Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
AH, ĒFARĖ PAVARĖSIE ĖSHTĖ KJO ORE?
Publikuar më 10 mars, 2010 nė orėn 23:41 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
(Ky shkrim ėshtė vazhdim i shkrimit tė dat. 3 mars 2010)

Shkruajnė: Xhemil ZEQIRI –Fadil SHYTI

-Mashtruesve politikė qė po krekosen nė Prishtinė, Tiranė Shkup e gjetiu, kinse, “pavarėsia e Kosovės u bė fakt i kryer”-pėrditė e mė shumė po u bien pendlat, ngazėllimi i tyre foshnjor pėrditė sa vjen e po zbehet; kur populli po e kupton qartė se, gjithēka ishte dhe mbeti mashtrim-vetėm brenda kornizave tė njė “autonomie tė zgjeruar”-siē do tė shprehej ēetniku, Vuk Drazhkoviq; kur do tė thoshte botėrisht: “Nėse shqiptarėve ua japim pavarėsi tė plotė, pėrsėri do tė ngritej nė luftė Serbia; -ndėrsa, nėse nuk ua japim shqiptarėve njė “autonomi tė zgjeruar”- qė, do tė ishte afėr statusit tė republikės, pėrsėri, do tė ngriteshin nė luftė shqiptarėt e Kosovės”.

-Prandaj, atėbotė u gjet njė lloj “modus –vivendi” –njė lloj baraspeshė midis diplomacisė evro-ndėrkombėtare dhe asaj serbe, qė, statusi i Kosovės tė “zgjidhej drejt” me Paketėn “ e famshme” tė Ahtisarit.

Prandaj, jo mė kot politikanėt pėrparimtarė danezė janė shprehur hapur
( para artikullshkruesit Xh. Z), kur i kanė shprehur keqardhjen qė:

“I nderuar mik Zeqiri, na vjen keq qė edhe kėsaj radhe, edhe pas kėsaj lufte, Kosova nuk do arrijė pavarėsinė e saj qė i takon”.

–Dhe, kanė shtuar mė tej: “Por, dije, se, kjo ndodhi mbase, jo vetėm pėr fajin e diplomacisė ndėrkombėtare, por edhe pėr faktin qė, politikanėt shqiptarė -me nė krye Ibrahim Rugovėn, nuk ishin aspak kėmbėngulės, por lėshuan pe –pėrballė kėtyre opsioneve politike”.

-Se, vėrtetė nuk kemi pavarėsi , ashtu si na takon ėshtė mohimi i paturpshėm i njė Referendumi dhe e drejta pėr Vetėvendosje i kombit tonė, pėr ardhmėrinė e tij! Nuk ėshtė aspak logjike as e drejtė qė, njė klikė reaksionare tė vendosin siē ėshtė mė sė keqi; pėr fatin e njė kombi, tė vendosin qė vendi tė ricopėtohet me decentarilzim, tė vendosin njė klikė politikanėsh tė pacipė, qė si tuxharėt e pashpirtė tė shesin pasurinė e atdheut me kushte tepėr tė pafavorshme, tė vendosin qė, ta nėpėrkėmbin klasėn punėtore duke e lėnė rrugėve atė; pa punė e pa ardhmėri; tė vendosin qė, legjislativi dhe ekzekutivi tė bien tėrėsisht nė vartėsinė e tė huajve!!!

-Prandaj, si pasojė e kėtyre “kompromiseve” tė paturpshme, tani, krejt natyrshėm mbi supet e atdheut tė shumėvuajtur po bien e do tė bien mė tej, mėnyrra tepėr tė rėnda! Prandaj, krizat ekonomike, politike, sociale, morale, kulturore, shkencore e tė tjera, janė tepėr tė theksuara nė Kosovėn shqiptare dhe nė vise tė tjera ku i kanė shtrirė shigjetat vrastare kolonizatorėt dhe okupatorėt sllavo-xhelatė.

-Se, nuk kemi pavarėsi qė na takon a nuk flet fakti tepėr i hidhur kur policia e Kosovės (SHPK-ja) ėshtė e detyruar t“i persekuton bijtė e bijat shqiptare tė Lėvizjes Vetėvendosje, ėshtė e detyruar nga UNMIK-u dhe EULEX-i, qė, padrejtėsisht ta ndjekė udhėheqėsin e rinisė e tė popullit shqiptar, Albin Kurtin.

-Po, a nuk i bėri dikur po kėto turpe e krime nė kohėrat e errėta tė Titos e tė pas-titoizmit, ish-policia e Kosovės, duke i ndjekur, vrarė e burgosur bijtė e bijat ēlirimtarė/e, tė Kosovės?!
-Po, a nuk ėshtė ky njė “ves” i keq i mercenarizmit nėn diktate tė huaja dhe me bekimin e turpshėm tė pushtetarėve tė ethshėm pėr pushtet dhe tė pajtuar me- pa shtetsi, tė pajtuar me “autonomi tė zgjeruar” sipas recetave drazhkoviqiste, sollanjane, ēerdominiviqe dhe ahtiosaroviqe... !


-Pėrderisa, padrejtėsitė ekonomike, madje, brenda popullit tė Kosovės –kur, njė kombėsi me 5% privilegjohet; si ajo e stimulimit tė kolonėve serbė qė tani po ri-kthehen nė Kosovė; kur, qeveria e Kosovės atyre iu ndėrton shtėpi dhe ua jep peshqesh nga 20.000 euro pėr tė hapur biznese etj...

-Ndėrsa, pėrditė po lexojmė dhe po dėgjojmė sesi shokėt e komandantit legjendar, Adem Jashari po ngelin rrugėve tė papunė e pa shtėpi, ndėrsa ata qė i pranuan turpet e dėshtimeve tė fitoreve kombėtare; tani, krenohen dhe krekosen gjatė festave siē qe ajo e “flakės sė janarit”.

-Kur jemi duke trajtuar ēėshtjen e riatdhesimit: shtrojmė pyetjen; pse askush nga mėrgimtarėt shqiptarė qė janė dėbuar me zjarr e hekur nga regjimet serbe; nga vatrat e veta nga Kosova Lindore dhe nga Kosova qendrore etj, nuk stimulohet as ndihmohet tė riatdhesohet; a nuk ėshtė kjo njė aparteid i llojit tė vet. Pra, ata qė sot gojėn e kanė plot demokraci, nuk po hezitojnė qė, pėr interesat e tyre personale, partiake e grupore tė bėjnė njė segregacion tė tillė qė vėrtetė ėshtė i palejueshėm sipas konventave ndėrkombėtare; qė u pėrkasin lirive dhe tė drejtave tė njeriut dhe tė kombeve.

Serbia, si fajtore e kėsaj tragjedie do tė duhej tė detyrohej nga faktorėt e brendshėm dhe tė jashtėm -ta bėnte kėtė!

Tani, kur po i shkruajmė kėto radhė, ministri i jashtėm i Shqipėrisė, Ilir Meta sė shpejti do tė vizitojė Beogradin; vallė a do tė ketė kurajėn qė ta ngritė kėtė ēėshtje pėrballė “shenjtorėve” serbo demokratė tė B. Tadiqit?!

-Gjithashtu, njė segregacion i pashembullt pėr Ballkanin dhe Evropėn sot; po bėhet edhe ndaj shqiptarėve qė jetuan nė trojet e veta nė ish-Jugosllavi dhe nė Greqi; tė cilėt pėr mė tepėr se njė shekull u detyruan qė nga dhuna serbo-malazeze dhe maqedonase t“i lėnė vatrat e tyre stėrgjyshore.

-Pėrse, nga qeveria “demokratike” Tiranės, e Prishtinės dhe politikanėt shqiptarė tė Shkupit dhe ata nė Podgoricės nuk organizohen ministri pėr riatdhesimin shqiptarėve qė nga Toplica, Tregu i Ri, (Novi Pazari), Mitrovica, Malėsia e Madhe, Manastiri e deri nė Ēamėri?!

-Pėrse, bashkėsia ndėrkombėtare nuk e ngre zėrin e arsyes edhe pėr padrejtėsitė qė iu kanė bėrė kombit tonė pėr mė tepėr se njė shekull.

-Pėrse, shtetet “demokratike” qė sot po ndajnė miliona euro e dollarė pėr riatdhesimin kolonėve tė huaj nė tokat shqiptare; nuk e ndajnė asnjė qindarkė leku, pėr shqiptarėt?!


-Nė qoftė se bashkėsia ndėrkombėtare kėrkon me ngulm qė tė riatdhesohen kolonėt serbo-malazezė e tė tjerė; edhe pėr qeveritarėt shqiptarė do tė nderin e tyre dhe nė pėrgjegjėsinė e tyre morale dhe kombėtare-por, edhe historike qė tė interesoheshin me vendosmėri qė kėta qindra e madje - miliona refugjatė shqiptarė tė riatdhesoheshin nė trojet e veta...

-E, kjo natyrisht se nuk do tė arrihet kurrė me pėrpjekjet dhe zhurmat politike foshnjore qė: “tė hapen kufijtė ballkanik dhe evropianė, “tė fitohet e drejta e vizave edhe pėr shqiptarėt”.

Nuk bėhet Shqipėria Etnike, duke u zbrazur popullsia e saj nga vatrat stėrgjyshore.
-Nuk evropianizohet Shqipėria sipas standardeve tė vėrteta demokratike evropiane duke u bėrė ricopėtimi dhe dezintegrimi i saj!
-E, kjo fatkeqėsisht po bėhet pėrditė para syve tė botės.


Shqipėria Etnike, bėhet Shqipėri demokratike duke e forcuar identitetin e saj, ekonominė e saj, politikat e saj kombėtare, policinė dhe ushtrinė e saj – e jo duke e bėrė tė varur nga qarqe armiqėsore dhe jo serioze tė fqinjėve tė saj –siē ėshtė Greqia e cila jo rrallėherė deklarohet hapur se ka pretendime territoriale pėr “Vorio-Epirin” siē e quan ajo Shqipėrinė e jugut. Greqia, e cila etje pėr gllabėrimin e njė pjese detare; qė nesėr padyshim -do t“i spėrkaste me gjak shqiptarėsh atdhetarė, brigjet e Jonit.

vijon...

Danimarkė -Suedi, 11 Mars 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 33 vizitorë
Lexuar: 301 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi