Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Sulmet fizike kanė pėr qėllim pastrimin etnik
Publikuar më 11 mars, 2010 nė orėn 23:28 ( ) Opinion |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nė kuadėr tė politikave tė veta tradicionale pėr zhdukjen e tėrėsishme apo uljen e pjesėshme tė numrit tė popullsisė shqiptare, pushteti jugosllav ka pėrdorur dhunėn fizike nė shkallė tė gjerė apo mė tė kufizuar nė periudha tė ndryshme kohore dhe nė varėsi tė rrethanave shoqėrore. Kėtė e ka bėrė nė mėnyrė tė planifikuar, tė pėrpiktė e shumė shkencore duke u bazuar nė projekte e elaborate tė ndryshme qė kanė hartuar inetelektualė tė ndryshėm jugosllavė, d.m.th sėrbė, sllavomaqedonas e sllavomalazezė.

Nga: Valon Kurtishi

Nė kėtė kuadėr edhe pushteti sllavomaqedonas i shtyrė e nxitur nga ai qėndror jugosllav ka organizuar veprime nga mė tė ndryshmit qė qėllim kryesor e kanė pasur zhdukjen apo largimin sa mė tė madh tė shqiptarėve nga IRJM. Sulmet janė organizuar dhe realizuar nga forca tė uniformuara policore, nga organe tjera shtetėrore si tatimorėt apo inspektoratet e ndryshme ndėrtimore e deri tek organizimi dhe instrukimi nė fshehtėsi i huliganėve tė ndryshėm qė gjoja skanė asnjė lidhje me pushtetin shtetėror.

Skenat e tmershme tė rrėnimit tė mureve reth shtėpive tė qytetarėve shqiptarė nga vitet 80 tė shekullit tė kaluar janė duke u rikthyer nė forma tė ndryshme nė vitin 2010. Atėbotė (1988) pushteti komunist sllavomaqedons nė njė fushatė tipike terroriste nuk u ndal as para trupit njerėzor tė Nuredin Nuredinit nė Haraēinė duke e varosur pėr sė gjalli nė rrėnojat e shtėpisė sė tij kėtė martir tė kombit tonė. Aksioni nė fjalė ishte njė nga format e pėrdorura nė atė strategjinė e madhe pėr uljen e numrit tė shqiptarėve nė IRJM ku pėrveē prishjes sė mureve rrethuese tė shtėpive, hynte edhe prishja e shtėpive tė ndėrtuara gjoja pa lejen e organeve komunale, ndalimin e punėsimit tė shqiptarėve nė ndėrmarjet publike, ndalimin e emėrtimit tė fėmijėve shqiptarė me emra ilirė e shqip, inkurajimin dhe nė shumė raste edhe detyrimin e shqiptarėve qė tė regjistrohen si turq dhe tė largohen nė Turqi, inkurajimin e emigrimit nė Europėn perėndimore ose edhe nė Amerikė pėr shqiptarėt e zonave periferike si Prespa, Manastiri apo Dibra, inkurajimin e shqiptarėve sllavishtfolės qė tė regjistrohen si maqedonas myslimanė, korruptimin e klerit mysliman pėr tė pėrhapur sa mė shumė nė familjet shqiptare emrat arab dhe turq, hapjen e paraleleve tė detyrueshme me mėsim nė gjuhėn maqedonase nė zonat e banuara me shqiptarė, mbajtjen e detyrueshme tė evidencės pedagogjike nė gjuhėn maqedonase dhe largimin nga puna apo diferencimin e asaj pjese tė vetėdijshme tė mėsuesisė shqiptare qė i kundėrvihej kėtij vendimi diskriminues e asimilues, uljen e kuotave pėr shkollarėt fillorė e tė mesėm me mėsim nė gjuhėn shqipe, uljen e numrit tė paraleleve dhe mbylljen e gjithė shkollave tė larta nė gjuhėn shqipe, ndalimin apo pengimin e valėve tė RTSH nė territorin maqedonas dhe jugosllav nė pėrgjithėsi, diskriminimin e pėrditshėm nga administrata publike, zbulimet e kohėpaskohshme nga ana e Sigurimit Jugosllav tė grupeve tė a.q marksiste, leniniste apo nacionaliste, separatiste, iredentiste shqiptare, tė cilėt dėnoheshin nė procese tipike staliniste me burgime tė gjata, fyerje dhe nėnēmime ndaj shqiptarėve kudo nė vende publike, rahjet dhe maltretimet e pėrditshme tė qytetarėve nga policia e uniformuar, rahja e ēdoditshme e shqiptarėve nga grupe bandash sllave apo edhe thyerja publike e objekteve afariste tė shqiptarėve nė Beograd, Nish, Zemun, Shkup, Manastir, Kumanovė e zona tjera ku shqiptarėt ishin pakicė e popullsisė, e shumė akte e veprime tjera vandaliste qė ndodhnin si nė territorin e ish Republikės socialiste tė Maqedonisė ashtu edhe nė tė katėr anėt e ish RSFJ.

Nė njė formė shumė interesante e tė ēuditshme bashkė, njė numėr i kėtyre dukurive e fenomeneve shoviniste e primitive janė duke u rikthyer kohėve tė fundit nė shoqėrinė fyromiane.
Duke qenė se rrethanat ndėrkombėtare nė dy dekadat e fundit kanė ndryshuar shumė dhe sot nuk mund tė pėrdoret mė nė mėnyrė tė hapur para gjithė opinionit ndėrkombėtar kundėr qytetarėve tė njė vendi europian forca e uniformuar shtetėrore, kundėr qytetarėve shqiptarė ka filluar tė veprojė mė tepėr krahu banditesk i pėrbėrė nga kriminelė tė rėndomtė. Sulmet e tyre nė tė shumtėn e herės janė tė “rastėsishme”, dhe agresorėt mbeten gjithmonė tė paidentifikuar. Hetimet policore mbeten si zakonisht nė “rjedhė e sipėr”. Viktima tė kėtyre sulmeve janė qytetarė tė thjeshtė shqiptarė tė ndodhur nė momentin e krimit nė shtėpitė e tyre, nė rrugė, nė parqe publike, nė stadiume, nė qendra tregtare, nė pishina, nė vendet e tyre tė punės, nė organe tė ndryshme shtetėrore etj. Shihet qartė ekzistenca e njė organizmi tė panjohur kriminal antishqiptar, i cili punon ditė e natė pėr tė krijuar njė psikozė tė frikės kolektive tė shqiptarėt nė zona tė caktuara tė IRJM-sė. Si zakonisht kėto sulme tė mirėorganizara ndaj njerėzve qė e flasin publikisht gjuhėn shqipe apo ndaj atyre qė nė pamje tė jashtme vlerėsohen se mund tė jenė shqiptarė, ndodhin nė zona qėndrore urbane tė banuara dhe frekuentuara ekskluzivisht nga sllavishtfolės etnikė, apo edhe nė qytete tė tilla si Manastiri ku numrat e popullsisė shqiptare kanė rėnė nė nivele tė tilla tė pabesueshme prej 3 deri 4% tė popullsisė, nga 60 – 70% sa ka qenė aty historikisht prania shqiptare.

Para disa muajsh, mė saktėsisht nė korrik 2009 nė Nerez tė Shkupit njė grup i tifozėve tė klubit futbollistik Vardari tė njohur me emrin “Komitė”, organizoi njė sulm kundėr banorėve shqiptarė tė kėsaj lagjeje. Nerezi ėshtė njė zonė shqiptare e cila pėr dekada tė tėra nuk urbanizohet nga autoritetet lokale tė Shkupit pasi banohet nė shumicė nga popullsi etnike shqiptare. Kjo na bėn tė dyshojmė qė sulmi i kėtyre huliganėve tė ketė prapavijė politiko-etnike dhe tė jetė organizuar pikėrisht nga organet shtetėrore qė nuk pranojnė tė urbanizojnė kėtė pjesė shqiptare tė kryeqytetit. Sulmi mė i fundit i para dy ditėve i kėtyre huliganėve ndaj njė grupi tė qytetarėve ku u lėndua rėndė njė fėmijė, ishte veprimi i disatė me radhė banditesk kundėr qytetarėve shqiptarė nė Shkup. Edhepse kanė kaluar dy ditė nga rasti tragjik, askush nuk ėshtė thirur nė pėrgjegjėsi ligjore nga ana e Policisė sė shtetit. Kjo vėrteton tezėn e frikshme pėr njė organizim dhe planifikim shtetėror tė kėtyre sulmeve tė shumta kundėr qytetarėve shqiptarė qė ndodhin nė kryeqytet apo pjesė tjera tė vendit.
Duke parė gjithė kėtė fushatė kėrcėnuese, kėrkohet qė shqiptarėt etnikė tė punėsuar nė MPB tė marin masa energjike nė mbrojtje tė jetės dhe integritetit fizik tė qytetarėve shqiptarė, pasi pjesa sllave e kėtyre strukturave duket qartė qė jo vetėm nuk e kryen detyrėn ligjore, por inkurajon aket e tilla qė kanė pėr qėllim spastrimin etnik tė zonave tė piketuara pėr kėtė punė nė kėtė vend dyetnik. Kjo u pa nė rastin e sulmit nė Nerez ku MPB nė njė akt tė paprecedentė diskriminues antishqiptar dhe anticivilizues lėshoi 8 padi ndaj sulmuesve kriminelė sllavė dhe 20 padi tė pabaza ndaj qytetarėve shqiptarė. 20 paditė e ēuditshme u ngritėn kundėr familjarėve shqiptarė qė nė njė akt dėshpėrues vetėmbrojtės u pėrpoqėn tė shpėtojnė veten dhe familjarėt e tyre nga dhunimi fizik. Nėse MPB si organ shtetėror i autorizuar me kushtetutė dhe ligje qė tė sigurojė dhe mbrojė jetėn, pronėn private dhe pasurinė e qytetarėve nuk e kryen punėn e vetė, do tė paraqiten forma alternative tė organizimeve vullnetare pėr vetėmbrojtje tė shqiptarėve. Dalja nė skenė e organizatave tė tilla alternative tė forcės nėnkupton fillimin e fundit tė kėtij shteti diskriminues.
Sulmet e kėtilla terroriste ndaj shqiptarėve nė ambiente publike apo nė shtėpitė dhe pronėn e tyre private tregojnė qartė qė nė kėtė vend nė shtresa tė gjera shoqėrore mbretėron njė frymė e sėmurė raciste antishqiptare. Ky ėshtė njė fenomen i rrezikshėm social i histerisė kolektive i cili ėshtė rrėnjosur thellė nė shpirtin dhe ndėrgjegjen e mė tepėr se gjysmės sė popullsisė sė vendit. Pėr mė tepėr, fenomeni i racizmit omniprezent antishqiptar del pėrtej kufinjve tė Fyromit duke marė pėrmasat ballkanike tė njė aleance tė sėmurė, primitive dhe ekstremiste antishqiptare tė sėrbėve, grekėve, sllavomaqedonasve dhe sllavomalazezėve. Ky ėshtė njė problem serioz i llojit tė urrejtjes kolektive tė cilit Bashkimi Europian duhet ti kushtojė vėmendjen dhe seriozitetin e duhur nė interes tė stabilitetit afatgjatė nė kėtė rajon. Prezenca ndėrkombėtare nė Shkup duhet tė ushtrojė ndikimin e vet duke bėrė presionin e duhur tek pjesa sllave e pushtetit e cila duket se e kontrollon shtetin plotėsisht, qė tė ndalė kėto veprime terroriste nė mes tė Europės nė shekullin e XXI. Pėrndryshe asgjė nga fjalėt e mėdha pėr njė Europė tė bashkuar, demokratike e tolerante ku tė gjithė ndjehen dhe janė tė barabartė. “Tė bashkuar nė diversitet” tė bėhet realitet edhe nė Ballkanin e prapambetur sllavo-bizantino-otoman.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 26 vizitorë
Lexuar: 285 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖ...
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:35
FRONTI DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR KĖSHILLI MBARĖKOMBĖTAR KRYESIA QĖNDRORE Nr. 0015 prot. REAGIM I FRONTIT DEMOKRATIK PĖR BASHKIM KOMBĖTAR ...
RECIPROCITETI I KONTESTUAR
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29
Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė...
NĖNSHTETĖSI SHQIPTARE, GJITHĖ SHQIPTARĖVE!
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:24
Letėr tė hapur drejtuar presidentit tė Shqipėrisė Bamir TOPI
SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I...
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10
Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve...
Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59
Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),...
më shumë nga - Opinion »
 
 

© 2010 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi