| PĖR EPOPENĖ E UĒK-sė |
| Publikuar më 09 mars, 2010 nė orėn 23:54 ( ) |
Opinion | |
|
|
|
ATYRE, QĖ, PĖR TRI DITĖ E NETĖ, SU RA NDĖR MEND REZISTENCA E PARĖ E ARMATOSUR E KOMANDANTIT LEGJENDAR, 30 DHJETORI 1991, 6 MARSI I VITIT 1999, DHE, AS EMRI AI ĖSHTĖ I GJALLĖ!
Fillimisht, si qytetar shqiptar i Kosovės shqiptare, kam obligim moral, njerėzor e kombėtar ta uroj Marsin e Lavdisė, ta kujtoj rezistencėn titanike tė Komandantit Legjendar, mė 5, 6 e 7 mars 1998, dhe, duke menduar shqiptarisht, vlerėsoj rezistencėn e parė tė armatosur tė Komandantit Legjendar Adem Jashari, mė 30 dhjetor 1991, e cila rezistencė pati njė jehonė tė veēantė dhe njė rėndėsi tė madhe pėr themelimin dhe organizimin e mėvonshėm tė UĒK-sė. Ajo rezistencė titanike, qe lajmėtari i parė i lirisė shqiptare, ku, populli shqiptar, pėr herė tė parė filloi tė organizohej pėr luftė tė armatosur.
Qėllimi i kėtij shkrimi ėshtė, pikėrisht, pėrmirėsimi i fjalorit tė atyre qė nuk e kanė ditur, tė atyre qė me apo pa dashje nuk duan ta dinė, dhe,i atyre qė zoti e di sė ēka kanė menduar atėherė e ēka mendojnė sot, si dhe nxjerrja nė dritė e kėsaj esence dhe fillimi i pėrshkrimit tė luftės sė lavdishme tė komandantit Legjendar, sepse ēdo betejė e tij, ēdo aksion i tij, ēdo rezistencė e tij ėshtė njė luftė mė vete, ėshtė njė frymėmarrje mė shumė nė liri, qė kurrė nuk duhet harruar kurrė dhe pėr asnjė ēmim.
Shkrimin po e filloj kėshtu, duke gjykuar qė kjo ngjarje e rėndėsishme historike pėrkujtohet vetėm nė formė Akademie, nė njė ditė tė vetme (nga OVL-ja), bile, herė-herė, pa i dhėnė hapėsirė tė mjaftueshme nė mediat tona tė shkruara e vizive. Jam i sigurt se prezantimi sa mė i denjė kėsaj date, pėr dhe nė lidhje me kėtė rezistencė dhe personazheve pjesėmarrėse nė tė,ia shtojnė edhe mė shumė vlerat tona historike e kombėtare. Kjo ngjarje lidhė etapat e rezistencės sė armatosur shqiptare nėpėr shekuj e vite, ėshtė mesazhi mė i qartė dhe prova e parė e ringjalljes kombėtare shqiptare pas disa dekadave tė pėrgjumjes sonė kolektive nė krye. Kjo ngjarje me peshė historike, lė tė kuptosh fillimet e para tė organizimit ushtarak nė mbrojtje tė identitetit kombėtar, qė, mė vonė, kulmoi nga i njėjti kryepersonazh, me themelimin, organizimin dhe komandimin e Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės.
Pos tė gjithave, qė ėshtė dashtė dhe duhet kujtuar gjithsesi, duhet kujtuar edhe 30 DHJETORI 1991, si dhe 6 MARSI 1999, ku, pikėrisht, nė flakėt e luftės sė lavdishme ēlirimtare, nė mes tė ofensivave tė egra serbe i ka fillet e Tij Manifestimi EPOPEJA E UĒK-sė, atėherė, AI ĖSHTĖ I GJALLĖ, qė sot e sa vite po mbahet nėn patronatin e kryeministrave tė Kosovės, duke e ndėrruar pėrherė Kėshillin Organizativ dhe udhėheqjen artistike si fyshekėt e martinės, si dhe duke i mėnajnuar mė meritorėt e Tij. Me habit fakti: Pse asnjėri nga kėta udhėheqės, me apo pa dashje, nuk u kujtua pėr kėto qė i pėrmenda mė lart, apo, ndoshta, i kanė hipur pampurit pėr nė taborin e pėrvetėsuesve tė autorėsive dhe vlerave tė tė tjerėve, por, e kanė tė kotė, sepse, po e pėrsėris edhe njėherė se; autorėsinė, nuk do tia dhuroj askujt, pėr asgjė mbi faqe tė dheut, pėr asnjė ēmim. Kėtė desha tia kujtoj edhe njėherė z. Shaip Muja, Kryetar i tė ashtuquajturit Kėshilli Organizativ, edhe pse e dinė tė gjithė, fare mirė, se Manifestimi Epopeja e UĒK-sė, qindra manifestime tė tjera pėr Dėshmorėt e Kombit e dhjetėra filma dokumentarė, ku i kanė fillet, si dhe autorėsinė e tyre. Prandaj, pse e keqpėrdorin atė?!
Derisa kėnaqėsia e z. Latif Zariqi dhe opinioni i tij dhėnė RTK-sė Natėn e Zjarreve, mė 7 mars 2010, pėr dhe rreth organizimit tė Manifestimit ėshtė krejt nė rregull, edhe unė do ta pėrgėzoj pėr angazhimin e tij, kurse pėr sukses flasin tė tjerėt, unė, vetėm do tė thosha se ka qenė kopje origjinale e viteve 2000, 2001, 2002..., por, si ndodhi qė tė mos e kujtoi idenė, skenarin, organizimin dhe autorėsinė e manifestimit (kjo nuk ka asnjė arsyetim, as falje). Pastaj, 6 Marsin 1999, dhe emrin Ai ėshtė i gjallė, dhe, krejt kjo me ngjasoi si hyrje nė pampurin e taborit tė pėrvetėsuesve, por, gjithsesi, z. Latif Zariqi, nuk ia shoh pėr tė madhe pse se kujtoi 30 dhjetorin 1991, sepse, ėshtė e vėrtet se ka qenė anėtar i TAU Hamėz Jashari, madje, edhe pjesėmarrės nė themelim, por, mė shumė se njė milion herė ėshtė e vėrtet se kurrė nuk ka qenė ushtar i UĒK-sė, as i ngarkuar me armė, as me detyra ushtarake. Kurse, sa i pėrket krijimtarisė, nė kėtė rast asaj artistike, dua qė tia kujtoj udhėtarit fatlum tė taborrit pėrvetėsues, se; tjetėr ēka ėshtė ideja, skenari e autorėsia, e tjetėr ēka regjia e gatuar-e gatshme, si buka e shtruar mbi tavolinė...
(Me z. Latif, sot e 100 vjet, nuk dua tė merrem mė shumė se kaq, e di ai pse-nė ?!).
Pėr tė gjitha qė i ceka mė lartė, nė veēanti, ato qė i thash pėr idenė, skenarin, autorėsinė e Manifestimit Epopeja e UĒK-sė, mund dhe duhet ta kishin thėnė tė vėrtetėn Gjeneral Agim Ēeku, Gjeneral Sylejman Selimi, Rexhep Selimi, Sami Lushtaku, Shaban Shala, Sali Veseli, Xhemajl Bejta, Ilaz Derguti, Zejnullah Prokshi, Gani Koci e shumė personalitete tė UĒK-sė, derisa pėr tė gjitha qė janė shkruar nė Letrėn e hapur pėr opinion tė datės 02.03.2010, dėrguar tė gjitha redaksive tė gazetave, por, pse nuk u botua e dinė ata dhe politika e tyre (lexo nė albaniapress.com), si dhe tė kėtij shkrimi, i posedoj dokumentet zyrtare, edhe pse, pas arrestimit tim, mė 04 gusht 2002, pothuajse, tė gjitha dokumentet dhe gjerat tjera qė ishin nė lokalet e TAU-sė, kinse ishin asgjėsuar, shkatėrruar apo pėrvetėsuar pėr qėllime personale tė udhėtarėve fatlum tė taborreve pėrvetėsuese, unė i kam tė ruajtura kopjet e tyre tė cilat kanė pėrputhshmėri 100% me faqet e ditarit tim tė luftės, pasuri me vlerėn mė tė madhe tė krijimtarisė sime, dhe, krejt nė fund, dua ta them dhe ta ripėrsėris, se, atė qė nuk ėshtė e imja, asnjėherė nuk e kam dashur pėr timen, nuk e dua as sot e nuk do ta dua as nesėr, por, ajo qė ėshtė e imja, do ta mbroj me tė gjitha mjetet dhe forcat demokratike e ligjore...
(Herėn tjetėr, do tė zbardhim shumėēka tė pa publikuar, deri me tash, pėr luftėn, pėr artin nė luftė, pėr betejat, pėr urdhrat...)
Dibran FYLLI, regjisor,
invalid i luftės dhe i burgosur pas lufte
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 31 vizitorë |
| Lexuar:
619 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| JO, AUTONOMI SPECIALE, AS SOVRANITET TĖ DY... |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 03:25 Barometri Diplomatik
*** Bajram Rexhepi: Jemi tė vetėdijshėm se, do tė jetė problem integrimi i veriut nė sistemin e Kosovės, por oferta jonė ėshtė qė... |
| REPUBLIKA E SHATĖRVANIT |
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:39 Kam jetuar nė Prizren dhe, kur shkoj nė tė, ndjehem si nė vendrrėnjėn time, nė Shestan. Le qė, edhe po tė mos kem jetuar aty, Prizreni ėshtė qytet i shenj... |
| Bashkimi kombėtar, mollė e ndaluar!? |
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:37 28 Nėntori 1912 ishte njė fat i pavarėsisė sė Shqipėrisė, por 1913 ishte viti i mbrapshtė tragjik i copėtimit mė tė bujshėm e mė tė paturpshėm, pse jo mė i... |
| PRO ET CONTRA GJENOCIDIT SERB NĖ BOSNJĖ |
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 03:28 Barometri Diplomatik
*** The Serbian genocide on Bosnian Muslims (1992-1995) was committed to destroy them in whole as ethnic, national and religious ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|