Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Prof,Asoc, Dr.Gjon Borici ekspert i mardhenieve nderkombetare
Publikuar më 02 prill, 2010 nė orėn 18:53 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
Bashkimi i shqiptarėve nuk ėshtė thjeshtė territorial, por shpirtėror dhe ekonomik.

- Si e shpjegoni fenomenin e Mitrovicės si problem aktual edhe pas dy vitesh pavarėsi, dhe sa janė tė qėndrueshme mendimet mbi shkėputjen e pjesės veriore tė Mitrovicės dhe kompensimin e kėsaj pjese mė territorin e Kosovės Lindore (Luginės sė Preshevės)?

Gjon Boriēi: Fillimisht ju falenderoj nga zemra qė mė dhatė mundėsinė tė komunikoj nėpėrmjet jush me tė gjithė shqiptarėt nė SHBA. Ėshtė e vėrtetė se edhe pas dy vjetėsh tė shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės, qyteti i Mitrovicės ka probleme. Kjo vjen si pasojė e agresivitetit tė strukturave paralele serbe posaēėrisht tė dirigjuara prej Beogradit. Por, unė mendoj se edhe integrimi i Mitrovicės nė shtetin e Kosovės ėshtė thjesht ēėshtje kohe. Pėr shkėputje mendoj se as qė duhet diskutuar pasi ajo tokė ėshtė pjesė shqiptare etnike dhe nuk mund tė mendohet tė bėhen shkėmbime ndėrmjet territoreve shqiptare edhe pse fatkeqėsisht Presheva, Medvegja dhe Bujanovci nuk janė tani pėr tani pjesė e territorit tė Kosovės.

- Disa analistė shqiptarė tė ēėshtjeve gjeopolitike, por edhe analistė tė huaj, nė njė tė ardhme tė afėrt shqiptarėt nė Ballkan, i shohin tė integruar nė njė shtet, nė njė union gjithėshqiptar. Sa janė tė realizueshme kėto teza?

Gjon Boriēi: Nė radhė tė parė shqiptarėt duhet tė mėsojnė se bashkimi nuk ėshtė thjesht territorial por mbi tė gjitha shpirtėror dhe ekonomik. Shqiptarėt duhet tė mėsojnė se bashkimi ėshtė njė diēka qė nuk bėhet se kėshtu na pėlqen por sepse jemi tė pėrgatitur dhe tė aftė tė jetojmė me njėri tjetrin. Na duhet tė punojmė mė shumė qė Shqipėria tė forcojė pozitat e veta nė strukturat euro-atalntike. Mė pas na duhet tė punojmė parelelisht qė Kosova tė konsolidojė veten si shtet dhe tė anėtarėsohet nė OKB dhe nė strukturat euro-atlantike. Nėse ia arrijmė kėtyre qėllimeve do shikoni se ēėshtja e bashkimit do tė jetė thjesht njė formalitet.

- Lėvizje tė ndryshme, disa parti tė vogla por edhe grupime tjera tė shoqėrive civile nė Kosovė dhe Shqipėri, Republikėn e Kosovės e shohin tė bashkuar me Shqipėrinė, madje ata edhe janė duke punuar nė realizimin e kėtij projekti. Cila ėshtė perspektiva e kėsaj nisme?

Gjon Boriēi: Besoj se kėsja pyetje iu pėrgjigja pak mė lart. Mė lejoni t’ju them se tė flasėsh pėr bashkim tė trojeve shqiptare nė kėtė moment kur na duhet tė konsolidojmė vetveten ėshtė vetėvrasje politike dhe njė dėm i madh pėr interesat kombėtare. Prandaj pas shumė viteve sakrifica tė panumėrta do tė ishte njė mėkat i vėrtetė po tė nguteshim tani. Koha punon pėr kombin shqiptar. Ajo qė ne duhet tė bėjmė ėshtė tė mos e humbim kėtė kohė.

- Ka kohė qė ju ligjėroni nė Kosovė, Shqipėri dhe Maqedoni, si njėri ndėr ekspertėt e ēėshtjeve tė marrėdhėnieve ndėrkombėtare. A mund tė na thoni cilat janė ngecjet nė fushėn e diplomacisė dhe tė zhvillimit tė mendimit politik tė shoqėrisė shqiptare pėrgjithėsisht dhe a mendoni qė pėrmes shkollės diplomatike qė ju po e aplikoni nė Kosovė, Shqipėri, Maqedoni etj., do tė mund tė arrini tė ndikoni nė krijimin e njė mendimi politik tė unifikuar dhe tė qėndrueshėm karshi sfidave tė shfaqura nė rrafshin e politikės europiane dhe globale?

Gjon Boriēi: Mund t’ju them se e kam konsideruar veten tė privilegjuar dhe me fat qė kam patur mundėsinė tė ligjėroj nė universitete tė ndryshme shqiptare nė trojet e kombit tonė. Aty pata mundėsinė tė njihem me tė rinj e tė reja qė ishin tė interesuar tė zgjeronin njohuritė e tyre nė shkencat politike dhe marrėdhėniet ndėrkombėtare. Tė mendosh qė mė pėrpara ishte njė tabu qė njė profesor nga Shqipėria t’i mėsonte shqiptarėve politikėn dhe diplomacinė jashtė Shqipėrisė ishte e paimagjinueshme. Ne kemi bėrė njė hap tė madh cilėsor pėrara nė kėtė drejtim. Mund t’ju them se kombi shqiptar i ka tė gjitha kapacitet e duhura pėr tė ecur pėrpara dhe pėr tė realizuar ėndrrėn shekullore mbarė shqiptare.

-Profesor Boriēi, a mendoni se duhet ndėrruar qasja dhe koncepti i lidershipit kosovar karshi politikave zhvillimore tė Kosovės nė rrafshin e politikės sė brendshme dhe asaj tė jashtme?

Gjon Boriēi: Ēėshtja e lidėrshipit ėshtė njė fenomen kompleks. Kjo do tė thotė se ne shqiptarėt jemi tė lodhur nga lidershipet populiste dhe sasiore. Lidershipi qė na duhet patjetėr ėshtė tė jetė cilėsor dhe t’i pėrshtatet nevojave tė kohės me tė cilat pėrballet kombi shqiptar. Nė njė botė qė po bėhet gjithnjė e mė shumė globale dhe ku interesat e fuqive tė mėdha pėrplasen me njėra tjetrėn, lidershipi i Kosovės duhet tė kuptojė se ka qenė me shumė fat qė nė kėtė botė tė rrėmujshme Kosovėn e kanė njohur shtetet mė tė fuqishme dhe mė me eksperiencė nė botė. Sigurisht qė lidershipi politik kosovar ka meritė pėr kėtė por, duhet bėrė akoma mė shumė nė kėtė drejtim. Diplomacia e Kosovės duhet tė jetė mė aktive nė lobimin pėr njohje tė reja por ju siguroj qė ėshtė bėrė maksimumi pėr kėto dy vjet.

-Dy vjet pas pavarėsisė, sa mendoni se plani i Ahtisarit ėshtė i favorshėm pėr Kosovėn, edhe pse si i tillė ndonėse i hartuar nga i dėrguari special i OKB-sė, Marti Ahtisari, nuk ėshtė pranuar as nga OKB-ja as nga pala serbe, ndonėse nė bazė tė tij u formuan komunat e reja serbe dhe iu bėnė favore marramendėse pakicės pesė pėrqindėshe serbe, pėr ēka ekziston njė mendim politik ndoshta i shumicės shqiptare se veprimet e tilla e kanė dėmtuar Kosovėn, duke e enklavizuar dhe bosnjėzuar skajshmėrisht. Ky plan ėshtė pranuar dhe po zbatohet njėanshėm vetėm nga pala kosovare. Sa ėshtė e arsyeshme njė gjė e tillė?

Gjon Boriēi: Ishte njė plan qė me dashje ose padashje ne duhet ta pranonim. Mendoj se ishte njė test pėr shqiptarėt e Kosovės pėr tė treguar sa dinė t’i respektojnė pakicat. Mendoj se ky ishte njė “provim” tė cilin shqiparėt e kanė kaluar me shumė sukses. Pėrsa i pėrket shqetėsimit qė ju me tė drejtė paraqisni lidhur me enklavat mendoj se nuk ka vend pėr shqetėsime pasi enklavat janė tėrėsisht nėn kontrollin e autoriteve shqiptare. Besoj se nė kėtė pikė nuk kemi shumė pėr tė thėnė pasi nuk ka asgjė pėr tu shqetėsuar. Propaganda serbe ka mbetur thjesht propagandė dhe njė propagandė pa veprim ėshtė e mbaruar.

A ka kapacitete Kosova qė tė pėrballet me fenomenin e shfaqur tash sa kohė tė strukturave paralele serbe nė Kosovė. Sa mund tė aplikohet strategjia e Qeverisė sė Kosovės pėr veriun e vendit dhe ēfarė ndikimi do tė ketė distancimi i faktorėve ndėrkombėtarė nga kjo strategji?

Gjon Boriēi: Kosova jo vetėm qė i ka tė gjitha mundėsitė por, po e pėrballon me shumė sukses kėtė situatė. Mė lejoni t’ju kujtoj se aleatėt tanė qė na ndihmuan shumė nė arritjen e lirisė sė Kosovės kanė deklaruar se nuk do tė ketė ndarje tė vendit. Pra, nuk ka vend pėr panik.

Nė fund, profesor Boriēi, cili ėshtė mesazhi juaj pėr shqiptarėt kudo qė janė, e veēanėrisht pėr shqiptarėt qė jetojnė e punojnė nė SHBA?

Gjon Boriēi: Shqiptarėt nė botė, veēanėrisht ata nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės kanė qenė ambasadorėt mė tė shkėlqyer nė mbrojtje tė ēėshtjes shqiptare. Forca e tyre e karakterit ishte njė gur i ēmuar themeli nė afirmimin e vlerave shqiptare nė botė. I uroj nga zemra tė kenė shėndet dhe lumturi dhe gjithmonė tė punojnė nė ngritjen e mėtejshme tė imazhit tė kombit tonė fisnik.

Ju faleminderit!

Halit Mehmetaj / New York/

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 55 vizitorë
Lexuar: 1,355 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi