| Jusuf Gërvalla para 30 vitesh, në prillin e vitit 1980 |
| Publikuar më 30 prill, 2010 në orën 19:41 ( ) |
Faridin Tafallari | Histori | |
|
|
|
Si bashkëveprimtar i ngushtë i Jusufit të Madh dhe të paharruar, e sipas mednimit të shokëve të tjerë edhe ruajtës i vëmendshëm i fjaleve të tij, për bashkëkombasit e mi, patriotë të vërtetë, po shkruaj pjesë nga artikulli i Jusuf Gërvallës “ZËRI I POPULLIT – ZË I TË GJITHË SHQIPTARËVE ”, (botuar në gazetën Bashkimi, 30 vjetë më parë, në prill 1980). Ky numër i Bashkimit, i prillit 1980 u përgatit nga Jusufi. Si në çdo artikull edhe në këtë shkrim Jusufi na del me tërë vlerën e tij ashtu siç ka qenë gjithmonë. Demaskues i rrufeshëm i armiqëve të popullit tonë nën zgjedhën jugosllave. Ai vlerëson lart çdo hap dhe çdo ndihmë që vinte në atë kohë nga Shqipëria. Ideali i Jusuf Gërvallës ka qenë çlirimi dhe bashkimi i tokave shqiptare. Ky ideal i lirisë është formuluar nga ai me ide e mendime të tija të thëna si e ka udhëhequr ndërgjegjia, aftësitë dhe largpamësia e tij. Vetëm e vetëm pse ai ka qenë aq largpamës, aq i vërtetë, me një ideal që nuk ka përcjellë moda e konjuktura është vra në pragun e shtëpisë së tij. Për Jusufin do të flitet shumë edhe në të ardhmen. Në radhën e parë, në mesin e atyre që nuk do të pushoj përkujtimin e veprës së Jusuf Gërvallës do të jem edhe unë, shoku i tij i ngusht
FARIDIN TAFALLARI
 Jusuf Gërvalla SADO QË FATIN TONË NUK E LIDHIM PËR VDEKJEN APO JETËN E ARMIKUT TONË, MEGJITHATE, LAJMIN PËR VDEKJEN E SATRAPIT REVIZIONIST, J.B. TITO E MORËM ME KËNAQËSI TË MADHE.
E LIGA VAFT ME TE!
VDEKJA E TITOS S`ËSHTË DHE VDEKJA E TITIZMIT. TITIZMI I KA RRËNJET AQ FELL SA EDHE FASHIZMI. AI DUHET LUFTUAR DERI SA POPULLI SHQIPTAR TË FITOJË LIRINË; DUKE BASHKUAR TË GJITHA TOKAT E ROBËRUARA ME SHQIPËRINË-NËNË; ATDHEUN TONË.
.........Shqipëria s`i harron masakrat që kanë bërë mbi popullin shqiptar ushtritë dhe gjandarmëria serbe, para njëqind vjetësh, kur shqiptarët u përzunë me mënyrat më barbare nga tokat e veta poshtë Nishit; masakrat e pa para të ushtrive serbe në Prizrenin e posaçliruar nga forcat e Lidhjes Shqiptare, kur serbët gjetën shesh për të bërë kërdinë mbi pleq, gra e fëmijë, mbi të plagosurit shqiptarë të strehuar në konsulatën Austro-Hungareze në Prizren (Pierre Loti: “Tourquie ago nisante”,Paris, Calman-Revy); egërsimin sllavë të serbeve e malazezëve (të shtyr nga Rusia, e cila sot po kanoset t`i pushtojë vetë po këta serbe e malazezë) mbi popullsinë shqiptare tamam në kohën që këta, e kishin çliruar pëllëmbë për pëllëmbë vendin e tyre nga Rurqia, më 1912, dhe kur Pashiqi i Serbisë dhe Nikolla i Malit të Zi, që e gjetën Shqipërinë të dërmuar nga lufta me turqë, hynë dhe shkretuan të thuash gjithë tokat shqiptare dhe, më në fund, me dredhitë e veta e me anën e dredhisë së madhe ruse, atëdheut tonë ia shkëputën Kosovën, viset shqiptare në Maqedoni, në Mal të Zi e në Serbi; mizorit e pastajme të mbretërisë Jugosllave, e cila i kishte dhënë vetes për detyrë të zhdukte nga faqja e dheut popullin shqiptar…
Akti i sotëm i vendit tonë amë, në sytë e të gjitë shqiptarëve dhe botës bëhet edhe më madhështor kur dihet fare mirë se gjatë këtyre 35 viteve të pushtetit popullor shqiptar, Partia e Punës ndoqi me interesim jetësor sidomos mizorit e mëvonëshmejugosllave, ato të PKJ, e cila “ndaj popullsisë së Kosovës ndoqi një politikë nacional-shoveniste, që ishte e njëjë me politikën e Mihajlloviqit dhe Nediqit”(Që në fund të vitit 1945,-thotë Sh. Ballvora”, Tiranë 1968,-kur Jugosllavia kishte ende vise të pushtuara nga forcat e fashizmit gjerman, grupe udhëheqës i PKJ dërgoi brigada dhe divizione të tëra për të masakruar popullin e Kosovës dhe ushtroi një terror që ia kalonte atë që kishin përdorur ushtarët e monarkiste serbe në periudhën e më parëme”) Republika Popullore Socialiste e Shqipërisë, e cila shenuar me interesim të gjallë dhe me indinjatë të thellë çdo akt të diskriminimit nacional socjal e politikë të shqiptarëve në Jugosllave nga ana e revizionizmit jugosllav (dëbimin e programuar shtetëror të shqiptarëve nga tokat e tyre dhe popullizimin e atyre tokave me kolonistë serbë, malazezë e maqedonas; përpjekjet këmngulëse të Jugosllavisë për të bërë një diferencim artificial gjuhësor, historik e kulturor ndërmjet shqiptarëve në RPS të Shqipërisë dhe atyre në viset shqiptarëve në Jugosllavi, me qëllim që këtyre viseve t`u ndrrohet fizionomia etnike, sidomos me ndihmën e presioneve të vazhdueshme nacional-shoveniste për shpërnguljen, zhdukjen fizike ose asimilimin e shqiptarëve; vjeljen e begative të mëdha e natyrore të Kosovës në dobi të serbisë e të tjerave republika të Jugosllavisë, e në dëm të zhvillimit të mbarë ekonomik të popullit shqiptar në Kosovë…), pra, RPS e Shqipërisë i ka pasur parasysh të gjitha këto kur shfaqi gatishmërin t`u vinte në ndihmë popujve të Jugosllavisë kundër tërbimit rus…
Më në fund, vetëvrasja e vërtetë e vërtetë do kish qenë bashkimi i armëve me krerët revizionist jugosllavë, që po veprojnë me tërbim për t`ua ngrën kokën shqiptarëve liridashës të Kosovës: nga lufta e këtej, organet fashiste të sigurimit jugosllavë kanë hedhur në burgje më se pesëdhjetë grupe e organizata liridashëse të patriotëve shqiptarë, që një mënyrë a në një tjetër u përpoqën të heqin qafe skllavërinë në Jugosllavinë titiste.Sot, po këto organe, me një tërbim më të madh se kurrë, i kanë një burgosjeje në masë të shqiptarëve, që pati rezultat mbi 2000 të burgosur, femëra e meshkuj, mbi të cilët po ushtrohet një terror i egër me metoda policore që ua kalojnë metodave më çnjerëzore fashiste. Partia Punës e Shqipëris, kurrë nuk është kursyar me kritikat e veta ndaj regjimit antipopullor dhe antishqiptar të klikës titiste-rankoviqiste. “ Për klikën e Beogradit, thotë vet shoku Enver Hoxha, Kosova është një pikë shumë e dobët, prandaj ajo ushtron në Kosovë një terror të madh…Elementi shqiptar goditet posaçërisht në Jugosllavin titiste, sepse udhëheqsit e tanishëm jugosllavë i njohin mirë tiparet revolucionare të popullsisë shqiptare të atjeshme, e dinë mirë se këtë popullsi problemi nacional gjithëmonë ka qenë dhe mbetet në plagë e hapët që kërkon shërim.” Por aq sa ishin të rrepëtra kritiksat ndaj regjimit revizionist jugosllavë, aq ishte e madhe dashuria dhe keqardhja e shqiptarëve për popujt e jugosllavisë.
Është pra e vetë kuptushme se,se sa për klikën titiste, nuk do çanin kokë Qeveria dhe populli shqiptar, për cfardo intervenimi që të jetë fjala. Vaftë në djallë Titoja (nëse nuk ka vdekur) me këlyshët e tij, të cilët qe 35 vjet po përdhosin iden e madhe komuniste e popujt e Jugosllavisë po i privojnë ngs e drejta e tyre e pamohushme për një zhvillim të mbarë e të vërtetë socialist, për të cilin ata patën dhënë gjakun e vet të shtrenjtë gjatë luftës së fundit!
Duke qenë të vetëdijshëm për të gjitha këto, krerët dinak jugosllavë i dhanë hov edhe më të madh veprimtaris së tyre të errët, tamam në castin që popujt e udhëhequr prej tyre u ndodhën për ballë rrezikut rus, në vend që ti gëzohen ndihmës së pa rezerëvë të fqinjit të parë. Në fillim, ata e trumbetuan me të madhe në shtyp, radio e televizion artikullin e “Zërit të popullit”. Nuk harruan, porse të heqin si me thikë ato pjesë të artikullit, që lidheshin me interesimin vital të RPS të Shqipërisë për fatin e hidhur të shqiptarëve në Jugosllavi. Pos kësaj , si pas zakonit të dhelprës, ata edhe këtë rast e shfrytëzuan për të mbjell mjegull te popullsia shqiptare e këtushme. Nëpërmjet agjentëve të regjur në punë antishqiptare, krerët jugosllavë dhe renegatët kosovarë (të cilët e shkelën dinjitetin e tyre si shqiptar, që do ishin dhe u bënë sllavë të jugut) i dhanë krah parullës absurde sesi, me aktin e gatishmërisë për t`i dhënë ndihmë të pakursyar Jugosllavisë përballë rrezikut sovjetik. Qeveria shqiptare dhe Partia e Punës e Shqipërisë paskan ndërmend të rreshtohen krah për krah me revizionizmin jugosllavë!
Kjo është edhe një shenj e qartë se tradhtia revizioniste jugosllave ndaj interesave të popujve brenda kufijve politik të saj dhe jashtë tyre, është e papërmirësueshme.
Kur u pa se shqiptarët e Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare në Jugosllavi nuk e hanin dot këtë pemë helmuese, sepse vetëdija e ngritur kombëtare dhe klasore ata i bën të zgjedhin të vetmen rrugë të mbarë, atë të bashkimit me vendin amë Shqipërinë dhe të përkrahjes parezervë të rrugës së Partisë së Punës me Enver Hoxhën në krye, revizionizmi jugosllavë e hoqi maskën dhe i zbuloi këmbët e veta: A. Gërliçkovi, një funksionar i lartë i revizionizmit jugosllavë dhe renegat maqedonas, deklaroi se Jugosllavia as e ka kërkuar dhe as e ka për gjë ndihmën që po i ofron një parti dhe një vend, që deri më tash e ka kritikuar ashpër politikën jugosllave!
Kjo nuk është ndonjë çudi e madhe. Regjimet antipopullore jugosllave ia kanë njohur turrin shqiptarit të armatosur, të cilit lufta e drejtë për trojet e veta ia dhjetërfishon fuqinë. Prandaj, ky regjim ende ushqehet me ëndrrën e moçme sesi, në rast të një lufte të re, përsëri shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera shqiptarët në Jugosllavi do t`i mobilizojnë e do t`i dërgojnë për luftime në srem e në slloveni, në mënyrë që çetnikëve serbë e malazez t`u hapë shesh për të ardhur e për të masakruar përfundimisht popullsinë shqiptare në viset e saj. Duke ditur për borxhet e mëdha ndaj shqiptarëve revizionizmi jugosllavë do të pranonte gjithçka tjetër më parë sesa kosovarët e mobilizuar dhe kalimin e Ushtrisë Shqiptare këndej kufirit, pa marrë parasysh se u vjen për ndihmë popujve të qeverisur prej tij.
Ndërkaq ne, luftëtarët e lirisë, duke njohur armikun dhe aspiratat e tij, duhet përqëndrojmë vëmendjen edhe në pikat e tij të dobëta, në mënyrë që lufta e ardhshme, e pashmangshme, të na shkojë mbarë. Ky është për ne rasti më i volitshëm të heqim dorë nga çdo ndjenjë revanshizmi, të bëjmë edhe ne dallimin e domosdoshëm ndërmjet popujve jugosllavë, të pa fajshëm për krimet e ushtruara mbi ne, dhe qeverisë nacional-shoveniste të Beogradit; të armatosur vetë dhe të bashkuar me forcat e armatosura të Nënës Shqipëri, ne do të mund të realizojmë dy qëllime të larta-t`i ndihmojmë popujt e Jugosllavisë për të mposhtur regjimin e tyre tradhtar dhe për ta përballur sa më mirë egërsimin rus, e në anën tjetër, vetë t`i realizojmë aspiratat tona shekullore, çlirimin e tokave shqiptare nga zgjedha jugosllave dhe bashkimin e tyre me vendin tonë amë, Republikën Popullore të Shqipërisë.
Të mos presim, pra, të hutuar-se hutesa mund të na kushtojë shfarosje- por, duke ditur qëllimet e errëta të klikës titiste, të mblidhemi edhe ne, shqiptarët në Jugosllavi, dhe të ndjekim me besnikëri hapin e Partisë së Punës të Shqipërisë dhe të vëllezërve shqiptarë të ndjekim rrugën unike, e cila do të na shpjerrë pa dyshim fitore!
Shkurt, 1980
|
Vërëjtje: Artikujt e botuar në albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmërisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 41 vizitorë |
| Lexuar:
1,132 herë
|
|
|
|
|
|
|