| Seleksionimi etnik nė polisin Fyromian |
| Publikuar më 07 mars, 2010 nė orėn 23:56 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
Padrejtėsitė dhe diskriminimi i i tmershėm e gjithėprezent i shqiptarėve nė tė gjitha sferat e jetės nė IRJM nuk ėshtė duke marrė fund. Duket sikur gazetarėve shqiptarė qė lajmėrojnė pėr ēėshtjet ditore apo opinionistėve qė shtjellojnė fenomene e procese tė caktuara shoqėrore, nuk ju mbetet temė tjetėr por janė tė detyruar tė meren me kėtė ēėshtje edhe sikur tė duan ta anashkalojnė atė.
Nga: Valon Kurtishi
Kohėve tė fundit ėshtė duke marrė pėrmasa tragjike ēėshtja nė lidhje me largimin masiv tė popullsisė shqiptare pas heqjes tė regjimit tė vizave nga Bashkimi Europian. Problemi i njėjtė u shfaq edhe nė zonat e banuara me shqiptarė etnikė nė Luginėn e Preshevės si dhe nė zonat e banuara me shqiptarė etnikė dhe shqiptarė tė sllavizuar myslimanė nė Sanxhakun sėrb dhe atė malazez. Heqja e vizave pėr IRJM, Sėrbinė dhe Malin e Zi i goditi menjėherė territoret apo zonat e banuara eksluzivisht nga popullsi shqiptare, pa marrė parasysh pėrkatėsitė e tyre administrativo-politike. Kjo tregon qartė se kėto hapėsira dhe kjo popullsi, pra zonat dhe popullsia etnike shqiptare janė mė pak tė zhvilluara nė gjithė territoret shtetėrore respektive tė IRJM , Sėrbisė dhe Malit tė Zi.
Kjo ėshtė kėshtu kur krahasohen gjithė treguesit e Indeksit tė zhvillimit human (HDI) pėr zonat qė banohen nga shqiptarė dhe sllavė etnikė nė kėto tre shtete. Ėshtė vėrtetuar shkencėrisht dhe ekzistojnė tė dhėna reale statistikore tė cilat ilustrojnė mė sė miri gjendjen e mjerueshme tė shqiptarėve nė kėto vende. Standardi jetėsor, nataliteti, mortaliteti dhe jetėgjatėsia, vdekshmėria foshnjore, arsimimi i popullsisė dhe pėrqindjet e analfabetizmit, pėrkujdesja shėndetėsore, shkalla e papunėsisė sė popullsisė e sidomos e tė rinjve, niveli i industrializimit, specializimi dhe ndarja e punės, aplikimi nė shkallė tė gjerė i teknologjive tė avancuara tė informacionit, urbanizimi dhe humanizimi i hapėsirės pėr jetė vizavi kaosit primitiv urban oriental, shkalla e dukurive devijante, gjithė jeta sociale e zonave tė banuara me shqiptarė dallon nė pėrmasa tė pabesueshme dhe gati shokuese nga zonat e banuara me sllavė etnikė. Duket sikur kemi tė bėjmė mė dy botė tė ndryshme e jo me territore qė formalo-juridikisht dhe politikisht njė periudhe gati njė shekullore i takojnė njė shteti tė njėjtė.
Kėshtu paraqitet situata si nė Luginėn e Preshevės dhe Sanxhakun sėrb tė banuar me shqiptarė etnikė dhe shqiptarė tė sllavizuar myslimanė ashtu edhe me zonat e Malit tė Zi tė banuara nga shqiptarė etnikė dhe shqiptarė tė sllavizuar myslimanė e katolikė. Fotografia e njėjtė e tmershme paraqitet nė njė zonė mė tė gjerė gjeografike edhe nė Fyrom, duke filluar me vendbanimet shqiptare tė Kumanovės nė veri e deri tek zonat e banuara me shqiptarė nė jugun e thellė tė Manastirit nė kufi me Greqinė. Njė nivel tė pėrafėrt zhvillimi ka konstatuar edhe studiuesja angleze Miranda Vickers (The Cham Question), pėr zonat veriperėndimore tė shtetit grek, tė cilat edhepse tė pastruara etnikisht nga popullsia autoktone shqiptare qė nė mbarim tė luftės sė dytė botėrore, pėrsėri janė lėnė nė mėshirė tė fatit dhe sot paraqiten si rajonet mė tė pazhvilluara tė gjithė Greqisė.
Ēėshtja ka prapavijė sa historike aq edhe bashkėkohore e kushtėzuar para sė gjithash dhe kryesisht nga pėrkatėsia etno-kulturore dhe civilizuese e masave qė popullojnė zonat nė fjalė apo edhe gjithė gadishullin tonė. Kėtu kemi tė bėjmė me njė seleksionim tė pastėr etnik nė shpėrndarjen autoritative tė tė mirave materiale tė cilat gjenden nė sasi dhe cilėsi tė kufizuara nė botė. Njė nga definiconet mė tė pėrhapura pėr politikėn i studiuesve tė ndryshėm amerikanė ėshtė ajo mbi tė si njė shpėrndarje autoritative e tė mirave materiale. Pra, autoriteti mė i lartė publik nė kėtė rast shteti-komb, bėn njė shpėrndarje tė kontrolluar dhe tė planifikuar tė tė mirave materiale qė gjenden nė formė natyrore, krijohen nė forma industriale pėrpunuese apo importohen nga jashtė vendit nė territorin nėn kontrollin apo sovranitetin e tij. Autoritetet shtetėrore sėrbe dhe malazeze i kanė pėrjashtuar plotėsisht shqiptarėt nga vendimmarja politiko-ekonomike duke shfrytėzuar edhe numrin e tyre relativisht tė ulėt nė popullsinė e gjithmbarshme atje.
Krejt tjetėr paraqitet situata nė Fyrom ku pesha, numrat dhe rėndėsia e faktorit shqiptar duket sikur na pėrgėnjeshtrojnė nė njė konstatim tė tillė. Por proceset, fenomenet, rezultatet konkrete dhe ngjarjet e pėrditshme dėshmitarė tė tė cilave jemi tė gjithė, na bindin se njė gjendje e njėjtė pabarazie dhe diskriminimi mbretėron edhe kėtu.
Largimi nė masė kryesisht dhe vetėm i popullsisė shqiptare pas liberalizimit dhe heqjes sė regjimit tė vizave, tregon qartė se kėto zona janė dukshėm mė tė pazhvilluara se zonat e banuara me sllavė etnikė. Pėrndryshe, largimet nė kėrkim tė njė jete mė tė mirė nė botėn e zhvilluar perėndimore do tė ishin proporcionale mes sllavėve dhe shqiptarėve tė kėtushėm. Edhe njė numėr i indikatorėve tė tjerė shoqėrorė e vėrtetojnė plotėsisht kėtė konstatim. Numri mė i madh i individėve tė veēantė apo familjarėve qė kėrkojnė tė shfrytėzojnė ndihmat sociale ėshtė i pėrkatėsisė etnike shqiptare. Kjo tregon se popullsia shqiptare si e tėrė ėshtė njė kategori e rrezikuar sociale nė Fyrom. Nė njė efekt zinxhiror tė kėsaj si dhe duke pasqyruar pafuqinė ekonomike tė kėtij grupi, situatė e ngjashme mbretėron nė gjithė fushat e jetės kėtu.
Nėse njė grup i tėrė shoqėror i cili ndan karakteristika tė pėrbashkėta gjuhėsore, kulturore, racore, civilizuese etj, i takon kategorisė sė qytetarėve qė jeton kryesisht me ndihma sociale dhe nė margjina tė njė shoqėrie dyetnike, atėherė shihet qartė se ndaj kėtij grupi realizohet apo aplikohet politikė e diferencuar apo thėnė mė drejt politikė e planifikuar diskriminuese shtetėrore. Kėtu kemi tė bėjmė me fenomenin e seleksionimit apo pėrzgjedhjes etnike nė shpėrndarjen e tė mirave materiale dhe shpirtėrore qė pėr momentin janė nė dispozicion tė shoqėrisė fyromiane. Prona publike, resurset natyrore publike, e mira e pėrgjithshme, qė u takojnė tė gjithėve qė jetojnė nė kėtė nėnqiell, shfrytėzohen nė proporcion jo tė drejtė me nevojat reale tė grupeve tė ndryshme shoqėrore. Duket se pėrkatėsia nė njė grup tė caktuar etnik e paragjykon qė nė lindje dhe pėrcakton pėrfundimisht suksesin apo mossuksesin e mėvonshėm nė jetė tė individėve tė caktuar nė kėtė shoqėri.
Kėshtu, kultura e grupit etnik sllavishtfolės pėrfiton reth 97 % tė buxhetit shtetėror edhe pse 35% e popullsisė sė kėtushme i takon grupit etnik shqiptar. Apo ndihma sociale nė masė tė madhe shfrytėzohet nga grupi etnik sllavishtfolės edhepse nevojat shumė mė tė mėdha reale pėr kėtė asistencė sociale janė tė grupit etnik shqiptar. Dhe ky trajtim i diferencuar dhe i pabarabartė nė ndarjen e tė mirave tė pėrbashkėta vazhdon nė gjithė atė qė jetėn njerėzore e bėn tė tillė duke mos e lėnė tė degradojė nė subhumanizėm. Politika si diēka publike, e pėrbashkėt, kolektive, pushteti apo vetė institucioni shtet si res publica, keqpėrdoret nė kėtė rast pėr tė diskriminuar njė grup shoqėror si dhe pėr tė favorizuar njė grup tjetėr shoqėror. Grupi shoqėror i diskriminuar nga ana tjetėr duket i pafuqishėm tė dalė nga gjendja aktuale e nėnshtrimit total apo stadi aktual i zhvillimit social. Grupi shoqėror i diskriminuar nuk ėshtė nė gjendje as nė rrugė evolutive (1992-2010) dhe as me revolucion tė armatosur (2001) tė ndryshojė raportet aktuale tė marrėdhėnieve shoqėrore kėtu.
Pėrfaqėsuesit, mbrojtėsit, transmetuesit e interesave shqiptare kėtu, apo politika shqiptare nė IRJM parė si njė dhe tėrė, ka qenė nė kėto njėzet vitet e fundit dhe duket se ėshtė edhe sot e kėsaj dite, jashtė kohe dhe hapėsire. Mbetet detyrė historike e gjeneratave tė reja qė ti adresohen nė mėnyrė shkencore dhe me nje idealizėm atdhedashės e vetėsakrifikues zgjidhjes pėrfundimtare tė nyjes gordiane tė shqiptarėve nė Fyrom apo edhe mė gjerė nė Ballkan.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 18 vizitorë |
| Lexuar:
180 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|