| Cila dorė qenka mė e kuqe!? |
| Publikuar më 10 mars, 2010 nė orėn 23:17 ( ) |
Iljasa Salihu | Opinion | |
|
|
|
Qė dikush tė brengoset pėr tė tjerėt, fillimisht duhet tia bėjė njė pyetje vetės se, kush nė tė vėrtet jam unė, ia dua tė mirėn atij, apo vet unė kam qenė pjesėmarrės nė shndėrrimin e jetės sė tij nė ferr tė kėsaj bote.
Qė dikush tė futet nė gara se, kush shkrepi plumb i pari nė harmonin e marrėdhėniet ndėretnike nė vend, urgjentisht duhet tia bėj njė retrospektiv ngjarjeve tė cilėt e cenuan paqen nė vend, duhet tė interesohet rreth dėnimit tė aktorėve tė kėtyre krimeve dhe rreth pėsimit e degradimit tė personave tė pafajshėm. Qė dikush ta akuzojė dikė pėr krime dhe vrasje, sė pari duhet tė turpėrohet pėr lirin e kriminelėve dhe pėr robėrinė e tė pafajshmėve. Ndodh qė kriminelėt tė jenė pikėrisht ata qė akuzojnė, pse jo edhe ata qė mbrohen me kundėr akuza. Ndėrkaq, pėsorja si zakonisht dhe nė vazhdimėsi bie mbi popullin tonė tė pafajshėm, i cili pėrpos qė moralisht i dėnoi kėto mishmashe tė fėlliqura, ende diēka konkrete nuk ka arritur tė bėjė, neglizhencė kjo, si rrjedhojė e mbėshtetjes nė forcėn e tė zgjedhurve tanė.
Gjatė kėtyre ditėve, patėm rastin tė njoftohemi me akuza tė ndėrsjella mes partisė maqedonase nė pushtet dhe partisė opozitare maqedonase.
Duke mos u munduar dhe u lodhur shumė pėr objektin fyes e provokimin e radhės, kėsaj here partia maqedonase nė pushtet VMRO-DPMNE-ja, hapi njė ēėshtje tė re akuzash (por tė njohura nga ne qė moti) ndaj kreut tė LSDM-sė. Cėrvenkovski vihet nėn akuzė pėr incidentin nė Bit Pazar gjatė vitit 1993, ku sipas VMRO-DPMNE-sė u ushtrua dhunė brutale. Gjoja se prej kėtu paska filluar (dis)harmonia e marrėdhėnieve ndėretnike. Nė media zėdhėnės i VMRO-DPMNE-sė Aleksandar Biēikliski, deklaroi kėshtu: Me LSDM-nė dhe Branko Cėrvenkovskin filloi shuarja e Ēarshisė sė Vjetėr tė Shkupit. Me LSDM-nė dhe Branko Cėrvenkovskin filloi pėrkeqėsimi i bashkėjetesės nė Ēarshinė e Vjetėr tė Shkupit. LSDM-ja dhe Branko Cėrvenkovski i kanė rrahur qytetarėt e Ēarshisė sė Vjetėr tė Shkupit. Branko Cėrvenkovski ka keqtrajtuar kėta qytetarė me ushtrimin e dhunės nė mėnyrė brutale nga policia, Branko Cėrvenkovski ėshtė i papėrmirėsueshėm. Menjėherė pas kėsaj deklarate reagoi Emilijan Stankoviq, zėdhėnės i LSDM-sė. Mes tjerash ai tha: incidenti i Bit Pazarit nuk ėshtė asgjė nėse krahasohet me luftėn e 2001-shit dhe viktimat e rėna gjatė asaj periudhe, sa do qė Gruevski dhe VMRO-DPMNE-ja tė mundohen tė futin nė konfuzion opinionin me transmetimin e spoteve nga e kaluara, mbrėmė Gjorēe Petrovin, sot Bit Pazarin e nesėr ndoshta Kuklishin, ajo nuk ėshtė asgjė nė krahasim me vetėm njė shembull, Konfliktin e vitit 2001, Qeverinė e Lubēo Georgievskit, dorėn e djathtė e tij, Nikolla Gruevskin, viktimat nė civilė, personat e zhvendosur, skenarėt pėr ndarje tė Maqedonisė, ide prej tė cilave Gruevski asnjėherė nuk hoqi dorė. Kėshtu filluan lojėrat nėnēmuese tė radhės tė politikės maqedonase kundrejt popullit shqiptare, e jo tė politikės shqiptare. Partia nė pushtet doli me spot pėr trazirat e Bit Pazarit tė shtypura me dhunė nga lideri i LSDM-sė, kurse nga LSDM-ja lėshuan spotin qė tregon nė mėnyrė reale Maqedoninė 2010, si dhe shpenzimin e parave nga ana e Qeverisė.
Ndėrsa publiku i cili duhet tė jetė nė lojė nė cilėsinė e mbrojtėsve (partitė shqiptare), nėnēmimet e radhės i shikuan si probleme tė partive maqedonase. Jo tė nderuar, kėto janė probleme tona, ku me gjakun e shqiptarėve zhvillohen kampanja dhe marketingje politike. Nė kėto akuza kishin harruar qėllimisht ti paraqesin viktimat e kėtyre aksioneve barbare. Kėsisoj, ata u morėn vetėn me formėn, duke e anashkaluar tėrėsisht pėrmbajtjen. Normalisht qė do e anashkalojnė, kur kihet parasysh fakte se, burgjet dhe varrezat e produkteve tė kėtyre aksioneve janė tė mbushur vetėm me shqiptarė. Me kėtė, kėta tė pandershėm dėshirojnė qė tė artikulojnė edhe mė tej zymti dhe tmerr ndaj nėnave shqiptare qė ende po i lėngojnė plagėt e marra me rastin e vrasjeve dhe burgosjeve tė bijve tė tyre. Nėna e djemve tė tillė, tė cilėt akuzohen pėr ndonjė vepėr penale, sot e mot, mėngjes e mbrėmje, ėshtė duke i pritur bijtė e saj qė sė bashku ta festojnė bajramin dhe festėn e 28 nėntorit. Po ashtu, nėna e djalit tjetėr, mėngjes e mbrėmje pret tė takohet me djalin e saj nė botėn tjetėr, pėr tė cilin organet kompetente maqedonase i thanė se tė birin tuaj e ka vra vėllai i tij i gjakut, ndaj ne kundėr tij do tė jemi tė pamėshirshėm. Por, nėnat shqiptare, fare mirė i dini kėto dredhia, sepse tė njėjtin fat e patėn edhe baballarėt e tyre, nė ditėt e fundit tė shėrbimit ushtarak, duke ia sjellė xhenazen nė shtėpi, me arsyetim se filan personi ka bėrė vetėvrasje, edhe atė me automatik pas shpine. Kėto raste tė tmerrshme pėr kauzėn tonė shqiptare, mė sė mirė i ndėrthuri Fan Noli nė poezinė Syrgjyn gjallė e syrgjyn vdekur ku nė strofėn e parė poeti kėndon: Nėno moj, mbaj zi pėr vėllanė, me tre plumba na i ranė, na e vranė e na e shanė, na i thanė trathėtor. Ndaj, politikanėt tanė nuk duhet ta harrojnė faktin se, shqiptarin kur ta prekėsh nė moral, kur ta akuzosh pa tė drejtė, kur ta shpallėsh tradhtar dhe kur tenton ti shtysh nė hasmėri ndėrmjet veti, atėherė ke tentuar qė shqiptarin ta varrosėsh tė gjallė dhe heshtja nė garėn se kush mė shumė paska mbytur shqiptarė, apo kush mė shumė i paska duart e kuqe me gjak shqiptari, gjithsesi se ėshtė mė e dėmshme se vetė krimet e bėra nga ata.
Nuk lejojmė qė mbytja e dy apo tre shqiptarėve tė krahasohet me kurrgjė, me arsyetimin se partia tjetėr paska mbytur shumė mė shumė nė luftėn e 2001-shit, edhe atė civil tė pafajshėm. Nėse ėshtė kėshtu, atėherė pse nuk e paraqesin ndonjė padi penale nė organet e gjykatave vendore dhe ndėrkombėtarė. Por, ne fare mirė e dimė se sa ata ndjejnė keqardhje pėr vrasjen, trazirat dhe burgosjen e shqiptarėve, ndaj pėrmes kėtij shkrimi, shfrytėzoj rastin ti bėjė thirrje ndėrgjegjes shqiptare (lexo: kryesisht politikės shqiptare) pėr njė garė shumė tė ndjeshme, qė sot e asnjėherė, kėto vrasje dhe burgosje nuk do tia falim.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 22 vizitorë |
| Lexuar:
235 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|