| Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS |
| Publikuar më 22 mars, 2010 nė orėn 23:32 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
KUJTIME NGA BURGU
Les long souvenirs font les grands peuples. La mémoire du passé ne devient importune que lorsque la conscience du présent est honteuse.
(Charles de MONTALEMBERT)
(Kujtimet e forta i bėjnė popujt e mėdhenj. Kujtesa e kohės sė shkuar nuk bėhet e mėrzitshme derisa ndėrgjegjja e sė tashmes mbetet e turpshme.)
(Sharl dė MONTALEMBER)
 Ramadan Pllana Tė nderuar lexues!
Kjo intervistė ėshtė vazhdim i intervistave tė mėparshme e kujtimeve tė mia, me dy intervistuesit nė fjalė.
-Do vazhdojmė intervistėn?!...
-Po, po, e vazhdojmė aty -siē do tė thoshte Noli ynė i madh: Ku e lamė e ku na mbeti, vaj vatani, mjerė mileti!
-Pikėsėpari dua tė tė falėnderojė ty Fadil dhe shoqen Kristina, qė jeni shtytėsit kryesorė tė kujtimeve tė mia; -pastaj dua qė t“i falėnderojė ueb-faqet shqiptare (agjencitė informative) brenda dhe jashtė atdheut: Albaniapress in me moderatorė e palodhur; Faik Smajlin, Beqir Elshanin dhe bashkėpunėtorėt e tyre,
Nėnė Shqipėri, me moderatorė; Abaz Pllanėn dhe Xhevat Bislimin, dhe bashkėpunėtorėt e tij,
Pashtrikun me Sherafedin Berishėn dhe bashkėpunėtorėt e tij,
Radiodiasporėn me moderatorė; Ibrahim Hoxhėn, Astrit Gashin dhe bashkėpunėtorėt e tyre,
Thrret-kushtrimi.tk me moderatorin, Dashnim Berisha dhe bashkėpunėtorėt e tij si dhe gjitha agjencitė tjera informative qė gjetėn dhe po gjejnė hapėsirė dhe mė stimulojnė moralisht pėr publikimet e kujtimeve tė mia.
Nė kėtė kontekst dua ta qė ti falėnderojė edhe kėta miq qė mė nxisin e mė japin kurajė pėr ti shpalosur kujtimet e veprimtarisė sime: Adem Demaēin, frymėzuesin dhe simbolin e Rezistencės sonė kombėtare, Kadri Rexhėn, vėlla ideali, bashkėveprimtar e besnik i tė madhit Jusuf Gėrvalla, Idriz Dakėn, veteranin e ēėshtjes kombėtare, Xhemil Zeqirin, gjithashtu veprimtar i denjė i ēėshtjes kombėtare, ēiftin Ferki e Myrvete Morinėn, bashkėveprimtarėt e mi, Sylejman Qyqallėn, bashkėveprimtar imi, Ilmi Muzaqin, mik e bashkėveprimtar imi, Gani Krasniqin, bashkėveprimtar e bashkėvuajtės nė burgun famėkeq tė Nishit, Mustafė Krasniqin, bashkėveprimtar, Rexhep Ahmetin, bashkėveprimtar, Emrush Xhemajlin, bashkėveprimtar e bashkėvuajtės nė burgun e Mitrovicės sė Sremit, Xhevdet Sylėn, shok ideali e bashkėvuajtės nė burgun famėkeq tė Nishit, Hysen Gegėn, bashkėveprimtar e bashkėvuajtės nė dy burgje; atė tė Nishit famėkeq dhe nė Dubravė, Shefki Muēajn, vėlla ideali e bashkėvuajtės nė burgun e Dubravės, Isuf Ismajlin, shok ideali, Bujar Hajrizin, shok ideali, Ismet Bekėn, shok ideali, Shaqir Zenelin, bashkėveprimtar, Muhamet Rogovėn, bashkėveprimtar e bashkėvuajtės nė burgun famėkeq tė Nishit.
-Dua t“i pėrkujtojė lexuesit nė veēanti pėr respektin qė kam ndaj Bruno Campus, mik imi dhe yni, francez, i cili i lexon rregullisht shkrimet e mia, e shumė e shumė tė tjerė sivėllezėr ideali nga Nėna Shqipėri, nga mėrgata, Evropa e deri nė Amerikėn Veriore, SHBA e Kanadė, tė cilėve u jam mirėnjohės pėr respekt e bashkėpunim.
Kėrkoj falje qė nuk mund ti pėrmend tė gjithė me emėr.
Jemi kureshtarė qė ta sqaroni mė tej me citatin e lartpėrmendur.....
Po, duke parė se qeveritarėt dhe parlamentarėt tanė, njė numėr i tė cilėve ishin bashkėveprimtarė dhe bashkėvuajtės tė mi nėpėr kazamatet serbo-sllave, i kanė futur veshėt nė lesh -siē thotė njė fjalė popullore, dhe i kanė mbyllur sytė para kėsaj gjendje tė mjerė politike e ekonomike, nuk duan tė shohin kėtė amulli tė pėrgjithshme qė e ka kapluar popullin e shumėvuajtur ...Pra, pėr mua dhe tė gjithė shqiptarėt qė mendojnė rrjedhshėm e shqiptarisht kjo gjendje ėshtė si pasojė e politikės udhėheqėse, pra ėshtė gjendje mė se e turpshme!...Kėta udhėheqės sikur mundohen t“ na e shpėrlajnė trurin edhe neve qė na anashkaluan e na harruan, duke harruar gjakun e dėshmorėve, sikur harruan pėr ēfarė ideali luftuan e ranė dėshmorė, Adem Jashari me familje, Fehmi e Xhevė Ladrovci, Tahir Sinani, Ismet Jashari e tė gjithė dėshmorėt, idealistėve para e pas UĒK-sė. Shtrohet ēėshtja e drojės se me ketė harresė tė shpejtė mos po na pėrsėritet historia si shpagim ndaj kėsaj neglizhence tė paparė ndaj ngjarjeve kaq tė mėdha, harresėn e gjakut tė njomė tė bijve dhe bijave mė tė mira tė popullit shqiptar, harresė, kur ende gjenden me mija trupa tė pagjetur tė shqiptarėve nėpėr Serbi, harrohen edhe ata veprimtarė qė nuk dihen se a janė gjallė a tė vdekur, siē janė Ukshin Hoti, Xhavit Haziri, Hafir Shala, Idriz Rreci, e tė tjerė. Njė politikė e kėtillė, kur harrohet e kaluara e lavdishme, kur nga lakmia e joshja pėr pushtet e pasuri nuk tė ēon pėrpara por vetėm nė pasiguri pėr tė ardhmen dhe nė mjerimin shpirtėror e fizik tė popullit tonė.
O kohėra, o zakone, do thoshin latinėt!...
Nuk kisha pėr tu zgjatur mė shumė nė pikėpamjet e mia nė lidhje me ketė gjendje, por si pėrfundim do thosha se deri sa tė rėnit nuk nderohen, duke harruar amanetin e tyre, derisa tė gjallėve mė tė dėshmuar nuk u jepet vendi i merituar nė pushtet, nė radhė tė parė simbolit tė rezistencės shqiptare, Adem Demaēit, veprimtarėve e luftėtarėve tė dalluar e familjarėve tė tyre, derisa tė ndiqet Albin Kurti dhe shokėt e tij, simboli i Lėvizjes Vetėvendosje, bashkė me veprimtarė tė tjerė tė idealit kombėtar qė shumė popuj do ua kishin lakmi dhe do ta kishin pėr nder e krenari po ti kishin nė elitėn e vet nuk do tė kemi pėrparim dhe kurrfarė mirėqenie shoqėrore as kombėtare.
Tė fillojmė pak historikun e dėnimeve dhe trajtimin e shqiptarėve nė kazamatet serbo-jugosllave?
Kjo ėshtė njė temė qė do shumė kohė e hulumtime dhe po tė gjejmė dokumentet e mundshme do na del njė listė, me qindra libra, ajo kohė qėndrese me shqiptarė tė burgosur, tė vrarė e tė zhdukur nėpėr stacionet policore e nė burgjet serbo-jugosllave, qysh nga pushtimi i Kosovės, nė tetor tė vitit 1912 e deri sot me shqiptarėt qė po mbahen nėpėr burgjet serbe, sllavo-maqedonase e malazeze. Kėshtu, duke u bazuar nė tė dhėnat historike nė shkrimin e prof. Dr. Muhamet Pirakut PLATFORMA SERBE PĖR PLOJAT DHE MASAKRAT MBI SHQIPTARĖ NĖ FUNKSION TĖ TRAGJEDISĖ GJENOCIDIALE , na argumenton se: Serbia ėshtė pėrgjegjėse pėr jetėn e tre milionė shqiptarėve, nga pushtimi i Toplicės mė 1977-78 deri mė 1999.
(Tė pėrfundojmė: -Nėse historia ėshtė mėsuesja e jetės, siē besohet nga latiniteti, Ēėshtja e statusit shtetėror tė Kosovės, nė pritje, nuk mund tė zgjidhet duke i mbyllur sytė para 188 vjet krimi e etnocidi institucional serb, malazias, grek e bullgar mbi shqiptarėt nė pėrgjithėsi dhe shqiptarėsinė e Kosovės nė veēanti. Serbia, veēanėrisht, nga janari i vitit 1878 deri nė qershor tė vitit 1999, pra pėr 121 vjet rresht, pėrveē dėmit material tė pallogaritshėm, ėshtė pėrgjegjėse pėr copėtimin e Shqipėrisė dhe pėr jetėn e rreth tre milionė shqiptarėve. Nė kėtė krim janė bashkėfajtore Fuqitė e Mėdha tė Evropės dhe Rusia, sepse me zgjidhje tė dhunshme nė Ballkanin jugperėndimor, duke e ndarė njė vend dhe njė komb vetėm pse fati ia ngarkoi tė mbijetojė si mysliman, krijoi kriza qė gjeneruan nė gjakderdhje, gjenocid, kulturocid dhe etnocid shekullor ndaj shqiptarėve dhe Shqipėrisė historiko-etnike. )
Nga argumentet historike, nga pėrjetimi i gjithė kėtyre masakra,burgosjeve, vrasjeve, shpėrnguljeve me dhunė, nga 1877-1999, vetėm pse ishim shqiptarė, pėr ēdo shqiptar me vetėdije kombėtare e njerėzore shtrohej pyetja jetėsore, shprehja hamletiane, TĖ JESH APO MOS TĖ JESH (TO BE OR NOT BE).
Mjerė ai qė nuk e kupton se, vetėm lufta pėr LIRI e drejton qėllimin e jetės se njeriut , do t“na mėsonte ideologu i LIDHJES SHQIPTARE TĖ PRIZRENIT, Abdyl Frashėri.
Po nga ky burim historik na del se nga tė dhėnat jugosllave policore, flasin edhe pėr mbi 280 mijė shqiptarė tė burgosur nga viti 1945 deri nė vitin 1966, por burgosje tė shumta pati edhe nė vitet 1967-1980. Ndėrkaq, nga pranvera e vitit 1981 Kosova ishte nė luftė tė hapėt me ish-Jugosllavinė. Burimet e proveniencės gjyqėsore dhe policore flasin pėr rreth 900 mijė shqiptarė tė burgosur politikė, e tė trajtuar nė polici, deri nė fund tė vitit 1991 (750 mijė nė Kosovė dhe 150 mijė nė vise tė tjera: Maqedoni, Mal tė Zi, Serbi, Bosnjė, Kroaci, Slloveni).
Po ashtu nga tė burimit e SHOQATĖS SĖ TĖ BURGOSURVE POLITIKĖ TĖ KOSOVĖS, kemi kėto tė dhėna :
SHOQATA E TĖ BURGOSURVE POLITIKĖ E KOSOVĖS
Te burgosurit politikė zėnė njė vend tė veēantė nė historinė e re tė Kosovės...Numri i tyre ishte pazakonshėm i madh. Llogaritet se vetėm pas viti 1981 janė shqiptuar mbi 30 000 dėnime politike penale ose kundėrvajtėse. Tė burgosurit politikė shqiptarė pėrbėnin rreth 80 % te numrit tė pėrgjithshėm tė tė burgosurve politikė nė Ish Jugosllavi dhe procentualisht ishin mė shumė edhe krahasuar me Republikėn eeAfrikės sė Jugut.
Sa kohė ke vuajtur dėnimet, me cilėt shokė dhe nė cilat burgje?
Zyrtarisht, nėse mund t'u besohet tė dhėnave tė Sigurimit Shtetėrorė, sipas kuislingut Sinan Hasani, atėherė kur u arrestova edhe unė, gjatė vitit 1979; mbi 400 persona janė trajtuar pėr "veprimtari armiqėsore" kundėr shtetit. Me fakte janė vėrtetuar 300 persona, mirėpo, udhėheqėsia politike e Krahinės dhe organet mė tė larta tė vendit (RSFJ-sė, shėnimi im) pėr "qasje selektive", procedura penale, do tė hapet dhe do tė dėnohen 65 veta.
Grupi ynė, nga « LĖVIZJA NACIONAL ĒLIRIMTARE E KOSOVĖS DHE E VISEVE TJERA SHQIPTARE NĖ JUGOSLLAVI » (LNĒKVSHJ), ishte arrestuar nė nėntor tė vitit 1979 dhe ishte gjykuar mė 4 qershor 1980 nga Gjykata e Qarkut nė Prishtinė me kėta persona:
Shefqet Jashari - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 8 (tetė) vjetėsh,
Ramadan Pllana - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 7 (shtatė) vjetėsh,
Avdi Kelmendi - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 5 (pesė) vjetėsh,
Abdyl Lahu - me dėnim me burg nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh,
Skėnder Jashari - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 3 (tri) vjetėsh,
Isa Demaj - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh,
Sylejman Qyqalla - me dėnim me burg, nė kohėzgjatje prej 4 (katėr) vjetėsh, dhe
Hysen Gėrvallėn - me dėnim me burg prej 3 (tri vjetėsh).
Pra, unė si i dėnuar politik kam vuajtur dėnimin nė kėto burgje:
Po, herėn e parė , gjatė vuajtjeve tė dėnimit, nga 14 nėntori i vitit 1979 deri mė 14 nėntort i vitit 1985, isha, pėrafėrsisht, nė kėto burgje:
Nga 14 nėntori 1979 deri 26 mars 1981 nė Burgun e Qarkut tė Prishtinės,
Nga 26 mars deri mė 1 prill nė burgun e Qarkut tė Pejės,
Nga 1 prilli 1981 deri nė gusht 1981, (nuk mė kujtohet data), nė burgun famėkeq tė Mitrovicės tė Sremit,
Nga gushti 1981 deri nė prill 1982, (nuk mė kujtohet data), nė Burgun e Zajeēarit nė Serbinė lindore dhe
Nga prilli 1982 deri mė 14 nėntor 1985 nė burgun famėkeq tė Nishit.
Kurse, herėn e dytė, gjatė vuajtjeve tė dėnimit, nga 7 gushti 1993 deri mė 7 gusht 1996, isha, pėrafėrsisht, nė kėto burgje:
Nė burgun e Qarkut tė Prishtinės dhe atė tė Mitrovicės, afėr 6 muaj dhe
Nė Burgun e Dubravės deri mė 7 gusht tė vitit 1996.
Si ishin kushtet dhe si trajtoheshit nga gardianėt e burgjeve?
Nė burgun famėkeq tė Prishtinės, njė kazamat me shtatė palė dryna.
Burgu i Qarkut tė Prishtinės ėshtė njė nga burgjet mė famėkėqija nė Kosovė. I ndėrtuar nė formė patkoi e qė lidhet me objektin e Organeve tė Sigurimit shtetėror, ish UDB-ės kriminale. Ka 28 qeli, me nga njė dritare tė vogėl. Pra qelitė ishin tė errėta, brenda nė te gjendej njė qyp plastike qė pėrdorej pėr nevojėn e vogėl dhe tė madhe e cila kundėrmonte njė erė tė pistė, qė mund tė zinte pesė litra ujė. Mund tė pastrohej njė herė nė 24 orė. Dritaret janė nė drejtim tė oborrit dhe rrezet e diellit nuk depėrtojnė fare nėpėr qelia. Nė ballė tė dritareve ėshtė karakolli, ku janė tė vendosur rojet e burgut, nė mes mureve tė dritareve dhe karakollit gjendet oborri, shėtitorja, ku shėtitnim 10-15 minuta edhe pse sipas rregullores sė burgut kishim tė drejt 30 minuta, nė qoshe tė shėtitores gjendet njė qeli e vogėl e cila pėrdoret si banjė pėr tu pastruar. I burgosuri qė mund tė ėndėrronte pėr njė arratisje ishte i sigurt se, edhe po tė ishte njė Al Kapone, nuk do i a arrinte realizimit tė saj. Nga hyrja kryesore, hekurat e kryqėzuar, deri nė qelitė e fundit ishin shtatė dyer dhe shtatė dryna ēeliku.
Nė qeli kishte edhe nga njė dyshek pėr secilin tė burgosur, por ata merreshin vetėm kur duhej tė flinim dhe nė mėngjes herėt, kur zgjoheshim; i palosnim nė njė qoshe tė korridorit. Pra, kjo ishte dhoma jonė e fjetjes, ishte nevojtorja jonė e pėrbashkėt, ishte salla jonė e ngrėnies, ishte biblioteka jonė, kur kishim ndonjė libėr qė na e sillnin familjarėt, ishte qelia ku, edhe kafsha po tė futej, ishte e pashmangshme qė mos tė sėmurej...
Ushqimi ishte shumė i dobėt. Nė mėngjes kishim ēaj, ujė me ngjyra i thoshim, pak bukė bajate, ku gjenim edhe krimba nė tė, njė copė djathi, gur i butė i thoshim, ose pak reēel. Pėr drekė ose pėr darkė kishim, pothuaj, ēdo ditė gjellė me patate , ujė me erė patatesh i thoshim, sepse nuk gjenin asnjė copė patate nė te, ndonjėherė kishim edhe fasule qė vetėm erėn e kishte se njė kokėrr nuk e gjenim nė tė, kishte edhe makarona nganjėherė.
Kishim vizita familjare njėherė nė muaj. Vizitat zgjatnin 5-10 minuta edhe pse me rregulloren e burgut kishim tė drejtė deri nė gjysmė ore. Gjėrat ushqimore qė na i sillnin familjet ishte i vetmi ushqim qė na gjallėronte...
Kujdesi mjekėsor ishte shumė jonjerėzor. Lumė ai qė kishte shėndet tė mirė e nuk kishte nevojė pėr vizita mjekėsore. Po tė sėmurej ndonjėri, vaj halli pėr te, nė dorė tė Zotit se shėrim jo se jo, mund tė merrnim ndonjė aspirinė...
Tė gjitha kėto kushte pėrballoheshin me njė qėndrim tė moralshėm e plot dinjitet. Mund tė them se qėndrimet tona, sjelljet njerėzore e krenare tė gjithė atyre qė kishin rėnė me vetėdije tė plotė pėr ēėshtjen kombėtare, i kishin mahnitur gardianėt e burgut dhe tė burgosurit tjerė pėr delikte tė ndryshme, disa nga tė cilėt do na bėheshin bashkėveprimtarė tė rrugėtimit tonė kombėtar e ēlirimtar.
Gardianėt qė shumica ishin shqiptarė nuk silleshin keq ndaj neve tė burgosurve politikė, me pėrjashtim tė ndonjė fytyrėvrazhdė si gardian Daka e gardianėt serbė tė cilėt ishin pakicė. Vlen tė pėrmendėn gardianėt si shembull qė kujdeseshin pėr ne, na ndihmonin nė aspekte tė ndryshme. Mė vjen keq qė nuk ua mbajė emrin tė gjithėve, po me kėtė rast po i veēoj gardianėt, Idrizin dhe Ilmiun, tė cilėt pas ngjarjeve historike tė pranverės 81 na u bėnė sivėllezėr duke u gjykuar edhe ata pėr veprimtari patriotike...
Gjatė qėndrimit tim nė vuajtjet e dėnimit nė Prishtinė kam pas rastin qė tė ndaja qelinė me shumė tė dėnuar pėr vepra tjera, si pėr vrasje, tentim vrasje, plagosje, vjedhje, dhunime, aksidente, abuzime e gabime administrative, etj., etj. Do ti veēoja disa qė pėr mua kanė lėnė kujtesė tė pashlyer, qoftė negative, qoftė pėr mirėkuptim dhe mirėsjellje ndaj meje.
Tė parin person qė ma kanė sjellė nė qelinė time ka qenė njė i ri pėr vrasje, pėr tė cilin do tė flas mė gjerėsisht se sa pėr tė tjerėt sepse ka njė histori tė veēantė familjare.
Pastaj, mė kujtohet edhe personi i dytė, Hajriz Muēolli, kishte vrarė njė djalė tė ri pėr pesė ari livadh, njė plak cinik i cili ishte shumė provokativ nė biseda. Pak pas tij, afėrsisht njė javė, na e sollėn njė serb, roje pylli, i cili kishte plagosur njė shqiptar tė besimit katolik pėr marrjen e disa druve nė pyll pėr nevojat familjare, i plagosuri quhej, Gashi dhe ishte nga Brusi i Janjevės, komuna e Lipjanit. Edhe pse serbi, quhej Kapetanoviq, dinte mirė shqip, plaku 75 vjeēar fliste vetėm serbisht me te. Pos kėsaj, ata tė dy mė provokonin tėrthorazi , duke thėnė se, Gashi ishte njė Fanė, serbi e quante fanda. Nė vėrejtjen time se po fyeni njė shqiptar tė besimit tjetėr dhe me kėtė po mė provokoni edhe mua nė ndjenjat kombėtare, plaku i ēartė mė pėrgjigjej se serbėt i kishim mė tė afėrm se katolikėt shqiptarė, kurse serbi mė thoshte se nuk ishte duke biseduar me mua dhe se nuk mund tua ndaloja bisedat e tyre. Nė njė ēast, kur ata vazhdonin tė mė provokonin duke i thėnė njeri tjetrit, -Fanė ishte Gashi, - po, bash Fanda- i pėrgjigjej tjetri; nuk munda tė duroja mė dhe e shtyra plakun me sa fuqi kisha duke i thėnė plak i poshtėr e tradhtar, kurse Kapetanoviqit, njė njeri afėr 1m 90cm dhe i rėndė 120 kg. Ia vura thonjtė nė fyt duke ia tėrhequr vėrejtjen e fundit pėr provokime tė tilla.
Mirė, mirė, tha me njė shqipe tė rrjedhshme dhe asnjė fjalė mė....
Tė nesėrmen serbi kėrkoi qė tia ndėrronin qelinė dhe e larguan. Pastaj, plaku mė afrohej e mė kėrkonte falje pėr pafytyrėsinė e tij duke mė thėnė:
- Po njeri i pashkollė balit, ma bėn hallall! Pas disa dite ma ndėrruan qelinė...
Kam qėndruar nė tė njėjtėn qeli edhe me njė doras tjetėr nga njė fshat i Prishtinės, Ali Mramori quhej, i cili ishte ngatėrruar me njė fqinj pėr njė rrahje tė fėmijėve, nxėnės fillore, dhe pėr ketė i kishin acaruar marrėdhėniet aq shumė sa qė, ky vetė i katėrti vėlla, kishin luftuar me pushkė e revole, njė tė marte nė ditė pazari, nė Prishtinė duke u shti tmerrin qytetarėve. Pėrfundimi i pėrleshjes ishte tre tė vdekur, dy vėllezėr tė Aliut si dhe rivali i tyre, dhe dy tė plagosur, Aliu dhe njė vėlla i tij qė gjendeshin nė burg. Gjithė kėtė tragjedi e kishte provokuar vetė Aliu dhe nuk pendohej fare duke e fajėsuar tjetrin dhe betohej se do tė del i pafajshėm duke i angazhuar avokatėt mė tė njohur tė kohės, Filot Filėn dhe Guberinėn nga Beogradi...Mė i rėndė ishte me fanatizmin e tij se burgu...
Regjistrimi i popullsisė dhe kombi i kuq!
Megjithėkėtė qėllonte qė nė tė njėjtėn qeli kishte tė burgosur shumė tė ndershėm e qė kalonte koha me ta duke biseduar e duke qeshur si vėllezėr.
Kishte rėnė nė burg njė i ri 17 vjeēar nga Llapushniku i Drenasit. Kishte bėrė njė gabim tė vogėl, nuk mund tė dėnohej mė shumė se tre muaj, Gashi quhej, emrin nuk ia them pėr arsye respekti, dhe, pas gjithė kėshillave e sugjerimeve qė ia bėja, qante dhe mė pėrqafonte duke mu betuar se kurrė nuk do tė gaboj nė jetė, kam pėr ta ndjekur rrugėn tėnde baca Ramadan -mė thoshte. Kėndonte bukur dhe kėngė patriotike. Ishte njė kėnaqėsi ta dėgjoje duke kėnduar kėngė pėr Hasan Prishtinėn, Ismajl Qemajlin, Dedė Gjo Lulin, Azem Bejtėn e Shotė Galicėn, etj.; po aq ishte magjepse kėnga pėr Mujin e Halilin, e gjatė njė orė, sa tė befasonte edhe me lėvizjet e tė qeshurat e tij gjatė kėndimit. Kishte rast kur ndonjė gardian e kėrcėnonte pse kėndonte, por unė i dilja pėrpara duke i thėnė:Shoku gardian, mė sill mua sepse unė i kėrkova pėr tė kėnduar! Mirė, pėrgjigjeshin ata, vetėm me zė mė tė vogėl!
-Kishte edhe raste tė tjera kur tė burgosurit dinin tė kėndonin e tė tregonin ngjarje historike, tregime e humor gjithsecili nė anėn e vet dhe nė mėnyrėn e vet sa qė kėnaqeshim duke i dėgjuar. Edhe burgu i kishte rrjedhat e jetės sė vet. Ishte muaji mars i vitit 1981. Njė tė diel, (nuk mė kujtohet data), dy gardianė na urdhėruan nė njė zyrė tė burgut pėr tė votuar. Me mua ishin edhe tre tė burgosur pėr delikte tė ndryshme. Gardiani mė tha se unė duhet tė isha i pari nė rresht dhe nė intervistė e pastaj tė tjerėt, mirėpo kur hymė nė zyrė gardiani qė na solli u kthye dhe nė vend tė tij ishte nė tjetėr, brenda nė zyrė, kėshtu qė i burgosuri i fundit ishte nė rend tė parė pėr regjistrim. Nė zyrė ishin 2 regjistrues, civilė qė kishin ardhur me detyrė, me nga njė regjistėr. Na pėrshėndetėn dhe filluan ta pyesin tė parin, pa shpjeguar a sqaruar pėr mėnyrėn e tė intervistuarit. Ēfarė kombi ke ?! - ishte pyetja e parė. Kombin e kam tė kuq, pėrgjigjet i burgosuri, pa ngurrim. Qelinė e kaploi njė heshtje sa qė edhe miza dėgjohej duke fluturuar
Regjistruesi qė kishte shtuar pyetjen ishte hutuar dhe kėqyrte, herė regjistrin herė gardianin sikur kėrkonte ndihmė pėr tė dalė nga ky « provokim » i papritur. Ngjyrat e kuqe ishin njė mishėrim i simbolit kombėtar! Flamuri, veshjet kombėtare kuqezi, emblemat e Skėnderbeut, qėndismat e vashave, pikturat shqiptare e gjėra tjera me kėtė ngjyrė, ishin njė dashuri e zjarrtė shpirtėrore e kombėtare, ashtu siē ėshtė rrezja e diellit pėr ēdo gjallesė. Mirėpo, pėr pushtuesin kjo ngjyrė ishte alergjike dhe kishte bėrė ēmos me shantazhe e masa administrative pėr ta shlyer nga zemra e shqiptarėve; edhe pėr administratėn shqipfolėse bartja dhe pėrdorimi i ngjyrės sė kuqe ishte nacionaliste dhe provokative. Ja, tani, edhe ky shėrbėtor administrativ ishte paralizuar nga pėrgjigjja e tė intervistuarit tė parė nė burgun e Qarkut tė Prishtinės
I burgosuri, ishte nga Janjeva, afėr tridhjetėvjeēar, akuzohej pėr vjedhje, mė mirė tė themi pėr keqpėrdorim tė mallit tė shitur nė njė ndėrmarrje tregtare. Djaloshi sillej mirė dhe tė lente pėrshtypjen se nuk kishte faj. Kishte njė respekt tė madh ndaj meje sa qė shpesh porosiste familjen e vet qė binin ushqim tė mirė enkas pėr mua, duke mė parė se isha shėndetlig. Duke menduar se do ia merrnin automobilin, njė kombi tė kuq, dridhej nga frika. Mos ta ndien, i thashė ngadalė, se nuk ėshtė pyetja pėr automobilin tėnd! Gardiani duke parė se e theva heshtjen dhe se do i nxirrja nga kjo zymtėsi mė thotė :
- Hė Ramadan, ēka nuk ėshtė nė rregull, nisja ti, se duhet tė kryejmė punė?! Unė nuk u pėrmbajta pa u qeshur, kjo e qeshur i kishte ēliruar nga ankthi i pritjes tė gjithė e sidomos regjistruesin. Ka kėtu njė dykuptimėsi dhe njė keqkuptim pyetja e shtruar; u shpjegova tė gjithėve, duket se ngjyra e kuqe ėshtė ende njė alergji pėr dikė, kurse shoku vėrtetė ka njė kombi tė kuq
Qeshėm tė gjithė me zė, u zgėrdhi edhe regjistruesi duke e marrė lapsin e duke shkruar nė regjistėr pėrgjigjen e parė - shqiptar.
- Nė njė qeli me djalin e birėsuar tė shkrimtarit Hivzi Sulejmani i cili mė shpėtoi nga vdekja.
Pas ngritjes sė aktakuzės ndaj grupit tonė, LNĒKVSHJ-sė, nga Gjykata e Qarkut tė Prishtinės, afėrsisht pas pesė muaj hetimesh intensive, organet e Burgut tė Qarkut tė Prishtinės filluan tė na sillnin nė qelitė tona edhe tė burgosur tė tjerė pėr delikte tė ndryshme. Mbaj mend mirė personin e parė qė e futėn nė vetminė time njė djalosh tetėmbėdhjetėvjeēar tė pashėm kah fundi i muajit prill 1980. Quhej, Aljo Gjekoviq, nxėnės i Shkollės sė Mesme Ekonomike nė Prishtinė. Ishte nga lagjja Taslixhe e Prishtinės. Mirėpo, pėr ēudi, ky kishte edhe njė emėr shqip qė nuk kishte asgjė tė pėrbashkėt me emrin boshnjak Aljo, quhej Tomor, emėr me tė cilin e kishte pagėzuar Hivzi Sylejmani.
Mirė se vjen, i them duke ia zgjatur dorėn dhe duke iu prezantuar me emėr e mbiemėr. I tregova edhe pėr fajin qė mė mbanin tė mbyllur nė burg.
Tomor mė thėrrasin shokėt, kurse zyrtarisht e kam emrin Aljo, me tė cilin jam i shkruar zyrtarisht. Jam pėr vrasje, kam therrė me thikė Kosovė Keēėn, nuk desha ta mbysja por, ja dora nuk kishte terezi!... - mė tha me njė zė tė dridhur...
Ishin grindur nė njė sallė kinemaje nė qytet, kur ky e kishte prishur qetėsinė gjatė shfaqjes sė filmit dhe nė pėrleshje e sipėr Kosova e kishte grushtuar dhe nė fund ia kishte dhėnė njė shpullė tė madhe duke e mposhtur me turp Tomorin. Ky, nė pamundėsi qė ti hakmerrej fer sepse ishte i sigurt nė epėrsinė fizike tė kundėrshtarit, njė mbrėmje e kishte sulmuar Kosovė Keēėn me thikė duke e goditur dy-tri herė, mu nė zemėr, nė korzon e Prishtinės, nga kėto plagė i ndjeri vdesė nė spitalin e Prishtinės. Sa herė i kisha parė, nė gazetėn Rilindja, fotografitė e Kosovė Keēės, nė pėrkujtimet qė ia bėnin familjarėt, miqtė dhe shokėt. Kishte qenė njė djalė simpatik, i ėmbėl nga fytyra, student i Fakultetit Juridik. Mė tė vėshtirė janė tė burgosurit se sa burgu! -se ēmu kujtua kjo fjali, fjali e cila do t mė pėrcjellė nė mendime e nė jetė gjatė gjithė vuajtjes sime nėpėr kazamatet serbo-jugosllave...Rrallė flisja me tė.
Baca Ramadan, tė kuptoj se mė urren dhe nuk mė sheh me sy tė mirė pėr veprėn qė kam bėrė, por, mė beso se, nuk kisha ndėrmend ta mbysja...-Jam djali i Hivzi Sulejmanit, shkrimtarit, ėshtė axha im...
- Edhe mė rren, ky ėshtė edhe provokim qė mė bėnė, Hivzi Sulejmani nuk ka pasė fėmijė dhe nuk tė dėgjoj mė - i thashė.
Ke tė drejtė tė mos mė besosh pėr asgjė, po unė tė respektoj, do tė dėgjoj pėr ēdo gjė, mos mė merr inat, edhe po t mė rrahėsh nuk ta kthej dorėn, mė tha me njė zė tė mekur e tė lutur. Pas disa ditėsh po e pyes pėr Hivzi Sulejmanin, familjen dhe origjinėn, shkollimin, farefisin etj. Pasi qė i fola pėr vėllavrasjet duke i shpjeguar edhe romanin Gjarpinjtė e gjakut tė Adem Demaēit, mesazhin e tij tė urtė Jo, atyre qė e ngrejnė gishtin e krimit, por, atyre qė e shtrijnė dorėn e pajtimit! fillova qė ti tregoj edhe pėr veprat e Hivzi Sulejmanit, Njerėzit dhe Fėmijėt e lumit tim qė, ai nuk i kishte lexuar kurrė, duke ia sqaruar se vetėm me njė luftė tė pėrkushtuar kundėr tė vjetrės mund ta mundim tė keqėn, etj. Pėr lexuesin e painformuar nė lidhje me shkrimtarin nė fjalė po i jap pak tė dhėna pėr biografinė e tij:
Hivzi Sulejmani, ka lindur mė 1910 nė Mojstir tė Sanxhakut, njė krahinė shqiptare qė, mjerisht tani e asimiluar. Ka jetuar nė Mitrovicė, nė Lagjen e Boshnjakėve, deri pas Luftės Nacional Ēlirimtare ... Ka qenė nė studime tė larta nė Beograd, ku militon nė Partinė komuniste jugosllave. Ishte martuar me njė beogradase me origjinė nga Shkodra. Gjatė luftės ishte burgosur nė Ferizaj pėr shkak tė aktiviteteve revolucionare. Pas luftės ka pasė poste nė Kosovė, poste qė e ēojnė deri nė tradhti kombėtare sepse kishte qenė gjykatės, bashkė me prokuror kuislingun Ali Shukriu, dhe kishte dėnuar shqiptarė, sidomos veprimtarėt e NDSH-sė, pėr tė cilat historia nuk do ti ia falė kurrė. Si duket, dalė ngadalė, kishte filluar tė tėrhiqet nga vija tradhtare nė te cilėn e kishin futur sllavo-komunistėt dhe pastaj kishte pasur guximin qė ti kundėrvihet politikės sė Beogradit ndaj shtypjes dhe diskriminimit tė shqiptarėve duke deklaruar publikisht se ishte kundėr shpėrnguljes sė shqiptarėve nė Turqi. Nė letėrsi kishte filluar tė kėrkonte qė tė shkruhej nė mėnyrė kritike ndaj realitetit tė kohės. Veprat mė tė njohura tė tij janė romanet autobiografike, Njerėzit dhe Fėmijėt e lumit tim.Ėshtė pensionuar para kohe. Ka vdekur mė 1975 nė Prishtinė. Ėshtė varrosur nė vendlindjen e vet, me amanetin e tij.
U zgjata pak duke pėrmendur biografinė e Hivzi Sulejmanit, por e pashė tė arsyeshme sepse edhe protagonisti i kujtimeve tė mia ėshtė me tė vėrtetė njė i gjakut tė familjes sė shkrimtarit nė fjalė. Nėna e Hivziut paska qenė e martuar edhe njėherė pasi qė kishte mbetur e vejė, ajo ishte martuar me gjyshin e Tomorit dhe kishte edhe njė djalė qė quhej, Hajrullah. Ky me ndihmėn e Hivziut, pas luftės, ėshtė shpėrngulur nė Prishtinė, nė lagjen Taslixhe. Vėllai i Hivziut kishte pasė tre-katėr fėmijė, nuk mė kujtohet saktėsisht, dhe djalin e vogėl ia kishte falur Hivziut. Hivziu e kishte pagėzuar Tomor, por babai i fėmijės e kishte pagėzuar nė ofiqari me emėr boshnjak, pra, Aljo. Nga ky u informova edhe mė me hollėsi lidhur me pėrpjekjet e Hivzi Sulejmanit kundėr asimilimit tė shqiptarėve tė Sanxhakut, nė veēanti tė atyre qė ishin shpėrngulur nė Kosovė. Nė kėtė mision kombėtar pėr ringjalljen e shqiptarėsisė u angazhova edhe unė, pikėrisht ku e kishte lėnė shkrimtari ynė, nė fėmijėn e vėllait tė tij. Hajrullahu, ia kishte bėrė me hile Hivziut duke i dėrguar nė shkollėn serbe dy fėmijėt e mėdhenj, dy tė vegjlit, njė vajzė qė quhej Azra dhe Tomorin, me presionin e Hivziut i kishte dėrguar nė shkollė shqipe. Azra, ishte studente e Fakultetit Juridik dhe shpirtėrisht e kishte marrė porosinė e xhaxhit tė saj duke u shkruar edhe me mbiemėr Xhekaj. Kishte marrė dhjetė, nė lėndėn E drejta Romake dhe ishte lavdėruar pėr suksesin e saj nė studime edhe nga prof. i saj Bardhyl Ēaushi. Tomori i kishte treguar pėr mua dhe ajo ishte shumė mirėnjohėse pėr kėshillat dhe