Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Federalizimi – kėrcėnim politik apo perspektivė reale pėr Maqedoninė?
Publikuar më 08 mars, 2010 nė orėn 21:01 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kushtetuta e shtetit unitar tė Maqedonisė pasqyron nė mėnyrė mė besnike ambalazhin e produkteve qė zihen nė kuzhinėn antishqiptare tė Shkupit. Opinioni publik, qė pėrcjell me shqetėsime tė mėdha tensionet e vazhdueshme ndėretnike qė gjeneron kjo kuzhinė, ka hapur debatin rreth domosdoshmėrisė sė ndryshimeve tė Kushtetutės.

Pėrballė kėsaj domosdoshmėrie, si domosdoshmėri e kohės pėr tė ndėrprerė degradimin e mėtejshėm tė marrėdhėnieve ndėretnike, ruajtėsit e status quo-sė, valėvisin flamurin ideologjik tė unitarizmit tė kamufluar me sintagmėn se gjoja « nuk ka zgjidhje territoriale pėr ēėshtjet etnike ».
Kjo sintagmė u pėrsėrit me cinizėm tė paparė edhe nga pėrfaqėsues tė lartė tė BDI-sė nė debatin e organizuar nga Alsat-M lidhur me temėn « Federalizimi – kėrcėnim politik apo perspektivė reale pėr Maqedoninė? .. ».
Pėr ata qė shtiren se nuk e dinė po ua rikujtojmė se etnitė nuk jetojnė nė qiell por janė tė vendosura nė tokė ! Nė territore tė caktuara !
Sintagma unitariste qė pretendon se « nuk ka zgjidhje territoriale pėr ēėshtjet etnike » fsheh qėllimin e vetėm qė territori i shtetit tė jetė territor nė shėrbim ekskluziv tė njė etnie. Nė rastin e Maqedonisė, kjo sintagmė tenton tė maskojė realitetin se ky territor shtetėror me pasuritė e veta dhe njerėzit qė jetojnė nė te duhet tė vihen nė shėrbim tė atyre qė identifikohen si maqedonas!
Kjo formė e funksionimit tė shtetit ėshtė forma mė e keqe e organizimit tė shoqėrive shumė etnike. Ajo nuk pėrmban nė vete asnjė dėshirė tė jetės sė pėrbashkėt. Pėrkundrazi, ajo shtrihet nė logjikėn e luftės pėr dominim politik, ekonomik e kulturor dhe si e tillė ēon nė mėnyrė tė pashmangshme nė tensione dhe konflikte ndėretnike.
Tensionet vijnė si rezultat i mosrespektimit tė kompleksitetit shoqėror dhe ekskuluzivitetit tė njė etnie ndaj etnive tjera.
Shkurt, sovranitetit nga lartė-poshtė ėshtė burim i konflikteve tė vazhdueshme ndėretnike !
Nga ana tjetėr kemi filozofinė politike tė organizimit shoqėror qe bazohet nė sovranitetin nga poshtė - lartė.
Ky sovranitet nga poshtė - lartė mund tė merr formėn e konfederatės apo federatės, mund tė shprehet me njėsi autonome (krahinave, kantoneve apo strukturave tjera) si ndėrmjetėsuese pėrmes tė cilave sigurohet funksionimi demokratik i shoqėrisė shumė etnike.
Sovranitet nga poshtė - lartė paraqet formėn politike ku komunitetet e ndryshme qė nuk kanė as gjuhė, as fe, e as tradita tė pėrbashkėta mund tė bashkėjetojnė nė harmoni. Ėshtė sinonim i dialogut dhe vlerave tė pėrbashkėta ku mirėkuptimi, kėmbimi i vlerave dhe dialogu i vazhdueshėm pėrbėjnė objektivat madhore tė bashkėjetesės paqėsore. Ėshtė organizimi politik ku harmonia e pjesėve nuk shihet si konkurrente, por si plotėsuese pėr t’i dhėnė kuptim tėrėsisė.
Aplikimi i kėsaj filozofie politike ka bėrė qė demokracitė perėndimore tė kenė epėrsinė e pakontestueshme nė raport me shtetet unitare dhe tė ngadhėnjejnė nė pėrmasa botėrore pėrballė totalitarizmit.
Sot, pas pėrvojave disa shekujsh tė organizimit federativ, askush nuk mund tė kontestojė efikasitetin e federalizmit nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, Kanada, Australi, Zvicėr, Belgjikė dhe shtetet e shumta tė demokracive nė botė.
Madje edhe shtetet qė i afrohen mė sė shumti pėrbėrjes monoetnike tė popullsisė, si Gjermania dhe Austria, kanė zgjedhur modelin federariv si model mė efikas.
Domosdoshmėria e tejkalimit tė formės unitare tė shtetit tė Maqedonisė bėhet edhe mė urgjente kur dihet fakti se edhe shtetet qė janė themeluar mbi modelin e filozofisė jakobiniste janė shumė mė tė decentralizuara se Maqedonia.
Kur Gjermania si shtet, popullsia e sė cilės ka njė gjuhė dhe njė fe, aplikon sistemin federativ tė organizimit politik atėherė pse Maqedonia, nė tė cilėn dy kombet numerikisht mė tė mėdha (maqedonasit dhe shqiptarėt) nuk kanė as gjuhė, as fe dhe as kulturė tė pėrbashkėt duhet tė funksionoj si shtet unitar ?
“Argumetet” se gjoja ndėrkombėtarėt sugjerojnė kėtė model tė organizimit politik pėr Maqedoninė janė banale dhe ironike nė tė njėjtėn kohė.
Cili “ndėrkombėtarė” qė vjen nga shtetet e demokracive perėndimore, i lindur dhe i edukuar nė frymėn e tolerancės dhe respektit tė diversitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar do tė na sugjeronte modelin e organizimit politik qė gjeneron tensione dhe konflikte tė vazhdueshme.
Nėse qėndrimet e “ndėrkombėtarėve” qė kanė lindur dhe janė edukuar nė frymėn e despotizmit tentoni t’i pėrgjithėsoni atėherė kjo ėshtė e qartė se e bėni nė funksion tė ruajtjes sė status quo-sė.
Federatat demokratike mbijetuan shekujt dhe dėshmuan efikasitet tė madh me organizimin politik nė interes tė diversitetit etnik, gjuhėsor, kulturor dhe fetar.
Diktaturat, qofshin edhe nė formė federate tė tipit sovjetik apo jugosllav, pėrfunduan me shpartallime.
Shpartallimi i Federatės jugosllave ėshtė shumė i freskėt siē janė tė freskėta edhe qėndrimet e tė gjitha atyre qė nuk pranonin tė ndryshonin Kushtetutėn dhe t’i trajtonin shqiptarėt e Kosovės si tė barabartė.
Ithtarėt e ruajtjes sė status quo-sė tė asaj kohe mund tė shkojnė nėpėr arkiva shtetėror apo biblioteka dhe me nostalgji tė lexojnė atė Kushtetutė. Kosova ėshtė shtet i pavarur dhe popujt tjerė nuk pranuan tė jetojnė nėn diktatin e Beogradit.
E njėjta gjė do tė ndodhė edhe nė Maqedoni. Populli shqiptar nuk do tė pranojė tė jetojė nėn diktaturė, qofshin ato edhe « diktatura multietnike » tė unitarizmit maqedonas!

Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar


8 mars 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 23 vizitorë
Lexuar: 266 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi