Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS II
Publikuar më 04 prill, 2010 nė orėn 02:49 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
KUJTIME NGA BURGU

(PJESA E DYTĖ)

Unė nuk i shoh yjet
pėshtjellė nė terr,
Gjithėsia e ftohtė
nuk e ka gji diellin,
Sikur tė mos e ftohte
ana e errėt e planetit.

(Jusuf GĖRVALLA)

Ramadan Pllana
-Jemi nė marsin e vitit ’81, ngjarjeve tė rėndėsishme historike, si e morėt lajmin nė kushtet e mbyllura, si i burgosur politik?!

Shpėrthimin e demonstratave tė para tė rinisė studentore tė 11 marsit, qė kish ndodhur brenda mureve tė Universitetit tė Prishtinės; ne nuk i kishim ndierė, por kishim vėrejtur diēka –sepse, gardianėt ishin mė tė rreptė dhe nuk shkėmbenin mė fjalė me ne si pėrpara. Gardianėt e sjellshėm ruheshin nga tė burgosurit ordinerė dhe nga vetė kolegėt e vet, pėr ēdo shėrbim qė na e bėnin vinin nga dy, ishte shtuar kontrolli ndaj nesh dhe kėrkohej disiplinė maksimale.

Mirėpo, ja qė erdhi fillimi i ngjarjeve tė mėdha historike mė 26 mars 1981, kishin shpėrthyer demonstratat dhe zėrat e rinisė heroike jehonin, ndiheshin edhe krismat e armėve dhe disa nga kėto kumbime i dėgjonin edhe me veshėt tanė: „Bashkim-bashkim“, „Lironi tė burgosurit“, „Jemi shqiptarė, nuk jemi jugosllavė“ „Adem Demaēi-Adem Demaēi“, e tjera parulla qė nuk i dėgjonim qartas. Pra, edhe jashtė Burgut tė Prishtinės dėgjoheshin britma, fishkėllima, brohoritje, zhurmė armėsh, kundėrmonte erė baroti dhe kishim pėrshtypjen se po shpėrthente njė vullkan i akumuluar kaherė, por ne qė gjendeshim nė qelitė e burgut nuk e kishim tė qartė se ē'po ndodhte saktėsisht…
Megjithatė, i vinte era luftė, -Pranvera e Madhe Shqiptare kishte mugulluar, tani po lulėzonte edhe kopshti rinor dhe priteshin frytet e saj!...
-Po atė ditė, pak para orės 21 me njė rreptėsi tė pashpjegueshme gardianėt na urdhėruan qė t' i merrnim plaēkat personale dhe tė dilnim jashtė qelive, fjala ishte vetėm pėr ne, tė burgosurit politikė. Kėrkohej njė disiplinė e hekurt dhe nė pyetjet tona se ku na transferonin, pėrgjigjeshin me: « Nuk dimė ». Na larguan, dikė nė Burgun e Qarkut tė Gjilanit, dikė nė atė tė Mitrovicės, kurse mua e Hysen Gėrvallėn na transferuan, me njė furgon burgu, tė shoqėruar me njė epror gardianėsh, ulur nė kabinė pranė shoferit dhe me dy gardianė si roje afėr neve; nė Burgun e Qarkut tė Pejės.

-Pasi u pėrshėndetem si vėllezėr, megjithė vėrejtjet e njėrit gardian qė mos tė flasim, shkėmbenim, me zė tė ulėt disa fjalė. –A dėgjove se krisi ?!...I thashė Hysenit. –Po, pėr hair ! Ma ktheu ai…Pas pak, duke lėvizur djathtas e majtas, sikur nuk bėhej rehat nga prangat qė i kishte nė duar, shtoi:

-Vėlla Ramadan, Jusufi nuk ėshtė nė duar tė tė zinjve, ka dalė jashtė, mos ta ndien fare !...Lajmi se Jusuf Gėrvalla, njėri ndėr udhėheqėsit dhe ideologėt mė tė merituar tė Lėvizjes sonė nuk ishte arrestuar dhe qė ishte arratisur jashtė sikur ma heq njė barrė tė rėndė nga zemra.

-Tė faleminderit Hysen!- Ky lajm mė gėzoi shumė, po as ti mos u mėrzit aspak, se vėllai ynė do ta bėjė dasmėn e madhe…

-Nė burgun e Pejės mė futėn nė njė qeli tė madhe ku kishin qenė edhe pesė a gjashtė tė burgosur tė tjerė pėr vepra tė ndryshme. Hysenin e futėn nė njė qeli tjetėr. « Nikoqirėt » e qelisė mė pritėn si njė « profet » qė u « zbret » nga qielli, kur u tregova se pėr ēfarė « faji » mė mbanin nė burg, sekush mė pyeste nga jam, tjetri ku kisha punuar, dy nga Lybeniqi insistonin tė dinin se ēfarė fisi jam, etj. Doli se me njėrin qė ishte nga Mitrovica na lidhnin disa fije miqėsore. Ky e kishte grabitur kasafortėn e njė banke dhe ndihej mė i privilegjuar se hajnat tjerė qė kishin plaēkitur nėpėr dyqane, shtėpi e njerėz nė vende publike. Por, edhe dy djemtė nga Lybeniqi fituan miqėsinė time sepse, pas kėmbėngulės sė tyre pėr tė ditur se nga cili fis e kam origjinėn, kur u thashė se jam Thaq ata mė pėrqafuan dhe nga ai ēast mė quanin « kushėri », ata ishin nė burg pėr njė ngatėrresė rasti. Mbeti, « Shaban Arusha », njė jevg qė kishte rėnė shumė herė pėr vjedhje… –“Ramadan, edhe unė e ti jemi akraba sepse i kemi nėnat gra”! -tha ai; tė tjerėt filluan tė qeshnin...Shabani, ishte humorist, kėngėtar, valltar, dinte shumė kėngė popullore dhe kur « cimerat » i kėrkonin t’i dėfrente me kėngė, ai nuk ua prishte qejfin kurrė. Nė mbrėmje luanin « kapuēas » dhe kur kryhej loja e fillonin kėngėt nga fituesit dhe nuk kishe qare pa qeshur…Nė shėtitore dilnim tė gjithė bashkė dhe mund tė bisedonim nė mes veti, ajo ishte mė e madhe se ajo e burgut tė Prishtinės dhe nė mes kishte gjelbėrim dhe lule. Por, nuk zgjati shumė kjo jetė « purgatori » nė kėtė burg…Nė agun e parė tė njė prillit u hap dera e qelisė dhe hynė dy gardian duke mė zgjuar mė thonė : -“Ramadan Pllana, duhet tė dėrgojmė prapė nė burgun e Prishtinės, vishu shpejt”! U bėra gati pėr pesė minuta. « Cimerėt » mė pėrqafuan e mė uruan lirim sa mė tė shpejtė! – Mirupafshim nė liri! -iu thashė, duke ua bėrė me dorė lamtumirėn e fundit. Hysenin nuk e morėn, ai mbeti aty deri nė pėrfundim tė dėnimit. Gjatė tėrė kėsaj kohe udhėtimi, nga Peja deri nė Prishtinė, isha thelluar nė mendime duke parafytyruar kėtė Pranverė tė Madhe tė vitit 1981, njėqind vjet pas Lidhjes Shqiptare tė Prizrenit, brez pas brezi kishim bėrė njė shekull luftė pėr ta ruajtur kombin tonė; gjuhėn, kulturėn, zakonet, trojet, traditat, vetėdijen kombėtare e njerėzore nga egėrsirat e tėrbuara tė quajtura « njerėz!

- “Njėqind vjet vetmi”,-do tė thoshte shkrimtari i madh latino-amerikan, Gabriel Garcia Markez. Me kėto demonstrata gjithėkombėtare e kishim goditur regjimin titist tė Jugosllavisė, nga plagėt e kėsaj goditje qė ia dha rinia shqiptare ajo nuk do tė ngritej as do forcohej kurrė mė, megjithė tėrbimin e saj prej egėrsire. Nga kėto demonstrata u shemb « miti » i Titos, u shpartallua slogani sllavomadh « vėllazėrim-bashkim », iu hodh maska « engjėllit tė paqes » tė shteteve tė « paangazhuara », « Kali i Trojės » jugosllav u demaskua…Ėndrrat pėr krijimin e njė kombi hibrid, me emrin « jugosllav » u shuan…

- Rinia heroike shqiptare e kishte bojkotuar pritjen « madhėshtore » tė satrapit Tito dhe tė stafetės sė tij…Shi, pėr kėtė shkak, pėr kėtė « turp » qė ua sollėn Qeverisė Krahinore, Kosovės do t’i vėrsuleshin, me tėrė arsenalin politik, policor e ushtarak tė gjithė « vėllezėrit » e gjashtė Republikave dhe Vojvodinės pėr ta shtypur e larė me gjak vrullin revolucionar tė rinisė shqiptare…

- Nuk do t’ ia arrijnė kurrėn e kurrės sepse e drejta ėshtė nė anėn tonė; -kėshtu mendoja e monologoja me vetveten.

-Nė korridorin e hyrjes sė burgut tė Prishtinės arritėm pas orės gjashtė tė mėngjesit. Aty, ishin edhe kėta shokė : Avdyl Lahu, Skėnder Jashari, Emrush Xhemajli, Hajdin Abazi, Rrahman Llugaxhiu, Asllan Loshi, Sulejman Qyqalla dhe Ibrahim Shala. Afėrsisht, kah ora shtatė na urdhėruan tė hipnim nė njė furgon burgu dhe pasi na lidhėn me pranga nė duar njėri pėr tjetrin, mua me Hajdin Abazin, na nisėn nė njė drejtim tė panjohur. Gardianėt nuk ishin tė Prishtinės, kurse komandėn e udhėtimit e kishte njė serb, ish-drejtori i Burgut tė Qarkut tė Gjilanit. Udhėtimi ishte i gjatė dhe i lodhshėm. Megjithė vėrejtjet pėr qetėsi, ne ndėrronim herė-herė nga njė fjalė. Kah ora trembėdhjetė e sė njėjtės ditė, d.m.th. tė datės 1 prill 1981 arritėm pėrballė hyrjes sė Burgut tė Mitrovicės sė Sremit, njė ndėr kazamatėt mė famėkėqija tė Jugosllavisė.

Gardianėt shqiptarė tė Kosovės duke na dorėzuar tek organet e atij burgu, vetėm sa nuk qanin me lot, sepse, zemrat u digjeshin pėr ne; -kjo shihej nga zymtėsia e fytyrave tė tyre tė nxira. Madje, njėri na u drejtua me njė zė si nėpėr dhėmbė: “Mos u mėrzitni, bre vėllazėn! Dhe, tė tjerėt na kėshillonin: -ruajuni, tė kini kujdes se kėtu nuk jeni nė Kosovė...na nuk mundemi me ba kurgja....nuk mundemi me ju ndihmue, veē ju ndihmoftė zoti !... Djema, mos u mėrzitni! Kalofshi mirė!”-Thanė ata tė shqetėsuar. Ata, e kishin tė qartė se neve na lanė nė gojė tė ujqėrve; por nuk kishin fuqi aspak tė na ndihmonin. Me t'u larguar gardianėt e Kosovės, komandėn e morėn gjarprinjt e Serbisė dhe pa e bėrė asnjė dialog; rreptė, na u drejtua njė komandant me uniformė tė kaltėr tė mbyllėt:”UZA ZID!” ( me fytyrė kah muri), duke u ngrysur pėr t“ na frikėsuar dhe pėr tė shfaqur haptazi urrejtjen patologjike ndaj shqiptarėve.

-Syla, si me humor na u drejtua me njė zė tė ulėt:”U nis!”, -qė donte tė thoshte: « u nis terrori! «.

-Ishte njė praktikė e pėrhershme e regjimit jugosllav qė e zbatonte ndaj tė burgosurve shqiptarė, njė dhunė pėr t’i dėmtuar fizikisht e psiqikisht nė mėnyrė qė tė mbetnin tė paaftė pėr jetė. Pas njė kontrollimi tė rreptė nė gjithė trupin, sikur ne tė ishim tė zėnė rob lufte, na urdhėruan qė tė shkonim pas tyre duke i ējerrė gurmazet me sa fuqi kishin. Na dėrguan nė karantinė, aty na i qethėn flokėt deri nė rrėnjė edhe pse i kishim tė qethura, na i dhanė rrobat e burgut dhe na futėn nėpėr qeli tre nga tre. Mua, mė futėn nė njė qeli me Emrush Xhemajlin dhe me Ibrahim Shalėn, nė qelinė afėr neve ishin Hajdin Abazi, Asllan Loshi dhe Rrahman Llugaxhiu, kurse nė qelinė fqinje me kėta tė fundit ishin Abdyl Lahu, Skėnder Jashari dhe Sulejman Qyqalla. Trajtoheshim me sjellje e me kushte tė vėshtira, ashtu sikur tė ishim kriminelė. Nė qeli kishim njė qyp, « kibėll », pėr nevoja fiziologjike, brenda 24 orėve. Ushqimin na e binin kuzhinierėt e burgut. Dilnim nga njė gjysmė ore shėtitje nė njė shėtitore tė madhe. Pas njė jave, derėn na e hapi njė gardian shqiptar, i cili pas ankesės sė Sylės se ishim nė kushte shumė tė vėshtirė pėr higjienė, ai na mundėsoi qė tė shkonim tė gjithė nė pastrim duke thėnė: « Edhe nevojtoren ua ndalojnė, dilni jashtė tė gjithė e pastrohuni, he nėnėn kėtyre ! »…Gardiani quhej Nazmi, ishte nga Izbica e Skenderajt. Nė karantinė na mbajtėn njė muaj. Pėrkundėr kushteve tė rėnda, ne e kalonim kohėn pėr mrekulli. Gati ēdo dhomė kishte programin e vet tė ditės, temat zgjedheshin sipas vullnetit, kryesisht kishim ligjėrata pėr historinė kombėtare, shpjegonim romane, drama, recitonim poezi etj. Pasdite bėnim kuiz diturie nga lėmi tė ndryshme. Edhe nė shėtitje bisedonim pėr tema tė ndryshme. Kishim krijuar marrėdhėnie shumė vėllazėrore, edhe kur kishim ndonjė mospėrputhje nė mendime e nė koncepte politike a shkencore, ato na shtynin pėr debate e analiza shumė konstruktive. Nuk ngjante qė tė hidhėroheshim me njėri-tjetrin, pėr mospėrputhje tė mendimeve apo tė mospajtimeve ideologjike !...Secili, ishte mė i dashur se tjetri.

Hajdin Abazi, njė djalosh njėzetedyvjeēar, nga Ferizaj, student i Universitetit tė Prishtinės, dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqiptare, i dėnuar 4 vite, ishte i dashur e energjik, si fizikisht ashtu edhe nė biseda, kur bisedonte i qeshej fytyra nga ngazėllimi, djalosh i ēiltėr. – Shoku Dan, mė thoshte nganjėherė; - sot dėshiroj tė bisedojmė pėr njė temė letrare ?! » Shtronte tema politike, historike, diplomatike, kishte lexuar shumė e recitonte bukur poezi patriotike…

Sylejman Qyqalla, njėzetepesėvjeēar, nga Bardhi i Madh, tornitor nė fabrikėn e Amortizatorėve nė Prishtinė dhe student i Shkollės sė Lartė Pedagogjike, degėn e Gjuhės dhe Letėrsisė Shqipe, djalosh i qetė dhe dėgjonte me vėmendje ēdonjėrin, merrej edhe me poezi. Kishte lexuar shumė, sidomos revista e gazeta nga Shqipėria dhe me kėnaqėsi i shpjegonte ato shkrime qė i kishin lėnė mbresa tė thella. Kishte ėndje tė madhe pėr lexim…

Emrush Xhemajli, njėzetedyvjeēar, nga fshati Komogllavė, Ferizaj, student i Universitetit tė Prishtinės, dega e Artit Figurativ, pikturonte lloj-lloj figure, i dėnuar 3 vjet e gjysmė, ishte njė talent i madh. E kishte pikturuar figurėn e Enver Hoxhės pėr mrekulli pa pasur asnjė model fotografie, kėtė pikturė ma dhuroi mua nė shenjė respekti. Me kėrkesėn time qė ta bėjė njė punim me temėn « Plaku nė vetmin e tij »; - e vizatoi njė plak me tespi nė dorė i mbėshtetur nė njė zgavėr tė njė lisi tė kalbur, doli njė pikturė shumė e bukur. Edhe ky kishte lexuar shumė dhe pėr moshėn qė kishte tė lente pėrshtypjen e njė djaloshi tė pjekur…

Asllan Loshi, tridhjetėvjeēar, nga Deēani, shofer me profesion, i dėnuar 4 vite pėr bartje tė materialeve « armiqėsore » nga Gjermania, ishte hokatar, na tregonte mesele nga tė cilat nuk ndaleshim sė qeshuri. Mė tepėr kishte dėshirė tė bisedonte pėr histori e tregime popullore, lexonte mė pak…

Ibrahim Shala, njėzetvjeēar, ishte mė i riu nga tė gjithė ne, nga fshati Mushtisht i Therandės, i dėnuar 5 vite, maturant i shkollės sė mesme, shumė i zgjuar dhe i zellshėm nė lexime, kishte lexuar shumė, ishte i dashur dhe i qeshur gjithnjė me shokė. I pėlqenin romanet dhe literatura filozofike…

Rrahman Llugaxhiu, njėzetepesėvjeēar, nga fshati Vraniq i Therandės, i dėnuar 4 vite, me shkollė tė mesme, ishte pak i ndruajtur nė biseda dhe nuk kishte iniciativė pėr tė hapur debate; mu pėr ketė, pėr mos ta lėnė tė izoluar, e merrja nganjėherė nė shėtitje dhe e nxitja pėr komunikim mė tė afėrm…

Skėnder Jashari, njėzeteshtatėvjeēar, me shkollė tė mesme, ishte nga Prishtina, me njė kulturė tė pėrgjithshme, i sjellshėm dhe i dashur me tė gjithė. Vuante nga timpani i njėrit vesh. Ėshtė djali i motės sė Adem Demaēit, -i motrės Ajshe. Kishte lexuar mjaft libra, histori e letėrsi, ishte shumė i qetė gjatė bisedave me shokė. Kishte dėshirė qė tė shėtitshim dy nga dy…

Abdyl Lahu, tridhjeteshtatėvjeēar, nga Gllamniku i Besianės, referent nė Shkollėn e Lartė Pedagogjike, kishte kryer Fakultetin Filozofik, dega Gjuhė dhe Letėrsi Shqiptare. Ėshtė djali i dajės sė Adem Demaēit. Ka qenė i dėnuar edhe mė 1964, si anėtar i LRBSH-sė, me 10 vite burg tė rėndė, tė cilat i ka mbajtur nė burgun famėkeq tė Goli Otokit, ėshtė liruar, nga njė amnisti e pėrgjithshme pas rėnies tė kriminelit, Rankoviq. Vuante nga gastriti kronik, si pasojė e vuajtjeve tė mėdha nė kazamatet serbo-sllave. Kishte lexuar shumė libra, literaturė kombėtare e botėrore, lexonte edhe serbokroatisht. Ishte i pajisur mjaft edhe me filozofinė e pėrgjithshme, i njihte filozofėt antikė, modernė dhe tė kohės sė re. Kishte lexuar shumė dhe gjithnjė hapte biseda e debate tė ndryshme.

Ishte shumė i hapur me mua dhe shpesh mė nxiste nė biseda duke mė « provokuar» edhe pėr sistemin socialist tė Shqipėrisė. Fillonte me kritika ndaj Marksit e Leninit duke ua kundėrvėnė teoritė e Bernshtajnit e tė Trockit, pastaj bėnte kritika ndaj Shqipėrisė dhe Enver Hoxhės, -sikur unė tė isha njė anėtar i Komitetit Qendror tė PPSH-sė. Pas pėrgjigjeve tė mia, se: “ izolimi i shtetit amė ėshtė si pasojė e qėndrimeve armiqėsore tė fqinjėve dhe tė Fuqive tė Mėdha”-mė shtronte shpesh kėtė pyetje : « -E, ēka thua ti nėse SHBA-tė i propozojnė bashkėpunim politik, ekonomik e ushtarak ?! ». –Unė do t’i thosha xhaxhit Enver; qė t’ia epte nė pėrdorim Pasha Limanin, SHBA-ve, me njė kontratė sekrete, vetėm e vetėm qė ta ndihmonte pėr njė armatim superior me tė cilin kishte pėr t’i bashkuar tė gjitha trojet e pushtuara shqiptare nga Jugosllavia e nga Greqia, etj… »- Qe besa mirė e ki », ma kthente » dhe shtonte duke qeshur se ishte i pa disiplinuar nė politikė dhe po t’ ishte nė Shqipėri do tė dėnohej pėr pikėpamjet e tij anarkiste, por, se do tė shpėtonte sepse e « kishte » shokun Dan nė « Komitet Qendror »…

-Pas njė muaji na larguan nga karantina, na dėrguan nė pavijonin e tė izoluarve, tė atyre qė nuk punonin, pleqve e tė burgosurve nga vendet e huaja qė kishin bėrė vepra kundėrligjore nė territorin e shtetit jugosllav, neve na trajtonin si tė burgosur mė tė rrezikshėm nga tė gjithė tė tjerėt. Nė kėtė pavijon na ndanė nė dy grupe: mua, Abdylin, Asllanin, Sylėn, Rrahmanin dhe Skėnderin na vendosėn nė katin pėrdhes, kurse Hajdinin, Emrushin e Ibrahimin nė katin e parė. Dyert i kishim tė hapura, kishim njė sallė tė pėrbashkėt leximi e njė televizor.

Gazetat, (shtypi jugosllav), na vinte ēdo ditė, bile vinte edhe « Rilindja » -por me vonesė dhe shpesh na i censuronin disa artikuj, duke i hequr faqet ose nuk na i binin fare disa numra, megjithatė u informonim pėr shumė ngjarje nga shtypi jugosllav e nga lajmet televizive. Tė dėnuarit tjerė ishin pleq, serbė, kroatė, hungarezė, rumunė, etj, komunikonin nga pak edhe me ne ; ēdonjėri na thoshte qė tė ruhemi nga tė tjerėt; sepse janė spiunė. Ishte edhe « Grupi Marksist-Leninist i Vojvodinės » me tė cilėt bisedonim dhe shkėmbenim literaturė tė ndryshme, por qė ishim tė matur dhe nuk lėshoheshim nė shumė ēėshtje politike. Na dėrgonin njė herė nė muaj nė bibliotekė, ku kishte edhe libra nė gjuhėn shqipe dhe mund tė merrnim nga disa tekste pėrnjėherė. Edhe vizitat familjare na lejoheshin njė herė nė muaj. Gjatė vizitave na mbikėqyrte nga njė gardian shqiptar. Nė shėtitje dilnim ēdo ditė nga njė orė, bisedonim duke u shėtitur, nganjėherė luanim volejboll. Emrushi, Hajdini e Ibrahimi luanin shumė bukur. Tani, na dėrgonin edhe nė mensėn e burgut e cila ishte shumė e madhe.

Mė kujtohet, kur shkuam pėr herė tė parė, grupi ynė i veēuar, u habitėm se si iknin nga ne tė burgosurit tjerė jugosllavė, tė cilėt shėrbenin nė kuzhinė, sikur ne tė ishim « pėrbindėsha » e jo njerėz tė zakonshėm. Burgu ishte i madh dhe kishte shumė pavijone.

-Nė burg gjithashtu, kishte njė fabrikė qė prodhonte rimorkio traktorėsh, jashtė kishte pronė bujqėsore, me njė fjalė ishte njė ndėrmarrje e madhe fitimprurėse sepse krahun e punės e kishte falas…Gardianėt qė na pėrcillnin nė mensė ishin tė vrazhdė dhe provokues, sidomos njėri qė kishte njė gradė mė tė lart se tė tjerėt. « Kapa » (Kapela), ēirrej sa kishte fuqi, kur ndonjėri nga ne nuk e kishim vėnė kapelėn nė kokė. Po, edhe ne, pėr inat, nuk i venim me qėllim pėr ta ngacmuar e egėrsuar dhe me tallje e pagėzuam « Kapa », si njė fashist italian i kohės sė LDB.

« Qysh nuk ju vjen marre qė t’ia qitni qentė me tenxhere nė bisht, nė pritje tė stafetės sė shokut Tito ?! » - bėrtiste, sikur njė bishė e ēartur…

« Edhe fotot e tij i keni vėnė nė bisht tė gomarit, « sramota bre »( marre bre )…-(me nder lexuesve), “ Brefshė m…” -i thoshim disa nga ne, me zė tė vogėl e shpotitės…Qeshnim, kur ktheheshim, duke e imituar, me fjalė e me gjeste…-« Peder ėshtė he nėnėn…» shfryhej Asllani, i cili fliste mė rrallė, por, shpotitė e tij na bėnin tė qeshnim…Njė ditė kur po shėtisnim nė kopshtin e pavijonit tonė na ndali pėr tė biseduar njė plak i burgosur malazez nga Vojvodina duke e pėrkėdhelur Rrahmanin me dashamirėsi, tha:
« Kaq i ri pėr politikė e pėr « kundėrrevolucion », turp pėr njė shtet qė e burgos lulen e rinisė, e ardhmja ėshtė e atij populli qė e ka rininė me vete, ju, herėt apo vonė keni pėr tė fituar. »

-Plaku kishte fituar simpatinė tonė nga sjelljet, veprimet dhe respektin qė kishim nė mes nesh...

Nė Srem ishte njė ish- i burgosur kryengritės i barrikadave tė Nishit, kush qe heroi i heshtur i barrikadave tė burgut famėkeq tė Nishit tė vitit 1974?

-Nė njė qeli, m“u nė fund tė korridorit tė anės sė majtė, afėr banjės sė pėrgjithshme, kishim vėrejtur se ishte njė i burgosur i vetmuar. Ushqimin ia binin tė burgosurit tjerė, nuk dilte kurrė nė shėtitje, as nė sallė tė leximit e tė TV-sė, nuk vinte. U informuam nga njė i burgosur malazez se aty ishte njė i burgosur nga ana e Gjakovės pėr njė vrasje, i cili ishte transferuar nga burgu i Nishit, sepse kishte marrė pjesė nė barrikadat e Nishit mė 1974.

Gjatė njė mėngjesi, vendosa tė shkoja nė qelinė e tij pėr t’i thėnė qė tė vinte me ne nė shėtitje. Hyra, pasi i trokita nė derė, -por, ai nuk mė fliste fare... Ishte njė burrė i ri afėr tridhjetepesėvjeēar, i gjatė dhe me njė trup prej atleti. I shpjegova se ishim edhe nėntė shqiptarė nė pavijonin e izolimit, por, ēile guri gojėn…

Mė vonė, erdhi edhe Abdyli, tė cilit i kisha treguar se ku isha, dhe pas orvatjes pėr tė komunikuar me tė u larguam nga qelia e tij. Nuk e kuptuam a ishte dėmtuar nga torturat; hezitonte tė vinte sepse druante nga spiunėt e kishte humbur besimin tek njerėzit ; dhe nuk kishte kurrfarė dėshire tė bisedonte, as me ne… apo e kishte humbur tė folurit.

-Enigmė e madhe, e rėndė dhe e ēuditshme !...

Po, pėr mua, ky ishte njė hero i gjallė, sepse kishte luftuar bashkė me shokė kundėr ēetnikėve tė Nishit, krah pėr krah me dėshmorin e kėtyre barrikadave Bejtush Pecin- Zhazhėn, nga Mitrovica.


A mund tė na flisni diēka rreth historikut tė barrikadės sė Nishit tė vitit 1974?

-Po, pėr faktin se kam qėndruar nė atė burg famėkeq, kam mjaft informacione nga tė burgosurit shqiptarė, si filluan dhe si pėrfunduan ngjarjet atje!

-Tė dėnuarit shqiptarė, tė burgosurit e tė gjitha kategorive, qė dėrgoheshin nėpėr tė gjitha kazamatet serbo-jugosllave, trajtoheshin si rob lufte, i detyronin tė bėnin punė tė vėshtira, spiunoheshin dhe provokoheshin nga tė burgosurit kriminelė serbė, keqtrajtoheshin e rriheshin nga gardianėt me njė albanofobi tė tmerrshme. Burgjet mė tė zėshme pėr trajtimet mizore ndaj shqiptarėve ishin kėto : Burgu i Nishit, i Goli Otokut, i Pozharevcit, i Beogradit, i Idrizovės, i Shpuzit, i Stara Gradishkės, i Zenicės, i Gospiqit, i Lepogllavės, etj. Nga kushtet e tilla tė egra e tė padurueshme, tė burgosurve shqiptarė nuk u mbetej tjetėr pos tė bėnin grevė urie dhe tė mbroheshin me ēka kishin…

-Njė nga ngjarjet mė tė njohura, kur tė burgosurit shqiptarė ishin organizuar kundėr terrorit tė ushtruar nga gardianėt dhe nga tė burgosurit serbė, duhet veēuar barrikadat; -aty, u zhvillua njė luftė e vėrtetė pėr jetė a vdekje, qė, duhet shėnuar nė kronikat e historisė shqiptare, ngjarje ku ranė edhe dėshmorė, nė njė luftė tė pabarabartė, ishin pėrleshjet nė Burgun e Nishit mė 1974 dhe 1977, dhe nė Burgun e Pozharevcit mė 1977, ku ishte qenė edhe krimineli Arkan si i dėnuar pėr krime. Meqė kam qenė mė mirė i informuar pėr barrikadėn e Nishit, sepse, i njoh disa miq e shokė, pjesėmarrės tė kėsaj ngjarjeje, Ilmi Muzaqin nga fshati Bruznik i Vushtrrisė dhe Shefqet Dibranin nga fshati Dumnicė e Vushtrisė, pėr njė ndriēim historik dhe pėr kureshtjen tuaj dhe tė lexuesve po e pėrshkruaj pak kėtė histori.

-Grupi organizator, i pėrbėrė nga Ilmi Muzaqi, Shefqet Dibrani, Zenel Meha, nga Prekazi heroik, Asllan Gashi, nga Mramori i Prishtinės, Xhavit e Bejtush Peci, nga fshati Zhazhė i Mitrovicės, Nuhi Hajrizi; -kujtoj, ishte nga fshati, Kotorr i Drenicės, Hysen Shala, nga fshati Leēinė e Skenderajt i cili ishte i dėnuar pėr tre serbė tė vrarė me sėpatė sepse, ishte nė vetėmbrojtje, Tafil Hoxha, Ahmet Shala, etj, afėrsisht ishin 15 vetė, qė nuk mundem t’i shėnoj tė gjithė. Kėta, i kishin rrėmbyer mjetet pėr sulm e pėr mbrojtje, thika, sėpata, tėrfurq, ēekanė, kosa, shufra metali, kishin siguruar edhe eksploziv etj. Tė gjitha kėto mjete i kishin siguruar nga Mark Rapaj, i cili punonte nė depon e burgut.

Shi, kėto armė iu kishin lejuar tė burgosurve serbė pėr t’i sulmuar e masakruar tė burgosurit shqiptarė.

-Pėr pesė orė luftė me tė burgosurit serbė kishin arritur qė t’i lidhnin 17 kriminelė serbė si dhe t’i merrnin peng komandantin e burgut si dhe zėvendėsin e tij. Pėr 50 orė burgu i Nishit ishte nė duart e shqiptarėve. Ishte njė luftė e vėrtetė. Shqiptarėt, kishin pėrsėritur trimėritė e Oso Kukės, Mic Sokolit, Azem Bejtės etj, duke e bėrė vdekjen si me le!…

-Nė ndihmė tė personelit tė burgut, kishin ardhur policia qė i gjuanin me armė e me gazsjellės, -madje, edhe aeroplanė e helikopterė ushtarakė fluturonin mbi qiellin e burgut tė Nishit. Komandanti i zėnė peng, jepte urdhėr me altoparlant qė mos tė sulmohej burg, se do tė kallej i tėri!…

Qytetarėt e Nishit kishin menduar se, e sulmoi Bullgaria, Serbinė…


Policia, kishte ardhur deri te dyert e hyrjes, duke i parė shqiptarėt tė armatosur e tė vendosur pėr luftė, ishin kthyer mbrapsht duke shtirė me armė ndaj shqiptarėve qė mund tė ishin deri nė 600 vetė. Nė kėtė rast, qėllohet i riu Bejtush Peci, i lindur mė 1948 nė Zhazhė tė Mitrovicės. Bejtushi, i kishte urrejtur me shpirt tė zitė, si vigan i kishte sulmuar policėt, me njė tėrfurk, -ata, e kishin plagosur pėr vdekje dhe pas pak vdes nė spitalin e Nishit. Kishte qenė i dėnuar pesė vjet burg, sepse, i kishte rrahur disa policė nė Mitrovicė.

Pėr ta qetėsuar gjendjen, kishin ardhur edhe udhėheqės “ tė lartė” tė asaj kohe nga KSAK; Xhevdet Hamza, sekretar i Sekretariatit Krahinor tė Punėve tė Brendshme, Azem Azemi, kryetar i Kuvendit tė KSA tė Kosovės, Ramadan Vraniqi, kryetar i Gjykatės Supreme tė KSA tė Kosovės dhe suita e tyre, dhe pas shumė e shumė pėrpjekjeve pėr ta qetėsuar kėtė gjendje lufte, mė nė fund ishin marrė vesh qė tė ndalej pėrleshja, me kusht qė organizatorėt tė largoheshin nga burgu i Nishit. Marrėveshja ishte bėrė nė mes organeve tė burgut, Ministrisė sė Drejtėsisė tė Serbisė, Gjykatės sė Nishit, organeve tjera shtetėrore tė RSFJ-sė, dhe udhėheqėsve nga Kosova nė njėrėn anė, si dhe pėrfaqėsuesve tė tė burgosurve kryengritės, tė pėrbėrė nga Xhemajl Haqki dhe Muhamet Xhema, tė cilėve ua kishin dhėnė mandatin pėr Marrėveshje, grupi organizator. Nė atė rast Ramadan Vraniqi, pėrfaqėsues juridik i Kosovės, iu kishte thėnė tė burgosurve shqiptarė «A po e shihni more djema, sa dėm na bėtė, na e prishėt, « Vllaznim-Bashkimin »…

-Organizatorėt ishin kthyer nė Kosovė me njė autobus, armėt i kishin marrė me vete, sepse, i druheshin tradhtisė serbe, -madje, edhe eksplozivin e kishte marrė me vete Ilmi Muzaqi tė cilin e dorėzon nė Burgun e Qarkut tė Mitrovicės, ku edhe e dorėzojnė bashkė me shokė…

A tė kujtohet sa qėndrove nė Mitrovicė tė Sremit dhe kur tė transferuan nė burgun e Zajeēarit?

-Po, po ua rrėfejė ato qė mė kujtohen:

-Afėrisht, kah fundi i gushtit nė mesditė, (datėn nuk e mbaj mend), erdhi njė epror burgu dhe mė urdhėroi qė tė pėrgatitem se mė transferonin nė burgun e Zajeēarit. Shokėt e dhomės, Abdyli e Skėnderi, u mėrzitėn shumė pėr largimin tim. Abdyli, mė pėrqafoi pėrmallshėm dhe i dolėn lotėt. –“Tė gjithėve po na lė keq, u mėsuam me ty, sidomos unė nuk do tė mundem pat ty, tė tjerėt nuk po mė kuptojnė si ti”!...Skėnderi i urtė dhe i qetė nuk fliste, mė pėrqafonte dhe mė thoshte – “Tė kam vėlla, tė dua si dajėn Adem, tė kesh kujdes e mos u lėsho me gjthėkend pa i njohur mirė se tė marrin nė qafė”!... Syla, nuk fliste fare, ishte shumė i shqetėsuar pėr largimin tim…Ashtu edhe Rrahmani shfaqte drojėn pėr largimin tim. Asllani, me humorin e tij popullor, pasi mė pėrqafoi mė tha: “Hiē mos ta ndien, ti gjen shokė kudo qė tė shkosh, he… krejt ēetnikėve tė Serbisė qė nuk na lėnė bashkė as nė burg”!…

-Shpejt, shpejt, mė urdhėroi eprori i burgut…Ne, u pėrqafuam edhe njė herė me njė pėrshėndetje – Mirupafshim nė Kosovėn e lirė !...

-Shokėve tė katit tė parė, Hajdinit, Emrushit e Ibrahimit, iu qova tė fala vėllazėrore, sepse nuk munda tė pėrshėndetesha me ta. Ishte njė ndarje fizike nga kėta shokė, po shpirtėrisht ishte njė bashkim vėllazėror qė nuk do harrohej kurrė nė jetė!…

Nė hyrjen e pavijonit mė priste njė automobil policie me dy policė. Eprori i burgut iu tha duke ua bėrė me gisht nga unė, se,” Ky ėshtė i dėnuari Pllana, tani mund ta merrni”! Ata, pa njė, pa dy, m’i lidhėn duart me pranga dhe mė urdhėruan qė tė hyja nė automobilin e tyre. Automobili ishte njė « Zastavė » me katėr ndenjėse, dy pėrpara e dy mbrapa, dritaret e prapme ishin tė errėta, nuk shihej asgjė anash, vetėm nga dritaret e pėrparme mund tė shihja nga pak drejtimin se kah po e ngiste veturėn shoferi i veshur me tesha policie. Pasi dolėm nga dyert e mėdha tė burgut e ndalėn, polici shofer, mė tha:

»Dėgjo Pllana! -Ne, jemi « Sluzba drzavne bezbednosti » (Shėrbimi i Sigurimit Shtetėror) nga Beogradi. Kemi urdhėresė me shkrim qė tė tė dėrgojmė e tė dorėzojmė nė Burgun e Qarkut tė Zajeēarit…Edhe pėr mė tė voglėn orvatje pėr ikje tė pret plumbi ! « Jasno ! » ( E qartė !)…dhe filloi ta ngiste veturėn, tjetri polic ishte ulur pranė meje, nė anėn e majtė dhe mė vėzhgonte pa nda. Qė tė dy kishin nga njė revole nė brez. Duart i kisha shumė tė shtrėnguara nga prangat dhe nuk bėhesha rehat, mundohesha qė t“i ēliroja pak duart, por prangat edhe mė shumė m’u nguliteshin nė mishin e duarve tė mia… » Ne mrdaj...shiptarsku majku ! » ( Mos lėviz…nėnėn shqiptare !), gėrvallej polici qė ishte pranė meje. –Unė, nuk jam kriminel, pse mė trajton si tė tillė dhe mos ma shajė nėnėn shqiptare !..., ia ktheva me nervozizėm…Ishim afėr Beogradit dhe pas pyetjes sė shoferit se ēfarė problemi kishte, i tregova se nuk mundja tė rrija qetė nga dhembja e duarve qė mė shkaktonin prangat... Polici shofer, si dukej edhe ishte kryesues pėr transferimin tim, e ndaloi veturėn dhe pasi m’i shikoi duart, tashmė edhe tė pėrgjakura, e urdhėron tjetrin qė t’m“i lidhte duart pėrpara. M’u liruan pak duart dhe dhembja mė pakėsohej…

-Mbaju Ramadan Pllana; i thosha vetes! Bacėn Adem, e kanė transferuar tė mbyllur nė njė arkivol deri nė Pozharevc !...

-Diku, nė mes tė Serbisė, pas katėr orė udhėtimi ata e ndalėn veturėn dhe hynė nė njė kafe…-Nganjėherė mendoja se mos po mė dėrgojnė afėr kufirit bullgar dhe po mė kurdisin njė « ikje » nga burgua dhe pastaj vrasjen afėr kufirit…

Mė nė fund, ja, dukej tabela e qytetit tė Zajeēarit, pasi qė e kaluam qytetin, aty ku fillonte njė fushė e madhe, nė tė majtė tė daljes, vetura bėri njė kthesė, vijė harkore, dhe u gjendem pėrpara njė shtėpie tė re, nė ballė tė saj shkruante: « Okruzni Zatvor Zajecar » (Burgu i Qarkut Zajeēar), ishte i rrethuar me ara bujqėsore tė mbjellura me misėr, patate, perime, ku shiheshin tė burgosurit duke punuar. Mė futėn brenda nė zyrėn e drejtorisė sė burgut, ku na pritėn drejtori dhe tre gardianė. Pasi m’i hoqėn prangat nga duart, kishte kaluar ora gjashtė e mbrėmjes, dielli ende nuk kishte perėnduar, kur policėt e SDB-sė kriminale (emėr i ri i UDB-ės) mė dorėzuan te Organet e Drejtorisė sė Burgut tė Zajeēarit, i nėnshkruan dokumentet, pranim-dorėzimin tim, dhe ikėn…

vijon...

Zvicėr, 2 Prill 2010

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 121 vizitorë
Lexuar: 2,065 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi