| Largimi shqiptarėve tė Luginės dhe Maqedonisė-pasojė e politikės diskriminuese dhe mjerimit social |
| Publikuar më 11 mars, 2010 nė orėn 23:39 ( ) |
Fehmi Ramadani | Opinion | |
|
|
|
Gjeostrategjia e PMB-sė dhe Rrafshit tė Kumanovės
Lugina e Preshevės (PMB) sė bashku me Komunėn e Likovės dhe rrafshin e Kumanovės deri nė fshatin Haraēinė tė Shkupit janė vendbanime me shumicė shqiptare qė kanė njė pozitė mjaftė tė rėndėsishme politike e gjeostrategjike, si pėr shkak tė korridorit 10tė, por edhe pėr shkak tė pozitės sė saj qė lidh perėndimin me lindjen. Jo rastėsisht pėr kėtė rajon janė zhvilluar beteja tė rėndėsishme pėr mbizotėrimin e tyre. Sundimi i tyre nga serbėt dhe sllavo-maqedonasit u ka sjellė interesa nacionale, si dhe pėrfitime tė mėdha materiale. Beteja pėr sundim pėrfundimtar tė kėsaj hapėsire shqiptare ende nuk ka mbaruar, por pėrpjekjet janė nė vazhdimėsi e sipėr.
Nė fokus tė kėsaj beteje janė edhe zhvillimet e fundit nė kėto vendbanime shqiptare, sidomos me largimin masiv tė banorėve tė saj nėpėr shtetet e Evropės perėndimore pėr tė kėrkuar azil, apo strehim tė pėrhershėm. Qė nga 19 dhjetori i vitit 2009, me fillimin e procesit tė liberalizmit tė vizave ndaj Serbisė dhe Maqedonisė, nga vendbanimet shqiptare tė Luginės sė Preshevės, Likovės, Kumanovės dhe qyteteve tjera tė Maqedonisė pėr nė shtetet e Evropės perėndimore deri mė tani janė larguar rreth 200.000 banorė tė saj, kryesisht shqiptarė. Pas eksodit tė madh tė shqiptarėve nga Toplica, Nishi dhe Vranja nė vitin 1913, ky ėshtė eksodi mė i madh qė po i ndodhė kėtij populli nė vitin 2010 tė shekullit XXI.
Tani, shtrohet pyetja, pse vėrtet po largohen shqiptarėt e Luginės dhe Maqedonisė nga trojet e tyre tė lashta? Cilat janė shkaqet kryesore qė kėta njerėz kaq lehtė tė lėnė familjet e tyre, shtėpitė, tokėn, varret e tė parėve dhe gjithēka tjetėr vetėm tė ikin dhe shkojnė nė tokėn e premtuar pėr njė jetė mė tė mirė? Cilėt janė fajtorėt kryesor pėr varfėrinė, papunėsinė, paperspektivėn, pasigurinė dhe gjendjen e tyre tė mjerė sociale? Ēfarė do tė ndodhė nesėr me Shqipėrinė dhe Kosovėn, nėse vjen deri te liberalizimi i vizave? A do tė zbrazen edhe kėto troje, edhe pse janė shtete, njėra gati pėr 100 vjet, ndėrsa tjetra dy vjet pėrpjekje tė formėsimit tė saj? A ėshtė fajtore edhe vetė Evropa pėr njė gjendje tė tillė? Nė llogari tė kujt shkon kjo situatė? Kėto janė vetėm disa pyetje qė do tė shqyrtohen nė kėtė analizė.
Numri i banorėve tė PMB-s- dhe Rrafshit tė Kumanovės
Lugina e Preshevės (PMB) nė regjistrimin e vitit 1991 ka pasur rreth 107.000 banorė, ndėrsa nė vitit 2002 rreth 77.000 banorė shqiptarė. Sipas UNHCR-sė, gjatė luftės sė Kosovės nė vitin 1999 kėto treva i kishin braktisur rreth 30.000 banorė, kryesisht shqiptarė, tė cilėt kurrė nuk janė kthyer. Ndėrsa, tani nga dhjetori i vitit kėto vendbanime i kanė braktisur edhe 10.000 banorė tė saj. Presheva kishte rreth 45.000 banorė, prej tyre 41.850 shqiptarė, pra rreth 93 pėr qind, ndėrsa 7000 janė serbė, romė etj, tė cilėt pėrbėjnė rreth 7 pėr qind. Bujanoci ka rreth 50.000 banorė, prej tyre 31.000 shqiptarė, rreth 62 pėr qind, ndėrsa tė tjerėt janė serbė, romė etj. Medvegja kishte rreth 15.000 banorė, prej tyre kanė qenė 4.800 shqiptarė, apo rreth 32 pėr qind, ndėrsa 10.000 janė serbė, romė etj. Kumanovė ka rreth 77.000 banorė, prej tyre 47.743 sllavo-maqedonas (62,60%), 18.278 shqiptarė (23,96%), 5.230 serb (6,86%) dhe 4.056 romė (5,32%). Kurse, Komuna e Likovės ka 27.058 banorė, prej tyre 97 pėr qind shqiptarė, 1,4 pėr qind serb, 0,6 sllavo-maqedonas dhe 0,6 pėr qind tė tjerė. Kjo ėshtė njė komunė e re themeluar pas vitit 1990 dhe pėrfshinė 22 fshatrat shqiptare nė kufi me Luginėn e Preshevės. Supozohet se vetėm nga kėto treva deri mė tani janė larguar rreth 40 mijė shqiptarė, ndėrsa nga trevat tjera, sidomos tė Maqedonisė perėndimore janė larguar rreth 160.000 qytetarė tė saj. Kėtė numėr sė fundi e kishte konfirmuar edhe vetė MUP-i i Maqedonisė.
Diskriminimi politik dhe mjerimi social
Ky eksod masiv i popullatės shqiptare nga trevat e tyre tė vjetra bėhet pėr shumė shkaqe, ndėrsa kryesorėt janė: diskriminimi politik, pasiguria, varfėria, papunėsia, dhe paperspektiva pėr tė ardhmen e tyre. Dihet se Lugina e Preshevės ishte zona mė e prapambetur nė ish-Jugosllavi dhe Beogradi pėr 50 vjet nuk kishte investuar ndonjė investim serioz nė kėtė rajon. Mbi 80 pėr qind e popullatės shqiptare tė Luginės merret kryesisht me bujqėsi dhe nuk ka kurrfarė tė ardhura tjera nga shteti. Pak fabrika qė ishin ndėrtuar nė kohėn e komunizmit mė shumė ishin punėtori politike se sa fabrika prodhimi. Aty punėsoheshin mė shumė serb dhe tė tjerė, bile kishte raste kur kėta punėtorė barteshin me autobusė nga Vranja e Kumanova pėr tė punuar nė Preshevė e Bujanoc. Kishte njė diskriminim tė hapur ndaj popullatės shumicė. Tani, njė pjesė e njerėzve tė Luginės jetojnė dhe punojnė nėpėr Evropė dhe Amerikė dhe nga atje mbajnė familjet e tyre. Ky ėshtė burimi kryesor i jetesės sė tyre. Pas vitit 1990 edhe ato pak fabrika qė ishin u shkatėrruan plotėsisht dhe nuk punon asnjė firmė shtetėrore. Mbi 60 pėr qind e popullatės sė Luginės janė tė papunė, ndėrsa tė rinjtė qė shkollohen kryesisht nė Kosovė nuk i njihen diplomat e kėtij shteti dhe mbesin nė rrugė. Ata nuk shohin asnjė perspektivė pėr tė ardhmen e tyre dhe pėr kėtė shkak janė tė detyruar tė braktisin vendin e tyre. Gjithashtu, faktori i pasigurisė sė popullatės shqiptare, sidomos me militarizimin e rajonit dhe trysnisė xhandaresko-policore, atėherė kjo edhe mė shumė po nxit largimin e tyre. Beogradi nė Luginė ka stacionuar rreth 1500 pjesėtarė tė ushtrisė, xhandarmėrisė dhe policisė serbe, ndėrsa vetėm nė Boroc tė Bujanocit ka ndėrtuar bazėn ushtarake pėr 1000 pjesėtarė elite tė xhandarmėrisė serbe. Beogradi pėrmes militarizmit tė rajonit dėshiron tė shpopulloj kėto vendbanime dhe tė popullojė me serbė. Qeveria serbe me mos investime nė kėtė rajon ka pėr qėllim krijimin e mjerimin social (qė deri diku e ka arritur) tė shqiptarėve nė mėnyrė qė tė mos kenė tė ardhme tė mirė pėr jetėn e tyre. Njėzet vitet e fundit kėtė politikė e kishte arritur ta realizojė nė Medvegjė, tani dėshiron nė Bujanoc, ndėrsa Preshevėn dėshiron ta shndėrrojė nė zonė tė izoluar, pėr hesape tė manipulimit politik. Planet e Beogradit janė permanente kundėr popullsisė shqiptarėve, dhe padyshim ėshtė fajtori kryesor pėr gjendjen e rėndė tė kėsaj popullate.
Gjithashtu, edhe nė Komunėn e Likovės dhe tė Kumanovės shqiptarėt pėr njė kohė ishin tė diskriminuar dhe tė lėnė nė varfėri tė madhe. Sllavo-maqedonasit pėr njė kohė tė gjatė kishin ushtruar trysni shtetėrore, sidomos kundėr shkollimit tė tyre dhe zhvillimit ekonomik. Deri nė vitet 90ta nuk kishin shkollim as tė mesėm dhe kėta bėnin eksperimente me njėfarė shkollimi tė pėrzier, e cila mė vonė kishte pėr pasojė reagimin e popullatės, por edhe burgosjen e shumė shqiptarėve tė kėtij rajoni. Nė Kumanovė gjendja ekonomike ishte pak mė e zbutur, sepse kishte disa fabrika dhe njė ekonomi relativisht tė zhvilluar, ndėrsa nė Likovė popullata e saj merrej kryesisht me bujqėsi dhe kishte njė jetė tė rėndė. Pas, luftės sė vitit 2001 shpresat ishin tė mėdha pėr njė zhvillim mė tė madh tė shqiptarėve, por Qeveria e Shkupit ka bėrė shumė pak, sidomos nė zhvillimin e tyre ekonomik, hapjen e vendeve tė reja tė punės dhe zbutjen e mjerimit social. Kjo Qeveri mė shumė po merret me projekte njė nacionale, sidomos me Projektin e Shkupit tė Ri ku jetojnė kryesisht sllavo-maqedonasit dhe haptas bėnė diskriminimin e qytetarėve tė saj. Aty ku jetojnė sllavo-maqedonas me shumicė ka investime dhe punė, ndėrsa aty ku jetojnė shqiptarėt me shumicė nuk ka investime dhe punė. Popullata shqiptare vetėm me forcat e veta ka arritur tė krijojė disa biznese tė rėndėsishme nė kėtė vend, por jo nė formė tė kėnaqshme dhe tė duhur. Pėr kėtė shkak, ky shtet ėshtė fajtori kryesor pėr gjendjen e vėshtirė tė popullatės shqiptare nė kėtė shtet dhe duhet tė bartė tė gjitha pėrgjegjėsitė pėr largimin masiv tė tyre nga vendet e tyre pėr nė vendet evropiane.
Pėrgjegjėsia e liderėve politik
Por, jo vetėm Beogradi dhe Shkupi janė tė vetmit fajtorė pėr krizėn qė ka popullata shqiptare e kėtyre vendeve, kėsaj gjendjeje bukur mirė i kanė kontribuar edhe udhėheqėsit tyre politik, tė cilėt ka njė kohė tė gjatė nuk po merren me problemet konkrete tė qytetarėve tė vet, por vetėm mė shumė po merren me interesat e tyre personale dhe grupeve tė interesit. Si mund tė shpjegohet fakti qė shqiptarėt e Maqedonisė janė nė Qeveri dhe shumė pak kanė punuar pėr zgjidhjen e problemeve tė popullatės sė saj. Hiq projektet e infrastrukturės, tė cilat mė shumė ishin projekte tė Bashkėsisė ndėrkombėtare se sa tė Qeverisė sė Shkupit, nė segmentet tjera ėshtė punuar shumė pak, tė mos thuhet aspak. Nė Kumanovė dhe Likovė tė gjitha fabrikat e mėhershme janė mbyllur, ose shitur, ndėrsa fabrika tė reja nuk ka. Papunėsia ka shėnuar rritje tė madhe, ndėrsa dukuritė negative si droga, alkooli, prostitucioni, etj kanė marrė zhvillim tė madh. Jeta e tė rinjve ėshtė vėshtirėsuar shumė, sepse shteti nuk ka krijuar politika adekuate zhvillimore dhe tė punėsimit tė tyre. Kjo Qeveri mė shumė merret me retorikė nacionaliste se sa me zhvillimin e projekteve nė dobi tė qytetarėve tė saj. Pra, pėrfundimisht shqiptarėt nuk janė tė barabartė nė kėtė shtet dhe pėr kėtė arsye po vuajnė pasojat e tij.
Pastaj, si ėshtė e mund nė qendėr tė Preshevės vijnė autobusė tė shumtė pėr tė bartur njerėz jashtė vendit, ndėrsa politikanėt e saj tė mos alarmojnė botėn pėr gjendjen e vėshtirė tė tyre? A kanė ndonjė projekt konkret kėta politikan, si pėr zbutjen e varfėrisė, punėsimin e tyre, apo zgjidhjen e ndonjė problemi tjetėr? Dihet politika diskriminuese e Beogradit karshi Luginės, por cili ėshtė Plani i liderėve tė Luginės nė zgjidhjen problemeve tė qytetarėve tė saj? Deri mė tani nuk kemi parė ndonjė plan qė ia vlen tė pėrmendet, pėr veē deklaratave patriotike dhe shterpe, kuptohet pėr llogari tė grupeve tė tyre tė interesit.
Nė Luginėn e Preshevės shpresat ishin tė mėdha sidomos pas konfliktit tė vitit 2001, se do tė kenė njė jetė mė tė mirė, por Qeveria e Beogradit pėr veē premtimeve boshe qė kishte dhėnė se do tė realizojė projekte tė ndryshme nė pėrmirėsimin e jetės sė popullatės shqiptare, asgjė mė shumė nuk kishte bėrė. Po, investime nė baza ushtarake, xhandarmėri dhe polici, por, jo nė infrastrukturė dhe ekonomi. Ky shtet kishte shkuar aq larg sa qė kur njė shtetas i saj i pėrkatėsisė shqiptare nga Bujanoci deshi tė blinte njė fabrikė nė Vladiēin Han kishte reaguar Qeveria serbe dhe i kishte ndaluar qė ky shqiptarė tė fitonte tenderin e kėsaj kompanie, edhe pse kishte kushtet mė tė mira se konkurrentėt tjerė. Si tė shpjegohet kjo punė? Pėr ēfarė shteti demokratik dhe treg tė lirė mund tė flitet nė kėtė vend? Nė Ndėrmarrjet Publike nė Bujanoc ka tė punėsuar 1437 punėtorė, prej tyre 1390 serbė, ndėrsa vetėm 47 shqiptarė. Nė gjykata dhe prokurori ka 61 serb dhe vetėm 18 shqiptarė, ndėrsa nė kadastėr dhe hekurudhė ka 10 serbė dhe asnjė shqiptarė. Nė Preshevė nė Polici ka tė punėsuar 119 shqiptarė dhe 99 serbė, nė Bujanoc 105 shqiptarė dhe 189 serbė, kurse nė Medvegjė 7 shqiptarė dhe 128 serb. Edhe kėto pak punėsime qė janė bėrė kanė karakter diskriminues nė krahasim me numrin e popullatės shqiptare qė jeton nė Luginė. Kėto shifra tregojnė se sa tė barabitė janė shqiptarėt nė kėtė rajon. Pėr veē realizimit tė projektit tė policisė multietnike nė Luginė e qė ishte kontribut i OSBE-sė, asnjė projekt tjetėr nuk ishte realizuar. Liderėt politik deri mė tani nuk janė treguar sa duhet tė pėrgjegjshėm pėr gjendjen e popullit tė vet, andaj njė pjesė tė fajin e bartin nė supet e tyre dhe janė fajtorė tė drejtpėrdrejt pėr largimin e tyre nėpėr vendet tjera. Kėta liderė duhet ndėrrojnė strategjinė e veprimit dhe mė shumė tė merren me hallet e popullatės, ndoshta sa nuk ėshtė bėrė vonė, sepse nėse zbraze rajoni kėta nuk do tė kenė me kėnd tė merren nė tė ardhmen!
Pėrgjegjėsia e Brukselit, Tiranės dhe Prishtinės
Pėrgjegjėsisė sė kėtij problemi nuk mund ti shmanget as Brukseli, as Tirana dhe as Prishtina, tė cilat si qendra mė tė mėdha tė vendosjes nuk kanė ndihmuar sa duhet popullatėn e kėtij rajoni. Bile, Brukseli ėshtė fajtorė i madh qė ka mbėshtetur politikėn diskriminuese tė Beogradit dhe Shkupit ndaj popullsisė shqiptare dhe tė mos zgjidhjes sė problemeve tė tyre jetėsore. Brukseli nė tė kaluarėn kishte ndarė fonde pėr Beogradin dhe Shkupin qė tė investojnė nė jetėn e qytetarėve tė kėtyre vendeve, por pėr fat tė keq kėto fonde janė keqpėrdorur nga kėto qeveri duke u fokusuar kryesisht nė projekte militare dhe policore. Shkupi krejt ndihmėn Brukselit e ka orientuar nė projekte njė nacionale duke anashkaluar jetėn e shqiptarėve. Largimi i rreth 200 mijė njerėzve, kryesisht pėr nė Belgjikė dhe shtetet perėndimore u kishte ardhur si bumerang, sidomos Brukselit, i cili me njė politikė miope ndaj Ballkanit, pėrkatėsisht shqiptarėve tani po pėrballet me pasojat, tė cilat vetė kishin kontribuar. Nė Ballkan nuk mund tė ketė paqe dhe qetėsi po nuk u ndihmuan shqiptarėt dhe nuk u zgjidh problemi i tyre. Kėtė duhet ta kuptojnė liderėt evropianė dhe mė gjerė. Ky rast le tė shėrbej si mėsim i mirė pėr politikėn e Brukselit se ēdo kamuflim i problemit bartė pasoja tė mėdha nė tė ardhmen. Andaj, zgjidhja mė e mirė e kėtij problemi do tė ishte trysnia e BE-ja ndaj kėtyre shteteve qė shqiptarėt tė trajtohen tė barabartė nė kėto vende dhe tė kenė zhvillim tė duhur ekonomik, politik, arsimor dhe tė pėrgjithshėm.
Ndėrsa, sa i pėrket Tiranės dhe Prishtinės kanė bėrė pak pėr Luginėn, por edhe pėr shqiptarėt e Maqedonisė, sidomos nė aspektin ekonomik nuk ka asnjė investim nė Luginė, apo Maqedoni e cila vlen tė pėrmendet. Tirana zyrtare mė shumė po brengoset pėr komunėn e Graēanicės dhe ka ndanė rreth 600 mijė euro, ndėrsa nuk ka ndarė asnjė cent pėr ndonjė projekt nė Luginė, apo Maqedoni. Ky shtet po sillet sikur kėta banorė jenė nga Ruanda, e jo bashkėkombės tė tyre. Kushtetuta e Shqipėrisė i detyron kėta liderė qė tė mbrojnė bashkėkombėsit e tyre nė tė gjitha vendet ku jetojnė ata, ndėrsa kėta politikan nuk respektojnė as Kushtetutėn e tyre. Politika e Tiranės ėshtė njė politikė shterpė dhe aspak aktive dhe pėr kėtė arsye shfaqen kėto fenomene tė pa pritshme.
Tani, kur Brukseli duhet tė ballafaqohet me liberalizimin e vizave pėr Kosovėn dhe Shqipėrinė, ēfarė do tė ndodhė me qytetarėt e kėtyre vendeve? A do tė ikin edhe kėta nė formė masovike jashtė vendit? Kjo do tė jetė njė sfidė e radhės, nėse Brukseli, Tirana dhe Prishtina nuk hartojnė ndonjė plan tė pėrbashkėt pėr ndihmė financiare, investime tė ngutshme nė ekonomi, zbutjen papunėsisė dhe zbutjen e mjerimit social, atėherė pasojat do tė jenė shumė mė tė mėdha. Andaj, Brukseli, apo BE-ja duhet fokusuar si prioritet gjendjen nė Ballkan, jo nė kthimin e tyre duke angazhuar autobusė falas dhe deklaratave demagogjike tė burokratėve tė Brukselit, sidomos karshi problemit shqiptar, por tė marrin seriozisht kėtė problem dhe tė shtrojnė haptas zgjidhjen e drejtė tė ēėshtjes sė tyre, por edhe tė ndihmės financiare dhe investimeve ekonomike. Shqiptarėve tė kėtyre vendeve duhet ti mundėsohet tė kenė kyēje direkte nė tė gjitha mekanizmat e Bashkėsisė Evropiane dhe tė ndihen tė barabartė, si tė gjithė qytetarėt tjerė tė Ballkanit dhe Evropės, ndryshe sfidat do tė jenė tė paparashikueshme.
(Autori ėshtė sociolog dhe publicist i pavarur)
(Fehmi.ramadani@hotmail.com )
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 30 vizitorë |
| Lexuar:
359 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| RECIPROCITETI I KONTESTUAR |
E shtunė, 31 korrik 2010 - 01:29 Klasa politike shqiptare e Kosovės Lindore, ka bėrė gabim qė ka kėrkuar reciprocitet me serbėt e Veriut tė Kosovės, duke i aktualizuar dhe sensibilizuar kė... |
| SHQIPTARĖT KUDO QĖ JETOJNĖ, KANĖ VETĖM NJĖ I... |
E premtė, 30 korrik 2010 - 00:10 Kosova, dhe viset tjera tė banuara mė shqiptarė janė pjesė tė pa ndara tė Shqipėrisė etnike. Zotėri Sali Berisha ėshtė kryeministėr i tė gjithė shqiptarėve... |
| Kufijtė e hekurt shqiptaro-shqiptar |
E enjtė, 29 korrik 2010 - 23:59 Kur flasim dhe shkruajmė pėr kufijtė nė Ballkan, e veēanėrisht pėr kufijtė brenda truallit shqiptar me automatizėm na kujtohet Konferenca e Londrės (1913),... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|