| Epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998, histori moderne e lirisė sonė |
| Publikuar më 05 mars, 2010 nė orėn 16:57 ( ) |
Lajme | |
|
|
|
Me parakalimin e Gardės sė Nderit tė FSK-sė nė sheshin Skėnderbeu nė qendėr tė Prishtinės, sot filloi manifestimi treditor Epopeja e UĒK- sė, ku ishin tė pranishėm autoritetet mė tė larta tė vendit: Presidenti i Republikės Fatmir Sejdiu, Kryeparlamentari Jakup Krasniqi, Kryeministri Hashim Thaēi dhe zyrtarė tė tjerė tė lartė si dhe shumė pjesėmarrės. Me kėtė rast u tha se sakrifica e familjes Jashari mė 5, 6 dhe 7 mars tė vitit 1998 hapi njė kapitull tė ri tė historisė sė Kosovės.
Presidenti Sejdiu dhe Kryeministri Thaēi parakaluan pranė Gardės Ceremoniale tė Nderit dhe folėn para tė pranishmėve. Presidenti i Republikės, Dr.Fatmir Sejdiu, duke folur nė kėtė manifestim, tha nė fillim tė fjalės sė tij se dymbėdhjetė vjet mė parė, Kosova pėrjetoi njėrin prej episodeve mė tė rėnda tė historisė sė saj mė tė re. Pikėrisht mė 5 mars 1998, tha ai, nė Prekaz tė Ulėt tė Drenicės, ra nė altarin e lirisė Komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, Adem Jashari, bashkė me babanė Shabanin dhe me vėllanė Hamzėn. Atė ditė, pėrveē kėtyre tre martirėve iu shua jeta edhe shumė njomakėve dhe anėtarėve tė tjerė tė familjes Jashari. Por, me flijimin e tyre unikat, tha Presidenti Sejdiu, ata u stolisėn me kurorėn mė tė praruar tė historisė sė luftės sonė tė gjatė pėr liri e pavarėsi, ata u shndėrruan nė njė simbol tė pakrahasueshėm tė vetėflijimit sublim dhe tė sakrificės pėr tė mirėn e atdheut. Por dymbėdhjetė vjet pas asaj sakrifice tė paimagjinueshme, vijoi Presdenti, trungu i familjes Jashari ėshtė ripėrtėrirė me fėmijėt e lindur pas mbarimit tė luftės, me fėmijėt qė kanė trashėguar emrat e tė parėve martirė, si pėr tė pohuar fuqishėm se liria e njė populli nuk mund tė shuhet me asnjė lloj makinerie, me asnjė lloj krimi. Ndėrkaq, duke folur pėr aktualitetin e sotėm, Presidenti Sejdiu vlerėsoi se Republika e Kosovės nė vitin e tretė tė pavarėsisė sė saj ėshtė dėshmuar si njė faktor shumė i rėndėsishėm i paqes dhe i stabilitetit nė rajon. Ndėrsa pohoi se Kosova ka marrėdhėnie tė shkėlqyeshme me vendet e fqinjėsisė sė parė, si dhe njė bashkėpunim shumė intensiv e tė frytshėm edhe me vendet e tjera tė rajonit, ai theksoi se marrėdhėnie tė tilla vendi ynė dėshiron tė ketė edhe me Republikėn e Serbisė. Por e akuzoi Beogradin se nuk po mund tė lirohet nga logjika e vjetėr e hegjemonisė ndaj tė tjerėve, si ambicie tė saj. Sido qė tė jetė, dora jonė pėr miqėsi dhe bashkėpunim tė sinqertė nė mes dy shteteve sovrane, pėr tė mirėn e popujve tanė, mbetet e zgjatur, tha ai. Megjithėse Kosova ka pasur edhe sfida tė ndryshme, Presidenti Sejdiu tha se para institucioneve mbeten shumė detyra pėr tu bėrė. Po ashtu Presidenti vlerėsoi se megjithatė Kosova e pasluftės ėshtė njė rrėfim suksesi, i popullit tė Kosovės dhe institucioneve tė saj, si dhe i vendeve mike tė Kosovės Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, vendeve tė Bashkimit Evropian dhe shumė vendeve tė tjera. Ndėrkaq, pėr Forcėn e Sigurisė sė Kosovės tha se ajo po formėsohet si njė forcė profesionale dhe e disiplinuar e tė gjitha komuniteteve tona etnike dhe se Kosovėn e pret njė e ardhme shumė mė e ndritur sesa e kaluara e saj tepėr tragjike. Forca e Sigurisė e Kosovės ėshtė ndėrtuar dhe po pėrsoset si njė forcė moderne, e ndihmuar nga ekspertė tė NATO s dhe sipas standardeve tė kėsaj aleance, e gatshme pėr tė ndihmuar nė tė gjitha proceset e ndėrtimit dhe ruajtjes sė paqes dhe stabilitetit nė vend, tha Presidenti Sejdiu, duke i porositur pjesėtarėt e FSK sė tė pėrgatiten sa mė mirė nė kryerjen e detyrave dhe tė jenė nė shėrbim tė tė gjithė qytetarėve tė vendit. Duke qenė thellėsisht e pėrkushtuar pėr paqen dhe stabilitetin e tė gjithė rajonit, Presidenti tha se Kosova synon qė sa mė parė tė bėhet anėtare e NATO s. Kosova nė NATO, tha ai, nėnkupton sigurimin e paqes sė qėndrueshme jo vetėm pėr vendin tonė, por pėr mbarė kėtė pjesė tė Evropės Juglindore. Duke pėrmbyllur fjalėn e tij, Presidenti Sejdiu rikujtoi moton e pėrhershme politike, tė cilėn e artikuloi Presidenti historik Ibrahim Rugova: Kosova e pavarur, demokratike e paqėsore, e integruar nė Bashkimin Evropian dhe nė NATO dhe nė miqėsi permanente me Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Kjo ėshtė vullneti politik i popullit tė Kosovės, ky ėshtė themeli i paqes dhe i sė ardhmes mė tė lumtur tė fėmijėve tė Kosovės dhe fėmijėve tė tė gjithė rajonit, theksoi nė fund fjalės sė tij Presidenti Sejdiu. Ndėrkaq nė fjalėn e tij kryeministri Hashim Thaēi tha se epopeja e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės ėshtė rezistenca mė vigane, mė origjinale dhe e papėrsėritshme nė historinė e ēlirimit tė njė kombi, ndėrsa pėr sakrificėn e Komandantit legjendar Adem Jashari tha se ėshtė akti sublimues i gjithė pėrpjekjeve dhe sakrificave shekullore pėr lirinė e Kosovės. Thaēi gjithashtu theksoi se epopeja e 5, 6 dhe 7 marsit 1998 ėshtė historia moderne e lirisė sonė. Kryeministri Thaēi tha se Kosova ka hyrė nė vitin e 11-tė tė lirisė, nė vitin e tretė tė pavarėsisė, gjithnjė e sigurt dhe e vendosur pėr tė qenė pjesė e botės euroatlantike. Nė vazhdim ai tha: Ēdo vit qė kalon i thellon themelet e lirisė sė Kosovės. Rrit dhe zgjeron perspektivėn euroatlantike tė saj. Ēdo vit qė kalon rrit madhėshtinė e sakrificės madhore pėr lirinė e vendit tonė, thellon peshėn historike tė kujtesės sonė rrit krenarinė e brezave tanė dhe tė pasardhėsve tanė. Nė emėr tė familjes Jashari manifestimin e sotėm e pėrshėndeti Bekim Jashari, i biri i heroit Hamzė Jashari.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 16 vizitorë |
| Lexuar:
203 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Ashton ka plan pėr Kosovėn |
E premtė, 30 korrik 2010 - 21:46 Bruksel, 30 korrik Shefja pėr Politikė tė Jashtme e Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ua ka shpėrndarė propozimin e rezolutės pėr Kosovėn vendeve anė... |
| Protestohet nė mbėshtetje tė Haradinajt |
E premtė, 30 korrik 2010 - 21:42 Qindra qytetarė nga komuna e Deēanit kanė protestuar sot nė sheshin kryesor tė kėtij qyteti, nė shenjė tė pakėnaqėsisė kundėr rigjykimit tė kryetarit tė Al... |
| OVL e UĒK-sė: EULEX-i ka degraduar |
E merkurė, 28 korrik 2010 - 20:11 Organizata e Veteranėve tė Luftės sė UĒK-sė reagoi tė mėrkurėn kundėr bastisjes nga ana e EULEX-it tė shtėpisė sė ish-komandantit tė UĒK-sė, Azem Syla.
|
| Serbia e dorėzoi rezolutėn, nuk pajtohet me G... |
E merkurė, 28 korrik 2010 - 20:09 Serbia ia ka dorėzuar sot Asamblesė sė Pėrgjithshme tė OKB-sė tekstin e rezolutės sė re pėr Kosovėn, me tė cilėn sipas medieve serbe, nuk pėrmenden negocia... |
| Marnhac, shef i ri i EULEX-it |
E martė, 27 korrik 2010 - 21:14 Bashkimi Evropian e ka emėruar pėr shef tė misionit EULEX, francezin Xavier Bout De Marnhac, i cili mė parė ishte nė Kosovė nė detyrėn e komandantit tė KFO... |
më shumë nga - Lajme » |
|
|
|
|
|