Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Neokolonializėm sllav nė Kėrēovė
Publikuar më 08 mars, 2010 nė orėn 20:53 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Forcat nacionaliste dhe ekstremiste sllave brenda radhėve tė qeverisė aktuale tė IRJM nuk prajnė sė zbuluari forma e metoda tė ndryshme pėr tė dėmtuar e diskriminuar sa mė shumė qė tė jetė e mundur shqiptarėt e kėtushėm. Vėrehet njė strategji e qartė, e pėrpiktė dhe gjithpėrfshirėse e cila punon me njė seriozitet maksimal pėr tė realizuar nė praktikė plane e programe nga mė tė pabesueshmet qė mund ti shpikė intelekti njerėzor. Shfrytėzohen momente historike, rrethana politike, kushte shoqėrore, fonde financiare, organizata kombėtare e ndėrkombėtare e deri individė tė caktuar vetėm e vėtėm qė tė realizohen interesat e njėrit komunitet etnik duke dobėsuar dhe nėnshtruar njėkohėsisht komunitetin tjetėr etnik.

Nga: Valon Kurtishi

Nė vazhdėn e kėtyre projekteve me tendenca tė qarta antishqiptare ishte edhe vendimi i fundit i Ministrisė sė Mbrojtjes pėr tė ndėrtuar njė numėr tė banesave kolektive pėr personelin ushtarak tė armatės sė kėtij vendi nė qytetet shqiptare tė Tetovės dhe Kėrēovės. Kėto ndėrtesa planifikohen tė shfrytėzohen pėr strehimin e njė numri tė madh tė eprorėve dhe ushtarėve profesionistė, tė cilėt si zakonisht do tė jenė nė shumicėn e tyre dėrmuese tė pėrkatėsisė etnike sllave. Kėto plane i shpalli haptas nė vizitat e tij tė paradokohshme nė kėto dy komuna, vetė Ministri i mbrojtjes i kėtij vendi, z.Zoran Konjanovski. Sipas tij, planifikohen tė ndėrtohen reth 200 apartamente nė Tetovė dhe reth 300 deri 500 tė tjera nė Kėrēovė. Ndėrtimi i kėtyre banesave nė Tetovė dhe Kėrēovė ėshtė pjesė e programit qeveritar tė quajtur “ Armata – shtėpia ime e vėrtetė”, i cili parasheh ndėrtimin e reth 4550 apartamenteve nė njė numėr tė madh tė komunave tė vendit, (shtatė mė saktėsisht). Shkupi do tė pėsojė kolonizimin e rradhės me sllavė etnikė tė sjellė aty nga tė katėr anėt e vendit, pasi sipas fjalėve tė ministrit “interesi mė i madh pėr banesa paraqitet pėr kazermėn “Ilinden” tė Shkupit”. Kėto apartamente do tė jenė tė lira pasi toka ku do tė ndėrtohen ėshtė pronė publike ose pronė e dhėnė falas nga komunat e pėrfshira nė kėtė projekt. Shihet qartė se do tė keqpėrdoren pėrsėri fondet publike tė mbledhura nga gjithė qytetarėt e kėtij vendi pa dallim pėrkatėsie etnike pėr tė realizuar synime kolonialiste sllave nė tokat etnike shqiptare. Kjo politikė kolonizimi ka njė histori tė saj suksesi nga e kaluara nė gjithė hapėsirėn etnike shqiptare qė gjendej nė tė kaluarėn apo ndodhet akoma sot nėn sundimet sėrbo-greke.

Kolonizimi paraqet njė proces ndėrtimi dhe tė mbajturi tė kolonive nė njė territor tė caktuar nga qeveri apo njerėz prej njė territori tjetėr. Kolonizimi i territoreve tė caktuara me koloni tė banorėve nga njė territor tjetėr ėshtė njė praktikė e njohur qė nga kohėrat antike. Uzurpimi i hapėsirave tė mėdha tė tokave tė punueshme apo pjesėve tė caktuara tė zonave tjera urbane ka qenė mjet i pėrdorur nga regjimet e ndryshme pėr tė diskriminuar dhe eliminuar popullsitė autoktone. Edhe okupatori sėrb nė tė kaluarėn ka pėrdorur forma tė tilla presioni ndaj shqiptarėve nė Ish Jugosllavi. Madje edhe i mirėnjohuri Vasa Ēubrilloviq nė elaboratin e tij famėkeq, “O iselevanje arnauta” ( Pėr shpėrnguljen e shqiptarėve), propozon qė nė afėrsi apo nė periferitė e qyteteve tė banuara me shumicė shqiptare tė ndėrtohen kazerma tė mėdha ku do tė stacionohen pjesėtarė tė Ushtrisė dhe aparatit tjetėr shetėror tė dhunės bashkė me familjet e tyre. Nė kėtė mėnyrė shteti manifeston prezencė, ėshtė i gatshėm pėr ushtrimin e dhunės fizike dhe me kalimin e kohės ndryshon strukturėn etnike tė banorėve tė zonave tė caktuara nė favor tė elementit tė vet kombėtar. Kėtė plan antishqiptar e pat realizuar ish Jugosllavia duke ndėrtuar kazerma tė mėdha nė qytetet shqiptare tė Podgoricės, Shkupit, Prishtinės, Manastirit dhe Kėrēovės. Edhe pushteti grek e pat shpallur gjithė zonėn kufitare tė Greqisė veriperėndimore si zonė tė ndaluar ushtarake, duke ndėrtuar nė Janinė njė kazermė gjigande e cila kishte pėr detyrė jo vetėm sigurimin e kufirit mė Shqipėrinė por edhe ndryshimin e strukturės etnike tė popullsisė sė atjeshme, duke sjellė personel ushtarak grek nga gjithė Greqia nė atė zonė tė banuar akoma sot nė shumicė nga shqiptarė etnikė. Pėrveē ndėrtimit tė kazermave tė mėdha ushtarake, nė tė kaluarėn ėshtė shfrytėzuar ndėrtimi i komplekseve tė shumta industriale pėr tė kolonizuar vendbanimet shqiptare me popullsi me origjinė sllave apo greke. Njihen projekte tė kėtilla nė Malėsinė e banuar me shqiptarė nė Podgoricė, nė gjirin e Ulqinit, nė periferitė e Shkupit, nė zonėn industriale tė Tetovės, nė Janinė, nė Novi Pazar e shumė tė tjera, nė tė cilat janė punėsuar dhjetra mijėra punėtorė, teknikė e menaxherė sllavė e grekė tė sjellė nga tė katėr anėt e Jugosllavisė apo Greqisė.

Rasti konkret me projektin pėr qytetin e Kėrēovės ėshtė mė i rrezikshmi pėr shqiptarėt nė IRJM sot shkaku i gjendjes faktike etnike nė teren. Ndėrtimi i banesave kolektive nė Tetovė do ta dėmtojė paksa por nuk do ta vėrė nė dyshim superioritetin e padiskutueshėm numerik tė elementit shqiptar tė atyshėm. Krejt ndryshe paraqitet situata nė komunėn e Kėrēovės ku balancat etnike janė nė njė rrezik tė madh tė prishen nė dėm tė faktorit shqiptar si pasojė e stacionimit tė reth 2000 ushtarakėve sllavomaqedonas bashkė me familjet e tyre. Vendosja e kėsaj mase tė madhe tė fuqisė njerėzore e cila gjendet nė kulmin e fertilitetit riprodhues, rrezikon qė pėr njė periudhė 10 vjeēare tė prodhojė njė grup prej reth 8000 mijė banorėve tė rinj me pėrkatėsi etnike sllave nė qytetin e Kėrēovės. Sipas Entit shtetėror tė statistikave, nė bazė tė regjistrimit tė fundit tė popullsisė, ekonomive familjare dhe banesave nga viti 2002, Kėrēova banohej nga 16 140 sllavė etnikė tė paraqitur si maqedonas, 9 202 shqiptarė etnikė, 2 430 persona tė regjistruar si “turq”, 1 630 romė, 76 vllehė, 86 sėrbė, 7 boshnjakė dhe 567 tė futur nė rubrikėn “tė tjerė”. Personat e regjistruar gjoja si “turq” etnikė duhet tė meren si shqiptarė pasi nė realitet edhe janė tė tillė dhe duhet tė llogariten dhe regjistrohen nė cenzusin e ardhshėm si shqiptarė etnikė. Dy komunat tjera tė Osllomesė dhe Zajazit gjithmonė duke iu referuar shifrave zyrtare tė Entit tė statistikės sė IRJM-sė, banohen nė shumicė tė madhe nga qytetarė shqiptarė. E para me 10 252 shqiptarė pėrkundėr 110 sllavėve maqedonas dhe komuna e Zajazit me 11 308 shqiptarė pėrkundėr vetėm 211 sllavėve maqedonas. Bashkimi i dy komunave tė banuara nė shumicė nga shqiptarė etnikė tė Zajazit dhe Osllomesė me komunėn e Kėrēovės, do tė sillte njė dominim tė popullsisė shqiptare ashtu siē ka qenė edhe nė tė kaluarėn struktura etnike e popullsisė sė atjeshme. Por akti i bashkimit tė kėtyre dy komunave me Kėrēovėn i cili parashihej me Ligjin pėr organizimin territorial tė vendit nga gushti i vitit 2004, ėshtė shtyrė pėr vitin 2013 nė bazė tė marėveshjeve gojore mes partnerėve shqiptarė dhe sllavė nė qeveri. Duke qenė se kjo marrėveshje nuk ėshtė aspak e sigurtė nė do realizohet apo jo, shtimi i reth 8000 mijė sllavėve tė rinj numrit ekzistues tė 16 000 vetėve, do tė thoshte njė ritje me metoda kolonialiste jodemokratike dhe jonatyrore tė numrit tė kėsaj popullsie nė kėtė qytet shqiptar. Kjo tregon edhe njėherė intencėn e vėrtetė prapa planit pėr ndėrtimin e banesave pėr ushtarakėt dhe zgjerimin e kapaciteteve ekzistuese tė Kazermės “Ēede Filipovski-Dame” nė Kėrēovė.

Kolonizimi i Kėrēovės dhe disa qyteteve tjera shqiptare tė IRJM me personel ushtarak sllav, ėshtė njė proces dhe fenomen i rrezikshėm shoqėror i cili do tė shkaktojė domosdo tensione tė shumta e tė panevojshme pėr kohėn nė tė cilėn jetojmė. Duket se politikbėrėsit dhe elita aktuale sllave i ka hyrė me vetėdije tė plotė njė kursi tė rrezikshėm kofrontimi ndėretnik. Kursi i tillė paraqet njė ekuacion me shumė tė panjohura dhe nuk dihet se ēdo tė prodhojė nė fund. Faktori shqiptar nė qeveri, opozita politike si dhe gjithė opinioni i vėmendshėm publik shqiptar kėtu duhet tė jenė shumė tė vėmendshėm ndaj kėtyre planeve tepėr perfide e transparente pėr kolonizime territoresh me metoda moderne. Komuniteti civil si dhe aktivistėt e ndėrgjegjshėm do tė ndėrmarin gjithė ēka ėshtė nė kapacitetin dhe mundėsitė e tyre qė tė sensibilizojnė dhe njoftojnė qytetarinė shqiptare pėr planet e kobshme qė i pėrgatiten. Komuniteti civil do tė organizojė edhe veprime konkrete nė drejtim tė pėrballimit tė kėsaj situate emergjente. Kolonizimi i qyteteve shqiptare tė IRJM-sė, qoftė edhe i mbėshtjellė me eufemizma tė aritjes gjoja tė standardeve tė banimit tė ushtrive profesioniste sipas modelit tė NATO-s nuk ka gjasa tė realizohet. Tė punojmė gjithė bashkė pėr ta parandaluar njė katastrofė tė dytė etnike tė shqiptarėve tė Kėrēovės dhe gjithė IRJM-sė.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 21 vizitorë
Lexuar: 159 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi