| KUVENDI I SHPËTIMIT (KONGRESI I LUSHNJES) |
| Publikuar më 26 prill, 2010 në orën 23:54 ( ) |
Histori | |
|
|
|
- "O përendi, a ndjeve! Trathëtarët na lan pa atdhe"!- At Gjergj Fishta
- "Nuk mundë të jetë atdhetar ai i cili i pranon shantazhet dhe kompromiset, por ai i cili e vazhdon deri në fund luftën"!
- "Ai që angazhohet në një luftë çlirimtare duhet të jet i gatshëm edhe të vdes, por jo të trathëtoi"!
- "Kudo që do të shkoni (trathëtarët) plumbi do ju ndjekë pas"! (Avni Rrustemi).
Pasi që Konferenca e Paqes, që ishte mbajtur me 28.Qershor.1919,kishte vendosur në dëm të shqiptarëve, për coptimin e trojeve të tyre; atëherë për shqiptarët nuk kishte mbetur variantë tjetër vetëm të angazhoheshin dhe ti bashkonin të gjitha forcat dhe enërgjitë shpirtërore dhe fizike për ta shpëtuar racën shqiptare, për të shpëtuar atë që mundë të shpëtohej në këto kohë të liga për kombin shqiptar.
Lidhur me ketë, ata (shqiptarët) vendosën që ta tubonin një Kuvend shpëtimtar. Mirëpo, Qeveria e Durrësit me ndihmën e ushtrisë italiane dhe trathëtarve të vendit bënin çmos për ta ndaluar mbajtjen e mbledhje së Kuvendit Shpëtimtar. Me ketë rast, Qeveria trathëtare e Durrësit vranë Abdyl Ypin-njerin nga atëdhetarët më energjik që merrej me organizimin e mbledhjes. Pas një kohe të shkurtër, ne qytetin e Shkodres vritët edhe atdhetari tjetër-Sali Nivica, drejtor i gazetes "Populli". Ketë vrasje e kishte kryerë një agjent italian.
Me gjithë këto pengesa,Kuvendi i Shpëtimit, i cili mor5i emrin Kongresi i Lushnjes, arriti të mbahej me 21.Janar.1920 në qytetin e Lushnjes. Në ketë Kongres merrnin pjesë gjithësejtë 50 delegatë, të dërguar nga krahina të ndryshme të Shqipërisë.Mbledhjen e kishte hapur Aqif Pashë Biqaku nga Elbasani.
Kongresi i Lushnjes, apo Kuvendi Shpëtimtarë i hodhi poshtë botërisht planët për coptimin e Shqipërisë, që Fuqitë e Mdha i kishin kurdisur në Traktatin e msheftë të Londres dhe në Konferencën e Paqes (Versajes).Ky Kuvend, gjithashtu shpalli botërisht së Shqipërët nuk do të pranojnë asnjë formë Protektorati të huaj mbi vendin e tyre.
Në telegramin që iu drejtohej Konferences së Paqes dhe Fuqive të Mdha, Kongresi i Lushnjes ua bëri të njohur, së shqiptarët do të derdhin edhe pikën e fundit të gjakut kundër çdo vendimi që vinte në rrezik tërësinë tokësore dhe pavarësinë e plotë të Shqipërisë.
Ky Kongres kishte marrur disa masa vendimtare:
a. E shpalli inekzistente Qeverinë e Durrësit dhe në vend të saj formojë një Qeveri kombëtare nën udhëheqjen e Sylejman Delvines, me minister të Punëve të Jashtme Mehmet Konicën, të Punëve të brenëshme Ahmet Zogun, të finansave Noc Qobën, të Arësimit Sotir Pecin etj.
b. Kongresi zgjodhi Këshillin e lartë, që do të zavendësonte Kryesinë e shtetit. Ky Këshill përbëhej prej katër vetash, që përfaqësonin kater rrymat fetare të Shqipërisë: Aqif Pashë Biqakun(musliman bektashi),Abdyl bej Toptanin (musliman syni), Dr.Mihal Turtullin (ortodokes) dhe Imzot Luigj Bumqin (katolik). Kjo na tregon më së miri së shqiptarët kanë qenë të ndarë edhe në baza relegjioze, duke mbajtur më pak anën kombëtare.
c. Kongresi nga gjiri i vetë zgjodhi edhe një Senat prej 37 vetave, si një Këshill Kombëtar që do ta zënte vendin e Parlamentit deri sa do të mbaheshin zgjedhjet e rregullta.
Kongresi i Lushnjes zgjodhi edhe një delegacion që do të merrte pjesë në Konferencën e Paqes. Delegacioni përbëhej prej Mehmet Konices, Imzot Luigj Bumqit dhe Dr. Mihal Turtullit.Ky delegacion duhej ti raportonte Konferences së Paqes për vendimet e Kongresit të Lushnjes (Kuvendit të Shpëtimit) së shqiptarët nuk do ti pranonin vendimet e Konferences që shkonin në dëm të shqiptarëve.
Bashkë me krijimin e këtyre organeve, Kuvendi (Kongresi) caktoi një statut të shtetit shqiptar prej gjashtë nenësh, me Këshillin e Lartë në krye i cili kishte fuqinë ekzekutive, dhe Këshillin Kombëtar (Senatin) i cili kishte fuqinë legjislative dhe kontrollin mbi Qeverinë, derisa të zgjedhej Ansambleja Kombëtare. Ky Këshill e emronte Kryeministrin e vendit i cili kishte për obligim ta formonte Qeverinë. Si Kryeqytet, Kongresi e caktoi Tiranën.
Kongresi i Lushnjes kishte marrë edhe një varg masash tjera në interes për Qeverinë dhe shtetin shqiptar.
Kongresi i Lushnjes apo Kuvendi Shpëtimtar i përfundoi punimet me 9.Shkurt. 1920, kurse me 11. Shkurt.1920 Qeveria Kombëtare hyri në Tiranë.
Në vitët e mëpastajme, në Shqipëri u zhvilluanë shumë ngjarje, edhe politike e edhe luftarake.
Per shkak të politikave anti-shqiptare të Fuqive të Mdha dhe përplasjeve brenda shqiptare (përplasjeve politike), Kombi shqiptar nuk mundi tu përballoj apetiteve grabitqare të shteteve fqinj të Greqisë, Malit të Zi dhe Serbisë, të cilat u sulën si bishat për ta coptuar shtetin e posa krijuar shqiptar. i cili ndodhej në vështirësi të mdha ekonomike dhe finansiare.
Në fillim të vitit 1920 lufta e shqiptarve ishte luftë kombëtare kundër okupatorëve të huaj. Por, më pastaj fillojë një luftë e egër politike brenda Qeverisë shqiptare, e cila kishte karakter edhe fetar e edhe rajonal. Për një luftë të tillë politike brenda shqiptare, Shqiptarët ishin krejtë të pa përgaditur, dhe e gjithë kjo, më vonë u solli shqiptarëve vetëm vuajtje, vrasje dhe mjerime të pa parashikueshme.
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 61 vizitorë |
| Lexuar:
5,212 herë
|
|
|
|
|
|
|