Ballina
Lajme
Opinion
Intervista
Histori
Kulturė
Tė ndryshme
English
Galeria
Libri i miqve
Dėrgo lajme
Kush jemi ne?
Kontakti
 
RSS Furnizuesi
RSS Furnizuesi
   
 
Intervistė me Bardhyl Mahmutin
Publikuar më 05 maj, 2010 nė orėn 17:15 ( ) Intervista |
Rrit madhësinë e shkronjave
S’duam luftė, por nėse na imponohet atėherė kėrkojmė hisen tonė

S’duam luftė, por nėse na imponohet atėherė kėrkojmė hisen tonė] Kush qėndron prapa grupeve tė armatosur e din fare mirė Nikolla Gruevski. Pyeteni atė se kujt ja ka sjellė shpirtin nė maje tė hundės. Pasojat e politikės antishqiptare i ndien i gjithė populli shqiptar. Por, mos harrojmė se dikujt kjo politikė ia ka thyer kurrizin, ia ka pėrvėluar shpirtin, ėshtė duke ja zėnė frymėn...

Zhurnal: Qytetarėt shqiptar nė Maqedoni duken tė habitur me atė se ēfarė po ndodh aktualisht pas paralajmėrimeve se mund tė ketė njė konflikt tė ri. Nė fakt a ėshtė gati tė shpėrthejė “bomba” e shumė paralajmėruar?

Mahmuti: Tė gjithė ata qė pėrcjellin me vėmendje zhvillimet nė Maqedoni kanė paralajmėruar me kohė se qeveria e kėtij vendi ėshtė duke nxitur konflikte ndėretnike dhe ndėrfetare.

Fatkeqėsisht tė gjitha sugjerimet ndėrkombėtare pėr ulje tė tensioneve kanė hasur nė vesh tė shurdhėr. Qeveria e Nikolla Gruevskit vazhdoi me arrogancė realizimin e tė gjitha projekteve tė veta antishqiptare dhe anti-islame.

Situata e rėndė me tė cilėn ballafaqohen shqiptarėt nė rrafshin politik, ekonomik, social dhe kulturor ka krijuar njė pakėnaqėsi tė madhe.

Nė kuadėr tė kėsaj pakėnaqėsie tė pėrgjithshme tė shqiptarėve duhet tė kemi parasysh se te njė pjesė e popullit kjo pakėnaqėsi ka arritur shkallėn e revoltės.

Javėve tė fundit ėshtė pėrfolur shumė se si rezultat i revoltės kundėr tė gjitha formave tė diskriminimit qė aplikohet ndaj shqiptarėve nė Maqedoni mund tė shpėrthejė njė konflikt i ri i armatosur. Si rezultat i kėsaj klime para konflikti Misionet e BE-sė, tė NATO-s, tė OSBE-sė dhe SHBA-ve nė Shkup dolėn me kėrkesė tė qartė qė ”tė gjitha palėt tė dyfishojnė pėrkushtimin e tyre ndaj harmonisė ndėr-etnike dhe tė pėrmbahen nga ēdo veprim qė mund tė shkaktojė tensione”.

Nė vend tė uljes sė tensioneve Qeveria dha urdhėr qė tė fillojė zbatimi i projektit “Skopje 2014” pėr t’i dhėnė karakter monoetnik dhe monofetar Shkupit, nė vend tė lirimit tė tė pafajshmėve qė mbahen padrejtėsisht nėpėr burgje, u dha urdhėr edhe pėr dėnimin e tre shqiptarėve me burg tė pėrjetshėm; nė vend tė rregullimit tė statusit tė ish ushtarėve tė UĒK-sė pėr tre muaj e fundit 6 shqiptarė, ish ushtarė tė UĒK-sė, u dėnuan me burg tė pėrjetshėm.... Mesazhet e qeverisė janė tė qarta: ta shndėrrojnė Maqedoninė nė burg tė pėrjetshėm pėr shqiptarėt!

Shkėmbimi zjarrit nė Bllacė dhe publikimi i Komunikatės Nr. 1 tė UĒK-sė nxiti njė varg reagimesh tė forcave politike nė Maqedoni, nė rajon dhe tė pėrfaqėsuesve tė institucioneve ndėrkombėtare nė Shkup.

Nė tė njėjtėn kohė kjo situatė ka rritur brengosjen e popullit shqiptar. Kjo brengosje ėshtė e arsyeshme sepse njerėzit janė tė vetėdijshėm qė pasojat e konfliktit do tė bien mbi popullsinė civile.

Zhurnal: A ju nevojitet shqiptarėve edhe njė konflikt i armatosur pėr t’i fituar tė drejtat qė u takojnė nė Maqedoni? Dhe sa janė tė gatshėm shqiptarėt tė mirėpresin edhe njė konflikt, edhe njė ushtri siē e mirėpritėn UĒK-nė nė vitin 2001?

Mahmuti: Asnjė populli nuk i nevojitet lufta. Hiq mė pak popullit shqiptar, i cili nė 15 vjetėt e fundit ka bartur mbi kurrizin e vet peshėn dhe pasojat e tri luftėrave: dy me Serbinė dhe njė me Maqedoninė. Ende nuk janė mbyllur plagė!

Tė drejtat politike mund tė fitohen me mjete politike. Por fitorja kėrkon njė mobilizim tė gjithanshėm dhe njė koordinim tė mirėfilltė.

Lufta e armatosur nuk bėhet as pėr inat tė dikujt e as pėr hatėr tė dikujt. Ajo nuk bėhet pėr tė drejta nė kuadėr tė njė shteti. Nėse na imponohet edhe njė luftė e armatosur ajo duhet tė bėhet pėr marrjen e hises qė na takon nė kėtė shtet. Unė ende mendoj se mjetet politike nuk janė shterur qė tė gjendet njė zgjidhje politike. Prandaj u kam bėrė apel publik forcave politike shqiptare qė t’i lėmė inatet personale, tė shtrimė dorėn e pajtimit dhe tė rreshtohemi pėrballė politikės agresive tė shtetit maqedonas qė t’i japim njė shans rrugės politike.

Zhurnal: Nė njė kumtesė tė lėshuar pėr media, ju keni theksuar se shqiptarėt duhet tė jenė tė bashkuar nė kėtė moment. Pėr ēfarė mė konkretisht mendoni?

Mahmuti: Bashkimi i forcave politike dhe mosbindja qytetare e shqiptarėve ndaj shtetit antishqiptar janė rrugė qė mund tė shkaktojnė kolapsin e kėsaj politike antidemokratike. Mobilizimi i gjithanshėm do tė lėvizte edhe qarqet me relevancė nė marrėdhėniet ndėrkombėtare, sidomos ato institucione qė ndėrmjetėsuan nė pėrfundimin e luftės sė 2001.

Zhurnal: Nėse edhe kjo nuk sjell ndryshimet e pritura dhe realizimin e tė drejtave tona, cila duhet tė jetė rruga qė duhet tė ndiqet?

Mahmuti: Kam besimin e plotė se kjo rrugė do tė sillte rezultatet e pritura. Nėse arroganca e shtetit maqedonas do t’i shterte tė gjitha rrugėt politike pėr tė respektuar tė drejtat e shqiptarėve nė atė rast dėshtimi i diplomacisė nė parandalimin e luftės sė armatosur do t’i faturohej Maqedonisė.

Por shteti maqedonas e dinė fare mirė se nuk mund tė luftojnė me shqiptarėt dhe se njė luftė e tillė do tė pėrfundonte shumė shpejtė me fitoren tonė.

Prandaj, ata janė tė interesuar qė tė provokojnė njė luftė kur shqiptarėt janė tė ndarė mes vete.

Zhrunal: Ju keni qenė njė prej personave qė moti kohė ėshtė i futur nė Lėvizjen Kombėtare Shqiptare. Kush mendoni se mundė tė qėndroj pas kėtyre grupeve tė armatosura?

A qėndron ndonjė pjesė e personave tė Lėvizjes Kombėtare pas UĒK-sė qė ka dalė nė skenė? Cilat mundė tė jenė arsyet e tyre pėr t’i kapur armėt?

Mahmuti: Shqiptarėt nė Maqedoni janė populli mė i shtypur dhe mė i diskriminuar nė Evropė. Pėr tė kapur pushkėt ka njė mijė e njė arsye. Lufta, pa u shterur tė gjitha mjetet politike, mund t’i konvenojė qarqeve antishqiptare dhe pasojat mund tė bien mbi civilėt e pafajshėm.

Se kush qėndron prapa grupeve tė armatosur e din fare mirė Nikolla Gruevski. Pyeteni atė se kujt ja ka sjellė shpirtin nė maje tė hundės. Pasojat e politikės antishqiptare i ndien i gjithė populli shqiptar. Por, mos harrojmė se dikujt kjo politikė ia ka thyer kurrizin, ia ka pėrvėluar shpirtin, ėshtė duke ja zėnė frymėn....Vrasje, plagosje, maltretime, arrestime, dėnime, plaēkitje ekonomike, diskriminim kulturor, diskriminim etnik, diskriminim religjioz....

Zhurnal: A ju ka kėrkuar dikush ndihmė pėr t’i “qetėsuar” ose “parandaluar” kėto grupe tė armatosura? Nėse lufta s’ėshtė e nevojshme a ka forcė Bardhyl Mahmuti t’i ndalojė kėto grupe t’i kapin armėt?

Mahmuti: Qė nga publikimi i Komunikatės Nr.1 tė UĒK-sė njė numėr reagimesh kanė

stigmatizuar bartėsit e kėsaj komunikate si nxitės konfliktesh. Kjo mėnyrė e sjelljes ėshtė e papėrgjegjshme dhe mund tė inkurajojė forcat antishqiptare tė Maqedonisė qė tė ndėrmarrin aksione tė pėrmasave tė gjėra kundėr popullit shqiptar. Kjo mėnyrė zhvendos vėmendjen nga gjeneratori i vėrtetė i kėsaj krize: Qeveria e Maqedonisė nė viktimat e kėsaj politike antishqiptare.

E vetmja mėnyrė qė qetėson situatėn dhe parandalon rrezikun e konfliktit ėshtė intervenimi i shpejtė i SHBA-ve dhe BE-sė pėr t’i imponuar Qeverisė sė Maqedonisė ndėrprerjen e politikės antishqiptare.

Duke sensibilizuar opinionin demokratik nė botė pėr diskriminimin qė shqiptarėt pėrjetojnė nė Maqedoni dhe duke kėrkuar vazhdimisht ndėrmjetėsimin efikas tė forcave mė tė rėndėsishme nė marrėdhėniet ndėrkombėtare ne mund tė luajmė rolin tonė nė kėto momente me rėndėsi.

Lirimi i menjėhershėm i shqiptarėve qė padrejtėsisht mbahen nė burgje, ndėrprerja e proceseve tė montuara gjyqėsore, miratimi i ligjit pėr ish ushtarėt e UĒK-sė, sjellja e ligjit pėr pėrdorimin e lirė tė simboleve kombėtare shqiptare; zyrtarizmi i gjuhės shqipe nė tė gjitha nivelet institucionale shtetėrore janė vendime qė mund tė sillen brenda njė seance parlamentare dhe qė do tė kishin ndikuar nė uljen e tensioneve dhe evitimin e njė lufte tė re.

Prandaj, tė gjitha ata qė janė tė interesuar tė evitojnė konfliktin e ri nė Maqedoni duhet tė mobilizohen nė sensibilizimin e institucioneve ndėrkombėtare qė me urgjencė tė organizojnė njė Konferencė ndėrkombėtare si mjet preventiv dhe t’u imponohet autoriteteve tė Shkupit tė heqin diskriminimin racial qė aplikojnė ndaj shqiptarėve.

Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues!
 
 
Vlerësimi juaj për lajmin
I keq I dobët I mirë Shumë i mirë I mrekullueshëm
 
Vlerësimi:
Jep vlerësimin tënd
Është vlerësuar nga 73 vizitorë
Lexuar: 1,064 herė
Versioni për printim Dërgoje tek miku/mikja juaj Shtoje këtë artikull në listën e favoritëve
 
 
Intervistė ekskluzive me Faridin Tafallarin, ...
E hėnė, 09 janar 2012 - 21:03
ME TRE YJET E PAVDEKĖSISĖ NĖ ATO VITE TĖ STUHISHME… “Me rastin e 30-vjetorit tė vrasjes sė Vėllezėrve Gėrvalla dhe Kadri Zekės, kujtimi pėr kėta T...
Abdi Baleta: Bashkimi i Shqipėrisė me Kosovėn...
E enjtė, 05 janar 2012 - 17:56
Pas deklaratės sė djeshme pėr njehsimin e aktiviteteve kulturore dhe sportive tė Shqipėrisė dhe Kosovės, ne iu drejtuam edhe publicistit Abdi Baleta, i cil...
Danaj: Shqipėria natyrale, domosdoshmėri
E merkurė, 28 dhjetor 2011 - 05:12
Nė njė intervistė pėr gazetėn Nacional Albania, kryetari i Listės pėr Shqipėri natyrale, Koēo Danaj, shpalos platformėn e tij, jep pėrshtypjet pėr shoqėrin...
Intervistė e imagjinuar me Tribunin e populli...
E merkurė, 07 dhjetor 2011 - 15:58
Pėr tė ecur kombi pėrpara, sė pari duhet tė vritet tradhtia Ndėr figurat mė tė ndritshme tė historisė shqiptare ėshtė edhe Bajram Curri. Pėr tė mėsuar m...
Intervistė ekskluzive me Jonuz Musliun
E martė, 22 nėntor 2011 - 21:16
Jonuz Musliu, kryetar i Kuvendit komunal nė Bujanoc dhe njėherit lider i Lėvizjes sė Progresit Demokratik BASHKIMI ME KOSOVĖN I PASHMANGSHĖM - thotė ...
më shumë nga - Intervista »
 
 

© 2012 AlbaniaPress.com :: Agjensia Informative Shqiptare Ballina | Moti | RSS | Kontakti
Të gjitha të drejtat e rezervuara Programimi dhe dizajnimi i faqës: Arlind Nushi