mėsimet qė ia epja vėllait tė saj. Nė letrat qė i shkruante gjithnjė, nė fund tė saj, e porosiste qė t mė dėgjonte pėr ēdo gjė dhe sa herė tė bisedosh me Ramadan Pllanėn mendoje xhaxhin tonė, Hivziun. Mė kishte qėlluar dy-tri herė qė ta shihja familjen e tij nė vizita kur i kishim pėr-njėherė. Tė gjithė i flisnin boshnjakisht, pėrveē Azrės. Gjatė njė vizite tė pėrbashkėt, para grilave tė burgut, nuk u durua pa mė pėrshėndetur me kėto fjalė: Shoku Ramadan, Ju falėnderoj shumė qė po ndikoni te vėllai im Tomori pėr tė mirė, vetėm vazhdoni, nuk ua harroj kurrė! ...Tani, ky ishte bėrė njė shok i mirė dhe nuk dyshoja nė fjalėt dhe sinqeritetin e tij. Kėrkonte ushqim nga shtėpia, mė shumė pėr mua se pėr vete. Kur vdiq satrapi Tito nė muajin maj 1980 gazeta Rilindja shkruante ditė pėr ditė. Mė kujtohet mirė kur nė njė shkrim nė faqen e parė, me njė fotografi tė madha, Edhe pas Titos- Tito shkruar nga Maksut Shehu, fillova ti shajė e t“i mallkoj titistėt shqiptarė; Tomori e grisi foton dhe e futi nė qyp, e pėrmjerri foton dhe shtoi ; (me nder lexuesve): Edhe pas shurrės shurra!...
Ishte vera e vitit 1980, nuk e mbajė mend datėn, kur mė ishte pranuar njė kėrkesė qė kisha bėrė pėr ta nxjerrė njė dhėmballė nė nofullėn e poshtme tė anės sė majtė nga drejtori i burgut, Raif Gashi. Dy dhėmballė mi kishte dėmtuar udbashi i Mitrovicės, Faruk Mehmeti, me rastin e arrestimit tim nė Mitrovicė. Nuk kisha rrugėdalje tjetėr, pėrveē se njė intervenim kirurgjik. Mė dėrguan te njė stomatolog serb, edhe infermierja ishte serbe, me tė drejtė dyshova qysh nė fillim se do t“mė dėmtonin mė shumė se do t“mė shėronin. Pas ca minutave tė njė intervenimi shumė delikat, mė nė fund dhėmbi doli por mbetėn rrėnjėt e tij. Mjeku mė bėri edhe njė intervenim tjetėr dhe i nxori edhe rrėnjėt dhėmballės. Mė kthyen nė qelinė e burgut ashtu tė lodhur e tė zbehtė, u shtriva pėr tė pushuar por, nuk munda tė rrija shtrirė, sepse gjaku mė rridhte rrėke. Tomori, trokiti nė derė dhe erdhi njė gardian, nuk mė kujtohet mirė por mė duket se ishte Daka, njė fytyrė negative, ai pasi qė i treguam se gjaku nuk po mė ndalet e mbylli derėn duke na thėnė: Ndalet, ndalet, dhe mė mos trokitni mė pėr kėtė...Gjaku rridhte pa ndėrprerje, thellė nė zemėr ndieja njė gurgullim qė mė lajmėronte se gjaku po derdhej dhe pritej vdekja e sigurt e qetė-qetė. I bėra shenjė me dorė Tomorit pėr tė trokitur edhe njė herė sepse nuk kisha forcė fizike, as zėri nuk mė dilte nga goja. Ai, i mėshoi derės me sa fuqi qė kishte dhe erdhėn dy gardianė.
Shokė komandirė, baca Ramadan po vdes, po i derdhet gjaku, ju e keni fajin qė nuk po e ēoni te mjeku, unė kam me marrė hakun pėr tė nėse jam gjallė, o tė pashpirt! Gjendja u alarmua dhe nė qelinė tonė erdhėn edhe dy gardianė tjerė, dy nga ta mė morėn pėr krahėsh, e urdhėruan njė tjetėr qė ta njoftoi eprorin dhe mė dėrguan te mjeku, te i njėjti stomatolog qė mė kishte hapur vrimėn e vdekjes. Mjeku, mė futi nė vrimėn e dhėmballės njė fashė tė gjatė, afėr gjysmė metre, e cila ma ndaloi rrjedhėn e gjakut pas pak kohe. Nga kjo gjakderdhje nuk kam qenė mirė pėr disa kohė, kam qenė i zbehtė dhe nuk e kam marrė veten nga shėndeti deri sa kam dalė nga burgu...
Pas disa jave na i ndėrruan qelitė. Tomorin nuk e pashė mė, kam dėgjuar se ishte dėnuar me 12 vjet burg dhe se ishte sjellė mirė me shokėt e burgut. Unė, isha me tre tė tjerė qė ishin pėr delikte tė ndryshme, edhe kėta fituan shpejt besimin tim dhe mė respektonin.
vijon...
Zvicėr, 22 mars 2010
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 118 vizitorë |
| Lexuar:
2,194 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri |
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12 Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin... |
| Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun |
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16 Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik
BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM
- thotė ... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|