| LUFTA DHE RËNIA HEROIKE E JASHARAJVE |
| Publikuar më 05 mars, 2010 në orën 00:39 ( ) |
Histori | |
|
|
|
Me rastin e 12 vjetorit të rënjes së Komandantit Legjendar të UÇK-së, Adem Jashari
LUFTA DHE RËNJA HEROIKE E JASHARAJVE
“Po të kishte çmim Nobel për liri ai do t´i takonte Adem Jasharit dhe familjes së tij”.(Bernar Kushner).
Dhe, vërtet, pse nuk ka çmim Nobel për Liri?! Derisa ka për paqe!
Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë,në Prekazin e Ahmet Delisë, të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve.Prandaj duhet ta mbajm qëndrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UÇK-së, të perkulemi pran varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe dëshmorëve tjerë që na e sollen lirinë, që sot e gëzon populli.
Shkruan: Kadri Gërvalla
Ushtria Çlirimtare e Kosovës solli kualitet të ri në mendjen e çdo shqiptari për, Atdheun, lirinë dhe jetën. ”Nëse vepra e Adem Jasharit është themel i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, rënia e tijë është konsolidimi dhe pathyeshmëria e saj. Asnjë vepër, sado meritore që të jetë, e komandantëve apo e gjeneralëve legjendarë, s´mund të krahasohet me pavdekësinë e komandantit legjendar-mobilizimin masiv në radhët e UÇK-së dhe suksesin e luftës çlirimtare”.
Dëbora e fundit në fillim të marsit të vitit 1998, nuk arriti ta ruaj dot bardhësinë e vet në Kosovë. Sikur i erdhi rënd natyrës së Kosovës,ta mbante plafin e bardhë të pandotur, nga tmerret që po ndodhnin në çdo pjesë të saj atëbotë.
Bardhësia e saj u skuq nga gjaku i viktimave të pafajshme shqiptare të cilet, të masakruar nga dora barbare dhe bishat serbe, njomen token e Prekazit. Mëngjesi i asaj dite kobzezë zbardhi për ti marrë jetërat e mëse 50-antarëve të Prekazit, te cilët s´kishin faj tjeter, pos që flisnin shqip, frymonin shqip, dhe luftonin s´bashku në Kullë, me Komandantin legjendar Adem Jasharin, Hamzë Jasharin dhe me Shaban Jasharin,te cilet mbeten në Panteonin e pavdeksisë.
Pas një lufte te gjatë dhe te lavdishme të Jasharajve, qielli u turbullua dhe filloi te bie shi. Pikat e shiut mbi faqet e qdo shqiptari u bashkuan me lotet qe nuk kishin te ndalur, per te degjuar të vertetën se a vdiç Adem Jashari. U bë një mjegull e fjalëve rreth jetes, ose vdekjes se tij, pra ai ishte ne te dy anet e jetes, edhe ne mes të gjallëve,dhe mes heronjve, por shpirti me thoshte se ai kursesi nuk mund të kishte vdekur.
Adem Jashari dhe familja e Jasharajve ishin bër tash Legjendë e re mbarshqiptare.Adem Jashari dhe familja e Jasharajve , u bën nje nga simbolet e qendresës, por edhe vet Adem Jashari ishte simbol i kesaj familjeje.
Me vdekjen e Komandantit Legjendar Adem Jasharit disa mendonin se rezistenca ne Kosovë nuk mundë te zgjas as dy ditë. Por ndodhi ajo qe duhet ndodhun, UÇK-ja e beri edhe nje simbol më shumë Adem Jasharin. Trimat e Lirisë u forcuan dhe u shtuan çdo ditë, qindra vullnetar nga mbar Drenica, viset tjera te Kosoves dhe nga Diaspora, erdhen dhe u perkulen pran varrit te ADEM JASHARIT, u betuan se luften do ta vazhdojnë, dhe se amanetin Komandantit do ja qojnë ne vend.
“Drenicë jemi me ju” brohoritëshin njerzit nga mbare Kosova dhe Diaspora, kaluan fusha, male detëra, dhe thyen kufi, per te ardhur ne Drenicë pran Kulles qe ishte berë qendresë e luftes e mese 50-antareve te familjes Jashari. Këto Kulla mbeten Legjendë trimërie në Prekazin e Ahmet Delisë,në Prekazin e Tahir Mehes,dhe te familjes Jashari.
Themelet e lirisë së Kosovës janë në Drenicë, në Prekazin e Ahmet Delisë të Tahir Mehes dhe familjes së Jasharëve. Prandaj duhet ta mbajm qendrimin e drejtë e të guximshëm ndaj UÇK-së, të perkulemi pranë varrit të Komandantit legjendar Adem Jasharit, dhe deshmorëve tjerë që na e sollën këtë liri që sot e gëzon populli.
Lufta e UÇK-së, dhe roli i Komandantit Legjendar Adem Jashari, për epokën e re është i pazëvendësueshëm.
Në 12-vjetorin e rënies heroike në altarin e Lirisë,të Komandantit Legjendar Adem JASHARIT dhe Jasharajve, kjo ditë na eshtë e fresket me zinë e saj, por edhe e fresket me luften dhe qendresën heroike te Komandantit te UÇK-së, të madhit ADEM JASHARIT, që e ndryshoi historinë, per ta shkruar nje histori te lavdishme ,te drejt me gjakun qe rrjedh nga nje gurrë, qe nuk do shterron kurrë. Kosova është berë shtet, falë gjakut te derdhur brezë pas brezi, dhe te luftes heroike te UÇK-së. Epopeja e UÇK-së, dhe heroizmi i Jasharajve kujtohet ne Kosovën shtet, prandaj në këtë 12- vjetor, do e kujtojmë me epitetin më të lartë Epopenë e UÇK-së, dhe Komandantin legjendar Adem Jasharin kudo qe jemi,ne Kosovë dhe diasporë.
Lavdi jetes dhe vepres së Komandantit Legjendar ADEM JASHARIT, dhe gjithë familjës të Jasharajve.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 262 vizitorë |
| Lexuar:
14,725 herë
|
|
|
|
|
|
|