Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
POLITIKANĖT TANĖ KURRĖ TĖ MOS HARROJNĖ, SE VJEN NJĖ DITĖ...!!!
Publikuar më 08 mars, 2010 nė orėn 20:57 ( ) Faridin Tafallari | Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
...Kur bien kėmbana tė fuqishme, qė zgjojnė zemėrimin e njė populli, tė cilit i ka ardhur nė majė tė hundės....!!!

Dikur, atė botė, nė rininė time tė hershme, u largova me lotė nė sy, me dhimbje nė zemėr e shpirt, nga vendi im i shtrenjtė, nga Lokja Kosovė! Isha i detyruar tė largohesha pėr tė gjetur punė, tė mbijetoja unė dhe tė ndihmoja familjen time tė varfėr; por dhe tė shpėtoja nga kthetrat e egra tė pėrndjekjes sė UDB-sė titiste!... Po, si une, sa e sa bashkatdhetarė tė mi morrėn rrugėt e mėrgimit!...

... Dhe sot me lot nė sy, po me shpirtin qė mė dhemb aq shumė pėr tokėn time, shoh, sesi po braktisen trojet shqiptare, toka jonė stėrgjyshore!!!.. Po, pse...pse???.

A s’ishin tė parėt tanė, tė cilėt i mbrojtėn me zjarr e hekur, qė i lanė me gjak , e qė s’i lėshuan kurrė kėto troje! A s’ishte ky popull trim, qė kurrė nuk mundi ta ēfarosė shkjau, se gruaja, nėna shqiptare nė kėto troje, lindte ēdo ditė kreshnikė, luftėtarė tė lirisė, trima e tė guximshėm, qė nuk e njihnin tutėn! A s’ishin shqiptarėt e trojeve etnike nėn ish-Jugosllavi, qė e ruajtėn nė shekuj dhe kurrėse harruan gjuhėn e bukur shqipe, flamurin kuq e zi, traditėn dhe kulturėn e njė kombi tė lashtė! A s’ishim ne, tė rinjtė e brezit tim, qė ecėm gjurmėve tė luftėtarėve tė orėve tė para, tė luftės pėr liri e pavarėsi, qė vazhduam, u organizuam dhe shtrėnguam radhėt tona tė luftėtarėve edhe nė mėrgim, me njė moto tė vetme, pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, e trojeve tona etnike dhe pėr Bashkimin e tyre me Shqipėrinė Amė!!! A s’ishim ne tė gjithė, qė ėndėrronim me vite e vite pėr kėtė ditė, pėr tė parė Shqipėrinė Njė, tė bashkuar, Shqipėrinė Natyrale?!.. A s’ishte njė popull i tėrė, i papėrkulur, qė u burgos, u maltretua, u torturua, vetėm e vetėm se e donte Kosovėn e lirė, donte lirine e trojeve tė veta, donte Bashkimin e kombit tė tij?!
A s’ishte ky popull heroik qė nxorri nga gjiri i tij UĒK-nė e lavdishme, qė solli lirinė dhe shporri njė herė e pėrgjithmonė shkjaun nga Kosova! Po si mund tė harrohen tė gjitha kėto, po sa e sa fletė tė tjera historie, qė flasin vetė?!

... Dhe sot Kosova ėshtė e pavarur....Madje nėpėr media tė ndryshme, nė fjalimet pompoze tė qeveritarėve tanė, si dhe nė gojėn e disa ndėrkombėtarėve trumbetohet me tė madhe: “Kosova shtet sovran dhe i pavarur”!? Po ēfarė pavarėsie ėshtė kjo? Cilės lloj pavarėsie i takon? Nė ēfarė kategorie hyn kjo pavarėsi? Njė shtet me njė hymn kombėtar tė sajuar, memec, njė shtet me dy flamuj, njė zyrtar e njė kombėtar, me dy festa pavarėsie, Dita e Pavarėsisė mė 28 Nėntor e fituar dhe e caktuar nga vetė shqiptarėt, kur plaku i menēur e patriot, Ismail Qemali, ngriti flamurin kombėtar kuq e zi nė Vlorė, duke e shpallur Shqipėrinė mė vete, tė cilėn e kemi festuar kurdoherė me madhėshti.... dhe dita e (pa)varėsisė, 17 shkurti, e planit tė famshėm tė Ahtisarit, d.m.th. e imponuar nga tė huajt!? Mė mirė do tė ishte tė thuhej e tė quhej Kosova njė protektorak ndėrkombėtar, sesa Kosova e pavarur!?!

Dhe nė realitet ajo ashtu ėshtė–Kosova njė shtet i ndėrkombėtarėve-ata komandojnė, urdhėrojnė, gjykojnė, me njė fjalė qeverisin e pushtetarėt tanė janė kthyer nė kukulla tė ndėrkombėtarėve! Kudo qė dalin, pushtetarėt tanė, vetėm deklarojnė, qė Kosovėn e njohu ky shtet e ai shtet, madje pėrmendin ca shtete, qė mezi gjinden e shihen nė hartėn e botės e qė rrallė ju ėshtė dėgjuar emri!

Kėshtu, 10 vjet nė duart e UNMIKU-t e tash nė duart e tė famshmit EULEX! E ky “miku” ynė EULEX, me kompetenca tė plota mbi Kosovėn, as qė do t’ja dijė pėr qeveritarėt tanė e le mė pėr popullin e mjerė qė po varfėrohet ēdo ditė! Po, po duket sheshit, qė qeveritarėt tanė firmosėn dikur nėpėr kancelaritė e Evropės sė pabesė, pėr kėto ditė tė sotme, ranė dakort me kėtė “pushtim” tė ri dhe sot janė tė kėnaqur vetėm me pasurimin e vetvetes, pa populli le tė jetojė si i mjerė! “Mburren” nė fjalimet e tyre pėr “pėrparimin” e Kosovės!? Po ku ėshtė ky pėrparim??? Nė rritjen e skamjes, e varfėrisė, nė papunėsinė, nė mungesėn e rrymės e tė nevojave mė jetike, nė mosmarrjen e pagave me muaj tė tėrė, nė ato pensione qė nuk dalin as pėr bukė thatė??? Nė lėnien nė harresė tė atyre qė derdhėn gjakun pėr liri, familjeve qė shkrinė gjithēka pėr atdheun, qė u dogjėn e u shkretuan nga lufta??? Po, mor, “pėrparim” ka... nė korupsionin e madh qė ka kapluar vendin, nė pasurimin e klanit qeveritar, nė shtresėzimin e shoqėrisė, nė degjerimin e rinisė etj.etj.!?

... Si nuk dėgjova qoftė edhe njė nga pushtetarėt tanė tė”merakoset” pėr kėtė popull, qė ėshtė zhytur nė skamje e varfėri si asnjėherė? Si nuk dėgjova tė flasin e tė shqetėsohen pėr gjendjen sot nė Kosovė??? Si nuk dėgjova prej tyre deri mė sot asnjė fjalė tė vetme pėr Bashkimin Mbarėkombėtar??? Ēfarė po them dhe unė, ata me plot gojėn thonė Kosovarėt, e kanė harruar fjalėn”shqiptarėt”, pra na u shpik tash kombi kosovar! Pse ore tė mjerė bėni sikur se dini, qė komb do tė thotė:” BASHKĖSI E QĖNDRYESHME NJERĖZISH, E FORMUAR HISTORIKISHT NĖ BAZĖ TĖ BASHKĖSISĖ SĖ GJUHĖS E TERRITORIT...” Pse doni tė mohoni dhe historinė e formimit nė shekuj tė kombit shqiptar, qė padrejtėsitė e kėsaj Evrope tė pabesė e ndanė, vetėm si komb, nė pesė shtete tė Ballkanit, por tokat nė tė cilat jetojnė janė toka e tyre, shqiptare dhe kėtė s’ka forcė nė botė qė e ndryshon!!!

Ēudi edhe disa nga luftėtarėt e lirisė, qė janė konsideruar madje nga populli “burra tė zotė”, kanė zėnė ndonjė karrike rehatie nė qeveri a parlament e ata as ndihen mė pėr ēėshtjen kombėtare, pale mė tė flasin pėr shqiptarėt e Medvegjės, Bujanovcit, Preshevės! E njėjta gjė po ndodh edhe me shqiptarėt e Maqedonisė! “Kokat” e shqiptarėve atje, janė bėrė parlamentarė dhe kurrė nuk thonė jemi shqiptarė tė Shqipėrisė Lindore, kurrė nuk e pėrmendin fjalėn Shqipėri... sepse kanė frikė... Dalin nė Tv dhe ju bėjnė thirrje gjoja shqiptarėve tė mos largohen...Por a e vratė mendjen mor “burra” tė kombit, pse po ndodh kjo braktisje, pse??? Pse nuk pėrpiqeni pėr bashkėkombasit tuaj? Pse se ngrini zėrin e tė kėrkoni me forcė, qė kombi shqiptar, i tėri, tė bashkohet sa mė parė, qė shqiptarėt tė jetojnė nė njė atdhe tė vetėm, qė shqiptarėt ta qeverisin vetė vendin e tyre, qė shqiptarėt tė bashkojnė forcat e tė punojnė pėr begatinė e tyre, qė shqiptarėt tė mos shpėrndahen nėpėr botė, si ēifuti nėpėr shkretėtirė, por tė kthehen e tė punojnė tė bashkuar pėr vendin e tyre, qė shqiptarėve t’ua pėrmirėsoni kushtet e jetesės, qė shqiptarėt tė mos jenė mė tė diskriminuar e tė ndiqen e tė perzekutohen??? Pse po tregoheni gjakshprishur... pse???

...Po kush do ta bėjė kėtė, kush? Nė Shqipėrinė amė, 20 vjet demokraci, demokraci i thėnēin. Sa shumė kemi shpresuar, duke i mbajtur sytė dhe veshėt nga atdheu amė!!! Edhe nė atdheun amė, kryeministri, njė politikan poterexhi, i cili ėshtė i gatshėm tė shndėrrohet nė gjithēka, pa ju dhimsur asgje! Tė gjithėve na kujtohet tash sė fundmi, heshtja e tij nė Romė, nėn batutėn e ulėt tė Berluskonit, pėr “bukuroshet” shqiptare...edhe, kur vendosi “t’i tregojė vendin”, njė bashkatdhetareje, qė pati guximin nė kėtė rast, tė mbronte femrat shqiptare, atėhere ai i kaloi kufijtė e u bė ..... Shumė politikanė hajdutė, qė pasurohen ēdo ditė e tallen me popullin e as pronėn nuk e kthejnė tek i zoti e le mė tė tjerat! Sot Shqipėria ėshtė nė krizė... Edhe kėtu presin qė ndėrkombėtarėt tė “pajtojnė” partitė dhe politikanėt... Politikanėt e saj mendojnė se ndoshta shqiptarėt brenda e jashtė vendit nuk e kuptojnė pse ėshtė kaq e egėr lufta pėr pushtet...E kuptojnė fare mirė. Sepse nė pushtetin shqiptar vjedh pa u ndėrshkuar. As politikanėt e Shqipėrisė nuk ndihen fare dhe as e zenė nė gojė bashkimin e trojeve etnike! “Nxitojnė” tė zenė trenin evropian, harrojnė se e kanė humbur trenin e demokracisė shqiptare, kanė dalė nga binarėt kombėtarė, ndaj dhe nuk shqetėsohen fare, fare pėr gjendjen e shqiptarėve tė mbetur jashtė kufijve tė Kosovės,pėr braktisjen masive tė kėtyre trojeve shqiptare! Kjo braktisje i leverdis mjaft mirė Serbisė e Maqedonisė, madje ėshtė nė favor tė tyre! Por politikanėt tanė, nga tė dy anėt e kufirit, janė mė shumė nė siklet sesi tė presin e tė nderojnė shtetarėt serbė, tė cilėt nė Kosovėn e (pa)varur hynė e dalin si ju do qejfi, pa i marrė leje askujt. (me siguri marrin zemėr nga EULEX-i!), sesa t’i thėrrasin mendjes e tė bashkohen nė mendime e veprime pėr tė bėrė mė tė mirėn pėr mbarė kombin shqiptar, pėr tė gjitha trojet shqiptare, pėrfshirė kėtu dhe Ēamėrinė tė harruar e tė zaptuar nga shovenėt grekė!

E njėrit, i ri trim e guximtar, qė guxoi tė ngrejė zėrin pėr padrejtėsitė e sotme... EULEX –si, qė komandon e qeveris Kosovėn e qė s’e njeh pavarėsinė e saj, i bėri gati fletėn e arrestit!? Kur themi qė Kosova na qenka shtet i lirė, sovran dhe i (pa)varur, atėhere ku ėshtė liria e mendimit, e veprimit... e tė drejtave tė njeriut?! Pėrse detyrohet Albin Kurti tė jetė ilegal brenda vendit tė vet tė “lirė”??? Pale, pale, na dalin ca “gazetarė” e na pyesin ca politikanė tė “ditur”, duke ju drejtuar me pyetje tė tilla si, ē’mund tė thoni pėr “fenomenin Albin”, “idealistin Albin” etj,etj. Dhe kėta “burra”, mėrmėrisin diē nėpėr dhėmbė. Si burracakė qė janė, kanė frikė tė thonė, qė Albin Kurti ėshtė njė politikan i ri, i guximshėm, i pjekur dhe i matur nė mendimet e veta! Pse duhet tė gjykohet Albin Kurti? Ēfarė krimi ka kryer Ai? Asnjė krim! Pėrkundrazi ka folur tė vėrtetėn pėr vendin e vet, qeverisjen, mbi politikėn shqiptare dhe aktorėt e saj, mbi rolin e ndėrkombėtarėve etj.! Ēdo gjė qė e ka prekur nė fjalėn e mendimet e tij e ka tė argumentuar dhe tė qėlluar! Ai i takon popullit tė tij pėr tė cilin flet dhe mbron tė drejtat legjitime tė tij, ndaj avokatinė pėr tė e bėn populli i vet! Lider i Lėvizjes “Vetvendosja”, me vizion tė qartė pėr politikėn dhe politikanėt, pėr gjendjen e popullit tė tij, pėr Kosovėn dhe Bashkimin Kombėtar! Ai e ka ngritur zėrin fuqishėm pėr tė gjitha padrejtėsitė, nuk ėshtė as fenomen e as idealist, por biri i vėrtetė i kėtij populli, qė ende nuk i ka marrė nė dorė fatet e veta, dhe pėr kėtė FLET me forcė e i vendosur Albin Kurti, pėr kėtė lufton “Vetvendosja”, Lėvizja, qė ai udhėheq! Pėr kėtė u vranė nė protestė Arbeni e Moni, shokėt e tij dhe vrasėsit janė tė lirė! Vriteshin dikur shqiptarėt e pafajshėm nė demonstrata nga policėt e regjimit tė okupatorėve serbė...e vriten sot nė Kosovėn e (pa)varur djemtė e saj nga ndėrkombėtarėt, qė gjoja kanė ardhur tė “ndihmojnė” nė “mėkėmbjen” e shtetit tė ri tė Kosovės!? Gjykohet e ndiqet Albin Kurti, biri i kėsaj toke, qė nuk ka bėrė asnjė krim...e lihen tė lirė ata qė kryen krimin e vrasjes, ditėn pėr diell, nė mes tė Prishtinės!? Ku po tė ēojnė o Kosovė?

...Dhe po shihet jehona dhe pėrkrahja pėr Albin Kurtin, jo vetėm nė Kosovė, por edhe nė Shqipėri e trojet e tjera etnike! Por ama kjo vetėm nga tė rinjtė, nga populli, se pėrsa ju pėrket qeveritarėve, askush prej tyre, nga tė dy anėt e kufirit, nuk janė prononcuar pėr kėtė problem!? Me siguri Albin Kurti i shqetėson, se e VĖRTETA, qė Ai flet e qė kėrkon bie ndesh me “rehatinė” e politikanėve, qė ju pėlqen gjumi i ariut polar dhe harrojnė qė vjen njė ditė, kur zėnė e bien vrullshėm kėmbana tė fuqishme, qė zgjojnė zemėrimin e njė populli, tė cilit i ka ardhur nė majė tė hundės....!!!

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Faridin Tafallari
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 30 vizitorë
Lexuar: 356 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi