| FORT DIX-NJU XHERSI ĖSHTĖ VENDLINDJA IME, KURSE AMERIKA SHTETI IM I PARĖ, SEPSE MĖ SHPĖTOI NGA VARRI I PĖRJETSHĖM I SERBISĖ TERRORISTE GJENOCIDALE! |
| Publikuar më 10 mars, 2010 nė orėn 02:09 ( ) |
Prof. Dr. Mehdi Hyseni | Opinion | |
|
|
|
RIBOTIM
BAROMETRI DIPLOMATIK
PER HERE TE PARE U BOTUA NĖ MAJ TE VITIT 2007 NE KETO MASMEDIA SHQIPTARE: www. lajme.dervina.com,www.ballikombit.org, www.shqiperiaebashkuar.org, www.mitrovicapress.net, www.dervina.com, www.vendlindja.com, www.kosova.de, www.floart-press.blogspot.com, www.ruteplanen.dk/quer, etj.
*** Nuk ėshtė e vėrtetė se "vetėm njė plak nga Kosova e ka dėnuar aktin terrorist nė Fort Dix tė Nju_Xhersit", mė 2007, por atė e kanė dėnuar tė gjithė shqiptarėt si brenda Shqipėrisė Etnike, ashtu edhe nė diasporė!
*** Atė qė nuk e bėri shteti amzė(1989-1999) pėr shpėtimin e shqiptarėve tė Kosovės, e bėri Amerika. Prandaj, kosovarėt dhe secili shqiptar, qė ia do tė mirėn Kosovės dhe Shqipėrisė Etnike, ėshtė i detyruar moralisht dhe ligjėrisht qė tė jetė nė mbrojtjen e pėrhershme tė interesave vitale (si brenda, ashtu edhe jashtė Amerikės) nacionale dhe shtetėrore tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės, pavarėsisht nga aversioni dhe aleregjia e armiqėve tė saj dhe tė shqiptarėve kudo qė nodhen nė botė.
 Kush simulon dhe luan me zjarrin e terrorizimit, do tė digjet nė flakėn e tij!
Historikisht, nė traditėn, nė virtytin dhe nė zakonet e shenjta tė kombit shqiptar kurrėnjėherė mė parė nuk ka ndodhur qė, shqiptarėt nė mendjen e tyre, tė thurin intriga dhe komplote me karakter antinejrėzor terrorist( as nė kuptimin individal a grupor, as nė kuptimin e terrorizmit tė organizuar shtetėror tė asnjė qeverie tė derisotme shqiptare), e lere mė diē tė tillė tė aplikojnė nė praktikė as kundėr miqve, as kundėr armiqve tė tyre kolonilaistė shekullorė sllavė tė Ballkanit.
Prandaj, pavarėsisht nga gjendja nė cilėn ndodhen sot shiqptarėt e kolonizuar tė gjysmė Shqipėrisė Etnike(50%), nuk kanė asnjė arsye pėr tė menduar, e aq mė pak pėr tė thurur komplote terroriste apo pėr tė vepruar (vetėm apo nė aleancė me armiqė tė huaj), me qėllim tė fundit qė tė mashtrohen, tė sulmohen, tė tradhtohen, tė abuzohen, tė dėmtohen dhe tė pėrēmohen miqtė dhe aleatėt (si nė kuptimin e ngushtė, ashtu edhe tė gjerė) e shtrenjtė siē janė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės, tė cilat sipas mendimit dhe bindjes sime janė Zoti numėr dy pėr shqiptarėt e Kosovės, sepse po tė mos ishte ndėrhyrja dhe ndihma e tyre direkte politike, ekonomike, financiare, diplomatike, humanitare dhe ushtarake mė 1999 kundėr agresionit dhe pushtimit gjenocidal tė Serbisė sė kriminelit Slobodan Milosheviq, mirėrfilli se qe 8 vjet tė shkuara, Kosova do tė ishte e shkretnuar nėn Serbinė militariste-fashiste dhe e boshatisur nė tėrėsi nga shqiptarėt.
Si mund tė shpjegohet fenomeni iracional dhe paradoksal i tė menduarit dhe i tė vepruarit mbrapsht pėr tė pėrgatitur dhe pėr tė marrė pjesė nė kurtha, kompllote dhe sulme kundėr Amerikės, e cila historikisht ka qenė miku mė i denjė dhe mė i ngushtė i shqiptarėve?
Kėtė relacion efektiv dhe veprues proshqiptar, Amerika e provoi praktikisht edhe nė marsin e vitit 1999, kur e shpėtoi Kosovėn nga pastrimi etnik dhe rikolonizimi i saj nga Serbia kolonilaiste tiranike, si dhe i shpėtoi tė gjallė mbi 2 milionė shqiptarė? A thotė Zoti i Madhėrueshėm apo ndonjė shkronjė e Kuranit apo e Biblės sė shenjtė, qė t i mendohet dhe ti punohet e keqja apo mė e keqja, mashtrimi, tradhtia, pabesia, komploti apo sulmi nė ēfarėdo forme qoftė njė populli a njė shteti ( siē ėshtė nė rastin konkret populli amerikan dhe Amerika) qė ta ka shpėtuar jetėn, tė ushqen me bukė, tė siguron strehėn, tė siguron kushtet dhe favoret mė tė mira nė botė tė jetesės, tė zhvillimit dhe tė pėrparimit nė tė gjitha fushat e jetės?
(1) Lajm tronditės dhe helmues pėr tė gjithė shqiptarėt:
Three of the six men who were arrested and charged with plotting to attack U.S. soldiers at the Fort Dix Army base in New Jersey are ethnic Albanian brothers born in Macedonia. Relatives of the three brothers interviewed in their hometown of Debar, a remote town on Macedonia's border with Kosovo, expressed anger and disbelief that the three would want to attack the United States. The relatives said they are all thankful to America for its support during the wars in Kosovo and Macedonia. The brothers are Dritan Duka, Shain Duka and Eljvir Duka. All three were illegal immigrants. (By VOA News,09 May 2007).
Vėrtet, jo vetėm pėr familjen e tyre fatkeqe, qė nuk ka mundur ta imagjinojė, as ta ėndėrrojė njė fatkeqėsi tė tillė, por edhe pėr mua, edhe pėr gjithė shqiptarėt-viktima tė terrorit dhe tė gjenocidit serbo-maqedon, nė veēanti tė Kosovės dhe tė Maqedonisė, ky lajm ėshtė diē mė shumė se tronditės dhe sugjestiv, se si ka qenė e mundur qė tre shqiptarė nga Dibra e Maqedonisė, tė jenė tė indoktrinuar dhe tė pėrfshirė nė kurthin e komplotit tė fundamentalizimit dhe tė terrorizmit tė huaj? Cili ka qenė motivi i hyrjes ilegale nė Amerikė i tre vėllezėrve shqiptarė Dritan, Shain dhe Elvir Duka nga Dibra e Maqedonisė? Si dhe kush i ka ndihmuar ata qė ilegalisht tė hyjnė nė Amerikė, kur dihet se Amerika nuk ėshtė shtet i parė, as i dytė, as i afėrt fqinj i Maqedonisė, por ndodhet shumė larg, nja dy kontinente nė largėsi tė Ballkanit? Kush dhe, pėr ēfarė leverdie ua ka hedhur karremin e indoktrinimit atyre qė tė marrin rrugėn e shejtanit pėr tė hyrė nė lojėn e terrorizmit kundėr Amerikės-Shqipėrisė Etnike dhe shqiptarėve?
(2) Fort Dix ėshtė vendlindja-shtėpia ime e shtrenjtė!
Pse bazėn militare Fort Dix tė Nju-Xhersit e dua dhe kam arsye tė plotė morale dhe njerėzore ta quaj vendlindjen time tė dytė, sepse pas pėrjetimit tė katrahurave dhe tė vdekjes klinike nė baltėn e gjallė tė Bllacės dhe tė kampeve tė refugjatėve Stenkovec tė Maqedonisė (ku edhe unė sė bashku me qindra dhe mijėra refugjatė tė pafuqishėm shqiptarė e pamė vdekjen me sy dhe, dhjetra e qindra prej tyre, edhe e gjetėn vdekjen nė Bllacė, si rrjedhim i keqtrajtimit brutal fizik dhe antihumanitar nga ana e forcave speciale policore dhe ushtarake tė Maqedonisė, tė cilat me ditė dhe me javė tė tėra, ushtronin frikėn, kėrcėnimin dhe pėrdorimin e forcės fizike ndaj refugjatėve tė pafajshėm kosovarė, duke i mbajtur nė shtetrrethim tė hekurt nė baltėn e gjallė tė Bllacės(sepse kishin pezulluar format e tjera tė transportit me tren, me helikopter dhe me avionė, duke lėnė nė dispozicion vetėm disa autobusė urbanė, tė cilėt qarkullonin sipas itinerarit tė caktuar dhe tė urdhėruar tė keqtrajtuesve policorė-ushtarakė shovinistė maqedonė), ku ndėr shumė fėmijė, pleqė dhe gra, gjeti vdekejn edhe ish-rektori i Universitetit tė Kosovės, prof. dr. Samedin Mumxhiu).
