| KUR VENDI DREJTOHET NGA NJERĖZ TĖ PAPĖRGJEGJSHĖM...!? |
| Publikuar më 01 prill, 2010 nė orėn 23:40 ( ) |
Faridin Tafallari | Opinion | |
|
|
|
...DHE ATA JANĖ KUDO, NĖ QEVERI, PARLAMET...NĖ INSTITUCIONET QEVERISĖSE TĖ KOSOVĖS!!!...
Nuk e besoj tė ketė shqiptarė tė vėrtetė, bashkėkombas tė mi atdhedashės, kudo qė janė, edhe ashtu tė shpėrndarė, nė gjashtė pjesėt e copėtuar tė trungut tė SHQIPĖRISĖ MĖMĖ, qė tė mos ti lėndohet zemra e ti helmohet shpirti pėr kėtė gjendje ku ndodhet kombi shqiptar!!? Ndaj kemi luftuar e do tė luftojnė deri nė Bashkimin pėrfundimtar tė trojeve tona nė njė Shqipėri Natyrale!!! Kėte e do apo s e do apo se dėshiron dikush, nuk ka fare rėndėsi, sepse atė BASHKIM e do kombi shqiptar dhe pa dyshim, qė do ta arrijė njė ditė...
Dhe ne, atdhetarėt e vėrtetė, qė na dhėmb mė shumė se kushdo tjetėr, Ēėshtja Kombėtare, pėr tė cilėn u betuam dhe luftuan qė nė rininė tonė tė hershme, do tė vazhdojmė tė luftojnė e tė kontribuojmė deri nė finalizimin e saj!
Por si mund tė arrihet kjo me kėta qeveritarėt tanė, me kėto lojrat e tyre politike??? Megjithatė ata duhet ta dinė mirė se, ne i respektojmė qeveritarėt tanė, por kjo sdo tė thotė ti tolerojmė nė ato lojrat e papėrgjegjėshme politike, qė po luajnė deri mė sot, fare haptazi, nė sy e nė kurriz tė kėtij populli tė stėrmunduar!? KURRĖ nuk mund tė lejojmė qė kontributi e mundi ynė tė shkelet si tė doni ju tė nderuar zotėrinj, tė shkelet e tė pėrdhoset, se ashtu i ėshtė tekur Thaēit e Jakupit, apo atyre tė tjerėve, tė cilėt kurrė nuk kanė bėrė asgjė pėr kėtė vend e pėr kėtė popull!.
Jemi larg atdheut tė dashur, nė mėrgim prej dekadash, por sytė e mendjen atje e kemi, prandaj nuk ka ditė qė mos tė na trondisin shpirtin e helmuar lajmet, pėr tė zezat nga vendi dhe trojet tona etnike, tė cilat i shohim nėpėr mes TV, shtypit dhe mediave tė ndryshme.
Shohim se ēpo ndodh me kombin shqiptar, duke u nisur qė nga shteti amė, ku atje e kanė zanafillėn e po kalojnė e po shtrihen edhe nė Kosovė, Iliridė, Mal tė Zi, Kosovėn Lindore, apo siē e kanė mėsuar ti thonė vetė, duke u nisur nga krerėt e tė gjitha kėtyre copėzave, Lugina e Preshevės. Prandaj, vetė ne, i minimizojmė pandėrgjegjėshmėrisht gjėrat e mėdha dhe me shumė rėndėsi. Problemet nisin nga pika e parė! Fillimisht, siē dihet nga tė gjithė, armiku sė pari tė ndan, tė copėton, tė pėrēan...sepse kėshtu tė sundon me lehtėsi... Dhe ne realisht jemi tė ndarė e tė copėtuar.... ndaj dhe fqinjėt tanė bėjnė me ne, ashtu si iu konvenon dhe si dėshirojnė ata! Kėshtu qė ata, fqinjėt, qė tė gjitha ėndėrrat e tyre, qėllimet e tyre tė mbrapshta, po i realizojnė nė kurriz tė popullit tonė, falė gabimeve e verbimit tuaj, falė pavendosmėrisė suaj, falė punės suaj tė pandėrgjegjėshme e tė papėrgjegjėshme o krerėt tanė politikanė!!!
Ju, krerėt tanė politikanė, jeni mėsuar qė ti gėzoheni tė pakės, tė voglės!? Ju ēuditėrisht gėnjeheni si fėmijėt e vegjėl...me njė karamel, me njė bombon
Ju flini gjumė me syhapur dhe pėr shumicėn vendosin tė tjerėt... tė huajt! Shtėpia e kombit shqiptar nuk ka njė zot, por disa zota, tė huaj, qė komandojnė si ju do kokrra e qejfit, si ju do atyre e bardha zemer!!! Shihni kufijtė tanė! Ata janė bėrė lojė e fqinjėve!!!...Herė i lėviz serbi, herė maqedonasi, herė malazezi, lėre mė nė Himarė, a ka mė turp pėr shtetin amė... herė greku noton nė ujrat tona detare...luan me kufijtė detarė e tokėsore... U mbrojtėn me shekuj kufijtė dhe tokat shqiptare, sa gjaku u derdh pėr to...e sot tradhėtia fare sheshit, pa ju dridhur syri i shet ditėn pėr diell! Po cilėt politikanė do e mbrojnė atdheun, kombin, cilėt...kėta tė papėrgjegjshmit??? O popull ti morrėn votat, hypėn nė fron dhe tė harruan TY DHE VENDIN, TY DHE ATDHEUN, TY DHE KOMBIN...dhe po ju shesin tek tė huajt me ēmim tė lirė, me ēmimin e tradhėtisė!!!
.....Po ato britma tė ēmendurisė (ushtrisė) greke...qė jo vetėm njė herė por tė persėritura shumė herė... me njė mllef tė paparė pėr popullin shqiptar...dhe ku... gjatė marshimit tė paradės greke...gjatė festės kombėtare tė Greqisė!?
Dhe krerėt e shqiptarisė, tė cilėt mundohen tė tregohen sa mė tė kulturuar, aty ku nuk duhet...heshtin dhe buzėqeshin, nė vend tė protestojnė fuqishėm, tė reagojnė...por kush do tė reagojė, indiferentėt, tė papėgjegjshmit...VETĖM Ti o popull, qė e ke provuar nė palcė shovinizmin grek mund tė reagosh ashpėr, ashtu si reagon e tė qan zemra pėr Ēamėrinė, qė e dogji dhe e shkretoi greku e i dėboi ēamėt shqiptarė nga trojet e tyre!...
Nė Kosovė ligjėbėrėsit e hartojnė ligjin sipas minoriteteve. Ka ditė qė po flitet pėr heqjen e emblemės sė Shtėpisė sė Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit (e vendosur nė kėtė kuvend), sipas kėrkesės sė minoritetit turk dhe atij boshnjak... se gjoja kėta na paskan mbet pa hise!?.Kėshtu krerėt tanė, nė qytetin e lashtė tė Prizrenit, harrojnė popullatėn, madje e dėmtojnė atė, vetėm e vetėm ti bėjnė qejfin njė grushti minoritetesh! Nė Shqipėri, tash e sa kohė Sali Berisha mashtron me liberalizimin e vizave... iu thotė shqiptarėve.. prisni se, vetėm edhe pak dhe do tė dilni jashtė pa viza, pa asnjė detyrim dhe... sa tė mundeni ikni, ikni se atje iu pret parajsa, atje do tė gjeni jetė, atje do tė jetoni si njeri (unė po them si qentė)!!!
Nė Kosovė, po ashtu, ju ka mbetur e vetmja rrugė mashtrimi krerėve tanė,... se do tė ju paisim me pasaporta biometrike duroni ore dhe pak...dhe ne do tju nxjerrim jashtė vendit... se kėtu nuk ka perspektivė...po ore vėlla, le tė vinė kėtu serbėt dhe tė tjerė minoritarė e tė ulen kėmbėkryq nė shtėpitė tuaja e ju merreni botėn nė sy...ashtu si e thotė populli njė fjalė tė urtė:...nga sytė kėmbėt.. e kurrė mos u kthefshi!!!
Dhe fatkeqėsisht kjo po ndodh sot e pėr ditė!!! E TMERRSHME!!!
Shqiptarėt e Kosovės, si para e gjatė luftės, hoqėn tė zitė e ullirit... po vallė ēfarė ti thuash kėtyre ngjarjeve e si ti quash, ngjarje, qė po zhvillohen tani, kaq vite pas luftės sė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, UĒPMB, dhe asaj UĒK Kombėtare. Sepse, tė gjitha kėto tė kėqija, po ndodhin nė kohėn kur krerėt tanė i kanė marrė frerėt e vendit nė duart e veta dhe po qeverisin... Por, me dashje a pa dashje kėta zotėrinj, gjoja bij tė kėtij kombi, janė bėrė tolerantė tė fqinjėve tanė grabitqarė, tė cilėt nuk kanė tė ngopur me qėllimet e tyre ēfarosėse tė kombit tonė. Nga tė katėr anėt janė lėshuar si bisha egėrsirash pėr gllabėrimin e tokave shqiptare si dhe shfarosjen e shqiptarėve!? Turp i madh pėr krerėt tanė, qė dikur ish-luftėtarė tė Ushtrisė Ēlirimtare tė Kosovės, dikur krenaria kombėtare, dikur tė dashurit e popullit ...e sot (disa prej tyre, jo tė gjithė) janė bėrė kundėrshtarėt mė tė ligj tė popullit!!!
Hashim Thaēi, kryeministėr, dikur drejtues i UĒK-sė, Jakup Krasniqi, ish-zėdhėnės i UĒK-sė, madje ky i fundit, gjatė luftės nė Kosovė, bėnte thirrje pėr tė ju bashkangjitur UĒK-sė...sot bėn thirrje pėr ndihma materiale dhe investime...kjo shumė mirė... por ama, ky thotė edhe kėtė, se mė nuk ka nevojė Kosova pėr patriotė e patriotizėm
!?! Apo komandant Xhavit Haliti ( me pseud.-daja-), qė gjatė kohės sė luftės nė Kosovė, rrinte nėpėr lokalet freskuese tė Tiranės... dhe mblidhte markat, dollarėt, e valuta tė tjera, qė i vinin si hutit nė gojė, tė shuma dhe tė gatėshme....
Sot, Thaēi dhe Jakupi, po dhe disa tė tjerė, qė i kanė siguruar ulset nė qeveri e nė parlament, as qė duan tja dinė pėr luftėtarėt dhe sakrificat e tyre, madje presidenti Sejdiu dhe kryeministri Thaēi, kėrkojnė qė paga e parlamentarėve tė rritet, tė rritet, sa ska asnjė vend nė rajon qė tė ketė paga aq tė mėdha!?. Kėto, kryeministri ynė, Thaēi, i bėnė me qėllime tė caktuara, tė menduara mirė, ku atyre, qė i duan lukset dhe janė tė uritur pėr pasuri tė ju a mbyllė gojėn me para, qė mos tė mundin tė kundėrshtojnė pėr asgjė, ta dėgjojnė urtė e butė... ti bėjnė vetėm temena e amin!!!
Si Thaēi, janė dhe disa tė tjerė (qė nuk janė pak) ish- drejtues tė UĒK-sė, qė janė bėrė sot hajdutėt e mėdhenj tė Kosovės!!! Ata, pak mė larg, nė trojet etnike shqiptare nė Maqedoni, edhe kėta kanė qenė drejtues nė LPRK, mė vonė nė LPK dhe gjatė luftės, sot janė bėrė servilė tė Grujevskit e tė shovinistėve maqedonas, antishqiptarė tė tėrbuar. Madje, pėr qėllimet e tyre, kėta, po e minimizojnė luftėn e UĒK-sė!? Eh, kėta janė ata, qė i kanė harruar veteranėt, njerėzit mė tė ndershėm e mė tė sakrificės, pjesėn mė tė madhe tė veprimtarėve, qė po e shkelin me dy kėmbėt, gjakun dhe djersėn, mundin e dhėnė pėr liri e pavarėsi, kėta janė ata burra tė mėdhenj, qė flasin e militojnė nė emėr tė popullit, po qė pėr popull nuk ju a nin fareee!!!
Po pse o burrat e kombit, se morrėt mundimin e ti hapnit dosjet, pėr ti hapur letrat dhe pėr ti gjetur ata, qė dikur udbashėt e serbi i ndiqte kėmba kėmbės, qė dikur nuk i linte as pėr tė arritur nė shtėpi tė vet, qė nuk i linte sė paku as tė pėrshėndetej me familjen e vet, por i lidhte nė pranga dhe i tėrhiqte si qentė, duke i maltretuar, i torturonte dhe i rraste nėpėr burgje!! Ku je o Hashim, o Hashim djali ku je ??! O Hashim Trimi ku je or
??! Pėrse e lejon edhe UNMIKU-n e EULEX-in, qė tja zbehin vlerat UĒK-sė, dhe luftėtarėve tė lirisė, bile edhe ti burgosin e ti maltretojnė fizikisht po dhe moralisht??! PSE??? PSE???...
A e sheh o populli im martir se, kush janė ata trima qė po tė udhėheqin e po kujdesen sot pėr ty !!!. Bijtė qė i nxorre nga gjiri yt, bijtė qė i ushqeve me qumėshtin e ngrohtė tė Lokes Kosovė, qė i mėkove me trimėrinė dhe gjakun e pastėr tė trojeve tona kreshnike..... qė me votėn tėnde i vure nė krye tė vendit....sot tė kanė harruar e dalngadalė po ta kthejnė shpinėn!!! VAJ MEDET, ĒFARĖ DITE JA KE MBRRITĖ O POPULLI IM! E KUSH DO MENDOJĖ PĖR BASHKIMIN TĖND GJITHĖKOMBĖTAR??! KUSH DO TĖ LUFTOJĖ??? -----TI,VETĖM TI VETĖ!
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 49 vizitorë |
| Lexuar:
923 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| Tė ecim me kohėn pėr interes kombėtar |
E enjtė, 09 shkurt 2012 - 01:32 Koha pėr bashkėveprim drejt bėrjes sė Shqipėrisė Etnike. Ėshtė momenti qė shqiptaret ti harmonizojnė kėrkesat dhe veprimet. Pak kush ka arsye tė madhe ti ... |
më shumë nga - Opinion » |
|
|
|
|
|