| VIOLINA E NASRADIN HOXHĖS |
| Publikuar më 09 mars, 2010 nė orėn 23:58 ( ) |
Adnan Abrashi | Opinion | |
|
|
|
Edhe pse me profesion ishte hoxhė me nam dhe njeri qė predikonte dijen hyjnore nė frymėn e mėsimeve tė Zotit, i kapluar nga njė momentet i skamjes dhe gjendjes sė vėshtirė materiale pėr ekzistencė, Nasradin hoxha kishte vendosur qė ta plaēkiste dyqan e bakallit tė lagjes dhe pėrmes kėsaj mėnyre tė paligjshme tė siguroj pėr vete dhe familjen e tij disa artikuj tė domosdoshėm ushqimor.
Kėtė akt tė vjelljes ai kishte vendosur ta bėnte diku pas mesnate, kur edhe nuk do ta sheh askush.
pasi nė fillim u sigurua se nuk ka njeri tė gjallė nė rrugė, Nė kohėn e caktuar, Nastradini iu afrua derės sė dyqanit tė bakallhanes sė lagjes dhe me limėn e pėrgatitur mė parė filloi ta gėrryente drynin e trashė me tė cilin ishte mbyllur dera e hyrjes. Por, pa pritmes, nė at moment, aty kalon njė bashkėqytetar i tij i cili menjėherė e kishte njohur Nasradinin dhe e pyet i befasuar:
- Ēfarė bėnė kėshtu nė pikė tė natės hoxhė?
Nasradini, i zėnė nė flagrancė, u gjind menjėherė nė situatė:
-Hiq! Vetėm po i bie violinės.
- Vėrtet? Por, unė nuk dėgjojė asgjė nga kjo muzikė e jote? - e pyeti me mėdyshje bashkėqytetari?
- Ke plotėsisht tė drejtė, dashamir. Sepse, sonte ti sheh vetėm se si i bie asaj, ndėrsa zėrin e melodisė, do tia dėgjosh tek nesėr - iu pėrgjigj Nasradini
Jo rastėsisht kėtė artikull si metaforė e fillova me njė anekdotė tė Nasradinit tė famshėm, e cila, mendoj se nga pėrmbajtja e fabulės sė saj, figurativisht do ta pasqyroj realitetin e kėsaj situate tonė kosovare post AHTISARIANE. Apo, tanimė, sikur po na konvenon ta quajmė: asaj tė pavarur dhe sovrane?!
Atėherė kur, mjaftė koka tė shquara tė inteligjencės sonė kombėtare, arsyeshėm, me urtėsi dhe vizion tė qartė i vėrejtėn disa lėvizje tė dyshimta politike, apo, kur ata e dėgjuan shumė mė pėrpara atė melodi tė violinės sė Nasradinit tė cilėn ne po e dėgjojmė tek sot, pėr kėto vėrejtje qė na bėnin ata, ne nuk nguruam fare ti nėnēmonim, anatemonim, izolonim, burgosnim, besa edhe ti vrisnim.
Nėn pretekstin gjoja tė njė modernizmi politik dhe evropianizimit kosovarė, ne i shpallėm demode zėrat e vėrteta tė inteligjencės tonė kombėtare, tė cilėt, tė shkrirė tėrėsisht nė shpirtin kolektiv tė popullit tė vetė, flisnin ashtu si ėshtė, e jo ashtu sikur duhet apo kėrkohet prej tyre. Vėrtet ata me bindjet e veta nuk e pėrfillėn trendin e ri tė politikės nihiliste moderne, dhe as qė i dhėnė rėndėsi asaj, duke tentuar qė me ēdo kusht t na paralajmėrojnė pėr ajrin e helmuar qė ne e thithnim dhe pėr pasojat e saja qė do ti kemi mė vonė.
Por, ēka ndodhi me kėta modernistė tanė nihilist? Asgjė e keqe! Ata nėnshkruan Rambujenė, e ēarmatosėn UĒK-nė, krijuan partitė e veta tė moderuara, i fituan zgjedhjet, erdhėn nė pushtet dhe u pasuruan.
Nė Kosovė, nuk ishin mė nė modė as zhargonet e tyre revolucionare, ekstremiste dhe radikale tė komunikimit tė demoduar politik. I zėvendėsuan me terme mė bashkėkohore, sikur bie fjala: Standarde, bashkėjetesė, multietnicitet; luftėn e emėrtuan si konflikt, pėrleshjet e armatosura si incidente, mjerimin dhe kolapsin ekonomik si fazė e domosdoshme e tranzicionit etj.
Tė anatemuarit tanė, apo sikur i quajtėn disa medie moderniste: folklorist, nacionalist, majtistė, anarkistė...e ku ta di si tjetėr, edhe pse tė plagosur nė shpirt, gjenin ndonjėherė forcė tė na thonė mos, e ne, hiq. Ata sėrish mos, e ne prapė hiq!
Shumica prej nesh jetonim (sot e kėsaj dite ende jetojmė) nė ėndrra tė kėndshme pėrplot shpresa tė rrejshme. Me optimizmin e njė iluzioni tė kushtėzuar tė shtetėsisė pa shtet. Sepse, kur ata nė kėtė mashtrim i binin violinės, dhe, edhe pse qėllimet e tyre tė vėrteta ishin si tė Nasradinit, ne kurrė nuk dyshonin nė virtuozitetin e interpretimit pa zė.
Nuk dyshonim, sepse ata ishin hoxhė. Ishin Nasradina. Andaj verbėrisht edhe ju besonim. Por, gradualisht... ja se ku na erdhi puna?! Pėr shumė gjėrat pėr tė cilat tani ndoshta nga pak po na del gjumi, dhe, ku pėr kėtė zgjuarsi tonin tė vonuar, si shembull mė tė freskėt, e kemi edhe aferėn e fundit mes KFOR-it dhe FSK-sė, kėto dhe shenjat tjera, nuk janė asgjė tjetėr, veēse tingujt e parė tė akordeve tė asaj melodie tė violinės sė Nasradinit, e cila , gjithmonė pėr ne po bėhet e dėgjueshme tek mė vonė. Nesėr...?!!
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 39 vizitorë |
| Lexuar:
425 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|