| Kastriot Bujupi: Vetėm bashkimi shpėton kombin shqiptar |
| Publikuar më 12 maj, 2010 nė orėn 01:27 ( ) |
Intervista | |
|
|
|
Intervista: Kastriot Bujupi, pėrfaqėsues politik i Frontit pėr Bashkim Kombėtar Shqiptar
Ēėshtja kombėtare shqiptare nė Ballkan po hyn nė njė stad tė zhvillimit tė ri nacional, nė kontekst tė tė cilit bashkimi kombėtar mbetet i vetmi opsion real dhe i domosdoshėm.
Dihet se shqiptarėt me shumė se popujt e tjerė nė rajon i janė nėnshtruar padrejtėsive tė mėdha nga tė tjerėt, duke u copėtuar dhe spastruar etnikisht nw shumė rajone qė vazhdojnw tw mbahen tė pushtuara nga serbet dhe grekėt, e pėr tė cilėt politika zyrtare vazhdon tė tregohet e heshtuar.
Cili ėshtė roli dhe funksioni i FBKSH-sė?
Kastriot Bujupi: FBKSH-ja pėrpiqet tė luajė rol konstruktiv nė pėrputhje tė plotė me interesat kombėtare shqiptare nė tėrė hapėsirėn shqiptare. Kjo nėnkupton rolin stabil me komunitetin ndėrkombėtar, por gjithnjė duke ndėrtuar njė trung tė vetėm reagimi pėr ēėshtjet tona vitale, pavarėsisht se ne dy shtetet shqiptare, Shqipėri-Kosovė, kultivohet njė kėnd i politikws nacionale, nė kontekst tė tė cilit kėrkohet politikėbėrja qė pėrfshinė interesat nacionale edhe jashtė kufijve ekzistues. Dihet se shqiptarėt me shumė se popujt e tjerė nė rajon i janė nėnshtruar padrejtėsive tė mėdha nga tė tjerėt, duke u copėtuar dhe spastruar etnikisht nw shumė rajone qė vazhdojnw tw mbahen tė pushtuara nga serbet dhe grekėt, e pėr tė cilėt politika zyrtare vazhdon tė tregohet e heshtuar.
Ku ėshtė pėrqėndruar aktualisht FBKSH-ja?
Kastriot Bujupi: Pas formimit mė 2002, FBKSH-ja, shtrinė aktivitetin e vet nė tė gjtiha trojet etnike shqiptare, por edhe nė diasporė. Ne do ti perdorim tė gjitha mjetet politiko-diplomatike, pa pėrjashtuar edhe format tjera (ushtarake), pėr tė arritur bashkimin kombėtar, si e drejtė historike dhe njerėzore. Ne si forcė, jemi pėrqėndruar nė Shqipėri, Kosovė, Maqedoni, Preshevė dhe dhe Ēamėri. Duke bashkėrenditur forcat tona nacionale do tė angazhohemi qė tė arrijmė konkretizimin e planit tonė pėr bashkim kombėtar, si i vetmi mjet shpėtimi nga orekset e fqinjėve ndaj territoreve tona, por edhe si mbrojtje pėr tė gjithė bashkėkombasit tanė, tė cilėt nė njėrėn formė ose tjetėr janė dėbuar nga shtėpitė dhe trojet e veta etnike jashtė shteteve ekzistuese tė Kosovws dhe Shqipėrisė.
Si i shihni rrjedhat e fundit nė Maqedoni?
Kastriot Bujupi: Ne jemi dėshmitar tė shtimit tė dhunės maqedonase kundėr popullatės shqiptare, nė kontekst tė tė cilit vėrehen edhe disa grupe-lėvizje, tė cilat shprehin pakėnaqėsinė e tyre kundėr represionit dhe provokimit sllavomaqedonas. Mirėpo, pavarėsisht rrjedhės sė ngjarjeve, FBKSH-ja nuk ka dorė nė asnjėrin grup veprues atje. Ne jemi tė vetėdijshėm se shteti maqedonas vazhdon tė provokojė tej mase shqiptarėt, duke u imponuar perdorimin e simboleve maqedonase, ndalimin e perdorimit tė shqipės si gjuhė zyrtare e forma tė tė tjera provokuese, pwr tw arritur kulmin edhe me formimin e enciklopedisė shtrembėruese e shpifese. Prandaj, FBKSH-ja dėrgon mesazh pėr mė shumė syēeltėsi dhe organizim mė tė mirė nė mbrotjtje tė interesave shqiptare atje, sepse koha ecėn shpejt dhe nuk lejohen qe sėrish tė rreshqasin nė gabime tė ndryshme qė dėmtojnė interesat tona.
Cili ėshtė raporti i FBKSH-sė, me politikėn zyrtare shqiptare, Tiranė-Prishtinė?
Kastriot Bujupi: Ne, pas disa problemeve qe patėm mes vete nga ndarja e njė pjese e strukturės sonė e cila formoi parti politike, kemi vendosur qė tė vazhdojmė me perkushtimin tonė tė diplomacisė ekstreme pėr tė arritur nė konkretizimin e programit tonė pėr bashkim kombėtar. Me 24 prill, kemi mbajtur kongresin e FBKSH-sė, ku kemi pasqyruar pikėpamjet tonė politike e diplomatike. Ne nuk pėrfaqėsojmė interesat e asnjė grupi ose partie politike, por vazhdojmė tė kultivojmė programin tonė nė interes tė kauzės sonė kombėtare.
Ēfarė ndodhi me AKSH-nė.
Kastriot Bujupi: Pas shpalljes sė pavarėsisė sė Kosovės me 17 shkurt 2008, celulat e frontit ushtarak qe ishin para nesh, e panė tė udhes se nuk ka vend pėr AKSH-nė, as nė Shqipėri e as nė Kosovė. Me kėtė rast ne kemi zgjedhur mėnyrėn diplomatike pėr zgjidhjen e ēėshtjes kombėtare shqiptare, por pa pėrjashtuar nevojat qe mund tė paraqiten nė kėtė aspekt. Nė kosovė gravitojnė forca tė shumta tė NATO-s dhe Policisė sė Kosovės, dhe ne mendojmė se kėtu ka mjaft siguri pėr qytetarėt tanė.
Cilat janė raportet tuaja me bashkėsinė ndėrkombėtare nė Kosovė?
Kastriot Bujupi: Ne jemi tė interesuar qė tė ruajmė respektin afatgjatė me bashkėsinė ndėrkombėtare. Ne vazhdojmė ti konsiderojmė miq tė mirė pėr aq kohė sa vazhdojnė ta ndihmojnė popullin tonė dhe Kosovėn.
A shihet KFORi, ose BN-ja si pengesė e bashkimit kombėtar?
Kastriot Bujupi: Jo, edhe pse ndėrkombėtarėt mendojnė se shqiptarėt duhet tė qendrojnė nė kėtė pozitė ekzistenciale. Pavarėsisht ekzistimit tė dy etniqendrave politike shqiptare, Kosovė-Shqipėri, mendoj se ēėshtja shqiptare nė Maqedoni, Ēamėri e Kosovė Lindore, nuk ka mbėshtetjen e duhur tė lidershipit politik zyrtar. FBKSH-ja nuk pajtohet me padrejtėsinė qė u bėhet shqiptarėve nė trojet e veta etnike nė territoret jashtė Kosovės dhe Shqipėrisė. Shqiptarėt u ndanė padrejtėsisht dhe drejtėsia duhet qe sėrish ti bashkojė. Ti pėrkujtojmė fjalėt e Eduard Grejt, se Nėse populi shqiptar vetėdijėsohet pėr padrejtėsitė qe ne u kemi bėrė, Ballkani do ta ketė vėshtirė tė jetoj nė paqe afatgjatė.
A ekzistojnė edhe mjete tjera, mendoj ushtarake, pėr konkretizimin e planit tė bashkimit kombėtar?
Kastriot Bujupi: FBKSH-ja do tė pėrpiqet qe me mjete politike tė arrijė nė konkretizimin e planit tė bashkimit kombėtar. Ne jemi tė vetėdijshėm pėr rrezikun e vazhdueshėm qė po i kanoset kombit tonė nga tė katėr anėt, andaj ne kemi plane shumėdimensionale tė veprimit. Ne nuk jemi ata qe dėshirojmė luftė. Por nėse na imponohet kjo do tė reagojmė edhe me forca tė armatosura. Ėshtė e quditshme se si politika zyrtare nė Prishtinė dhe Tiranė, vazhdon tė tregohet e heshtur ndaj rrezikut permanent qe po i kanoset kombit dhe trojeve tona.
A mendoni se Ushtria Shqiptare nė Shqipėri dhe FSK-ja nė Kosovė, janė nė shėrbim tė kėsaj kauze, apo mendoni pėr veprime sovrane?
Kastriot Bujupi: FSK-ja dhe Ushtria Shqiptare, janė dy taborre ushtarake tė dy shteteve shqiptare, qe funksionojnė nė bazė tė politikave zyrtare. Ne kemi vizione dhe plan veprimi qė shkon pertej interesave shtetėror ekzistenciale. Shqiptarėt nuk mund tė pajtohen qe gjithmonė tė jetojnė tė pėrgjėruar nėn pėrrallėn e prishjes se qetėsisė. Stabiliteti i Ballkanit nuk mund tė jetė i garantuar pa zgjidhjen e ēėshtjes ēame dhe tė Kosovės Lindore. Padrejtėsia nuk mund tė jetė ēėshtje pėrjetėsisht e ngrirė. Kėtė do ta kuptojmė tė gjithė herėt a vonė.
Intervistoi: Ramiz BOJAJ
|
Vėrėjtje: Artikujt e botuar nė albaniapress.com nuk shprehin domosdoshmėrisht mendimet e stafit moderues! |
| Vlerësimi juaj për lajmin |
 |
 |
 |
 |
 |
| I keq |
I dobët |
I mirë |
Shumë i mirë |
I mrekullueshëm |
|
|
|
|
|
|
|
| |
|
| Është vlerësuar nga 78 vizitorë |
| Lexuar:
1,314 herė
|
|
|
|
|
|
|
|
|
| |
| BISEDĖ ME SABIT VESELIN, NJĖ HERO I HESHTUR... |
E enjtė, 02 shtator 2010 - 18:56 Ramadan PLLANA - DĖSHMI TĖ KOHĖS
( Nė pėrkujtim tė njėmujorit tė vdekjes sė veprimtarit tė paepur pėr ēlirim e ribashkim kombėtar, qė ra tragjikisht... |
| Intervistė me poetin Tafil Duraku |
E martė, 10 gusht 2010 - 01:32 Bisedė e qėllimtė: Tafil Duraku - shtigjet e jetės sė tij krijuese, artistike e atdhetare, 2
PĖR SHOQĖRIMIN E DIPLOMATĖVE SHQIPTARĖ, NUK MĖ THIRRĖN NĖ ... |
| R. Qosja: Kur shpėrfytyrohet kultura! |
E enjtė, 01 korrik 2010 - 23:59 Figura poliedrike prej studiuesi, kritiku, shkrimtari, eseisti, Akademik Rexhep Qosja, padyshim ėshtė njėri ndėr intelektualėt mė tė mėdhenj shqiptarė, i c... |
më shumë nga - Intervista » |
|
|
|
|
|