Kulmi i terrorizimit dhe i antihumnizimit tė forcave tė sigurisė dhe tė atyre organizuese tė pritjes sė refugjatėve nga Kosova, ishte aplikimi i metodės hitleriste-ēetniko-fashiste serbe-ndarja dhe izolimi i anėtarėve tė familjeve. Ndarja e fėmijėve tė vegjėl dhe tė moshės sė mitur prej prindėrve dhe prej tė afėrmėve tė tyre, si dhe shkurtimi e vonesa e dhėnies sė ndihmės urgjente mjekėsore refugjatėve tė sėmurė dhe tė atyre tė dehidruar, pėr shkak tė mungesės sė ujit tė pijshėm, tė medikamenteve dhe tė ushqimeve tė nevojshme. Ndarja me dhunė dhe, duke pėrdorur forcėn fizike mbi anėtarėt e familjeve tė refugjatėve kosovarė, nuk ishte e rastit , por ishte paraprakisht e palinifikuar dhe e sinkronizuar me marrėveshjen e fshehtė tė kriminelėve serbomėdhenj paramilitarė dhe policorė tė regjimit gjenocidal serb tė Slobodan Milosheviqit.
Pikėrisht, mė 7 Maj 1999, kėtu nė Fort Dix tė Nju-Xhersit, unė sė bashku me familjen time tė pėrgjysmuar dhe, sė bashku me mijėra refugjatė tė tjerė kosovarė, pėrjetuam ringjalljen, lirinė, qetėsinė dhe diellin pranveror tė vendlindjes sime tė dytė, tė pa ėndėrruar ndonjėherė mė parė nė jetėn time, se do tė kem edhe njė vendlindje tė dytė-rezervė amerikane, e cila do tė mė dhuronte zgjatjen e jetės sime dhe tė popullit tim liridashės shqiptar kosovar, duke ardhur sėrish nė jetė. Me tu strehuar nė Fort Dix, prapė, filluam pėr tė marrė frymė lirisht si qenie normale njerėzore nė saje tė ndėrhyrjes dhe tė imobilizimit urgjent humanitar, mjekėsor, strehimor dhe tė ndihmės nė ushqime dhe nė veshmbathje nga tė gjitha strukturat dhe nivelet e shtetit dhe tė popullit amerikan tė Nju-Xhersit.
Edhe pse pritja dhe strehimi ynė u bė nė kompleksin e godinave mė moderne tė ushtrisė amerikane nė Fort Dix, pėr nga pėrmbajtja dhe pėr nga mėnyra e organizimit tė saj tė pėrsosur, ajo fare nuk dukej, as nuk i ngjante kurrfarė baze ushtarake, por mė tepėr linte pėrshtypje se jemi nė kompleksin mė bashkėkohor tė ndonjė qendre a pike tė zgjedhur turistike nė Amerikė., sepse si shėrbimet cilėsore, ashtu edhe personeli , kryesisht ushtarak dhe civil humanitar ishin aq tė afėrt me ne saqė nė mesin e tyre ndjeheshim mė shumė si mysafirė-miqė tė ngushtė dhe tė vjetėr tė tyre, sesa si refugjatė tė pafuqishėm dhe tė braktisur, ashtu siē ndjeheshim dhe pėsuam nė kampet e refugjatėve tė Stenkovecit, nė afėrsi tė Shkupit.
Krahas shėrbimeve dhe punės sė palodhshme, tė pėrditshme (ku krahas sigurimit tė ushqimeve, tė fjetjes, tė kontrollit sistematik mjekėsorė tė refugjatėve, zhvilloheheshin edhe kurset pėr mėsimin e gjuhės angleze) tė personelit gjithėpėrfshirės tė Bazės Fort Dix, rol tė rėndėsishėm dhe kontribut tė madh kanė dhėnė edhe tė gjitha masmediat e sistemit tė informimit tė Amerikės (radio, TV, gazeta etj.) , pėrfaqėsuesit e tė cilave pėr ēdo ditė kanė qenė tė pranishėm nė mesin tonė, duke intervistuar dhe duke marrė informacione nga dora e parė, tė cilat pėr ēdo ditė transmetoheshin dhe publikoheshin si pėr opinion publik, ashtu edhe pėr atė ndėrkombėtar pėr tė vėrtetėn e hidhur dhe tragjike qė kishin pėrjetuar refugjatėt kosovarė me rastin e deportimit dhe tė qėndrimit tė tyre nėpėr kampet famėkeqe tė Stenkovict tė Maqedonisė.
Qė nga shkelja nė pisitėn e aeroportit tė Nju-Xhersit dhe, deri nė fud tė qėndrimit disajavor nė qendrėn ushtarake FORT DIX, trajtimi dhe pėrkejdesi humanitar, njerėzor dhe miqėsor kanė qenė nė nivelin mė tė lartė dhe mė cilėsor sipas standardeve ligjore humanitare vendore amerikane dhe atyre ndėrkombėtare tė sė drejtės humanitare.
Ia vlen tė theksojmė faktin se, stadi i mbėshtetjes humanitare dhe i mikpritjes zemėrgjerė e bujare, tė ngrohtė dhe miqėsore amerikane tė afro 5 mijė refugjatėve shqiptarė nga Kosova kishte kaluar kufijtė e humanzimit tė standardizuar ndėrkombėtar, ishte diē mbi normalen e zakonshme ngase pritja dhe pėrkujdesi i gjithanshėm i bėrė nė kuptimin pozitiv nga shteti pritės i Nju-Xhersit ishte i barasvlershėm me pėrkujdesin e shtetasve amerikanė. Thjesht, ceremonia e pritjes dhe e mbikėqyrjes disajavore qė iu bė refugjatėve tė Kosovės nga ana e organeve dhe e institucioneve qeveritare (ushtarake dhe tė sigurisė), si dhe e atyre joqeveritare ishte e jashtėzakonshme dhe mė se e pėrkryerė nė ēdo aspekt tė humanizimit, tė etikės dhe tė drejtėsisė.
Kėtė pėrkrahje mė shumė se humane e provoi edhe qėndrimi miqėsor dhe mikpritja e ngrohtė e pėrfaqėsuesve zrytarė tė Nju-Xhersit (guvernatorė dhe senatorė etj.) tė cilėt, qė nė pistėn e aeroportit, me tė zbritur nga aeroplani, na dėshiruan mirėseardhje tė sinqertė, tė ngrohtė, miqėsore dhe dinjitoze, me dorėshtrėngim dhe me pėrqafim bujar dhe njerėzor mikpritės, tamam, sikur tė njihnim njėri-tejtrin shumė kohė mė parė dhe, sikur tė kishim qenė tė afėrt dhe miq tė vjetėr me vite apo dekada tė shkuara dhe, sikur tė ishim anėtarėtarė tė ndonjė delegacioni tė nivelit mė tė lartė shtetėror tė ndonjė shteti mik tė Amerikės, e jo refugjatė tė pafuqishėm dhe tė rraskapitur nga kampet e refugjatėve shqiptarė nga Stenkovci i Maqedonisė
(3) Shqiptarėt tė luftojnė terrorizmin, sepse janė viktima tė tij, kėtu e 100 vjet mė parė
Tentim a veprim armiqėsor kundėr interesave vitale dhe vlerave demokratike tė Amerikės, do tė thotė vetėvrasje pėr shqiptarėt dhe vrasje tė lirisė dhe tė pavarėsisė sė Kosovės dhe tė gjithė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan (edhe sot, edhe nesėr). Prandaj, duke mbajtur parasysh kėto arsye tė qėndrueshme, tė gjithė shqiptarėt liridashės kudo qė ndodhen nė botė, duhet tė tregohen tė urtė dhe vigjilentė nė shkallė perfekte, qė tė marrin masa urgjente preventive qė, me ēdo kusht tė parandalohet ēdo pėrpjekje e pėrzierjes, e indoktrinimit dhe e manipulimit tė faktorit shqiptar me ideologji dhe me veprime tė huaja agjitatore, subversive dhe terroriste armiqėsore kundėr Amerikės dhe shtetasve tė saj, kudo qė nodhen nė globin tokėsor, sepse Amerika dhe amerikanėt kurrėnjėherė nė historinė e tyre nuk kanė qenė armiqė tė shqiptarėve, as tė Shqipėrisė Etnike. Pėrkundrazi, kanė qenė dhe, sė fundi, me tė ndryshuar rrethanat nė sistemin e marrėdhėnieve ndėrkombėtare ( me tė pėrfunduar lufta e ftohtė, mė 1989) me vepėr konkrete dėshmuan sinqeritetin dhe mbėshtetjen e tyre tė gjithanshme tė mbrojtjes sė interesave jetike dhe tė drejtės sė ekzistencės sė shqiptarėve nė Ballkan. Shembull konkret, qė ka hyrė pėrjetėsisht nė historinė e marrėdhėnieve miqėsore shqiptare-amerikane, ėshtė shpėtimi dhe shkėputja e pėrgjithmonshme e Kosovės nga Serbia e Madhe gjenocidale dhe kolonialiste (1999-2007).
Prandaj, pavarėsisht nga ndėrmendja e keqe dhe tentativa e atyre shqiptarėve tė identifikuar nga FBI nė implikimin e komplotit terrorist me bashkėvepruesit e tyre, qė nuk kanė kurrfarė elementi ndėrlidhės me shqiptarėt, respektin dhe lojalitetin e tėrėsishėm tė shqiptarėve ndaj vlerave tė pacenueshme amerikane, askush nuk do tė jetė nė gjendje, as nuk do tė ketė kurrfarė fuqie qė ti prekė, ti zhbalancojė e as ti vrasė, nė asnjė formė, qofshin ato edhe tėrė ari i botės.
Mashtruesit, diversantėt, merecenarėt (si tė ratsit tė Fort Dix-it), nėse kanė penetruar apo synojnė tė penetrojnė nė hapėsirat shqiptare pėr tė indoktrinuar, spekuluar dhe manipuluar me ndonjė viktimė shqiptare tė terrorit serbosllav apo tė mjerimit ekonomik, duhet ta kenė tė qartė se Shqipėria Etnike, as shqiptarėt nuk i pėrkasin Azisė, as Afrikės, por Evropės Perėndimore, Illyrisė dhe Ilirėve. Sė kėndejmi, edhe Amerikės, e cila bėri dhe, po bėn ēdo gjė pozitivie qė shqiptarėt tė jenė tė lirė, tė pavarur dhe tė jenė Zot nė shtėpinė e tyre sikruse popujt e tjerė tė Ballkanit.
Kėtė investim tė paēmueshėm gjithėshqiptar, me bazė tė qėndrueshme historike dhe etnike evero-perėndimore, nuk do tė ketė gjasė qė ta vrasė, jo banda naive hibride e kompllotiste, e zbuluar nė Fort Dix, por asnjė forcė destruktive antishiptare-antiamerikane, antidemokratike dhe antipaqėsore qoftė e brendshme apo e jashtme me ide, me orientim, me progarm dhe me veprime tė errėta ekstremiste dhe fundamentaliste, me qėllim qė tė pėrgatitė a tė kryejė aksione subversive terroriste nė kurrizė tė zhvlerėsimit, tė degradimit dhe tė kompremetimit tė vlerave zakonore dhe demokratike liridashėse dhe paqėsore tė Kombit Shqiptar dhe tė Shqipėrisė Etnike nė Ballkan..
Prandaj, tė gjithė armiqtė e shqiptarėve, duhet ta kenė tė qartė si dielli se, ēdo orvatje (nė emėr tė rrejshėm tė ēfarėdo ndihme qoftė, pavarėsisht nga livruesit e tyre, se me ēfarė standardi i murkullojnė dhe i ambalazhojnė mbi bazėn religjioze a politike pėr realizimin e e qėllimeve tė ndyra dhe antinjerėzore nė emėr tė pseudohumanizmit religjioz apo shtetėror) e tyre pėr tė rekrutuar; merecenarė, terroristė dhe ekstremistė nė ambientin gjithėshqiptar, do tė pėrfundojnė duke e thyerė qafėn e tyre, ashtu si meritojnė, sipas kryerjes sė veprės sė tyre.
Boston, mė 15 maj 2007
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 40 vizitorë |
| Lexuar:
527 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|