| EPOPESË SË JASHARËVE |
| Publikuar më 06 mars, 2010 në orën 01:14 ( ) |
Faik Smajli | Kulturë | |
|
|
|
.
EPOPESË SË JASHARËVE
Në Prekaz binin tupanat,
Çiftelitë larg jehonin;
Kishin zbritë Shqipet nga malet:
Po kërcenin e këndonin.
Në atë Kullë nuk njihej mortja
Si në dasmë ishte përnatë,
Mbushur plot me miq e shokë,
Idealet mbaheshin lartë.
Kur mbaronin kënga e vallja
Shqipet flisnin rend me rend,
Qanin hallet e Shqipërisë Loke
Që me shekuj s'po zë vend.
Re të zeza na është mbushë qielli,
Nuk po shohim diellin me sy.
Shkjau me tank rrinë te dera
Na e ka mbyllë Lirinë nën dry.
Çohuni burra ta bëjmë Betimin
Në Flamur të Kastriotit
Se kjo tokë është veç e jona
Me pushkë kokën t’ia shtypim korbit!
S'jem të huaj në shtëpitë tona
Mijëra vjet janë trashëgim,
Amanet na i la i pari
Nga flijimi në flijim.
Shumë hordhi kanë ardh kësaj toke
Vinin e iknin të gjithë me rend,
Fusha e male nuk i duronin,
Veç të zotin, zot n'këtë vend.
Dhe ky shkja shpejt do thyej qafën
Se ka burra prapë Shqipëria,
Që ua presin plumbat me dorë
Dhe i ndjekin kah Shumadia.
Nga aksioni në aksion
Bacë Ademi syshqiponjë,
Si nën kosë binin barbarët,
S'mund të priste se i bëhej vonë.
Hamzë Jashari shkëmb graniti
Që aq shumë donte Lirinë,
Aq i bënte jeta e tij
Se luftonte për Shqipërinë.
Babë Shabani gjithmonë thoshte
Se Liria nuk blihet n'pazar:
Sugjeronte e këshillonte,
Ishte tamam Komisar.
Një ditë marsi ia mësynë Prekazit
Me topa e tanke një ushtri,
Por Prekazi nuk po tundej
Tash po bënte Histori.
Në Prekaz - Kala Drenice
Dasma e madhe kish filluar,
Krushqit tashmë ishin nisur
Për ta marrë Lirinë praruar.
Me këngë në gojë sfidonin burrat
Një ushtri ardhur nga mesjeta,
Kur pushonte Zhuj Selmani
U ndihmonte Azem Bejta.
Dhe menduan se i vranë
Mori fund dhe kjo histori,
Por asnjë s'e mori vdekja,
Të gjithë shkuan në përjetësi.
Këtu barbarët morën tatëpjetën
Dhe rrokulliseshin për në humnerë.
Në qiellin tonë dukeshin shqiponjat
Shqiptari po lindte edhe njëherë.
Dhe sa herë t'ju merr malli
Edhe doni që t'i gjeni:
Në çdo cep të Shqipërisë Nënë
- Në Flamur, aty i keni!
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
| Lexuar:
807 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|