Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
SI I SHISTE QEVERIA SHQIPTARE ARMË SERBISË?!?
Publikuar më 24 mars, 2010 në orën 23:52 ( ) Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Gjergj Thanasi - Rruga shqiptare drejt Serbisë!

Gjatë qeverisjes së djathtë 2005 - 2009 marrëdhëniet ushtarake Serbi - Shqipëri arritën kulmin e zhvillimit. Gjerësia dhe thellësia e këtyre marredhënieve eklipsonte marëdhëniet e Shqipërisë me partnerët e NATO-s përfshirë edhe SHBA-në. Për publikun këto marëdhënie ishin totalisht të panjohura, të mbajtura sekret për „shkak“ të arsyes shtetërore, sekretit ushtarak etj. Importet, eksportet apo tranzitet e armëve me Serbinë i fshiheshin rregullisht publikut.

Ky sekret mbahej jo vetëm, sepse të tilla marëdhënie i nxirrnin bojën propagandës patriotike zyrtare për dashurinë për vëllezërit kosovarë, por edhe sepse ky bashkëpunim ushtarak shpesh shkelte konventat ndërkombëtare, embargot e vendosura nga OKB-ja apo shërbente për të armatosur organizata terroriste të çertifikuara ndërkombëtarisht. Raportet serbo-shqiptare u shtrinë në të gjitha fushat e marëdhënieve me jashtë të forcave të armatosura shqiptare në katër vitet e shkuara. Fushat përkatëse ishin disa, ku mund të përmenden fillimisht importimi i armëve dhe municioneve, prodhime të fabrikave ushtarake serbe.

Të tilla importe nga Serbia përfshinë predha mortaje të kalibrave të ndryshëm disa mijëra copë të gatshme për trafikim, (rasti i Memajt). U importua barut për rreth gjysëm milioni predha mortaje të kalibrave të ndryshme, lëndë shpërthyese në sasi prej qindra tonësh, automatikë serbë M70 dhe M84 të ngjashëm me kallashnikovët e ushtrisë shqiptare, predha tanku 100mm tip ASDF, (municion modern antiblind), sidhe predha katjushka serbe tip ORKAN 262 mm M87.

Së dyti importim materialesh me përdorim të dyfishtë si psh. kapsolla detonatore të tipeve të ndryshme, fitil zjarr përcjellës të llojeve të ndryshme, nitrat amoni për industrinë ushtarake shqiptare etj. Importimi i nitratit të amonit për Ministrinë e Mbrojtjes shqiptare nga Serbia u krye pas Gërdecit nga një firmë private, pronari i së cilës kishte lidhje me Gërdecin për shkak të detyrave të tij funksionale shtetërore. Nga firma serbe është tentuar të importohen edhe armë, municione, paisje speciale për forcat speciale të policisë shqiptare dhe për Forcën e sigurisë portuale në Durrës. Këtu mund të përmendim pistoleta e municione finlandeze, (kompania Patria), pistoleta e municione austriake Glock 19, pushkë precizioni Steyr po austriake, shock grenades, (flash bang), etj. Por serbët, në këtë rast ishin thjesht sekserë për t´ua shitur këto armatime joserbe shqiptarëve sa frëngut pulen.

Ndër këta sekserë serbë ishte edhe një ish pjestar i grupit paramilitar terrorist "Munja", pjesëmarrës në një sërë krimesh kundër nderit, jetës dhe pronave të shqiptarëve (1998-1999) në Prizren, Dushanovë, Hoçë e Qytetit dhe Billushë. Pra gjatë qeverisjes së djathtë Berisha - Mediu, një terrorist i grupit paramilitar "Munja", maskuar si tregtar malazez apo maqedonas armësh do të furnizonte me armatime policinë shqiptare ende pa iu tharë njollat e gjakut të viktimave kosovare të masakruara nga duart e tij. Një tjetër dëshmi e qartë e "patriotizmit" të anëtarëve të kabinetit Berisha.

Së treti eksportet e materialeve ushtarake shqiptare drejt Sebisë kryesisht lëndë plasëse TNT dhe RDX, por edhe predha mortajash të kalibrave të ndryshëm, fishekë të kalibrave të ndryshëm si për armët e këmbësorisë edhe për mitralozët kundërajrorë. Si nomenklaturë eksportesh është e ngushtë, por bëhet fjalë për sasi të mëdha prej qindra e mijra tonësh.

Së katërti, tranzitet dhe transportet janë një tjetër fushë, ku shtriheshin marëdhëniet ushtarake serbo shqiptare. Në periudhën kohore që përmendet, shumica e eksporteve dhe importeve shqiptare me tokë apo ajër detyrimisht do të bëhej me kamionë apo avionë serbë të drejtuar nga shoferë apo pilotë serbë, detyrimisht të tranzituara nëpër Serbi. Fjala vjen edhe kur eksportoheshin armë me vlera muzeale për në Gjermani, kamionët ishin serbë me shoferë serbë dhe tranziti bëhej nëpër territorin e Serbisë. Eksportohej barut për në Belgjikë, kamionët përsëri serbë, shoferët përsëri serbë, tranziti sigurisht nëpër territor serb. Importohej 3.5 tonë eksploziv C4 nga Irani dhe miliona metra linear fitil zjarrpërcjellës me qëllim rieksporti në drejtim të organizatave terroriste, (rasti i grupdepove të Burizanës), transporti bëhej me avionë cargo serbë me pilotë serbë, me Stop over në aeroportin serb të Batajnicës. Në datë 6 mars 2006 u eksportuan rreth 10 mijë predha mortaje për në Iran me avion serb me numër fluturimi IL76/HN 76007, i tranzituar nëpërmjet hapësirës ajrore serbe. Edhe në rastet kur ka të dhëna të besueshme se dërgoheshin armë e municione legalisht në Irak apo në Afganistan, shpesh herë edhe në këto raste përdoreshin avionë apo firma serbo-sllave si seksere.

Së pesti mallrat e industrisë ushtarake serbe të penguara deri në sekuestrim nga organet ligjzbatuese kroate, shpesh tranzitoheshin nëpërmjet territorit nacional shqiptar, përkatësisht portit të Durrësit dhe aeroporteve të Rinasit dhe Kuçovës.Të tilla tranzite armatimesh serbe kanë ndodhur para dhe pas tragjedisë së Gerdecit si psh. Eksporti nga porti i Durrësit i dhjetra kontejnerëve me armatime serbe drejt lindjes së mesme natën e 16 - 17 majit 2009. Ky transit realisht rrezikoi që në Durrës të përsëritej Gërdeci në përmasa katastrofike. Partnerët serbë të Ministrisë shqiptare të Mbrojtjes, ishin ndër pjesa e njohur e "nëntokës" serbe, ndërmjet tyre edhe kriminelë lufte në Kosovë, bashkëpunëtorë të Milosheviçit etj.

Po japim një listë të pjeshme të serbëve që kanë bashkëpunuar me Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë:

Zoran Damjanoviç,
Sllobodan Tesiç,
A. Sarajliç,
Z. Laliç,
J. Djuriç,
Milovan Miçoviç,


Rade Radojeviç, ish-komandant batalioni i policisë serbë në Kosovë në vitet 1998 - 1999, i dekoruar nga Milosheviçi për trimëri të treguar në luftë në Kosovë.

Shumë sekserë dhe tregtarë serbë, deri dhe individë të dyshuar për raporte me Bin Ladenin, si p.sh. Ghulam Jilani Dosul, hynin e dilnin në depot sekrete të ushtrisë shqiptare si në han pa porta. Disa prej depove ushtarake të vizituara prej tyre janë:

Bigas,
Ullishtë,
Shën Mëhill,
Qafmollë,
Konisbaltë,
Memaj, (Romanat),
Gërdec,
Shkozet, (Durrës), etj.


Repartet ushtarake që janë vizituar prej tyre mbajnë numrat:

4450 (Tiranë),
4451 (Qafmollë),
4454 (Elbasan) etj.


Vizitorët serbë kanë qenë të paisur me leje të rregullta me shkrim të lëshuara nga shefat e shtabit të ushtrisë shqiptare. Ndërsa në Gërdec kanë hyrë me lejen e privatëve që menaxhonin fabrikën e Gërdecit. Disa prej këtyre trafikantëve serbë u kanë dalë telashe dhe me vetë agjensitë ligjzbatuese serbe.

Zoran Damjanoviç, partner afatgjatë i Ministrisë shqiptare të mbrojtjes, u arrestua nga doganierët malazezë duke trafikuar një kamion me mbi një mijë automatikë M70 dhe M72 prodhim serb i fabrikës " 4 Nëntori" në Mojhovc.

Sllobodan Tesiç, kontrabandist armësh, që në kohën e Millosheviçit, i penalizuar nga OKB-ja si bashkëfajtor me diktatorin afrikan Charles Taylor në masakrat e përbindshme në Liberi, ka problem serioze me shërbimin sekret serb BIA. Në mars të vitit 2009 BIA serbe nën trysninë amerikane ndaloi një shitje armatimesh serbe prej 50 milion dollarësh drejt Libisë, vetëm sepse sekser në këtë bisnes ishte firma Melvale, pronë e Sllobodan Tesiçit. Ky individ, për shkak të shkeljes së embargos së OKB-së ndaj Liberisë, konsiderohej i padëshirueshëm për Serbinë e Koshtunicës dhe Tadicit.

Po ky person dhe firma e tij Melvalle ishin partnerë të preferuar në kontrabandimin e armatimeve me Shqipërinë e ministrit Mediu dhe Kryeministrit Berisha. Në faksimilen e dokumentit ilustrues pasqyrohen llogaritë bankare të këtij kontrabandisti në dy banka serbe. Pikërisht nëpërmjet këtyre dy bankave pas vitit 2005 janë bërë investime dhjetra million euroshe rreth e qark Tiranës. Pronarët serbë dhe shqiptarë të këtyre investimeve nuk dihet qartë se kush janë me përjashtim të një serbi i cili gjatë luftrave në ish Jugosllavi ka shërbyer si Zv/ kryeministër i Millosheviçit.

Revista MAPO
Tiranë, 23. 03. 2010




Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 80 vizitorë
Lexuar: 2,908 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Fuqitë ushtarake të palëve ndërluftuese g...
E shtun, 17 prill 2021 - 01:20
Lufta e Kosovës, paraqet ndeshjen ushtarake të qartë të demokracisë perëndimore, ku edhe ne Shqipëtarët aspirojmë më në fund të integrohemi dhe...
ENVER HOXHA TË SHPALLET KOMANDANT NDERI I U...
E premt, 16 prill 2021 - 00:41
RIBOTIM Duke u bazuar në fakte të pamohueshme sipas veprimtarisë së brezit të Enver Hoxhës dhe dokumenteve origjinale të pamohueshme origjinale n...
Skenari i rrezikshëm, për ndarjen e tokave ...
E mart, 13 prill 2021 - 22:00
Letër publike, Kolonel Dilaver Goxhajt I nderuari Shpëtim Golemi, po të drejtohem me nofkën e luftës, si Zëvendës Komandant i Shtabit të Përgji...
Një sqarim i detyruar për luftimin në Kosh...
E diel, 11 prill 2021 - 19:40
Si përherë, edhe në 9 prillin e vitit 2021 u përkujtua me madhështi të madhe, si asnjë luftim tjetër i UÇK-së, “fitroia” e një “beteje” ...
Arsyet e bombardimit të Jugosllavisë nga N...
E premt, 09 prill 2021 - 22:49
Në përgjithësi është trajtuar nga burime të ndryshme dhe arsye të ndryshme janë theksuar, disa herë edhe kontradiktore a të kundërta mes burimev...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi