Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Piter Fait dhe EULEX-i po bėjnė presion, shantazh dhe dhunė politike mbi Komunėn e Vitisė
Publikuar më 08 mars, 2010 nė orėn 00:08 ( ) Xhevat Bislimi | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Pėr ditė e mė qartė, ēdo ditė e mė mirė po dėshmohet se Pėrfaqėsuesi Special i Bashkimit Evropian, Piter Fait, me Zyrėn e tij dhe Ivė dė Kermabo me EULEX-in e tij nuk janė neutral ndaj sovranitetit tė Kosovės dhe pavarėsisė sė institucioneve tė saj. Presioni, shantazhi, kėrcėnimet dhe dhuna e hapur politike mbi Komunėn e Vitisė dhe mbi organet e saj e vėrtetojnė mė sė miri angazhimin dhe pėrkushtimin e tyre pėr nėnshtrimin dhe shtypjen e pavarėsisė sė institucioneve tė pavarura tė Kosovės.

Nė fakt, ē’ėshtė EULEX-i?

Nė faqen e tij zyrtare thuhet: "Misioni Evropian pėr Sundimin e Ligjit (EULEX) ėshtė misioni mė i madh civil deri mė tani i CSDP (Politika e Pėrbashkėt pėr Siguri dhe Mbrojtje). Synimi kryesor i tij ėshtė t’i ndihmojė dhe mbėshtesė autoritetet e Kosovės nė fushėn e sundimit tė ligjit, posaēėrisht nė fushėn e policisė, gjyqėsisė dhe doganave. Qėllimi i misionit nuk ėshtė tė sundoj apo tė administroj nė Kosovė. Ky ėshtė njė mision teknik i cili do tė monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė pėrderisa do tė mbajė njė numėr tė kufizuar tė kompetencave ekzekutive. EULEX vepron nė njė kuadėr tė pėrgjithshėm tė Rezolutės 1244 tė Kombeve tė Bashkuara dhe ka njė zinxhir tė njėsuar komandues nė Bruksel". Kurse, Ivė dė Kermabo, thotė, po nė kėtė faqe zyrtare, se "autoritetet vendore do tė jenė nė ulėsen e shoferit". Tė njėjtin karakter e deklaron dhe e thotė edhe pėr "koponentėn" e drejtėsisė, atė tė policisė dhe atė tė doganave.
Mirėpo, EULEX-i, nga njė "mision teknik, i cili do tė monitorojė, udhėzojė dhe kėshillojė", po merr pėrditė e mė hapur pėrmasat e njė gjandari tė pavarėsisė dhe sovranitetit tė Republikės sė Kosovės, ai de fakto po pėrpiqet ta uzurpoj sovranitetin e popullit tė Kosovės, tė cilin, deri dje e mbante plotėsisht UNMIK-u, qė edhe sot po pėrpiqet qė pėrmes Veriut tė Kosovės tė qėndrojė edhe mė tej kėtu, deri nė realizimin e plotė tė misionit tė tij, sot tė tyre, EULEX-UNMIK. Cili ėshtė ky misioni i tyre i pėrbashkėt dhe bashkues? Fillimisht thoshin se kanė ardhur ta mbrojnė pakicėn serbe nga "hakmarrja e ekstremistėve shqiptarė". Pak mė vonė nisėn tė zbulojnė njė pjesė tė misionit tė tyre: Shndėrrimin e Kosovės shqiptare nė njė Kosovė "multietnike"!? Nė kohėn qė u pranua kjo pjesė e projektit nga klasa e mjerė politike e Kosovės, nisi shpalosja e kapitullit tjetėr tė projektit: Decentralizimi (lexo: copėtimi i saj) i Kosovės! Ky plan qė ishte miratuar nga Kuvendi i Serbisė u bė themeli i bisedimeve me Beogradin dhe fitoi legalitetin dhe "legjimitetin" e plotė me emrin "dokumenti ose plani i Atisarit" (Kushtetuta e Kosovės)!
Kapitulli i fundit i kėtij projekti kundėrshqiptar, finalja e tij u paralajmėrua kėto ditė nga njė diplomat (ambasador) i huaj nė Prishtinė. Ai si pa tė keq e ngatėrroi ose e njėjtėsoi decentralizimin me federalizimin, duke lėnė tė kuptohej se Kosova me 95 pėr qindė tė popullsisė shqiptare mund tė federalizohet, tė ndahet midis shqiptarėve (95%) dhe pakicės serbe (5%)?! Kjo ishte shpalosja ose paralajmėrimi mė i "guximshėm" i finales sė kėtij projekti!
Bazėn e kėtij guximi duhet kėrkuar te koncesionet e lehta dhe tė njėpasnjėshme qė janė bėrė nė tė gjitha fazat e projektit UNMIK-EULEX (dihet kush qėndron prapa tyre) pėr Kosovėn shqiptare dhe pėr ēėshtjen shqiptare nė Ballkan. Mund ta kam gabim, por ne shqiptarėve, historikisht kemi jetuar me njė far psikologjie qė edhe kur na hanė ujku themi: "Jo ore, se jam nė ėndėrr"! Uroj dhe dua tė besoj qė klasa politike dhe institucionale, inteligjencia, rinia dhe atdhedashėsit tė paktėn kėsaj radhe nuk do tė bėjnė lėshime dhe nuk do tė lejojnė finalizimin e kėtij projekti famėkeq me rreziqe dhe pasoja afatgjata pėr sigurinė, qėndrueshmėrinė dhe paqen nė Ballkan. Tokat e Shqipėrisė nuk do tė duhej tė shėrbenin mė pėr kusuritje. Nė vend se tė mendohet, tė flitet, tė shkruhet dhe tė kėmbėngulet pėr tokat shqiptare nėn Serbi, pėr tokat shqiptare nėn Maqedoni, nėn Mal tė Zi e nėn Greqi, mendohet, bisedohet, shkruhet (hapur e fshehur) dhe kėmbėngulet pėr decentralizimin-federalizimin e Kosovės shqiptare! Bartės legal dhe "legjitim" tė kėsaj ideje dhe tė kėtij projekti pėrveē Zanierit tash janė edhe Piter Faiti dhe Ivė dė Kermabo.

