|
Prishtinė, 5 mars Bisedimet mes Beogradit dhe Prishtinės, pas vendimit tė GJND-sė janė tė pashmangshme, citon sot Koha Ditore diplomatė perėndimorė tė akredituar nė Prishtinė.
Nė kushte anonimiteti, zyrtarė ndėrkombėtarė kanė thėnė se ky ka qenė edhe mesazhi qė nė Beograd dhe Prishtinė e kanė sjellė pėrfaqėsuesja e Lartė pėr Politikė tė Jashtme e BE-sė, Catherine Ashton, dhe ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner.
Sipas kėtyre burimeve, Kosova do tė mund qė nga bisedimet tė pėrfitojė nė sundimin e ligjit nė veri, ndėrkaq qė Beogradi, avancimin nė rrugėn drejt integrimit evropian.
Beogradi duhet ta ketė tė qartė se nuk mund tė vazhdojė me tė njėjtėn qasje ndaj Kosovės dhe tė pretendojė anėtarėsimin nė BE. Kėtė e ka thėnė edhe publikisht ministri Kouchner, i ka thėnė gazetės njė zyrtar ndėrkombėtar, duke e cituar ministrin e Jashtėm francez qė ka thėnė se marrėdhėniet fqinjėsore tė mira me Kosovėn nuk janė parakusht pėr Serbinė qė tė integrohet nė BE, por janė njė nevojė.
Askush nuk do tė mund tė marrė 300 pėr qind nga ajo qė pretendon dhe kjo ėshtė e qartė, por janė 22 shtet tė BE-sė qė e kanė njohur Kosovėn, dhe duhet vetėm tė kemi parasysh atė qė e pati thėnė vetė zėvendėspresidenti amerikan, Joe Biden, gjatė vizitės nė Beogard dhe Prishtinė. Ai pati thėnė qė askush nuk pret qė Serbia ta njohė pavarėsinė e Kosovės, por ne presim qė Serbia tė mos e vėshtirėsojė jetėn e njerėzve, i ka thėnė gazetės ky zyrtar ndėrkombėtar.
Mediat nė Serbi i kanė vendosur bisedimet mes Prishtinės dhe Beogradit nė fokus tė raportimeve, ndėrkaq qė diplomatė tė ndryshėm fqinjin verior tė Kosovės kanė bėrė edhe deklarata publike pėr bisedime tė reja.
Duke i cituar burimet e tyre diplomatike mediat serbe raportojnė se krahas mesazhit publik pėr nevojėn e bisedimeve, ministri i Jashtėm francez, Bernard Kouchner, ka pasur edhe tri kėrkesa pėr Beogradin zyrtar, nė mėnyrė qė t`i hapet rruga drejt BE-sė:
E para, qė Beogradi tė ndryshojė retorikėn pėr Kosovėn; E dyta, qė tė tėrhiqet nga ideja e njė rezolute tė Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė kundėr pavarėsisė sė Kosovės, iniciativė qė Beogradi ka planifikuar ta ndėrmarrė pas vendimit tė GJND-sė; dhe mesazhi i tretė qė Kouchner ka sjellė nė Serbi, sipas medieve serbe, ka qenė konstruktiviteti i duhur i qeverisė nė Beograd karshi veriut tė Kosovės.
Nė paraqitje tė ndryshme nė mediat beogradase, edhe ambasadori francez e edhe ai gjerman kanė folur pėr nevojėn e bisedimeve dhe pėr ndryshimin e qasjes sė Beogradit ndaj Kosovės.
Edhe Prishtina, por edhe Beogradi, kanė bėrė deklarimet e para lidhur me disponimin e tyre pėr tė biseduar. Pėrderisa Qeveria e Kosovės ka potencuar se bisedimet me Serbinė do tė ketė vetėm si dy shtete, ministri i Jashtėm serb Vuk Jeremiq ka shfrytėzuar njė vizitė nė Hungari pėr tė thėnė se ndėrlidhja e perspektivės evropiane tė Serbisė me ēėshtjen e Kosovės do tė ishte gabim tragjik, dhe se bisedime do tė ketė pėr statusin e Kosovės.
Secili qė beson se Serbia, nėse do tė ishte e detyruar tė zgjedhė mes Bashkimit Evropian dhe Kosovės, do tė zgjidhte BE-nė, gabon, ka thėnė Jeremiq.
K D
|