Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Virusi politik është kancer për Universitetin e Tetovës
Publikuar më 07 mars, 2010 në orën 23:51 ( ) Kulturë |
Rrit madhësinë e shkronjave
Prof. Fadil Sulejmani, anëtar i Këshillit të pavarur për ndryshime jopolitike në UT

1. Ku ka politikë, s’ka shkencë

Universiteti dhe politika janë dy pole të kundërta që nuk përkojnë njëri me tjetrin dhe ndryshojnë mes veti si nata me ditën. Aty ku hyn politika s’ka universitet dhe aty ku ka universitet s’duhet të ketë politikë.

Universiteti është qendër e shkencës, e artit dhe e dijes, e arsimit, e edukimit dhe e kulturës. Kështu janë të gjitha universitetet e botës progresive dhe demokratike. Ato janë institucione të pavarura dhe si të tilla e kryejnë misionin e tyre human në emancipimin e popullit dhe krijimin e kuadrove të tij profilesh të ndryshme profesionale-shkencore.

Pra, universiteti dhe shkolla në përgjithësi, ashtu si dhe gjyqësia, duhet të jenë apolitike, apartiake.

Prandaj, asnjë politikë, qoftë partiake apo qeveritare, për asnjë interes të saj, nuk duhet të përzihet në punët akademike të universiteteve.

Megjithatë, politika e Qeverisë maqedonase po ndërhyn vazhdimisht në punët e brendshme administrative, mësimore dhe profesionale-shkencore të Universitetit të Tetovës.

2. Prej vitit 2004 UT-ja po lëngon nga virusi politik i qeverive maqedonase

Që nga viti 2004 në Universitetin e Tetovës hyn politika qeveritare maqedonase. Ajo shkeli rëndë integritetin, cenoi autonominë akademike dhe dëmtoi shumë procesin dhe kualitetin mësimor-shkencor të tij. Më parë u futën në Universitetin e Tetovës partitë politike qeveritare maqedonase LSDM dhe BDI, pastaj vazhdojnë ta sundojnë universitetin partitë politike qeveritare VMRO-DPMNE dhe PDSH, kurse sot e udhëheqin këtë universitet partitë politike qeveritare maqedonase VMRO-DPMNE dhe BDI.

Si pasojë e kësaj politike qeveritare të ndërhyrjes në punët e UT-së partitë BDI dhe LSDM ia mbyllën këtij universiteti menjëherë 12 fakultete prej 15 sish sa kishte, shumë degë e drejtime, studimet pasuniversitare, që do ta siguronin vazhdimësinë e kuadrit mësimor-shkencor, dhe përjashtoi një pjesë të kuadrit më të mirë akademik nga Maqedonia, Kosova e Shqipëria.

Me këtë rast të hyrjes në universitet, kjo politikë partiake maqedonase ia mbylli universitetit tonë edhe fakultetet e Mjekësisë, të Stomatologjisë dhe të Farmacisë, pa të cilat s’ka zhvillim normal një komb. Kush i ka këto fakultete, ai e ka në dorë shëndetin, jetën e një populli.

Studentët dy-tre muaj protestuan dhe bënë demonstrata publike në universitet dhe në qytet, duke kërkuar nga partitë qeveritare maqedonase BDI dhe LSDM që të mos ua mbyllin fakultetet, por, megjithatë, nuk patën sukses, qeveria ishte më e fortë se universiteti, politika u vendos mbi shkencën, partitë hipën mbi fakultetet; policët i rrahën, i burgosën dhe i mundën me dhunë studentët, të cilët filluan rrugëve të bredhnin, duke menduar e shpresuar se ku të gjejnë shpëtim e regjistrim si gjithnjë jashtë vendit të tyre Maqedonisë, kurse politikanët e këtyre dy partive maqedonase mbetën të kënaqur e u gëzuan shumë që arritën t’ua mbyllin studentëve fakultetet e mjekësisë pas pesë vjet pune e veprimtarie të suksesshme mësimore-shkencore, teorike dhe praktike.

Më shumë se partitë dhe politikanët e saj, u gëzua Qeveria maqedonase për këto humbje të mëdha që i shkaktoi Universitetit të Tetovës, sepse ajo kishte hamle në këtë universitet, të cilit i shpalli luftë fizike dhe juridike që nga lindja e tij e bujshme dhe prej atëherë e deri më sot vazhdoi ta sulmojë atë me mjete dhe mënyra të ndryshme politike, karrieriste, materialiste e financiare për ta penguar jetën, punën dhe veprimtarinë e tij mësimore, shkencore dhe administrative deri në atë masë sa një ditë ta shuajë plotësisht këtë institucion universitar në Maqedoni.

Qeveria maqedonase këto sulme, pengesa dhe probleme ia ka bërë dhe po ia bën Universitetit të Tetovës me anë të koalicionit të saj dy partiak maqedonisht-shqip dhe në këtë luftë kundër universitetit ajo ishte e pakompromis, aq e egër dhe aq barbare saqë menjëherë si e futi në dorë këtë universitet filloi t’i pëzullojë edhe strukturat legjitime të udhëheqjes së tij dhe t’i zëvendësojë ato sipas interesit partiak me njerëz të përshtatshëm politikisht e servilë partish të saj, duke filluar që nga Rektori e kryetari i Këshillit, prorektorët, dekanët, prodekanët, shefat e degëve e deri te kuadri mësimor dhe administrativ, nga të cilët afrohen të dashurit e largohen të padëshirueshmit sipas kutit të tyre partiak. Me këto ndërhyrje permanente politike, me uzurpimin e pronës, të ndërrimeve të stafit akademik, të parisë, të mbylljes së fakulteteve dhe të programeve të tyre studimore, partitë qeveritare maqedonase LSDM, BDI, VMRO-DPMNE dhe PDSH tashmë kanë krijuar një traditë të keqe në Universitetin e Tetovës me pasoja shumë të rënda për fatin e këtij universiteti dhe të rrezikshme për sistemin arsimor-edukativ jo vetëm në universitet, por edhe në rajon, dhe nga dëmi i kësaj politike do të pësojnë të gjithë qytetarët e Maqedonisë pa dallime etnike, kurse përgjegjësinë kryesore për këtë do ta mbajnë Qeveria maqedonase me partitë e saj politike.

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 14 vizitorë
Lexuar: 670 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
LEGJENDAT DHE NDIKIMI I TYRE NË JETËN SOCIO...
E enjt, 15 prill 2021 - 23:38
LEGJENDA Legjenda apo gojëdhëna është një tekst apo rrëfyes që tregohet në formë gojore nga populli. Zakonisht këto gojëdhëna, i kushtihen p...
NDËRMJETËSIME LETRARE
E mart, 13 prill 2021 - 22:06
Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S...
Lavdi jetës dhe veprës së Enver Shqiptarit...
E hn, 12 prill 2021 - 18:46
.
Mjerimi i shkrimtarit në shërbim të polit...
E shtun, 10 prill 2021 - 18:39
(Gorki dhe Kadarea) Nuk është për t’u habitur që nuk kanë qenë të paktë njerëzit e letrave që i kanë shërbyer politikës dhe diktaturës. ...
Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër...
E premt, 09 prill 2021 - 00:54
Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më...
më shumë nga - Kulturë »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi