|
Nderim pėr ata qė i ndėrruan kahun historisė
Shoqata Kulturore Shqiptare ISA BOLETINI nė Sindelfingen tė Gjermanisė, pėr tė nderuar qėndresėn heroike tė Komandantit legjendar Adem Jashari dhe jasharėve, mbajti njė tubim madhėshtor. Qindra pjesėmarrės, me pranin e tyre nderuan luftėn, rezistencėn, sakrificėn e jasharėve dhe tė gjithė dėshmorėve tė tjerė nė prag tė 6 Marsit, Ditės sė Dėshmorėve. Tė pranishėm nė kėtė mbrėmje ishin edhe Konsulli i Republikės sė Kosovės nė Shtutgard z-Faket Kajtazi, si dhe Zv-Konsulli, z-Ymer Lladrovci.
Moti i ftohtė i pesė marsit tė kėtij viti nė Gjermani, nuk i ndaloi qindra bashkatdhetarė, me flamuj nė dorė dhe me fotografi tė Komandantit legjendar Adem Jasharit, si dhe shumė syresh tė veshur edhe me uniformė tė UĒK-sė, qė tė marrin pjesė nė Akademin Pėrkujtimore qė e organizoi Shoqata Kulturore Shqiptare ISA BOLETINI nga Sindelfingeni i Gjermanisė.
Me himnin e Flamurit dhe me njė minutė heshtje u nderua Komandanti legjendar Adem Jashari, Jasharėt dhe tė gjithė dėshmorėt e lirisė. Nė tubim morėn pjesė ish ushtar dhe ushtare tė UĒK-sė, familjarė tė dėshmorėve, puntorė, artistė si dhe shumė veprimtarė tė ēėshtjes kombėtare.
Nė emėr tė Shoqatės ISA BOLETINI tė pranishmit i pėrshendeti dhe i falenderoi pėr pjesmarrjen e tyre masive Brahim Halimi kryetar i Shoqatės, i cili e lexoi edhe Fjalėn e Rastit pėr Epopenė e UĒK-sė. Me kėtė rast ai mes tjerash tha U bėnė 12 vite prej ditės kur nė luftėn e madhe kunder forcave policore e ushtarake serbe, nė Prekaz, ra heroikisht Adem Jashari - Komandanti legjendar i Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Me vepren e tij luftarake, begatoi tregimet pėr legjendat tona kombėtare edhe me njė petk tė ri tė realitetit mbinjerėzor. Besėn shqiptare e stolisi edhe me njė kurorė madhėshtore. Trimėrinė tradicionale e ngriti nė piedestal. Poetikės sonė i dhuroi edhe njė kryeprotagonist tė famshėm. Historisė i shtoi njė kaptinė tė veqantė e mė tė lavdishme. Mbarė botės, edhe njė herė i tregoi se ē“far ēmimi mund tė paguaj populli shqiptar pėr lirinė dhe pavarėsinė e tij. Nderėsa, 5, 6 dhe 7 Marsi i ēdo viti duhet tė pėrkujtohet jo vėtėm nga populli i Kosovės, por nga populli i tėrė trojeve shqiptare dhe atė jo vetėm si dita e rėnies heroike e heroit Adem Jashari dhe familjės sė tij, por si dita e bashkimit dhe heroizmit gjithė kombėtar.
Konsulli i Republikės sė Kosovės nė Shtutgard, z-Faket Kajtazi, bėri njė pershendetje nė emėr tė Konsullatės nė Shtugart. Ai tha seLufta u zhvillua dhe pėrfundoi me fitoren e UĒK-sė, por kjo fitore dhe liri e Kosovės ėshtė edhe meritė e mėrgimtarėve nga diaspora. Ne jemi nė pergaditje rreth hapjes sė Konsullatės nė Shtutgart, ku mėrgimtarėt kan shumė nevojė pėr sherbimet e tyre konsullore dhe besoj qė sė shpejti do tė fillojmė me kėto sherbime, tha nė fund tė fjalės sė tijė z-Kajtazi.
Ymer Lladrovci, zv-Konsull nė Shtutgart, tė pranishmit i pershendeti nė emėr tė familjėve tė dėshmorėve. Dėshmoret e lirisė janė krenaria jonė kombėtare. Ata i dhuruan Kosovės, at mė sublimen jetėn, prandaj ne duhet qė tė perkulemi pėrherė pran varrėve tė tyre dhe i kujtojmė gjithėmonė, sepse lirinė qė e kemi sotė ėshtė nga gjaku dhe lufta heroike e tyre, pra kujtimi dhe lavdia pėr trimat tė jetoj me shekuj.
Epopeja e UĒK-sė, ėshtė ngjarja qė bėri kthesėn mė tė madhe nė historinė tonė mė tė re, ėshtė ngjarja qė shpalli pavdekėsinė e UĒK-sė dhe tė Komandantit tė saj Adem Jasharit.
Nė vazhdim, pėr pjesėmarrėsit u shfaq edhe njė program i pasur kulturoro-artistik. Rapsodėt Enver Batllava dhe Muhamet Gashi me grupet e tyre kėnduan deri nė orėt e vona.
Kadri Gėrvalla
|