| Reagim kundër librit ''Gjuha e këputun e shqipës'' nga Shkëlzen Gashi |
| Publikuar më 09 mars, 2010 në orën 19:51 ( ) |
Kulturë | |
|
|
|
Shkëlzen Gashi: Dihet tashmë se ''Stalini i shqiptarëve'', diktatori Enver Hoxha, jo vetëm e ka burgosë, internuar dhe asgjësuar fizikisht elitën intelektuale, kulturore e fetare të veriut-... nën arsyetimin se po e sendërton ''gjuhën e njësuar letrare shqipe'', e ka shpërfillë krejtsiht, madje deri në përmasat e trajtimit si të ishte ndonjë gjuhë e huaj, dialektin e veriut, gegnishtën. Për rrjedhojë, afërsisht dy të tretave të shqiptarëve në Ballkan, me dekret politik, iu imponua ''standardi'' që për bazë ka pothuaj qind për qind toskërishten,...
R.Megjuani: Po i përgjigjem Sh.Gashit: Eshtë e vërtetë që Enver Hoxha e ka dashur Stalinin sepse Stalini e ka përkrah Shqipërinë të mos gllabërohet nga jugosllavët (Republikë e shtatë e Jugosllavisë). Stalini ka qenë kundra Titos-Jugosllavisë që gjatë LDB-së. Stalini dhe Enveri më 1948 i prishin marrëdhëniet me Jugosllavinë, ashtu edhe shtetet tjera socialiste deri më ardhjen e Hrushovit në pushtet. Enver Hoxha nuk ka qenë diktator, as nuk e ka burgosur, internuar e as asgjësuar fizikisht elitën intelektuale-kulturore, përkundrazi e ka përkrahur, ngritë dhe mbrojtë (përjashto ndonjë antikombëtarë, si tash që jeni ju me gjuhën gegë dhe me kombin kosovarë që nuk jeni as dhjetë veta). Enver Hoxha nuk e ka ndarë gjuhën shqipe-gegë, siç po insistoni ta ndani toskërishtën. Përkundrazi E.Hoxha gjuhën gegë e ka bashkuar me atë toskë, siç kanë vepruar të parët tanë sdm. Rilindasit.
-Nuk është e vërtet që Enver Hoxha e ka trajtuar gegënishtën-dialektin e veriut si të ishte gjuhë e huaj, përkundrazi ju toskërishtën e cilësoni si gjuhë e huaj.
Idriz Ajeti: ...prof.Beci e di fort mirë se të folmet toske kishin arritur të afrohen në atë shkallë sa që kishin krijuar një koine të përbashkët; në kohën e Rilindjes Kombetare toskërishtja e shkruar kishte marrë e ishte shtrirë nëpër masa të gjëra duke e lënë gegërishtën e shkruar shumë prapa.
Gjuha letrare e shqiptarëve në Jugosllavi nuk ishte kurrfar krijimi artificial e aq më pak diçka e imponuar me forcë nga jashtë siq dëshirojnë ta paraqesin formimin e saj disa të pa informuar dhe qëllimkëqinjë!... Kontributi i gjuhëtarëve dhe i një numri të madh të punonjësve të kulturës nga radhët e shqiptarëv që jetojnë në Jugosllavi është i madh në formimin e kësaj gjuhe,... i konsultave gjuhësore, ...duke filluar nga viti 1952, 1957, 1963 e deri te viti 1968, kur në mënyrë plotësisht të pavarur e plebishitare është vendosur që gjuha letrare e shqiptarëve në Jugosllavi të jetë gjuha e sotme në përdorim...
-Ky projekt shërbeu si bazë diskutimi në Kongresin e Drejtshkrimit në Tiranë, 1972, ku morrën pjesë 87 delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga shqiptarët që jetojnë në trojet e tyre në Jugosllavi, në Kosovë, në Maqedoni e në Mal të Zi, dhe nga Arbreshët e Italisë. Veç delegatëve punimet e Kongresit i ndoqën edhe mbi 300 pjesëmarrës e të ftuar që punojnë në fusha të ndryshme të veprimtarisë së gjuhës së shkruar shqipe brenda e jashtë atdheut... Si dhe studjues e albanolog nga R.D Gjermane, Franca, Bullgaria...
Dallimet midis dialekteve te shqipës janë më të vogla se ato të disa gjuhëve të tjera të Evropës.
Gjat shek.XIX dhe me hovin e Rilindjës Kombëtare, dallimi i Toskërishtës nga Gegëria shkoi duke humbur rëndësinë.
Gjuhën e bashkuar-standarde dhe toske ashtu edhe bashkimin e kombit nuk e ka dashur as Serbia.
Beogradi dhe Athini që nga viti 1844, disa herë bënë marrëveshje të fshehta rreth ndarjes së Shqipërisë, ...se kufiri serbo-grekë në Shqipërinë e pushtuar parashihej lumi Shkumbin (kufiri toskë-gegë)
J.Cvijiq: ...ndër fiset shqiptare , të cilat kanë jetuar thuajse jashtë çdo komuniteti kulturor? ...prandaj toskët e Jugut dhe gegët e Veriut mezi mund të mirren vesh me njëri tjetrin...
Mark Krasniqi: Në prapavijat e thella qëndron qëllimi dhe përpjekja që shqiptarët tek ne të asimilohen, se shqiptarët e Jugosllavisë nuk janë një popull me ata në Shqipëri, por këta brenda kufirit jugosllav janë shqiptarë, kurse ata tej kufirit janë ''albanez''... Kjo ka qenë politika dhe qëllimi i klikës së Rankoviqit dhe ''UDB-ashve'' të tij... Mark Krasniqi më 15 shkurt 2010 në gazetën Bota Sot, shkruan: ...Ka vite për shqiptarët e Kosovës është shpikur identiteti ''kosovar''. Përpjekja që të krijohet një komb i ri ''kosovar'' ka për qëllim në esencë të përqajë popullin shqiptar të Kosovës dhe të ndajë në dy pjesë dhe në dy shtete popullin shqiptarë. Evropa ne na quan ''kosovarë'' e shqiptarët e Shqipërise ''shqiptarë''...
F.Kelmendi: Kur grekët formuan qeverinë ''Epirote'' me Zografin kryetar, Esat Pashë Toptani nuk çante kokën për viset jugore të Shqipërisë, shton Durham...
Idriz Ajeti: ...Po pse në kohën e sundimit të diktatorit Ahmet Zogu nuk u zgjidh gjuha letrare shqipe...
Prof. Qosja: ...Ne nuk mund të themi se toskërishtja është marrë për themel të gjuhës së njësuar letrare për shkak se është dialekti që më së paku dallon prej dialekteve të tjera! Toskërishtja dallon prej gegërishtës po aq sa gegërishtja prej toskërishtës...
-Nuk është e vërtet që 2/3 e shqiptarëve në Ballkan janë gegë. Toskë mund të jenë më shumë. Greqia, Sërbia dhe Mali i Zi janë bërë shtete në tokat shqiptare, në shek. XIX gjërë më 1912. Psh. Sërbia (pa Vojvodinën dhe Kosovën), ka 55.968 km2. Mali i Zi 13.218 km2. Kosova 10.877 km2. Maqedonia (gjysma toskë) 25.713 km2. Këto katër shtete kanë 106.370 km2., kurse Greqia ka 131.957 km2., dmth 25.587 km2 me shumë se 4 shtetet e lartpërmendura.
Që nga lumi Shkumbin gjërë në Qipro ishte (është) toskëri, siç ishte (është) gegëri që nga Shkumbini në Veri e gjërë në Beograd.
Krejt viset shqiptare të okupuara prej turqëve përfshiheshin në ejaletin e Rumelisë më qendër në Manastir (toskë). Ejaleti ndahej në vilajete. Shqipëria kishte katër vilajete: Janinës, Manastirit, Kosovës dhe i Shkodrës...
Në shek.XIX, shqiptarët kanë banuar në të gjithë atë që quhet sot Greqi, në 3/4 e Maqedonisë, në Mal të Zi dhe në pjesën më të madhe të asaj që quhet Serbi... Janina ka qenë si kryeqytet i Shqipërisë në shek. XIII...
Në vitin 1828, popullsia shqiptaro-vllahe në Greqi arrinte në 1.000.000, që ishte edhe popullsia zyrtare e shtetit grek.
Durham: sikur të mos merrnin pjesë shqiptarët në kryengritjen greke të viteve 1821-1829 kundër turqve, Greqia nuk do të fitonte as pavarsinë...
>>Greqia- thotë Kupitori,-kishte mbrojtës madje dhe ministra të cilët mezi e flisnin greqishtën.>Kur u çlirua Greqia thotë J.Beneku, duke cituar F.Konidharin, urdhëresat e para në marinë përktheheshin në këtë [gjuhën shqipe]...
Në vitin 1912, Greqia përvetësoi edhe popullsinë shqiptaro-vllaho-sllave të Thesalisë, Epirit dhe Maqedonisë dhe arriti në 2.500.000 banorë.
Në vitin 1923, Greqia mori dhe popullsinë ortodokse shqiptare të turqisë dhe arriti në 3.600.000 banorë...
Në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, arvanitët gjendëshin në të gjitha krahinat e Greqisë, me disa përjashtime, ...e vendosjës së arvanitëve në këto vise janë emërvendet e shumta shqip, që nga Tesalia deri në Malea, nga Korfuzi deri në Psarë e Samo dhe në ujdhesat e tjera të Egjeut, si dhe në Qipro.
Dialekti J (toskë) flitet në Maqedoni (Strugë, Ohër, Manastir, Prespë) dhe në Greqi (Çamëri), të folmet e arbreshëve të Italisë, ato të arbreshëve të Greqisë, e folmja e Mandricës në Bullgari dhe ajo e shqiptarëve të Ukrainës në brigjet e detit Azov.
Sami Frashëri: 2/3 e toskëve dhe të gegëve janë muslimanë e një e treta të krishterë. Shumica e të krishterëve gegë janë katolikë, kurse të atyre toskë janë ortodoksë...
Naim Frashëri: Edhe sot shqiptarët ndahenë në filirëra si toskë, gegë, çamër, labërë etj; etj;, po janë gjithnjë një komp e kanë një gjuhë...
Literatura:
Planet për zhdukjen e shqiptarëve, (Si u krijua Greqia dhe Sërbia në trojet shqiptare). Elena Kocaqi. Tiranë 2009
Arvanitët dhe shqiptarët në luftën çlirimtare të popullit grek. Dhimitër Grillo. Tiranë 1985
Për të vërtetën shkencore. Idriz Ajeti. Prishtinë 2006
Përjetime. Fehmi Kelmendi. Tiranë 2004
Fjalori Enciklopedik Shqiptar. Tiranë 1985
Me nderime nga R. Megjuani
Prishtinë. 8 mars 2010
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 35 vizitorë |
| Lexuar:
1,663 herë
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| NDËRMJETËSIME LETRARE |
E mart, 13 prill 2021 - 22:06 Shtëpia Botuese “ARMAGEDONI”, në prishtinë nxori nga botimi librin: “NDËRMJETËSIME LETRARE – për krijimtarinë e Arif Molliqit”, me autor S... |
| Ja çfarë mendonte Faik Konica për Shqipër... |
E premt, 09 prill 2021 - 00:54 Kush më mirë se Faik Konica mund të perifrazojë shqiptarët ashtu siå ato ishin dhe janë. Ai ishte jo vetëm një nga njerëzit më të ditur dhe më... |
më shumë nga - Kulturë » |
|
|
|
|
|