| ZEQIR DURAKU - PROMETHEU MODERN |
| Publikuar më 08 mars, 2010 në orën 21:42 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
(Monodramë)
(Këtë monodramë e kam shkruar në Mars të vitit 1984 -posaçërisht dhe
përkushtimisht që ta frymëzoja; që ta nxitja; që ta organizoja dhe që ta ngrija
NË LUFTË ÇLIRIMTARE DHE PËR BASHKIM KOMBËTAR -popullin
Shqiptar në përgjithësi dhe në veçanti, popullin shqiptar të Kosovës, të
Kosovës Lindore, popullin shqiptar të Maqedonisë dhe popullin shqiptar të
Malit të Zi)
Personazhet e monodramës janë:
1) Prometheu Modern
2) Zëri i Zotit (Zoti)
3) një SKELET njeriu
Skena është e pajetë fare; e terrësuar, dhe në te mbretëron qetësi e poltë.
Lartë, ashtu sikurse që, edhe nga toka, natën, shihet sfondi i gjithësisë me yje
të panumërt e të pambarimtë. I pari i cili e thenë këtë qetësi mortore dhe
njëherësh që e ndërron këtë gjendje në skenë, është PROMETHEU MODERN
i cili na lajmërohet mbi sipërfaqen e tokës, sikundër duke lindur; në fillim i
paraqitet -vetëm maja e qeleshës (PLISIT) në lindje e sipër; por, pak më pas
-i tërë plisi; dhe, vetëm edhe paksa më pas, na i del mbi sipërfaqen e skenës
(TOKËS) E TËRË KOKA -e cila na i shëmbëllen NË NJË BJESHKË TË
LARTË PREJ GRANITI, ME MAJËN TË MVESHUR ME DËBORË!?!
. . . Gëzueshëm ia merr këngës një bilbil! . . . Vjen mbi tokë përherë e më shumë
-Prometheu Modern dhe përherë e më shumë ndritet skena përreth Tij
dhe, përherë e më shumë, shtohen këngët e bilbilave plotpërplot gëzim e hare!
. . . Dhe, ja, në një çast, del PROMETHEU MODERN i tëri i bëri
-mbi sipërfaqen e skenës, me një dukje burrërore e shumë të bukur dhe tejet krenare e madhështore: -I VESHUR QË NGA MAJA E KOKËS E GJER NË MAJE
TË KËMBËVE -SHQIPTARISHT!!! . . . Shndritet skena ëmbël e qartë
përqark tij; madje, aq ëmbël e qartë, sa të mbushet mendja, se vetë Prometheu
Modern po rrezaton; se gjithë atë dritë, po e lëshon vetë Prometheu Modern;
ndërsa, andej-këndej rrotull tij, oshëtinë ëmbël-ëmbël, freskët e shumë
gjallërishëm, kënga e bilbilave! . . . Shikon ca rreth e rrotull vetes Prometheu
Modern, dhe fillon që të lëviz nëpër skenë. Kahdo që lëviz Ai, spërndritet
skena. Pasi që bredh tërë skenën, zë vend diku; ulet që të kënaqet duke
dëgjuar ligjërimet e gëzueshme të bilbilave!?! . . . Vazhdon kështu për pak
çaste; dhe, kur beftas dëgjohet kënga ogurzezë e një shpendkeqi. Domosdo,
kjo e papritur e zgjon bezdisshëm Prometheun Modern nga dehja e asaj
prehjeje të ëmbël!? Ngrihet në këmbë tërë shqetësim e kureshtje dhe mbanë
vesh; por, kukuvajka dot s’pushon s’e çirruni e së trazuari këngën e bilbilave.
Prometheun Modern e kapërthen një nervozizëm tepër shqetësonjës, dhe kështu
për pak çaste, zënë që të dëgjohen ca zëre të largëta, shumë të mërzitshëm e
neveritës!?! Prometheu Modern mpreh edhe më shumë veshtuarjen; ngritë
edhe më syçeltësinë!?! Zërat e rinj të panjohur, sa vijnë, dëgjohen shumë e më
shumë e, si pasojë e gjithë kësaj, për herë e më shumë zvjerdhet kënga e bilbilave si dhe errësohet skena. Fillon që të lëvizë nëpër skenë Prometheu
Modern me gjallëri të madhe dhe me gatishmëri LUANI, për t’u sqaruar dhe
ndeshur për jetë a vdekje me çfarëdo qoftë të papriture!? . . . Zëri i priftërve,
hoxhëve dhe shehëve afrohet shumë; edhe kënga e bilbilave humbet po aq shumë; sa, po aq errësohet edhe skena. Për një çast, zërat e priftërve, hoxhëve
dhe shehëvet, dëgjohen krejt pranë; aty, -në skenë!?! Krejt preokupim dhe i
hallakatur, Prometheu Modern vërvitet me fluturim anekënd skenës; ulërijnë
me çirrma: priftërit, hoxhët dhe shehët; skena tanimë errësohet; bilbilat
pushojnë këngët . . . në skenë nis të bëhet zallahi e rrëqethshme!?! . . . Dëgjohen
thirrje; klithma; çirrma, qarje; kukama, dënesje, sokëllima, bubullima, ofshama,
sharje; përsharje, rropama, përplasje, krisma te tëra armëve të mundshme;
me një fjalë, -një rrëmujë e llahtarshme e katastrofike, përzier me
çirrmat aq bezdisëse të priftërie, hoxhëve dhe shehëve, të cilët i lutën zotit
sëcili në mënyrën e vet. Pasi që arrin kulmin trazira e rrëmujshme e katastrofike,
ca nga ca, zë të pushojë; kurse, priftërit, hoxhët dhe shehët
vazhdojnë ulurimat e tyre ngjethëse!?! . . . Fillon edhe Prometheu Modern
-alarmueshëm që t’i thërret SHQIPTARËT!?! Sakaq, skena zë të ndriçohet;
dhe, ndriçohet gjer në njëfarë mase; porse, tash në skenë, drita është e zbehtë
dhe e turbullt; është një dritë, sikur e sëmurë!?! . . . Në skenë shihet vetëm
Prometheu Modern i cili në kokë mbanë PLISIN E BARDHË, kurse, rrobet
tashti i ka të vjetëruara e të grisura (ose, tani, në trup mban veshur rrobe që
duhet të jenë, edhe të grisura e, vende-vende të arnuara). Përveç kokën,
tërë trupin ia mbulon një rrjetë e madhe dhe e zezë, dhe, përderisa vazhdojnë
priftërit, hoxhët dhe shehët me “avazet” e tyre; vazhdon edhe Prometheu
Modern që t’i alarmojë shqiptarët me zërin e tij gjemues . . .
PROMETHEU MODERN:
. . . Të këqinjtë dhe e keqja, nuk janë në vendin e vet, -oooooo shqiptarë!?!
Ai që nuk e kundërshton dhe që nuk e lufton të keqën dhe të këqinjtë, pa
asnjë mëdyshje, është shërbëtor i fëlliqur i së keqës dhe i të këqinjëve;
është njëqind herë më i keq se vetë të këqinjtë dhe e keqja!?! Ooooooooo
shqiptarë, -veshët janë për të dëgjuar të vërtetën dhe të vërtetat; e, jo për t’i
marrë për të vërteta: gënjeshtrën e gënjeshtrat!?! E vërteta është në vendin
e vet, -oooooo shqiptarë, -sytë duhet t’i shohin gjërat ashtu si janë e, jo
ashtu si paraqiten!? . . . Djalli, më mirë se çdo kush shtinjatet!? . . . Oooo
shqiptarë, -sytë i kemi për të parë, sëpari, fshehtësitë; ndërsa, veshët i kemi
për të dëgjuar, së pari -thellësitë!?! . . . Oooooo shqiptarë!?! . . . Ooooooo
shqiptarë!?! . . . Oooooo shqiptarë!?! . . . Ooooooo shqiptarë, -edhe kafshët
shohin e dëgjojnë!?! . . . Ooooooo shqiptarë, -armiku më i madhi i yti, -është
FRIKA!?! . . . Ooooooo shqiptarë, -njeriu, më së shumti e don ZOTIN!?!
Ooooooo shqiptarë, -vetëm njeriu, vërtetë i ditur është i LIRË dhe i FORTË
sepse, AI dhe, -vetëm AI –nuk njeh ZOT; -AI dhe vetëm AI -nuk ka
ZOT!?! . . . Kur njeriun e lodhi PADITURIA dhe FRIKA, -ZOTI -iu shfaq
mbi kokë!?! . . .Ooooooo shqiptarë, -fatkeqësia më e madhja njerëzore, është
ZOTI!?! . . . Ooooooo shqiptarë, KËSHTU THËRRET ZEMËRZJARRTI:
-AI që nuk i frikohet vdekjes, - ATIJ -i frikohet edhe ZOTI, -ooooooooo
shqiptarë !?!
(...pushon zëri i priftërie, hoxhëve dhe shehëve e, njëkohësisht, vetëtinë e gjuan rrufeja, nja tri-katër herë –fuqishëm mbi Prometheun Modern)
ZOTI:
Përçartjet tuaja, -alarmojnë dhe zgjojnë -Djallin !?!
PROMETHEU MODERN:
-jo Djallin, -po, zjarrin!!! -Zjarrin, zjarrin!!!
Vdekjen!?! . . . -T’vërtetën!?!
(vetëtimë e rrufe e godasin Prometheun Modern)
ZOTI:
. . . Koka që ngritet, -shtypet !?!
PROMETHEU MODERN:
Edhe njëmijë herë le të shtypet, e dhjetëmijë herë le të pritet
-se, Ty, kurrë s’e ka ndërmend -të të bindet !!!
(sikur një e vetme, tri vetëtima e tri rrufe -lëshohen me harbim e shumë
fuqishëm mbi Prometheun Modern)
ZOTI:
Sot nuk qenke mirë !? . . . Qenke i dehur, ë ?! . . .
Bile, edhe i harbuar !?! . . .
PROMETHEU MODERN:
Përkundrazi, -kurrë s’kam qenë më esëll e më i kulluar !?!
ZOTI:
Ti, vërtetë -qenke krisur, -orë marrashi trashaman !?!
PROMETHEU MODERN:
-Hiqmu qafe e largomu sysh !!!
Hiqmu qafe, -sa herë të kam thënë !?! . . .
Hiqmu, hiqmu qafe -po të them !!!
Ooooooo-oh, a ka duruar kush sa UNË !?!
Ooooooo-oh !?! (publikut): -Ooooooo shqiptarë,
-edhe në qoftë se, çdo gjë dimë dhe kemi;
por, gjënë e parë që duhet ditur, -nëse nuk e dimë
është njësoj, sikur asgj të mos dimë e kemi !?!
Padituria është vdekje !?! . . . Frika është padituri !?!
. . . Padituria dhe frika, -janë më e madhja vdekje !!!
Të gjitha të këqijat përmblidhen në frikë dhe në padituri
-oooooooo shqiptarë, -a keni veshë, -a keni sy!?! . . .
ZOTI:
Mjaftë, i marrë, -mjaftë !!!
-Lej njerëzit rahat !!!*)
Po don, Ti, edhe shqiptarët tjerë -si veten me i çmend, a?!
Djallë !!! -Djall i mallkuar !!!
-Shqiptarët kanë Zot !!! . . .
Shqiptarët dojnë Zot !!! . . .
Ata s’bahen sikur Ti për asgjë n’këtë botë !!!
Ti, ma mirë shihe veten tande -si je katandisun
-ore, mjerushi i harlisur !!!
___________________
*)Zoti, flet herë në dialektin Toskë, hërë në dialektin Gegë dhe
njëkohësisht, përdorë edhe shumë barbarizma gjatë tërë pjesës; dhe, të gjitha këto, nuk janë “gabime” të shpëtuara; por, të lëshuara qëllimisht!
PROMETHEU MODERN:
Në më konsideron të çmendur; të mjerë e të harlisur,
-dije, se, jam harlisur e çmendur -nga ligësitë tua !?!
. . . nga mizoritë tua !!! . . . -Nga, Ti !!!
Por, edhe më shumë sesa nga Ti
-nga injoranca, letargjia dhe apatia e shqiptarëve !?!
. . . Dhe, po e shoh, -po e shoh se s’ka rrugë tjetër
-pos, të çmendem e harlisem edhe mëtej !?
Edhe mëtej, edhe mëtej, -deri në skajshmëri !!!
Do të çartem !!! Do të shpërthej !!! Do të pëlcas !!!
. . .Do të pëlcas -në njëmiliard copash; porse, -dije mirë ...
-mirë dije -se, secila copë e thërrimë e imja
do të shndërrohet në zjarrë të RI;
në zjarrë, -në zjarrë të RI e, në flakë të RE !!!
ZOTI:
-Harbut !!! . . . Shejtan !!! . . . I pa fe !!!
Edhe, Zotin, Ti -guxuake që ta kërcënosh kështu, ë !?!
PROMETHEU MODERN:
Po, si mos t’guxoj të të kërcënoj, -zotrote
-përderisa, Ti, nga prapadielli apo, nga djalli i mallkuar
pretendon që të më bëhesh Zot e patron !?!
ZOTI:
Pjellë Djalli !!! . . . Rebel !!! -Çilimi i pamend !!!
-Bjer SH A H A D E T !!!
A, ende nuk e ditke TI, -se, Unë jam Zoti, ë !?!
Ende nuk e ditke, Ti, se, UNË jam f o r c a !?!
-Jam FUQIA, -heeeeeeej, -jam ZOTI vetë !!!
PROMETHEU MODERN:
Sipas URTISË, -Zoti duhesh të ishte URTIPLOTË;
Ndërsa, fuqia dhe forca e paarsye
-janë gjëra shtazarake -fund e krye !?!
Kurse, sot e dinë edhe e gjithë BOTA
Se, ZOT i disa popujve dhe njerëzve, ka qenë . . .
-ose, ende, -vazhdon që të jetë LOPA, -LOOOOPA !!!
ZOTI:
. . . O yje !!! . . . O gjithësi !?! . . .
. . . Kësi blasfemuesi t’krisur
-kurrë s’kam pa me SY !?! . . .
Flet me metafora; me alegori !?! . . .
Flet me enigma; me analogji !?! . . .
Flet me dadaizëm, flet me histeri !?! . . .
Flet me sarkazëm, cinizëm e qesëndi !?!
-Zemra i kallet flakë, -nga goja vjellë mëri !?!
Me SY t’hanë të gjallë
s’don të njohë -as PERËNDI !?! . . .
PROMETHEU MODERN:
Vallë, -mundka të jetë Zot a Perëndi
-ai që braktiska vendin e tij
e, na dilkërka n’botë për kusari !?! . . .
Pse ka forcë e ka fuqi
i tjetërson njerëzit -si din më zi !?! . . .
Me kërcënim e me dredhi;
me pafytyrësi dhe me mujshi u futet n’tokë; n’oborr . . . edhe në shtëpi !?!
Madje, -kërkon që t’u ngulet edhe në krye !?!
ZOTI:
Unë jam ZOT, -heeeeeej, -jam S O V R A N Ë !?!
-Forcë e fuqi -UNË i kam !?!
Të gjitha të drejtat me mua janë !?! . . .
Me këndoqoftë -çfarë të dua baj !?! . . .
Rri ku të dua; shkoj kah të dua !?! . . .
-Mjerë AI i mjerë që guxon për t’m’kundërshtuar !?!
PROMETHEU MODERN:
Dëgjo mirë, pra, -ore ti i forti Zot !?!
-Edhe para BIMËVE, -Unë kam mbirë në këtë TOKË !!!
Denbabaden -këtu MUA m’thonë Z O T !!!
Prandaj, -ik !!!
-Iiiiiiiik, -ik që këtej !?!
Ik sa më parë -atje, prej nga ke ardhë !?!
Lermë, ore, n’vendin tim rehat !?!
Mos m’zemro . . . -deri në fund
-se, ta kalli edhe qiellin f l a k ë !?!
Ta bëjë TOKËN për të të lëshuar nën k ë m b ë !?!
ZOTI:
. . . Uaaaa-uah !?! -Kurrë kësi t’çartuni -s’paskam pa !?!
. . . Hëhëhë !?! -Edhe ZOTIN -don që ta mësojë
-çfarë të bëjë e kah të shkojë !?! . . . Hë-hëhëhë !?!
M’shanë e m’përshanë -si din ma ZI
M’tregon GRUSHTAT më h a k ë rr i !?!
PROMETHEU MODERN:
Ndaj, -mblidhi mendtë, ore Ti Perëndi . . .
vëri vetes -fre e arsye
-se, gjithmonë kungulli mbi ujë nuk t’shkon . . .
qysh ka qenë dje, -sot -ska
-dhe, -s’ka për të qenë !!!
ZOTI:
. . . I gjori Promethe Modern;
mjaft ma me këto l a j th i m e !?
. . . Dhe, pendohu -për të gjitha çka the !?
-S’jam UNË -ZOT këtu që prej dje !?!
Prandaj, -jo UNË
po, -Ti, veten ta frenosh;
dhe, ke kujdes, -mos ta teprosh . . .
-pse kaq shumë TI -prej tjerëve dallohesh
e, Allahut t’Madh -kaq rrept i kundërvihesh . . .
Në mëkatë të madh -ke ra Promethe . . .
Dhe, askush, -s’mund të të shpëtoj, përveç MEJE !?!
. . . Hë-hëëëëëëëëëë !?!
Prandaj, dëgjo këtu e banu njeri i mirë
-se, s’kam ardh UNË këtu me p a h i r !?!
. . . Këtu, shyqyr, ka pas e ka shumë njerëz t’mirë;
njerëz t’mirë e të mençem f o r t
-që, nuk e dojnë KOFTLARGUN, -po, dojnë Z O T !?!
Zot dojnë -Z O T !?!
Se, ata -nuk janë t’çakërdisur e kokëfortë !?!
Ata nuk e çojnë si Ti -kryet p ë r p j e t ë
-po, e besojnë t’lumin e t’madhin ZOT;
dhe e pranojnë n’TOKË, n’SHTËPI e n’KOKË !?!
M’binden pa asnjë kundërshtim . . .
Kah t’sjellen, për MUA -këndojnë alilluja e dovë !?!
Me përshpirtje m’luten për çdo ditë;
. . . kësisoj ka qenë edhe BABAI i Yt !?!
. . . Po, po, -kësisoj ka qenë -edhe babai i yt !?!
. . . Prandaj, Promethe Modern -preke kryet !?! . . .
E, mos t’flasim më për të t j e r ë
sa shumë kanë qenë e janë njerëz të këtillë;
njerëz me din e me iman
-që për Zotin gjithçka kanë ba e bajnë;
krejt çka kanë, -për t’lumin ZOT e kanë !?!
Kurrë, nga goja -emnin s’ma lëshojnë !?! . . .
Edhe buk mos me pas me ngranë;
edhe tue dekun urie me kanë . . .
-vetëm MUA kur t’më kujtojnë
ngushëllohen m kënaqësi e za nuk bajnë
se, -e dinë mirë ata -kush jam U N Ë !?! . . .
Prandaj, Zotin, -ZOTIN e b e s o j n ë
që i ka mësu më ba saber sh u m ë;
. . . me ba saber -derisa n’varr t’shkojnë
e, rob t’ZOTIT gjithmonë më qenë !?!
Me pas din n’Zotin e iman !!!
. . . Insanët si këta, ZOTI -do t’i shpëton;
selametin ka më iau dhanë,
-drejt n’XHENET e n’PARAJSË do t’i çon !?!
Dhe, kështu, pra, përjetë do të shpëtojnë !?!
-Hë-hëëëëëëëëëë !?!
Pra, lum e lum për ata i n s a n ë
që i lexojnë qetapet gjithë sa janë;
librat e shenjta krejt me rend;
e lexojnë Biblen me gjithë Kuran
-se, ato t’mësojnë -mos më dalë iman !?! . . .
Hapi sytë, pra, ooooooooo insani i shkretë
-librat e SHEJTANIT -kurrë me dorë mos i prek !?!
Librat e shejtanave -kurrë mos më i lexu
Se, ATO -t’mësojnë krye më çu;
t’mësojnë më thanë: -unë ZOT -nuk due !?!
Madje, -edhe Z O T I T -më iu kërcënue !?!
Më e fyer e më e kundërshtu !?!
T’mësojnë më folë -çka asht ma zi;
-më i thanë ZOTIT: -Hup, -mos t’shoh me sy
se, s’t’durojmë ma më na ndejt mbi krye;
s’duam më t’pa më -kurrë n’këtë TOKË as në shtëpi !?!
Hëëëë-ëh-ëh-ëh-hëëëëë¨!?!
Ndëgjoni mirë, ooooooooooooo insantë e ZI:
-mos l e x o n i L I B R A SH E J T A N I
se, iu denon Z O T I -qysh asht ma s’randi;
tanë jetën me e kalu n’terr t’ZI !?!
Kurrë, selamet as Parajs-Xhenet -mos më pa me sy !?!
Kush lexon, pra, L I B R A t’SH E J T A N I T
-AI del dorës se A LL A H U T;
ai, insan -ma s’mundet më kanë
se, del dini e del iman;
bahet -ma i ZI se SHEJTANI vetë;
i thotë ZOTIT, -si më kanë i trent:
-se, AI asht vetë Z O T -në këtë V E N D . . .
dhe, ZOT -na paska qenë këtu denbabaden, -hë !?! . . .
Hë-hëëë-ëh-ëëëëëë-ëh !?!
Pis milet e -pisinsan !?!
Kësi rebelësh Z O T I s’duron . . .
-po, i denon rand e ma r a n d !?! . . .
KRYEPËRPJETËT, pra, duhet mirë më u mësue
kryet me e ulë e urt më u sh t r u e
n’dashin -zemërimit t’ZOTIT më i shpëtue;
se, më ba Z O T I -më u i dh n u e
-o bubuuu, -çka ka m’u m a r u !?!
PROMETHEU MODERN:
A e sheh, ore lumë-lumi Z o t
Sa i madh je D E M A G O G . . .
-hiç, kund shokun s’e ke n’këtë B O T Ë;
skile me damkë je e shumë f i n o k;
je më gjarpër se gjarpëri k o b r ë !?!
Ndaj, leri gjepurat dhe dallaveret
E mos më folë këtu me fjalë të mbuluara
Se, t’vërtetën, Ti, dot s’ma fshehë mua !?!
Këtë, shumë mirë e tregon -edhe historia
Se, s’ke lënë gjë pa bërë në këtë T O K Ë
-që ta bësh SHQIPTARIN sa më “gomarë “ e “lopë”;
t’ia ngulësh mashtrimin -si rriqer në kokë;
t’ia futësh frikën thellë në shpirt;
mos ta lësh kurrë me i çelë sytë;
mos më pa as mos më dijtë,
-t’i ndërrojsh pamjen e, t’i ndërrojsh shpirt
se, ashtu e kështu -e don interesi YT:
çdo gjë gabimisht shqiptarët për ta ditur;
t’vërtetës, -për t’i thënë -gënjeshtër;
ndërsa, gënjeshtrën -për ta quajtur, t’vërtetë !?!
-Deri n’këtë shkallë, pra, Ti, i ke prishur
shqiptarët xhahilë, shqiptarët e m e t ë
sa, e mohojnë -edhe emrin e VET !?!
. . . Vërtetë, sh u m ë prej t y r e
edhe emrin e vet e kanë mohuar
se, vullneti i Zotit ashtu ka deshtë !?!
. . . Kështu, pra, ZOTMADHI ka dëshiruar
që -njeriun e KËSAJ TOKE -krejt për ta mashtruar;
çdo gjë të veten -për ta i n j o r u a r;
. . . për ta harruar -edhe emrin e gjenezën
që janë të lashtë -sa TOKA që e shkelim !?!
Epo, -çka s’ke b ë r ë Ti, orë Z O T
që, SHQIPTARIN ta bëjsh -krejt skllav tënd;
-aq shumë t’gjorin e ke i n j o r u a r;
e ke hutuar; shpërkëndyer dhe verbuar
sa, as gjërat e thjeshta -më s’din për t’i dalluar;
t’zezës, e bardhë, -me gjithë mend -i thotë
-se, ia ke prishur -edhe TRUTË në k o k ë;
t’frikësohen Ty -më shumë sesa v d e k j e s
ndaj, e shajnë T’MIRËN dhe, e përqafojnë T’KEQEN;
kur, e MIRA i thërret për të ndërruar M E N D
-tërhuzen hajvançe si xhindet v e t ë . . .
fyejnë dhe e shajnë t’mirën -hiç pa u turpëruar
si armiqtë e saj më të p ë r b e t u a r . . .
-me të vërtetë, këta farë biçim-sh q i p t a r ë sh
i ke çoroditur keq dhe sh u m ë;
por, jo me urti, -por, me dhelpëri e me dhunë;
-me dhelpëri, me dhelpëri e me dhunë . . .
prandaj, unë jam shpresëplotë dhe besoj
se, një ditë jo të largët, GJITHÇKA do të ndërrojë
dhe, e drejta -fuqishëm do t’f i t o j ë . . .
do të F I T O J Ë, -do f i t o j ë
-e D R E J T A -e ndrydhur kohë të gjatë
dhe, shqiptarët e shpërkëndyer -do vinë në vete prapë
e, do t’thërrasin më ZË të l a r t ë:
-se, nuk paska gjë më të ulët
se -n’vendin tënd t’jetojsh si m a r i o n e t ë
me frikë në zemër e me Zot mbi kokë !?! . . .
. . . I n k u i z i c i o n i n -s’do e harrojmë përjetë
se, shumë burra të mëdhenj i ka humbur e tretë;
burra t’fortë e trima si z a n a
që, -n’këtë t o k ë -shpesh i lind n a n a . . .
lindin N A N A T kreshnikë e d r a g o n j
-që me Z O T A T -fyt për fyt l u f t o j n ë . . .
fyt për fyt e dhëmb për dh ë m b
i dëbojnë nga k ë t e j, ja vdesin n’vend !?!
ZOTI:
. . . Dhe, mua, kurrë s’më paska vajtur në m e n d
se, -robi jem -kaq sh u m ë mundka m’u çmend !?! . .
(vazhdon. . .)
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 13 vizitorë |
| Lexuar:
1,947 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|