Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Njėzet vjetėt e pajtimit shqiptar
Publikuar më 29 prill, 2010 nė orėn 23:03 ( ) Ramiz Bojaj | Histori |
Rrit madhësinë e shkronjave
Epoka e pajtimit shqiptar(Verrat e Llukės), nė vitet e nėntėdhjeta tė udhėhequr nga Anton Qeta(plaku i urtė), shėnon hapin mė tė rėndėsishėm nė historinė e organizimit nacional si dhe rrugėtimin e rilindjes sė shtetit tė pavarur tė Kosovės.

Ēdo komb i gėzohet heronjve tė mėdhenj, tė cilėt dinė tė rrezatojnė nė momente tė veēanta dhe delikate. Shqiptarėt, gjatė historisė sė tyre nxorėn nė pah heronjtė e vet, tė cilėt pėr nga madhėshtia dhe guximi mbetėn shėmbėlltyrė tė lirisė dhe atdhedashurisė. Kosova nė vitėt e nėntėdhjeta shėnoi epokėn e shtetbėrjes duke hequr prangat e robėrisė (fillimisht ērrėnjosjen e gjakmarrjes dhe vellavrasjes), pėr tė vazhduar me betejat e pandalshme deri nė ēlirimin definitiv tė Republikės sė Kosovės. Nė kėtė kontekst figura e Anton Qetės(bacė Antonit), mbetet fanar drite-pėrjetėsie nė rrugėn e lirisė, pavarėsisė dhe unitetit nacional. Promotorėt e pajtimit shqiptar, bashkė me bacė Antonin, ishin edhe Zekeria Cana, Dom Lush Gjergji, Xhevat Kryeziu, Rexhep Boja, etj., sėbashku me njė numėr tė madh tė rinjėsh, aktivistė e studentė tė shquar. Tubimi madhėshtor i pajtimit tė gjaqeve nė Verrat e Llukės, jo vetėm qė ēliroi dhe fali qindra jetė tė rinjsh tė bashkombasve tanė qė po vuanin nėn ethet e hakmarrjeve, por nė kėtė eveniment u dha kushtrimi i rezistencės shqiptare kundėr pushtuesit serbosllav. Edhe mė madhėshtore e bėnte kėtė tubim prania e vellazėrisė shqiptare nga tė gjtiha anėt e etnisė shqiptare, si nga Presheva, Ēamėria, Shqipėria, Mali i Zi, Maqedonia dhe Kosova Lindore.

Uniteti qė trembi pushtuesin serbosllav

Nė emėr tė unitetit gjithėkombetar, plaku Anton Qeta, theu pėrgjithmonė mitin e hakmarrjes ndershqiptare, duke e kthyer urrjetjen nė dashuri dhe perēarjet nė bashkim. Aksioni i pajtimit tė gjaqeve nė Kosovė nė vitin 1990, vėshtruar nga rrethanat ekzistuese, ishte esencialisht i nevojshėm, fillimisht pėr tė ruajtur identitetin kombėtar pėr faktin se okupatori i egėr serb vazhdonte pėrpjekjet me masa tė ndryshme (represion, dhunė e terror) pėr tė zhdukur fizikisht kombin tonė nga trojet e veta shekullore (masakrat dhe spastrimet e vazhdueshme etnike), pėr tė vazhduar edhe me organizimin e luftės pėr liri. Duke ngritur vijėn e parė tė rezistencės shqiptare, fillimisht filloi ndėrtimi i unitetit kombėtar. Mbi kėtė koncept nė Verrat e LLukes u falėn mė shumė se 120 gjaqe, tė cilat u sublimuan nė praninė e mbi gjysmė milioni bashkėkombas shqiptar, nga tė gjitha trojet etnike shqiptare. Shtrirja e dorės nė besa-besė, kishte kushtrimin kumptimplotė tė besėlidhjes. “Ata qe falin gjakun vėllaut tė vet, lirojnė nga prangat e robėrisė njė jetė tė re, janė heronjtė e kombit tonė”, ishin fjalėmitet e kryeplakut shqiptar, Anton Qetta, njeriu qe diti, mundi dhe bėri epokė tė re pėr Kosovėn dhe kombin shqiptar. A ka mė madhėshti dhe mė burrėi qė tė kthesh zemrat e vuajtura e tė dhimbsura nė dashuri dhe vellazėri. Kėtė mundi tė bėnte vetėm magjia e fjalės sė lirisė pėr kombin dhe atdheun.

Sfondi

Deēani dhe Verrat e Llukės, dukeshin mė madhėshtore se kurrė mė parė. Nė kėtė tubim plaku Anton Ēeta dhe profesor Zekeria Cana, shtrenguan duart duke i ngritur lartė nė shenjė uniteti, bashkimi e vellazėrie shqiptare. Kur flitej pėr lirinė dhe pavarėsinė e Kosovės, ēdo zemėr shiptari mbushej frymėzim lirie e atdhedashurie. Mbi kėtė ndjenjė shqiptarėt pėrballuan ēdo dhimbje, ēdo plagė qė akoma kullonte gjak nga vesi i gjakmarrjes. Dhe vargu i faljes sė gjaqeve tė vellėzėrve ishte sa i madh aq edhe profetizues. Duke shtrėnguar duart me bacė Antonin, dėgjoheshin zėrat e pėrvajtshėm: Tė qoftė falė gjaku bacė Anton, ty dhe Kosovės. Ishin prekėse fjalėt e atyre qė falnin gjakun e mė tė dashurve tė tyre. “Gjakun ia falė Kosovės, rinisė dhe kombit shqiptar”. Pėr hirė tė flamurit dykrenar me shqiponjėn e Skėndėrbeut. Nuk ka plumb pėr vėllaun tim. Dhe tė pėrqafuar u falėn dhjetėra e qindra gjaqe. Kėtu u lidh besa e shiptarit, ku mė pas u dha betimi pėr liri. Dhe, vėrtet ky ishte hapi i parė i vetėflijimit pėr kombin e atdheun. Ky ishte bazamenti i organizimit tė kombit pėr rezistencė dhe luftė tė pa kompromis kundėr pushtuesit sllav. Beteja e lirisė mbeti e gjatė dhe e mundimshme, deri nė shpalljen e pavarėsisė sė vendit tonė me 17 shkurt tė vitit 2008. Mirėpo, Beteja e Pajtimit kombėtar mbeti bazament dhe udhėrrėfim i fitorės sė madhe tė Kosovės, i formėsimit tė unikombit. Njėherėsh ky ishte grushti mė i madh qė i ishte dhėnė armikut serb.

Themelet e shtetit tė Kosovės

Pėr Kosovėn dhe etnikumin shqiptar ėshtė luftuar me shekuj. Por, hapi i parė i shtetit modern dhe demokratik tė Kosovės u hodh mė 2 Korrik tė vitit 1990. Anton Qeta nė ballė tė kombit, bashkė me presidentin historik, dr. Ibrahim Rugovėn, Mark Krasniqin, Zekeria Canėn e shumė figurta tjera historike, themeluan autoritetin funksional tė shtetit tė pavarur tė Kosovės. Nė kėtė kontekst, partitė Politike shqiptare tė Kosovės themeluan edhe Kėshillin Koordinues, me qėllim tė koordinimit tė aktiviteteve shtetformuese si subjekte politike pėrfaqėsuese legjitime tė popullit shqiptar, tė cilat kishin pėr bazė edhe ndėrtimin e platformės dhe strategjisė unike pėr t'iu kundėrvėnė me sukses pushtuesit serbosllav. Plaku i urtė, siē i kishte dhėnė epitetin populli, kishte arritur tė pajtonte me mijėra familje tė hasmuara dhe dukuria e keqe e gjakmarrjes pothuajse ishte zhdukur krejtėsisht deri kah mesi i viteve 90. Nė zgjedhjet e para tė organizuara mė 1992, Anton Ēetta zgjedhet deputet nė Parlamentin e Republikės sė Kosovės. Por, veprimtaria e pajtimit tė gjaqeve, tash e pėrgjithmonė mbetet vepėr e rrallė, monument i pavdekshėm qė pėrkujton Verrat e Llukės dhe vlerat e Kosovės e tė kombit nė pėrgjithėsi. Plaku i urtė, Anton Qeta, nė momentet mė delikate dėshmoi virtytet madhėshtore si figurė markante e kombit. Ai pasqyron pėrjetėsisht, ēiltėrsinė, menēurinė dhe atdhedashurinė qė shėroi zemrat e dhjetėrave mijėrave njerėzve, por mbi tė gjitha shėroi njė plagė tė madhe tė kombit. “Njė popull qe urren nuk meriton tė jetojė”, ishin fjalėt e binomit tė kombit Anton Qeta, i cili nė momentet mė tė vėshtira bėri qe shqiptarėt tė bashkohen rreth flamurit, pavarėsisė dhe lirisė kombėtare. Shteti i Kosovės, mban nė pėrkujtim tė pavdekshėm heronjtė: Adem e Hamėz Jashari, Sali Ēeku, Agim Ramadani, vėllezėrt Haradinaj e shumė e shumė tė tjerė, tė cilėt mbetėn pėrgjithmonė flakadan tė lirisė sė Kosovės dhe udhėrrėfyes pėr lirinė kombėtare nė brezat qe vijnė.

Betejat pėr kombin dhe atdheun e shqipeve do tė vazhdojė deri sa shqiptarėt tė jetojnė tė lirė nė trojet e veta etnike, pavarėsisht rrugės sė moderne dhe tė integrimeve. Verrat e Llukės nuk ishin vetėm vend pajtimi, por ‘log’ qė bashkoi zemrat gjithėshqiptare.

(Autori ėshtė publicist dhe drejtor pėr marrėdhėnie me publikun nė Institutin pėr Hulumtime dhe Analiza tė Politikave Ekonomike).

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Ramiz Bojaj
Shkrimet e tjera të këtij autori
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 48 vizitorë
Lexuar: 730 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Im gjysh, Tahiri
E dielė, 05 shkurt 2012 - 21:48
Shpalime historike Nёse nё letёrsi nuk hyn dhe jeta jote, atёherё ti nuk di ē’tё shkruash. ...
TRE USHTARĖT EMBLEMATIKĖ TĖ UĒK-sė (III)
E shtunė, 04 shkurt 2012 - 02:15
(PJESA E TRETĖ) Nė 15 vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut ASNJĖRI NGA SHOKĖT E “LINJĖS SĖ LLAPIT” NUK E KA DIT...
TRE USHTARĖT EMBLEMATIKĖ TĖ UĒK-sė (II)
E premtė, 03 shkurt 2012 - 02:52
(PJESA E DYTĖ) Nė 15 vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut SI U GJEND EDMOND HOXHA NĖ MAKINĖ ME ZAHIRIN DHE HAKIF...
TRE USHTARĖT EMBLEMATIKĖ TĖ UĒK-sė (I)
E enjtė, 02 shkurt 2012 - 02:10
(PJESA E PARĖ) Nė 15 vjetorin e rėnies sė Zahir Pajazitit, Edmond Hoxhės dhe Hakif Zejnullahut HYRJE Mė 31 janar tė vitit 1997, rreth orės 16.3...
UDB-ashėt dhe tadhėtarėt nė zonėn kufitare
E merkurė, 01 shkurt 2012 - 02:41
Per here te parė, do ta shohin driten dokumente sekrete serbe, ne kete shkrim Ēka tha Aleksander Rankoviqi ne Vermicė? Kush ishte Gojko Popovici, Drago D...
më shumë nga - Histori »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi