Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturë
Të ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dërgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
“Diplomacia” e interesave personale dhe anti-shqiptare të Ilir Metës me Greqinë
Publikuar më 31 mars, 2010 në orën 01:44 ( ) Të ndryshme |
Rrit madhësinë e shkronjave
Nga qëndrimet e fundit ushtarake zyrtare greke, me thirrje për "derdhje gjaku" dhe "prodhim këpucësh me lëkurë shqiptarësh", kuptohet qartë ajo që deklaroi katër ditë më parë ministri i Jashtëm Shqiptar Ilir Meta, që "Marrëdhëniet me Greqinë janë të dobishme e shpresëdhënëse dhe, se në bazë të tyre është ndërtuar me sukses politika e fqinjësisë së mire me Greqinë".

Se sa "të dobishme janë këto marrëdhënie dhe se sa "fqinjësi e mirë ofrohet prej Shtetit Grek, këtë e dëshmojnë shumë raste qëndrimesh zyrtare greke antishqiptare. Meqë ministri i Jashtëm shqiptar pro-greko-serb Ilir Meta, vazhdon të deklarojë se, "Greqia është një fqinjë (shumë) i mirë dhe dashamirës ndaj Shqipërisë", ne po i kujtojmë disa momente, të cilat ai ka detyrë jo vetëm diplomatike, por edhe kombëtare si shqiptar (nëse është i tillë) për t'i negociuar e zgjidhur:

1. Greqia nuk lejon çamët të kthehen në trojet e tyre dhe nuk u kthen pronat e sekuestruara me genocid.
2. Greqia nuk abrogon Ligjin e Luftës me Shqipërinë, prej 70 vitesh vazhdon të na quaj "armiq".
3. Greqia vazhdon të kërkojë zaptimin e trojeve shqiptare të "Vorio-Epirit".
4. Greqia ushtron provokacione fizike ushtarake në kufi me Shqipërinë, brenda trojeve shqiptare.
5. Greqia vazhdon të bëjë thirrje për gjakderdhje kundër shqiptarëve, në aktivitete ushtarake kombëtare. Bënë thirrje për gjakderdhje kundër shqiptarëve dhe për pushtim të trojeve të saj.

Përballë këtyre fakteve, Shteti Shqiptar, ku zoti Ilir Meta është kryediplomat dhe dyshi i qeverisë, jo vetëm hesht për t'i denoncuar, por në mënyrën më të pështirë i ulet në gjunjë thirrjeve gjakësore të Greqisë, duke plotësuar çdo kërkesë të tyre, që me lejim të monopolit të bankave brenda Shqipërisë, të karburanteve, ushqimeve, produkteve industriale, propagandës anti-shqiptare fetare e kulturore e deri me dhënie territoresh fizike tokësore e detare shqiptare.

Ligji i Luftës në fuqi, ministri Meta ka frikë të flasë!
Ministri i Jashtëm Ilir Meta, informacioni ndërkombëtar i institucionit të cilin ai e drejton, ka si kontrollues rrjetin elektronik e satelitor grek, të montuar në kohën kur ai ishte kryeministër, duhet të "hapë letrat" (të cilat i di mirë) dhe të kundërshtojë zyrtarisht këtë fakt:
Dekreti Mbretëror Grek i datës 10 Nëntor 1940, ka hyrë në fuqi pas botimit në gazetën zyrtare greke të vitit 1940, me këtë përcaktim: "Italia me dominomet, territoret perandorake, me kolonitë e saj dhe Shqipëria, përcaktohen armike në bazë të Ligjit 2636: Për veprime juridike të armiqve dhe sekuestrim konservativ të pasurive armike". Në bazë të këtij ligji, të gjithë pasuritë e shqiptarëve në Greqi u vunë nën "sekuestro konservative" (të mbyllura përfundimisht) dhe filluan të administrohen nga shteti grek. Duhet të theksojmë këtu, se me fjalën "pasuritë e shqiptarëve në Greqi" nuk kemi parasysh vetëm pasuritë e shqiptarëve në trojet e tyre si në Çamëri etj, por për pasuritë e shqiptarëve në të gjithë territorin e shtetit grek. Tashmë nuk ka asnjë mëdyshje, që shkaku kryesor dhe i vetëm i mbajtjes së ligjit të luftës me Shqipërinë është ekonomik e territorial. Sipas ligjit grek të luftës, të gjitha pronat e shqiptarëve në Greqi administrohen e shfrytëzohen nga shteti grek. Në këto pasuri futen tokat bujqësore, trojet, objektet, fabrikat, punishtet, llogaritë bankare etj. Sipas këtij ligji, shtetasit shqiptarë që punojnë si emigrantë në Greqi, mund të konsiderohen si skllevër pa asnjë të drejtë, që mund të trajtohen si të ketë dëshirë shteti grek, siç ka ndodhur dhe po vazhdon të ndodh me ta, pavarësisht vendimit të fundit djallëzor të qeverisë greke për greqizimin ligjor të tyre. Në funksion të këtij qëllimi zhvatës të pronave dhe trojeve shqiptare në Greqi, në datë 10.11.1940, Parlamenti Grek ka miratuar Ligjin Nr. 2636 "Mbi veprimet juridike të armiqve dhe konfiskimin konservativ të pasurive armike"në zbatim të këtij ligji, me Dekret Mbretëror Grek është deklaruar "Gjendja e Luftës me Shqipërinë".

Ilir Meta ka pranuar kredinë greke të strehimit, si kusht për faljen grekëve të "Korridorit 8-të"
Me ardhjen e socialistëve në pushtet në vitin 1997, për të kompensuar mashtrimin e Fatos Nanos në Vlorë, për kthimin 100% të lekëve të piramidave, ish-qeverisja deklaroi se shqiptarët që kishin humbur shtëpitë në piramida, do të strehoheshin nëpërmjet një kredie greke prej 5 miliardë dhrahmi. Kredia greke e premtuar, ka patur lidhje direkte me shitjen prej qeverisë shqiptare tek grekët, të "Korridorit 8-të" (Vijës Egnatia), fakt ky i publikuar në janar 1999 në gazetat shqiptare "Nacionalisti" dhe "Koha Jonë". Fakti konfirmonte detyrimin e qeverisë shqiptare, për ta shitur "Korridorin 8-të" tek grekët. Skema greke ishte e gatshme dhe nisi me lojën e shëmtuar të kredisë greke të strehimit. Kjo kredi, sipas burimeve të asaj kohe, do të justifikonte dy motive: Së pari, qeveria shqiptare duhet të dilte me një premtim të fuqishëm social. Së dyti, përligjej prania e gjithanshme greke, në jetën shqiptare. Kështu pra, nisi pazari për shitblerjen e "Korridorit 8-të". Sipas atij pazari, Greqia premtoi një kredi 5 miliardë dhrahmi, ndërsa Shqipëria do të firmoste pranimin e devijimit të vijës së "Korridorit 8-të". Kushti ishte ky: Kredia, nuk do të jepej në momentin e nënshkrimit të (p)aktit (të turpshëm anti-shqiptar ku Meta ka firmosur si ish-zëvendëskryeministër), por kur të niste puna për zbatimin e devijimit të "Korridorit 8". Si kondicion financiar, qeveria shqiptare Nano-Meta-Majko, i kërkoi qeverisë greke 2 milionë dollarë transh paradhënie, pjesë e kësaj kredie, për të paguar mësuesit, policët, mjekët, ministrat, të cilët sapo kishin nisur protestat nga mungesa e pagave, për shkak të grabitjes së bankave gjatë rebelimit të vitit 1997. për këtë transaksion mafioz të grupit Nano-Meta-Majko, në 17 dhjetor 1997 u dërgua në Athinë ish-ministri i Transport-Ndërtim-Telekomunikacionit, Gaqo Apostoli, i cili firmosi "pranimin e qeverisë shqiptare, për spostimin e vijës së Korridorit 8-të" dhe në shkëmbim, iu dhanë 2 milion dollarët, të cilët u përdorën jo si kredi për strehimin e viktimave të fajdeve, por për paga e kredi strehimi për qeveritarët.

Shtypi dhe mediat greke, kanë denoncuar mungesën e një kredie greke për strehimin e shqiptarëve. Faktet treguan, se kishte një pazar për kredi strehimi, por e gjitha varej nga fillimi paraprak i punimeve në portin e Selanikut, moment pas të cilit, qeveria greke do të lëvronte e më pas, do të deklaronte faljen e kësaj kredie. Në fakt, nëse ndodhte, ajo nuk ishte falje kredie, por pagesa e blerjes se resursit gjigand në portin e Selanikut, të shitur prej ish-qeverisë "Nano-1997", duke spostuar me këtë shitje, nxjerrjen jashtë projektit të portit të Durrësit.

Edhe firma "META" ka miratuar ligje anti-shqiptare në ndihmë të Greqisë
Ministri i Punëve të Jashtme Ilir Meta, njëherazi vasal i bindur i "kriminelit dhe hajdutit Sali Berisha" (siç e ka quajtur), nuk mund të mohojë kontributin që ka dhënë në shërbim të interesave anti-shqiptare me produkt pro Greqisë, duke hedhur firmat e tij politike ligjvënëse (Jo të guroreve të Dajtit e Malit të Tomorrit). Ja faktet: Shqipëria ka në fuqi disa ligje, që ndërtojnë marrëdhëniet ndërshtetërore në lidhje me shtetet të cilat kanë në fuqi ligjet e luftës ndaj saj. Po përmendim disa, në fund të të cilëve është dhe firma, madje dhe vetoja "META".

1. Ligji 8306, datë 14.03.1998; Ligji 8515, datë 21.07.1999
2. Ligji 8660, datë 18.09.2000
3. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 329, datë 12.07.1999
4. Vendimi i Këshillit të Ministrave Nr. 255, datë 27.05.2000.

Përsa i përket praktikës së deritanishme të ndërhyrjes së investimeve greke në ekonominë kombëtare shqiptare, këto ligje dhe vendime qeverie, bien ndesh me Nenin 28 të Ligjit 8577, datë 10.12.2000 "Për organizimin dhe funksionimin e Kushtetutës të RSH". Po kështu bien ndesh edhe me nenet 131/C, 134/1,2 të Kushtetutës Shqiptare. Ndërkohë që ka trojet dhe pasuritë shqiptare të çamëve në Greqi, të cilat janë sekuestruar nga shteti grek dhe çamët nuk e gëzojnë të drejtën mbi to, mbasi shteti shqiptar nuk thotë as gjysmë fjalë për këtë problem.

Sa herë dhe përse ka shkuar Ilir Meta në Greqi?
Gjatë këtyre 18 viteve, sipas dokumentacionit të pikave të kalimit të kufirit në Kakavijë, "reformator" Ilir Meta ka qenë 57 herë në Greqi, prej të cilave 24 herë me bashkëshorten, 11 herë me kunatin e tij, 5 herë me Dritan Priftin, 12 herë me biznesmenët e Skraparit dhe 5 herë për pushime 2 mujore me familjarët e gruas. Stacioni i parë i vizitave të Ilir Metës ka qenë konsullata shqiptare në Janinë (ku është çlodhur nga rruga e gjatë), pastaj Ambasada Shqiptare në Athinë, ku ka deklaruar protokollin e vizitave të tij. Nga të gjithë këto vizita, Ilir Meta, nga të gjithë pozicionet politike e zyrtare, rezulton se nuk është marrë shumë me mbrojtjen e interesave kombëtare shqiptare përballë "shefave të tij grekë", por "diplomacia" e tij ka patur si objekt interesat e tij. Sipas informacioneve dhe fakteve, të 57 vizitat e Metës në Greqi, kanë patur si rezultat, këtë bilanc:

1. Nuk ka folur asnjëherë për çështjen Çame.
2. Ka firmosur marrëveshjen në tetor 2000, për mosregjistrimin e popullsisë në Shqipëri, pa u bërë regjistrimi si grek i emigrantëve shqiptarë.
3. Ka firmosur vazhdimin e qëndrimin e trupave greke në Yzberisht në Tiranë, ende pa u miratuar në parlament.
4- Ka firmosur prapaskenat antishqiptare pro-interesave greke në Marrëveshjen e Ohrit, për ndryshimin e territoreve në favor të Greqisë.
5. Ka bërë hetime për kompaninë e transportit të udhëtarëve "Joy Travel" të bashkëshortes së Fatos Nanos.
6. Ka ngritur një ekip hetuesish privat me origjinë nga Skrapari, të vendosur në Hotelin "Palladio" në Athinë, për të vrojtuar dhe filmuar lëvizjet e Fatos Nanos.
7. I është financuar prej "bosëve" grekë për 15 vite, një vilë pushimi verore në Peleponez.
8. Ka firmosur bashkë me Berishën, paktin për dhurimin e ujërave territoriale shqiptare.

Ish-Legata Shqiptare në Athinë,prej 70 vitesh e sekuestruar
Zoti Meta, në kohën kur ka qenë kryeministër i PS (reservist i Fatos Nanos) ka nënshkruar një dokument "top sekret", nëpërmjet të cilit ka njohur një grabitje që Greqia i ka bërë 70 vite më parë shtetit Shqiptar. Buxheti i Shtetit Shqiptar, ka vite që paguan shuma kolosale financiare për të përballuar qiranë e godinës së Ambasadës Shqiptare në Athinë dhe 8 apartamente banimi të familjeve të rezidentëve të saj. Kjo ndodh në një kohë, kur prej 70 vjetësh, në qendër të Athinës, në rrugën "Vasilissis Sofias" ndodhet godina e ish-Legatës Shqiptare të kohës së Mbretërisë Shqiptare, godinë kjo, që është pronë historike e Shtetit Shqiptar. Që prej 70 vjetësh, pra që prej vitit 1940, kjo ndërtesë ish-seli diplomatike, ka kaluar në "sekuestrim konservativ" dhe është kthyer në muze. Natyrisht, në krahasim me atë që kanë humbur dhe po humbin shqiptarët në Greqi, ish-selia diplomatike e grabitur është shumë pak, por që duhet kërkuar e rikthyer, jo vetëm si pronë fizike, por së pari, si vlerë historike.

Greqia ka bllokuar tre herë Shqipërinë në BE, ministri Meta e quan "mbështetje"
Meta vazhdon të quajë fqinjësi të mirë, qëndrimin e Greqisë, kur njeh edhe një fakt tjetër antishqiptar, të mbajtur zyrtarisht prej Greqisë. Ja më konkretisht: Në vitin 1992, BE planifikoi 20 milionë EKU fond për Shqipërinë. Qeveria greke e kundërshtoi këtë investim për Shqipërinë, duke vënë veton. E njëjta gjë ndodhi dhe në vitin 1993, kur BE planifikoi të japë një grand financiar po 20 milionë EKU për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të shfaqet përsëri me të njëjtin qëndrim bllokues, si në vitin1992, duke vënë veton e kundërshtimit dhe gjithçka u përmbys. Në vitin 1994, BE planifikoi përsëri akordimin e të njëjtës masë donacioni për Shqipërinë. Greqia nuk hezitoi të kundërshtonte e të synonte të bllokonte përsëri me veton që kishte, por nuk arriti, sepse ndryshe nga herët e tjera, Greqisë iu kundërvu Gjermania, nëpërmjet ish-ministrit të Jashtëm, Klaus Kinkel, duke i kërkuar BE, të shtonte një paragraf në Status, që në rastet, kur një anëtar vë veton më shumë se 2 herë për të njëjtin problem, kjo veto të mos ketë vlerë. Ky qëndrim gjerman, hapi rrugën që Shqipëria, pa dëshirën e Greqisë, të përfitonte 20 milionë EKU-të e akorduara në projektin "CROSS BORDER", të detajuara e të orientuara kryesisht për ndërtimin e segmentit rrugor Korçë-Kapshticë-Tri Urat.Në vijim të këtij investimi, në vitin 1994 u hodh ideja e "Korridorit 8-të", që do të kalonte në vijën Durrës-Elbasan-Shkup-Sofje-Stamboll. Pasi u hartuan modalitetet dhe u bënë paktet e fillimit të këtij investimi gjigand, u bë marrëveshja dhe po këtë vit u firmos nga ish-presidentët Klinton, Berisha, Gligorov, Zheliev dhe Ozal. Kjo marrëveshje politike, bëri që në vitin 1995 të nisnin procedurat për hartimin e projekteve dhe çeljen e fondeve, moment pas të cilit Greqia, si vend i pa përfshirë në këtë resurs, madje plotësisht jashtë tij, nisi sulmin për t'u bërë pjesë e "Koridorit 8" duke synuar dhe vepruar me makinacione për ta devijuar nga Shqipëria, duke e kaluar nga Porti i Selanikut, qëndrim i cili ndeshi në reagimin e ndërkombëtarëve,por jo të qeverisë e të shtetit shqiptar, të cilët me qëndrimet dhe pazaret e tyre të fshehta, vendosën t'ia dhuronin Greqisë këtë mundësi madhore zhvillimi dhe lidhjen e Shqipërisë me botën e zhvilluar. Por këto projekte e fonde u "ngrinë" përkohësisht, për shkak të ngjarjeve të vitit 1997.

Përparim HALILI

Gazeta Sot

Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 37 vizitorë
Lexuar: 1,554 herë
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Duam Përgjegjësi
E mart, 23 mars 2021 - 21:08
Isha duke e shikuar mbrëmë një intervistim të një ish Komandanti të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, madje mund të thosha për atë kohë,edhe le...
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të ...
E diel, 21 mars 2021 - 15:45
40 vjetori i të diplomuarëve të parë të Fakultetit të Stomatologjisë, Dr. Drita Mulliqi Përteshonit dhe Hajdar Përteshonit Poliklinika 3L, hist...
NUK MË DHIMSEN KËTO VITE TË JETËS SIME, Q...
E enjt, 18 mars 2021 - 00:04
JAM NË VITIN E 50-të, TË VUAJTJEVE TË JETËS SIME DHE, PO I ARRIJ TË SHTATËDHJETAT! PO, A E DINI SE, PO VUAJ JO NGA NATYRA E AS NGA ZOTI, POR, PO VUA...
NJË FOTO-KUJTIM ME SHOKËT E MI TË IDEALIT ...
E premt, 12 mars 2021 - 23:55
Mërgimi është një plagë e rëndë, e hidhur, tepër e përmallueshme! Mërgimtari ka mall të pashlyer për vendlindjen, për tokën, ku u lind e u rr...
NJË KËRKESË IMJA SPONTANE PËRBALLË PROFE...
E merkur, 10 mars 2021 - 20:01
Lajm i hidhur qe për mua dhe jo vetëm për mua, vdekja fizike e profesorit të nderuar atdhetar, Zejnullah Gruda! Profesorin e nderuar, pata fatin që t...
më shumë nga - Të ndryshme »
 
 

© 2024 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi