Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prekazi kurrë nuk e vrau këngën e vet
Publikuar më 12 mars, 2010 në orën 23:08 ( ) Prof. Bedri Tahiri | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Kumtesë

I nderuari kryetar i komunës së Çairit, z. Izet Mexhiti!
Të respektuar të pranishëm nga mbarë Trojet Etnike Shqiptare!

Mursel Ahmet Delia
Sot, në 11 marsin e trimërisë studentore shqiptare, na ka bashkuar ideali i brezave liridashës dhe ky evenimet i madh kulturor historik: zbulimi i Pllakës Përkujtimore për trimin e Prekazit e të Drenicës, Mursel Ahmet Delinë, i cili, që atë botë çau kufijtë artificial në trupin e gjakosur të Shqipërisë Etnike.
Fundviti i 1912-ës Kosovën e gjeti më keq se kurrë. Betejat e përgjakshme disamujore me hordhitë osmane e kishin sfilitur për vdekje. Dhe, ende pa marrë frymë, cerberët e përtej Tunës u vërsulën tinëzisht mbi trupin e saj që kullonte gjak.
Në këtë katrahurë ogurzezë shkreptiu një rreze drite nga Drenica heroike. Oxhaku i Deli Zenelit nga Prekazi sfidonte barbarinë. Djali i madh i tij, Rexha si burrë atdhetar bëri emër për të mirë dhe u dërgua delegat në Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, më 10 qershor 1878. Pas Kuvendit, duke u kthyer, bie në pritat që kishte kurdisur ushtria e Xhavit Pashës dhe për shtatë vjet rresht do të vuaj brenda mureve të gurta të burgut famëkeq të Shkupit...
Mirëpo, ai që vulosi faqet e lavdisë sonë mbi 30 vjeçare ishte Ahmet Delia. Ai mbetet shembulli më emblematik i mbrojtjes se nderit dhe identitetit kombëtar. Betejat, luftërat dhe kuvendet që organizoi ai janë të panumërta dhe për të tashmë është shkruar edhe një monografi përplot lavdi...Në kullën e tij bëri betimin edhe i madhi Hasan Prishtina...

Nga ky trung i lashtë trimërie doli edhe Mursel Ahmeti. Ky burrë i madh i kombit u lind më 1881 në Prekaz të Drenicës heroike dhe ishte djali i dytë i Ahmet Delisë. Trimëria dhe fuqia tij titanike u hetuan herët. Qysh në betejën e parë kundër bandave çetnike serbe, më 25 dhjetor 1925, bashkë më të atin, Ahmet Delinë dhe kushërinjtë Ramë Islamin me djalë Jetullahun, ai u tregua hero i vërtetë, kur ua grabiti pushkën serbëve dhe me të i vret pesë prej tyre e Jovanin e lë pa mend në kokë.
Më vonë, ai bëhet bashkëluftëtari më i ngushtë i Azem Galicës. Kapedani e donte shumë dhe e bëri truproje besnike,duke mos e ndarë kurrë nga vetja, madje as në takimet më të rëndësishme si në Zhabar, në Junik, në Shkodër, në Tiranë, në Durrës etj.

Mursel Ahmeti, pos që ishte luftëtar i shquar në Çetën kreshnike të Azem e Shotë Galicës, gëzonte autoritet të madh edhe në popull. Kështu, me sugjerimin e Lëvizjes, në vitin 1921, Murseli u zgjodh kryeplak i fshatit Prekaz, për të mundur në këtë mënyrë që ta ruajë popullin dhe Lëvizjen.
Kur, në korrikun e vitit 1924, ra heroikisht Azem Galica dhe u shkatërrua Arbëria e Vogël, Murseli kishte qarë me zë, sepse atë ditë nuk kishte qëlluar në shtëpi për t’i vajtur në ndihmë.

Çeta kreshnike e Azem Galicës


Vitet e fundit të jetës Murseli i kaloi në lëngatë të gjatë. Për disa vjet rresht qëndroi i sëmurë, shtrirë në shtrat. Disa muaj jetoi ilegalisht në Mitrovicë, te të afërmit. Pastaj, me insistimin e tij, më qëllim që edhe të takohej me atdhetarë e veprimtarë të Lëvizjes për liri e bashkim kombëtar, të cilët asokohe vepronin këtej, e sollën këtu, në spitalin e Shkupit, ku edhe ndërroi jetë, më 1931. Sipas të gjitha gjasave, me të marrë vesh kush ishte dhe pse kishte ardhur, dora e zezë organizoi helmimin e tij. Këtu edhe është varrosur, mëqë xhandarmëria serbe nuk kishte lejuar që ta sillnin kufomën e tij në Kosovë. Siç tregojnë ata që i kishin parë, për një kohë të gjatë varri i tij ishte ruajtur nga forcat e sigurisë serbo-maqedone!
Dhe, koha ecte me ritmin e saj. Brezi brezit amanet. As pas luftës së Shaban Palluzhës e Mehmet Gradicës trojet tona nuk po shihnin ditë të bardhë. Sërish Prekazi u dashtë ta jep kushtrimin. Pushka e Tahir Mehës jehoi larg e larg. Në varrimin e tij u dha një betim, i cili edhe u realizua. Heroizmi i pashoq i Adem Jasharit me gjithë familje dhe lufta heroike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kurorëzoi synimet tona shekullore. Edhe trungjet e lartpërmendura qindvjeçare bulbëruan hareshëm. Kështu Besim Rama, Rafet Rama, Bahri Rama etj. ishin krahë të fortë të komandantit legjendar, Adem Jashari, dhe ndër themeltarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila riktheu nderin, krenarinë dhe dinjitetin tonë të nëpërkëmbur, e cila solli Ditën e Bardhë, solli LIRINË!

Pllaka përkujtimore para Muzeut të Lirisë në Shkup


Zjarri i këtij Flakadani ndezi zemrat edhe në Iliridën tuaj. Muhedin Aliu, Ismet Jashari- Kumanova e shumë luftëtarë të tjerë, ecen rrugës së Xhemë Gostivarit, shaluan majat e Sharrit plak dhe me zjarr në gji u kthyen sërish këtej për t’i dhënë jetë ardhmërisë.
Mirëpo, gjithmonë është thënë se trimat nuk vdesin kurrë. Kjo është e vërtetë. Dhe, sot, pas 79 vjetësh, përjetësimi i Mursel Ahmet Delisë në mermer, mu në qendrën më të njohur të shqiptarisë, në Shkupin historik, është shenjë e mirë e një vetëdijësimi mbarëkombëtar, sepse nuk thuhet kot: Kush nderon historinë, krijon ardhmërinë! Ky është edhe një ogur ndjellabardhë dhe një hap drejt synimit përfundimtar të dëshmorëve- BASHKIMIT KOMBËTAR!
Edhe njëherë Ju përgëzojmë për këtë punë të mbarë: U lumtë!!!

Shkup, më 11 mars 2010

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Prof. Bedri Tahiri
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 66 vizitorë
Lexuar: 5,866 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2026 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi