| Fantazmogonia ose plani okult kundėr integrimit tė Shqipėrisė |
| Publikuar më 25 mars, 2010 nė orėn 02:00 ( ) |
Ramiz Bojaj | Opinion | |
|
|
|
A do tė ndodhė pėrsėri qe pranverėn shqiptare tė integrimit euroatlantik tė Shqipėrisė nė BE, ta dimėrojnė sėrish elementet e revolucioneve tė vonuara demokratike?!.
Integrimi Euroatkantik i Shqipėrisė ėshtė hapi i parė i integrimit brendashqiptar, fillimisht nė hapėsirėn etnike tė saj. Bojkoti socialist dhe tendencat pėr krijimin e ngėrēeve politike nė shtetin shqiptar vijnė si rrjedhojė e kompleksit pėr tė kaluarėn komuniste, por jo edhe pėrputhje me realitetin politik nė Shqipėri. Dialektika politike mbėshtetur nė klientelizėm sociokomunist tė udhėhequr nga Edi Rama, shkel ēdo parim etik nė demokraci (sabotimi minoren-opozitar ndaj mazhorancės integruese-euroatlantike), duke mbetur kėrcėnimi mė madh i Shqipėrisė Evropiane. Shqipėria nė kontekstin realpolitik vazhdon tė tregojė vlerat e veta nacionale e shtetėrore si vend tipik evropian (anėtarėsimi nė NATO, procesi i liberalizimit tė vizave si dhe rruga drejt BE-sė). Shqiptarėve me shumė se kurrė i duhet maturia politike, qėndrueshmėria ekonomike dhe pjekuria nacionale.
Shqipėri-Kosovė, refleks dhe imazh gjithėkombėtar
Shqipėria mbetet lokomotiva e parė pėr integrimin nacional tė shqiptarėve nė strukturat Euroatlantike. Duke qenė tempull i kultivimit tė demokracisė,(20 vjet demokraci) Shqipėria me reflekset e saja pasqyron edhe qėndrueshmėrinė e shtetit tė Kosovės (konteksti nacional). Realisht shqiptarėt (si etnikum unik) gjinden para sprovave tė mėdha, shteti i ri i Kosovės dhe ecuria europolitike e Shqipėrisė. Pikėrisht, duke vėshtruar pozicionin nė tė cilin gjendet kombi ynė, krijimi i situatave delikate (deformitet politike) janė krejtėsisht tė papranueshme dhe me prapavije tė caktuar antishqiptare. Kaosi politik nė Shqipėri (tendencat socialiste) do tė ndikonin qe ndėrkombėtarėt tė largojnė vemendjen e tyre nė radhė tė parė nga vet integrimi i Shqipėrisė nė BE, por nė kėtė kontekst mund tė stagnonte edhe mė tutje procesi i njohjeve pėr pavarėsinė e Kosovės. Deri kur do tė harxhojmė kaq shumė energji me vetvetėn.
Ethet e sindromit tė 97-ės
Veprimet e fundit Edviniste realisht janė kundėr integrimit tė Shqipėrisė nė BE dhe lėvizjes sė lirė tė shqiptarėve. BE-ja jo vetėm qe ėshtė aspiratė, por njėherėsh mbetet edhe nevojė akute pėr kombin mė tė vjetėr nė Ballkan. Nė kėtė kontekst shqiptarėt (pavarėsisht sfidave dhe ēmimit) janė tė vendosur mė shumė se kurrė nė ecjen e tyre drejt BE-sė. Edi Rama, kryesocialisti shqiptar, mė veprime politikisht destruktive shpreh padurimin e tij pėr Shqipėrinė nė NATO, (dhe rrugėtimin drejt BE-sė). Duke vazhduar me rrugėn e bojkotit ndaj institucioneve demokratike, nė Shqipėri, mėtohet krijimi i njė frymimi mitik okult kundėr vet vullnetit politik tė shqiptarėve (shqiptarėt votuan pėr BE), kundėr kodit demokratik por edhe kundėr vet shprehjes sė lirė qytetare. Rama pėrmes pėrjashtimit tė shumicės qytetare tenton tė ndrydhė ndjenjen liri qytetare, ngase kėrkesat e socialistėve konsiderohen si parime kundėrshtuese me kushtetutėn dhe parimin e ndarjes sė pushtetit nė kėndin demokratik. Bojkotet parlamentare nuk kanė vend nė politikėn demokratike dhe kjo ėshtė praktikė e vetme qė zbatohet nė Bashkimin Evropian, vlerėsuan njėzėri tė gjithė burrėshtetasit e BE-sė, tė cilėt shkelėn nė tokėn shqiptare duke kėrkuar tejkalimin e ngėrēit politik, edhe ashtu tė kamufluar. I pėrvuajtur nga sindroimi i 97-tės, (degradimi i segmenteve demokratike dhe marrja me dhunė e pushtetit), Rama vetkonfirmon se me kėtė iniciativė(dalja nė rrugė) do tė synohet rrezimi i qeverisė dhe mbajtja e zgjedhjeve tė parakoshme. Realisht edhe vet Edi Rama ėshtė kundėr mbajtjes sė zgjedhjeve, tė cilat do tė rikonfirmomin humbjen e tij. Ajo qe realisht kėrkon opozita socialiste nė Shqipėri ėshtė krijimi i klimės sė kaosit nga e cila do tė pėrfitonin vetėm bandat dhe komplotistėt. Kėtė e kuptuan mė nė fund edhe vet eurodiplomatėt. Cili do tė ishte ai njeri i cili nuk do tė pranonte qė Parlamenti tė jetė vend politikėbėrės nė shoqėrinė moderne, thjeshtė odė edhe pėr zgjidhjen e tė gjitha problemeve, qoftė edhe tė kontesteve. Askush, pėrveē megalomanėve dhe narcisoidėve. Ēfarė do tė thotė opsioni i rrugės, (tė sindromit kallashnikov): Thjeshtė grabitje pushtetesh pėrmes dhunės dhe terrorit (metoda revolucionare tė diktaturave).
Rama, si protagonist i sindromit sociokomunist, edhe njėherė dėshmon se ėshtė i gatshėm tė krijojė turbulenca tė brendshme, dhe tė pengojė liberalizimin e vizave pėr shqiptarėt si dhe tė stagnojė hyrjen e Shqipėrisė nė BE. Por, jam shumė i bindur se nuk ka dorė shqiptari (as nga opozita socialiste) qė do ti pėrgjigjej kushtrimit tė kryesolialistit Rama (udhėheqės edhe ashtu i kontestuar), pėr tė rrokur armėt kundėr shtetit tė vet, kundėr zhvillimit, integrimit dhe lulėzimit tė Shqipėrisė moderne. Shqiptarėt u liruan njėherė e pėrgjithmonė nga e kaluara e dhimbshme diktatoriale, tash e 20 vjet mė parė. Nėse kėtė ende nuk e ka tė qartė Edi Rama dhe bashkėmendimtarėt e tij, kėtė e kanė dėshmuar tė gjithė shqiptarėt nė kontekstin tejpolitik dhe partiak.
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 64 vizitorë |
| Lexuar:
772 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar |
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32 Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|