|
Integrimi i kėsaj Maqedonie nė NATO dhe BE do tė shndėrronte popullin shqiptar nė popull apatrid !
Edhe pse autoritetet e Shkupit janė tė vetėdijshme se shtetet qė dėshirojnė tė aderojnė nė NATO dhe BE duhet tė plotėsojnė tė gjitha kushtet nė pėrputhje me synimet e kėtyre institucioneve ndėrkombėtare pėr liri, siguri, demokraci dhe vlera tė pėrbashkėta ato vazhdojnė tė funksionojnė mbi bazat e diskriminimit racial.
Maqedonia, me praktikat e veta tė diskriminimit ėshtė shteti ku mė sė shumti shkelen tė drejtat e njeriut nė Evropė ndėrsa shqiptarėt nė kėtė shtet paraqesin popullin mė tė diskriminuar dhe mė tė varfėr tė Evropės.
Fatkeqėsisht, strategjia e pėrqendrimit tė vėmendjes jashtė kontekstit tė brendshėm tė kėtij shteti ka sjellė si rezultat kufizimin e kushteve pėr anėtarėsimin e tij nė NATO dhe BE vetėm nė gjetjen e konsensusit me Greqinė pėr emrin e Maqedonisė .
Strategjia e njėjtė u trumbetua nga Ministri i diplomacisė maqedonase, Antonio Milloshoski, edhe nė takimin dyditorė tė ministrave pėr punė tė jashtme tė vendeve-anėtare tė Bashkimit Evropian nė Cordobė tė Spanjės.
Bashkimi Demokratik Shqiptar nė vazhdimėsi ėshtė pėrpjekur qė tė sensibilizojė institucionet e demokracive perėndimore se mbėshtetja e Maqedonisė nė integrimet euro-atlantike, pa hequr tė gjitha format e diskriminimin qė ky shtet aplikon ndaj shqiptarėve, ėshtė politikė miope dhe nuk i shėrben as paqes dhe as sigurisė afatgjate tė kėsaj pjese tė Ballkanit.
Heqja e regjimit tė vizave pėr qytetarėt e Maqedonisė me arsyetim se gjoja ky shtet ka plotėsuar kushtet nė luftė kundėr krimit tė organizuar dhe korrupsionit nxori nė shesh krimin politik, ekonomik dhe kulturor tė Maqedonisė ndaj shqiptarėve qė pėrbėjnė mė shumė se 1/3 e popullsisė sė pėrgjithshme tė kėtij shteti.
Efektet bombė tė fazės sė parė tė spastrimit etnik modern (e qė ende vazhdon) nxorėn nė shesh realitetin tragjik nė tė cilin jetojnė shqiptarėve nė Maqedoni dhe faktin se ky shtet ėshtė larg standardeve tė demokracive perėndimore dhe funksionon nė kundėrshtim tė plotė me vlerat euro-amerikane.
Tė kapur nė panik, qarqet antishqiptare nė Shkup tentojnė tė zhvendosin vėmendjen nė pseudo probleme dhe tė paraqesin viktimat e diskriminimit racial si viktima tė manipulimeve nga ana e agjencive turistike!
Me qėllim tė minimizimit tė pėrmasave tė kėsaj situate dramatike, mjeshtrit e spekulimeve statistikore shpėrndanė lajmin se rreth 90 % e popullsisė sė Maqedonisė ende nuk ka dalė jashtė shtetit. Kjo nuk mund tė fshehė faktin se 10 % e popullsisė sė kėtij shteti paraqet shifrėn mbi 200 mijė njerėz dhe se shumica absolute e tyre janė shqiptarė.
Me tė njėjtin qėllim tė minimizimit tė pėrmasave tė vėrteta tė diskriminimit racial, autoritetet antishqiptare tė Shkupit, pėrmes instrumenteve tė tyre, tentojnė tė pėrqendrojnė vėmendjen e opinionit publik vetėm nė rajonin Likovės.
Ėshtė e vėrtetė se shqiptarėt e rajonit tė Likovės dhe tė malėsisė sė Sharrit ballafaqohen edhe me problemet qė la pas lufta e vitit 2001. Por ky realitet i hidhur nuk mund tė fshehė faktin se mbi 800 000 shqiptarė tė Kumanovės me rrethinė, tė Shkupit me rrethinė, tė Tetovės me rrethinė , tė Gostivarit me rrethinė, tė Kėrēovės me rrethinė, tė Dibrės me rrethinė, tė Strugės me rrethinė, tė Ohrit me rrethinė, tė Prespės me rrethinė, tė Manastirit me rrethinė, tė Dollnenit me rrethinė, tė Prilepit me rrethinė jetojnė nė kushte tė diskriminimit ekstrem dhe nė varfėri tė skajshme.
Kėtė diskriminim etnik dhe rajonal e konstatuan edhe eurodeputetėt e parlamentit Evropian, tė cilėt qė nė vitin 2007, pėrmes rezolutės sė 12 korrikut, i rekomanduan Maqedonisė qė tė ndėrmarrė hapat e domosdoshme nė pėrpilimin e politikave qė do tė hiqnin kėtė diskriminim.
Fatkeqėsisht apelet tona dhe rekomandimet e BE-sė hasėn nė vesh tė shurdhėr!
Situata e krijuar pas fazės sė parė tė spastrimit etnik imponon rishikimin e qėndrimeve tė autoriteteve tė NATO-s dhe BE-sė ndaj Maqedonisė.
Ėshtė momenti i fundit qė tu bėhet e qartė autoriteteve tė Shkupit se gjetja e konsensusit me Greqinė pėr emrin e kėtij shteti ėshtė vetėm njė kusht e qė lidhet me kriterin e heqjes sė kontesteve me shtetet fqinje.
Kushtet kryesore tė cilat duhet ti imponohen Maqedonisė para hapjes sė rrugės pėr nė NATO dhe BE duhet tė lidhen drejtpėrsėdrejti me heqjen e diskriminimit racial qė nga emėrtimi i shtetit e deri te funksionimi i tė gjitha institucionet shtetėrore e publike nė kėtė shtet.
Pa heqjen e kėtij diskriminimi ndaj shqiptarėve hapja e rrugės Maqedonisė drejt institucioneve euro-atlantike ėshtė hapje e rrugės pėr realizimin e fazės sė dytė dhe pėrfundimtare tė spastrimit etnik.
Partitė politike shqiptare tė cilat mbėshtesin integrimin e kėsaj Maqedonie nė institucionet euro-atlantike, me vetėdije apo pa vetėdije, mbėshtesin tragjedinė e popullit shqiptar nė Maqedoni!
Pėrballė rrezikut qė na kanoset tė shndėrrohemi nė popull apatrid tė Evropės, forcat politike duhet tė tregojnė konsensusin minimal qė njėzėri ti thuhet STOP Maqedonisė antishqiptare!
Me konventėn e New York-ut tė 28 shtatorit 1954 nė kategorinė « apatrid » pėrfshihen personat qė asnjė shtet nuk i konsideron si qytetarė tė vet !
Bardhyl Mahmuti
Kryetar i Bashkimit Demokratik Shqiptar
9 mars 2010
|