Decentarlizim-federalizimi i Anamoravės

Fitorja e ekipit, qė sot drejton Komunėn e Vitisė, duket qė i ka bėrė shumė tė pakėnaqur kėta dy pėrfaqėsues –gjandar tė gjoja ligjshmėrisė nė Kosovė. Pakėnaqėsia e tyre ėshtė e lidhur ngushtė me qėndrimet dhe kundėrshtimet e kėtij ekipi pėr krijimin e "komunės" sė Kllokotit nė zemėr tė Komunės sė Vitisė dhe kundėr copėtimit tė Anamoravės dhe pėrpjekjeve pėr ta shndėrruar atė nė njė farė Veriu tė dytė tė Kosovės.

Zyra e Piter Faitit dhe vetė ai, si dhe EULEX-i me argatėt e tij tė bollshėm nė Kosovė, qė dje ishin hyzmeqarė tė Serbisė (mbase janė edhe sot) ka disa muaj qė tėrė fuqinė dhe "kompetencėn" e tyre e kanė pėrqėndruar nė dhe mbi Komunėn e Vitisė dhe organet e saj. Nė kohėn qė nevojat dhe kėrkesat e qytetarėve tanė janė tė mėdha dhe tė ngutshme, nė kohėn qė ka shumė ēėshtje urgjente pėr t’u trajtuar dhe pėr t’u zgjidhur nė ineres tė Komunės dhe tė zhvillimit tė saj, Piter Faiti me bashkėpunėtorėt e tij dhe EULEX-i kėrkojnė takime herė nė Prishtinė e herė nė Viti me Kryetarin e Komunės, me Kryetarin e Kuvendit, etj. dhe u bėjnė presion dhe shantazh qė t’i nėnshtrohen antidrejtėsisė dhe politikave e projekteve tė tyre tė mbrapshta pėr Vitinė dhe Anamoravėn.
Nė fund, me njė paturpėsi dhe arrogancė kėrcėnuan hapur Kryetarin e Komunės sė Vitisė me shkarkim!
Pėr ta detyruar Komunėn e Vitisė qė ta njohė dhe mbėshtes "komunėn" e Kllokotit, Piter Faiti dhe EULEX-i bėjnė presion me mashat e tyre tė sojit Sadri Ferati (Ministėr), me Agjencionin Kosovar tė Privatizimit (AKP) dhe me gjykatat dhe gjykatėsit qė me aq besnikėri i kanė shėrbyer Jugosllavi-Serbisė dhe vazhdojnė t’u shqrbejnė edhe sot me punėn dhe aktvendimet e tyre, herė tėrthorazi, herė drejtėpėrdrejtė. Pėrveē kėsaj, kėto gjykata dhe AKP-ja me Ministrinė e Sadri Feratit dhe kompaninė e tij, me politikat, punėn dhe vendimet e tyre vazhdojnė t’u shėrbejnė grupeve mafioze dhe krimit tė organizuar, kuptohet nėpėrmjet "privatizimit", njohjes dhe pranimit tė dokumenteve qė prodhohen ose janė prodhuar nėpėr bodrumet e errėta tė krimit tė organizuar qė mbėshtetet fuqishėm nga shėrbimet sekrete serbe, etj. Kur nuk u bėjnė punė argatėt e tyre e marrin ēėshtjen vetė nė dorė dhe ia tregojnė dhėmbėt Komunės dhe atyre qė nuk u nėnshtrohen...

Komuna e Vitisė hynė nėnė administrimin e dhunshėm tė Piter Faitit dhe EULEX-it

Tė premten, pas presionit, shantazheve dhe dhunės politike disa mujore, me kėrcėnimin nė fyt pėr shkarkim, Kryetari i Komunės sė Vitisė dhe Kryetari i Kėshillit komunal i propozuan Kėshillit komuanl qė ta shfuqizojė vendimin e vitit 2008, qė kishte vetėm njė qėllim: Ruajtjen dhe mbrojtjen e tokės dhe tė pronės nga trafikimi dhe kontrabandimi i grupeve tė krimit tė organizuar. Pjesė e kėtij rrjeti tė krimit tė organizuar gjatė tetė viteve ishte bėrė drejtėsia (gjykata), kadastri komunal dhe drejtuesit kryesor tė Komunės. Pa kėta as nuk mund tė mendohej trafikimi dhe pėrvetėsimi i pronės. Nė vitin 2008 Komuna e Vitisė kishte marrė kėtė vendim pas pėrpjekjeve tė kota pėr t’u marrė vesh me Qeverinė dhe AKP-nė pėr ruajtjen e ndonjė objekti a toke pėr nevojat e Komunės dhe tė qytetarėve tanė. Qeveria mendonte se AKP-ja, si nė kohėn e UNMIK-ut, ėshtė njė superqeveri dhe ka pushtet tė plotė pėr trafikimin dhe kontrabandimin e pronės sė Kosovės! Njė pjesė e madhe e tokės, nėse jo shumica, ėshtė "privatizuar" nga krimi i organizuar me dokumente tė falsifikuara. Po edhe ajo pronė qė ėshtė privatizuar nga AKM-AKP- ja e zezė ėshtė bėrė me rregulla dhe standarde qė mė sė paku i ngjajnė njė privatizimi qė ka pėr qėllim zhvillimin ekonomik dhe mirėqenien e qytetarėve. Edhe ato pak para qė janė pėrfituar nga privatizimi (kontrabandimi) qė ka bėrė AKM-AKP-ja nuk janė nė Kosovė dhe nuk shfrytėzohen pėr tė mirėn ekonomike dhe pėr mirėqenien e kėtij vendi!
Nė shėrbim tė plotė tė kėtij kontrabandimi dhe trafikimi tė pronės ėshtė vėnė, siē u pa edhe tė premten, mė 5 mars, nė Viti, edhe Zyra e Piter Faitit dhe EULEX-i. Zėvendėsi i Piter Faitit me disa sejmenė tė tij, pas presionit dhe kėrcėnimeve nė Zyrėn e Kryetarit tė Komunės, shkuan dhe zunė vend edhe nė sallėn e Kėshillit komunal dhe qėndruan aty pėr tė bėrė presion politik e psikologjik deri sa u mor vendimi pėr shfuqizim tė atij vendimi pėr "shpronėsimin" e Komunės nė interes tė grupeve mafioze dhe pėrvetėsuesve tė pronės komunale e "shoqėrore", por sidomos dhe ekskluzivisht pėr punėn e njė prone nė Kllokot tė Vitisė! Kėshtu Komuna e Vitisė hyri nėn administrimin e dhunshėm tė Piter Faitit dhe EULEX-it! "Konflikti" i Komunės sė Vitisė me Qeverinė (Ministrinė e Sadri Feratit, qė e ka bėrė "fet" Mitrovicėn dhe Veriun, dhe me AKP-nė, nė fund tė fundit ishte dhe ėshtė "konflikt" ndėrinstitucional, brenda institucioneve tė pavarura tė Kosovės. Piter Faiti dhe EULEX-i nuk i kishin dhe nuk i kanė as pesė para punė nė kėtė "konflikt". Kėtė kėnaqėsi tė ndėrhyrjes nė punėt tona ndėrinstitucionale ua jep njė klasė politike dhe institucionale servile, hipokrite, e pėrēarė dhe, para sė gjithash, ua japin ata qė gjithmonė janė mėsuar tė rrinė nėn hijen dhe hyqmin e Jugosllavi-Serbisė, UNMIK-ut, etj. Ēfarė Ministri ėshtė Sadri Ferati, qė gjatė dy vjetėve nuk i ka gjetur dy orė kohė me ardh dhe me i pa, me i dėgju, me i prek dhe me i trajtu nevojat, kėrkesat dhe hallet e shumta tė njė Komune?
Nė Ligjin pėr vetėqeverisje lokale as EULEX-i dhe as Piter Faiti nuk pėrmenden me asnjė fjlaė tė vetme, nuk ekzistojnė! Rrjedhimisht, kjo Zyrė dhe ky mission nuk kanė pse shkelin nė zyrat e Komunės.
Ata mund tė shkilnin dhe tė vinin sikur tė kishin pėr qėllim ndihmėn pėr Komunėn dhe qytetarėt tanė, sikur tė na ndihmonin pėr projekte dhe nevoja tė shumta, pėr pengimin dhe luftimin e uzurpatorėve tė shumtė tė pronės komunale dhe pėr pengimin e luftimin e krimit tė organizuar, por jo pėr administrim tė dhunshėm.
Ata mund tė vinin nė Viti dhe komuna tė tjera sikur tė vendosnin minimumin e sundimit tė ligjit nė Veri. Pas kėsaj dhune politike dhe kėtyre kėrcėnimeve dhe pas kėtij poshtrimi qė iu bė organeve komunale dhe qytetarėve tė Vitisė, unė do t’i shpallja tė padėshiruar nė Komunėn tonė. Organet komunale nuk do tė duhej kurrė ta pranonin nėnshtrimin ndaj kėtyre zyrave dhe misioneve qė nuk i ndihmuan dhe nuk po i ndihmojnė Kosovės, por po pėrpiqen qė me mėnyrat dhe mjetet e tyre tė presionit, dhunės dhe kėrcėnimeve politike ta mbajnė atė nėn administrimin e tyre kundėrshqiptar.

Si pėr koincidencė, ditėn qė u mor vendimi i dhunshėm dhe fyes pėr Komunėn dhe qytetarėt tanė, lexova nė shtypin e ditės se Komuna e Zvecanit kishte marrė vendim qė strategjinė e Ylber Hysės pėr Veriun ta pengonte me tė gjitha mėnyrat dhe mjetet dhe nė Veri t’i fuqizonin edhe mė tej institucionet shtetėrore tė Serbisė! Secili njeri i interesuar mund t’i hap faqet e tyre zyrtare dhe ta vėrtetojė faktin se edhe statutet, edhe vendimet dhe e tėrė qeverisja e tyre ėshtė e bazuar tėrėsisht nė Kushtetutėn dhe ligjet e Republikės sė Serbisė. Megjithatė, nuk kam dėgjuar qė Piter Fait dhe EULEX-i tė shkojnė ose t’i dėrgojnė sejmenėt e tyre pėr tė bėrė presion pėr anulimin qoftė tė njė vendimi tė tyre! No koment! Kjo u pa edhe nga reagimi i mbrėmshėm i njė oficeri tė KFOR-it pėr FSK-nė dhe parakalimin e tyre me armė pėr nder tė Epopesė sė UĒK-sė dhe Lavdimadhit, Komandantit Legjendar, Adem Jashari. Kėto reagime dėshmuan edhe njėherė se disa qarqe dhe vende ndėrkombėtare do tė donin qė ne ta mohojmė vetėveten, ta mohojmė ēdo gjė shqiptare dhe, ata, me sojin e spahinjėve ta krijojnė njė komb "kosovar". Kėnaqėsi qė kurrė nuk do ta pėrjetojnė, sa tė jetė toka me njerėz…

Xhevat Bislimi - Nėnkryetar i Komunės

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Xhevat Bislimi
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 42 vizitorë
Lexuar: 460 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi