ideja njė Komb nė njė Shtet). Ai Shtet natyrisht do tė jetė garant i vazhdimėsisė sė Kombit dhe arritja e tij do tė jetė hapi i parė i hyrjes sė Kombit Shqiptar nė historinė Evropiane. Meqė, atėherė, do tė vije koha qė Evropianėt jo vetėm tė na konsiderojnė si tė barabartė dhe partner, duke u bėrė vėrtet miq me ne, por me mbylljen e “ēėshtjes Shqiptare” dhe arritjen e programit tė Rilindjes, ata edhe do tė kuptojnė se dera ku duhet trokitur pėr ēėshtjet me interesė pėr Shqiptarėt gjendet nė Kryeqytetin Shqiptar dhe se asgjė nė rajonin e Ballkanit s‟mund tė zgjidhet pa u pyetur Shqipėria e pa u kėnaqur edhe interesat e saj!
Do tė pėrfundoja kėtė letėr me amanetin prekės tė njė bashkatdhetarit tim, Besnik Hysa, nga artikulli i tij “Varreza kolektive e quajtur kėshilli Kombėtar”, i cili pėrfundon artikullin me kėtė Amanet :
“Ky shkrim i kushtohet brezave tė ardhshėm shqiptarė. Pse sot shqiptarėt janė popull me vetėdije tė ulėt kombėtare dhe lejojnė TRADHTINĖ tė udhėheq me jetėn e tyre, nuk do tė thotė se nesėr nuk do tė piqen kombėtarisht dhe tė mos lejojnė tradhtinė politike qė tė jetė pjesė e tyre. Nuk guxojmė t’i privojmė ata nga e vėrteta, se kush, pėrse dhe pėr ēfarė ēmimi i la pa tokėn e tė parėve tė tyre qė e kishin dhuratė nga Zoti e askush tjetėr. Edhe shqiptarėt njė ditė do ta kenė Abraham Linkolnin e tyre. Ndoshta, nuk jemi edhe aq keq tė mallkuar?!”

Arban Bislimi, Lion (Francė)
28 Shkurt 2010.


(Autori ėshtė Magjistėr i Shkencave politike tė Parisit nė drejtimin e menaxhimit tė politikave administrative dhe Shtetėrore. Bashkėthemeluesė i Shoqėrisė “28 Nėntori” e cila ėshtė pjesė e RROSH).



Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 60 vizitorë
Lexuar: 820 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi